na sillni ndonje foto a video nga kjo vizite..
--
AKTUALITET
Topalli nė Tepelenė: "Shqipėria qė po ndryshon, njė Shqipėri e bukur siē e ka falur Zoti".
08-05-2009 / Gazeta 55
Fjala e plotė, e mbajtur nga kryeparlamentarja Topalli nė mitingun nė qendėr tė qytetit tė Tepelenės, me gra dhe vajza tė kėtij qyteti
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nė turin me Gratė pėr njė Shqipėri qė po ndryshon u ndal nė Tepelenė nė njė takim me qindra zonja, nėna e tė reja tė kėtij qyteti. Duke ju drejtuar nėnave dhe vajzave tė Tepelenės, Kryetarja e Kuvendit ndėr tė tjera tha: "Kush mė shumė se amėsia mund tė bashkojė? Kush mė shumė kujdeset ndaj fėmijės, nga momenti qė lind dhe na i venė nė krahun tona si nėna, dhe pastaj ēdo ditė, ēdo natė, ēdo orė mbi kokėn e fėmijės, kur ėshtė i sėmurė, kur qan, kur qesh kur ka hall? Ndaj dhe unė gjithmonė kam besuar se ne gratė kemi njė gjuhė tė pėrbashkėt. "Unė", vijoi Kryetarja e Kuvendit, "dėgjova pėr shifra dhe investime tė rėndėsishme qė janė bėrė nė Tepelenė, janė bėrė shumė mė shumė seē janė bėrė vite mė pėrpara. Shumė mirė qė janė bėrė. Mė shumė do tė bėhen. Ju them juve zonja se nė mandatin e ardhshėm Tepelena do tė ketė 3-fishin e kėtyre investimeve, do tė ketė mė shumė para pėr tė lidhur lagje tė tjera me rrugė tė tjera dhe pėr ta bėrė Tepelenėn ashtu siē e ka emrin tė madh, pėr tė cilėn ju jeni krenarė, tė gjithė shqiptarėt janė krenarė, pėr ta bėrė Tepelenėn me mirėqėnie mė tė madhe, edhe mė moderne, edhe mė tė bukur. Mė thoni! Ka ndonjė qytet sot qė nuk ka ujėsjellėsin, ujin nė shtėpi? Ka ndonjė qytet sot qė nuk ka 24 orė nė 24 orė energji nė shtėpi? Por, energji do tė thotė ekonomi. Ekonomi do tė thotė investim. Investim do tė thotė tė ardhura. Investim do tė thotė punėsim. Ky ėshtė projekti ynė. Ky ėshtė projekti i mandatit tė ardhshėm. Do tė jetė njė Shqipėri e bukur, siē e ka falur Zoti".
Fjala e plotė e kryeparlamentares Topalli, mbajtur nė mitingun e sotėm nė Tepelenė
Mirėdita Tepelenė, Mirėdita zonja, Mirėdita vajza! Tė dashura motra! Nuk kisha si mos tė ndalesha nė Tepelenė, kur muaj mė parė isha nė Gjirokastėr dhe bėra njė takim tė tillė tė mrekullueshėm me zonjat gjirokastrite dhe i thashė vetes se do tė ndalem edhe nė Tepelenė, do tė takoj edhe zonjat e Tepelenės. Unė sot ndihem jashtėzakonisht mirė qė jam nė kėtė ambient tė mrekullueshėm. Gjatė kėtyre viteve kam qenė disa herė nė Tepelenė, por kurrė nuk kam parė njė Tepelenė kaq tė bukur, kaq tė fortė, kaq tė ndritshme, dhe kėtė e bėn vetėm prania e zonjave, vetėm prania e nėnave, e motrave, e njerėzve mė tė dashur tė familjes qė ne kemi. Nganjehėrė mė bėjnė pyetjen: Pse takime vetėm me gra? Unė u them, ne gratė mund tė jemi nė pozicione tė ndryshme, mund tė kemi interesa tė ndryshme, mund tė vijmė nga qytete tė ndryshme, por, ne gratė kemi aq shumė gjėra tė pėrbashkėta, tė forta, sa pavarėsisht nga diferencat qė ne kemi me njėra-tjetrėn na bėjnė qė tė flasim tė njėjtėn gjuhė. Kush mė shumė se amėsia mund tė bashkojė? Kush mė shumė se kujdesi ndaj fėmijės, nga momenti qė lind dhe na i venė nė krah, dhe pastaj ēdo ditė, ēdo natė, ēdo orė mbi kokėn e fėmijės, kur ėshtė i sėmurė, kur qan, kur qesh kur ka hall? Ndaj dhe unė gjithmonė kam besuar se ne gratė kemi njė gjuhė tė pėrbashkėt, ndryshe nga pjesa tjetėr e shoqėrisė. Unė jam kėtu, siē kam qenė nė pjesėn tjetėr tė komunave dhe tė qyteteve tė Shqipėrisė, sė pari pėr tė shprehur mirėnjohjen pėr kontributin e ēdo gruaje, ēdo mėsueseje, ēdo nėne, ēdo motre, ēdo infermiereje, ēdo doktoreshe, tė ēdo gruaje qė i ėshtė pėrkushtuar vetėm jetės sė fėmijėve, duke bėrė atė qė askush tjetėr nuk bėn, duke dhėnė njė dashuri tė pakushtėzuar. Nė mėnyrė tė veēantė dua tė shpreh mirėnjohjen pėr zonjat e Tepelenės. Unė i admiroj gratė me karakter tė fortė, gratė qė kanė tė fortė traditėn. Unė i adhuroj gratė qė janė shtyllat e shtėpisė, pėr familjen e tyre, sepse ato janė shtylla e shoqėrisė, janė shtylla e kombit. Unė adhuroj ato gra qė familjen e kanė gjėnė mė tė shtrenjtė dhe bėjnė ēdo gjė qė fėmijėt e tyre tė rriten mirė, tė mėsojnė mirė, tė mos gabojnė, tė jenė tė suksesshėm, tė bėjnė karrierė, qė i ndihmojnė edhe kur janė nė vėshtirėsi. Kjo ėshtė gruaja e fortė, kjo ėshtė gruaja e pėrkushtuar. Ky ėshtė njė kontribut qė asnjė ekonomist nė botė nuk di ta vlerėsojė, asnjė historian nė histori kurrė nuk e ka ka realizuar, kurrė nuk e ka shkruar. Ne nuk kėrkojmė mirėnjohjen as tė ekonomistėve, as tė historianėve apo tė shkrimtarėve, ne kėrkojmė nga ajo qė kemi gjėnė mė tė shtrenjtė, nga fėmija, nga djali, nga vajza, nga nipi nga mbesa. Mbi tė gjitha, ne na takon, nė mėnyrė tė veēantė mua si Kryetare e Parlamentit e angazhuar nė politikė, si njė njeri qė ka marrė pėrsipėr pėr tė sjellė doza mė tė forta idealizmi, sepse kurrė burrat nuk kanė dozat e idealizmit qė kanė gratė. Unė nuk dua tė them asgjė negative pėr pjesėn tjetėr tė shoqėrisė, por doza e idealizmit qė ka gruaja, forca e sakrificės qė ka gruaja, fuqia e shpirtit dhe e karakterit qė ka gruaja, dhe ky karakter i fortė mė shumė se nė Tepelenė nuk ėshtė kurrkund tjetėr, na ka bėrė qė pavarėsisht se si ka qenė momenti, si ka qenė Parlamenti; pėr mua personalisht ka pasur ditė tė bukura, kur ėshtė votuar pėr gjėra tė jashtėzakonshme. Ditė mė tė bukura sesa hyrja e Shqipėrisė nė NATO nuk ka. Ku mė fort se nė Tepelenė flamuri i kuq ka mė shumė vlerė, ku ka mė shumė vlerė se ta shohėsh atė flamur, pėr tė cilin ėshtė luftuar me qindra vite, tė valvitet nė Bruksel sė bashku me flamujt e vendeve qė na inspirojnė pėr njė jetė mė tė mirė, qė na inspirojnė pėr tė besuar se Shqipėria po ndryshon, se Shqipėria do tė ndryshojė edhe mė shumė nesėr, edhe mė fort nė mandatin e dytė. Unė ndihem mirė, nuk ka gjė mė tė rėndėsishme pėr mua si nėnė qė kam fėmijė, nuk ka gjė mė tė rėndėsishme qė vajza ime tė shkojė nė shkollė, tė dalė mirė me mėsime dhe tė ketė njė mundėsi pėr tu punėsuar, pėr tė ecur nė jetėn e vet, me forcėn e vet, pėr tė bėrė jetėn e saj, pėr tė bėrė karrierėn e saj. Nuk ka gjė mė tė rėndėsishme pėr mua qė djali im, i cili ėshtė vetėm 14 vjeē, tė mos gabojė nė shkollė, sepse ėshtė nė moshė delikate, ndaj edhe vėmendja e nėnės, vėmendja e mėsuesit, vėmendja e komunitetit, duhet pėrqendruar kėtu ku ėshtė e ardhmja jonė, fėmijėt tanė. Pėr kėtė nuk ka gjė mė tė mirė sesa tė dėgjosh qė kėtu nė Tepelenė dy shkolla janė bėrė me sistem ngrohje. Gjėja mė e parė qė ne duhet tė bėjmė. Unė dėgjova pėr shifra dhe investime tė rėndėsishme qė janė bėrė nė Tepelenė, mė shumė seē janė bėrė vite mė parė. Ju them juve zonja, se nė mandatin e ardhshėm Tepelena do tė ketė 3-fishin e kėtyre investimeve, do tė ketė mė shumė para pėr tė lidhur lagje tė tjera me rrugė tė reja dhe pėr ta bėrė Tepelenėn tė madhe, ashtu siē e ka emrin, pėr tė cilėn ju jeni krenarė, tė gjithė shqiptarėt, pėr ta bėrė Tepelenėn me mirėqėnie mė tė madhe, edhe mė moderne, edhe mė tė bukur, nė mėnyrė qė kėta fėmijė tė shkojnė nė shkolla tė reja, mėsuesit tė jenė tė paguar mirė. Ne kemi bėrė gjėnė mė tė mirė qė ua kemi dyfishuar rrogat. Kush mė shumė se ne nėnat i besojmė mėsuesve? Ne nuk e dimė se ku ndalet influenca e mėsuesit nė jetėn tonė. Nuk ka kėnaqėsi mė tė madhe se tė shohėsh fėmijėt nė Tepelenė, por edhe nė ēdo qytet tjetėr, tė ulen nė laboratorė kupjuterikė dhe tė lundrojnė nė internet. Ėshtė koha e google-it, ėshtė koha e internetit dhe nė kėtė kohė fėmijėt tanė nė Tepelenė, nė Gjirokastėr, nė Vlorė apo nė Shkodėr, duhet tė jenė njėlloj tė barabartė me tė gjithė fėmijėt e tjerė nė Berlin, nė Francė. Ajo qė ne dėshirojmė tė realizojmė nė mandatin e ardhshėm, nė kėtė Shqipėri qė po ndryshon, ėshtė dyfishimi i parave pėr shėndetin e fėmijės, dyfishimi i parave pėr shkollėn e fėmijės, dyfishimi i parave pėr nėnat, tė cilave siē e thashė, nuk ka ekonomist tua vlerėsojė punėn dhe sakrificėn gjatė gjithė jetės sė tyre. Pėr ne fakti qė kemi dyfishuar numrin e studentėve, qė shkojnė nga gjimnazi nė universitet, nga 55 mijė nė 110 mijė ėshtė i rėndėsishėm, ėshtė shenjė emancipimi, ėshtė shenjė civilizimi. Nė fakt, nė mandatin tjetėr ky numėr do tė jetė shumė mė i lartė. Njė popull qė investon te fėmija, njė popull qė investon tek arsimi ėshtė njė popull qė ka prespektivė, ėshtė njė popull qė ėshtė i destinuar pėr tu bėrė modern dhe pėr tė hyrė nė konkurrencė me ēdo vend tjetėr. Unė kam takuar nė qytete tė ndryshme studentė tė universiteteve mė tė mira. Nuk ka gjė mė tė bukur se sa tė shohėsh qė fėmijėt shqiptarė janė fėmijėt mė tė menēur, janė tė parėt nė gjimnaze, nė universitete, tė shohėsh studentin shqiptar qė del i pari nė njė universitet nė Itali, dhe jo njė, dy, dhjetė, por shumica e shqiptarėve. Tė shohėsh shqiptarėt qė janė tė parėt nė universitetet e Strasburgut, qė janė tė parėt nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kjo ėshtė krenaria jonė, ne jemi njė komb i fortė, ne jemi njė komb i ri, ne jemi njė Shqipėri qė po bėhet e re dhe mbi tė gjitha mbi kėtė rini tonėn, ne do tė investojmė ēdo gjė. Megjithatė ajo qė unė gjithmonė kam besuar dhe i kam thėnė edhe kolegėve tė mi, shkollat shqiptare janė shkolla tė mrekullueshme. Unė kam provuar tė marrė nė Parlament studentė qė kanė mbaruar jashtė, siē kam marrė studentė qė kanė mbaruar shkollėn nė Shqipėri. Mė besoni, nuk gjej ndonjė ndryshim. Dhe kjo, sepse kur ke njė shkollė tė fortė, ke njė komb tė fortė. Ashtu si kur ke njė nėnė tė shėndetshme ke njė familje tė shėndetshme. Kur ke njė nėnė tė arsimuar, ke njė familje tė fortė. Dhe kur ke njė familje tė fortė, ke njė vend tė fortė dhe njė komb tė fortė. Dhe pėr kėtė ne jemi krenarė. Unė gjatė takimeve qė kam pasur nė qytete tė ndryshme, pa dyshim qė kam takuar gra qė kanė qenė tė sukseshme nė jetėn e tyre. Kam takuar gra qė ēdo gjė e kanė bėrė vetėm pėr familjen e tyre, pėr prindėrit, pėr fėmijėt, pėr njerėzit e dashur. Kam parė dhe takuar gra qė kanė histori tė dhimbshme. Kam parė gra qė janė viktima tė dhunės nė familje. Kam parė gra qė janė tė vetme, sepse bashkėshortėt i kanė nė emigracion dhe vetėm me forcėn, me mundin, me djersėn e tyre ato rrisin fėmijėt. Kam parė gra tė tronditura, sepse kanė humbur gjyqin dhe bashkėshorti qė ishte i divorcuar i merrte fėmijėn e vetėm tė tyre. Unė dua tju them atyre dhe juve kėtu: unė dua tė jem pas ēdo nėne, pas ēdo gruaje, pas ēdo vajze. Unė dua tė jem, nė mėnyrė tė veēantė, pas atyre nėnave qė kanė sakrifikuar ēdo gjė pėr familjen e tyre dhe mbi kėtė, unė dua tė jem pas ēdo gruaje qė ėshtė e vetme, qė ka kurajo qė tė rrisė dhe tė edukojė fėmijėn e saj. Unė dua tė jem pas ēdo gruaje qė ka burrin nė emigracion. Dhe mbi tė gjitha, dua tė jem atje pėr ta mbrojtur, tė bėhem avokatja e atyre grave, tė cilave ndonjėherė duan tu heqin edhe fėmijėn qė kanė dritėn e syrit tė tyre, dritėn e shpirtit tė tyre. Natyrisht, nuk ėshtė e thjeshtė, por unė besoj dhe po tė jemi tė gjitha bashkė ne mund tė ndryshojmė shumė gjėra. Shqipėria sot ka ndryshuar, por Shqipėria duhet tė vazhdojė tė ndryshojė me kėto ritme. Nuk ka gjė dhe nuk ka asnjė qeveri tjetėr nė botė qė tė ketė dyfishuar buxhetin nė katėr vite. Unė besoj se kėtu ka ekonomiste. Buxheti nė katėr vite nuk mund tė dyfishohet kurrė, pėrveēse nė rastet kur je nė njė situatė nė tė cilėn ke vuajtur nga njė sistem i fortė korrupsioni dhe ke njė vullnet tė fortė qė ato para qė merreshin pėr korrupsion ti ēosh dhe ti shpėrndash nė tė gjithė shoqėrinė. Nuk ekziston njė qeveri tjetėr dhe njė katėrvjeēar tjetėr qė tė ketė dyfishuar rrogat e arsimtarėve dhe qė ti ketė rritur me 67% rrogat dhe tė ardhurat e administratės. Ky ėshtė njė revolucion. Nuk ėshtė e thjeshtė, pėrkundrazi ka qenė e vėshtirė. Kur jam bėrė Kryetare e Parlamentit mendoja se lufta kundėr korrupsionit do tė bėhej menjėherė dhe do tė pėrfundonte shumė shpjet. Pas disa muajsh kam kuptuar se korrupsioni na rrethonte, se kishte mure tė cilat tė lejonin, tė cilat na ndalonin, tė cilat tė sulmonin, tė cilat tė rrethonin. Por, vetėm njė vullnet i fortė, vetėm njė persistencė e jashtėzakonshme ka bėrė tė mundur qė nga 2.5 miliardė dollarė qė ka qenė buxheti i shtetit ta kemi dyfishuar. Kjo do tė thotė dyfish para pėr shkollėn, dyfish para pėr rrugėn, dyfish para urėn, dyfish para pėr spitalin, dyfish para pėr pensionin, dyfish para pėr fėmijėt, dyfish para pėr ngrohjen, dyfish para pėr energjinė elektrike. Nė vitin 2005 shumica e qyteteve ishin pa kanalizime tė ujėrave tė bardha dhe tė zeza. Dymijė fshatra nuk kishin ujėsjellėsa. Por, ka hall mė tė madh pėr njė familjar, nė mėnyrė tė veēantė pėr njė nėnė, sesa tė mos kesh ujė nė shtėpi. Ka hall mė tė madh pėr ne gratė, sesa tė mos kemi energji elektrike nė shtėpi. Mė thoni! Ka ndonjė qytet sot qė nuk ka ujėsjellėsin, ujin nė shtėpi? Ka ndonjė qytet sot qė nuk ka 24 orė nė 24 orė energji nė shtėpi? Por, energji do tė thotė ekonomi. Ekonomi do tė thotė investim. Investim do tė thotė tė ardhura. Investim do tė thotė punėsim. Ky ėshtė projekti ynė. Ky ėshtė projekti i mandatit tė ardhshėm. Dhe unė i kėrkoj mbėshtetje tė gjithėve, ēdo nėne, ēdo zonje, pavarėsisht se pėr kė ka votuar mė parė. Ne e shikojmė jetėn nė tavolinė, ne e shikojmė jetėn te dyqani, ne e shikojmė jetėn nė guzhinė. Nė qoftė se jeta ėshtė mė e mirė sot dhe jeta ėshtė mė e mirė sot, nė qoftė se ne kemi njė Shqipėri tė ndryshuar sot dhe kjo Shqipėri po vazhdon tė ndryshojė, hajde ta forcojmė. Hajde ti japim njė mbėshtetje mė tė madhe. Hajde ti japim njė forcė mė tė madhe kėsaj Shqipėrie qė po ndryshon. Unė i kėrkoj sot zonjave tė Tepelenės tė na mbėshtesin nė projektin tonė. Ėshtė njė projekt serioz. Ne jemi seriozė. Ne i shikojmė njerėzit nė sy. Nė qoftė se ne e japim fjalėn, ne e mbajmė atė. Ne nuk bėjmė diferencė. Nuk ka gjė mė tė bukur, sesa kjo qė kemi realizuar. Shqipėria e sotme nuk ėshtė mė njė Shqipėri e veriut apo e jugut. Shqipėria e sotme nuk ėshtė mė njė Shqipėri e fshatit dhe e qytetit. Shqipėria e sotme nuk ėshtė mė njė Shqipėri e djathtė dhe e majtė. Jo, jo. Jemi njė Shqipėri e re. Jemi njė Shqipėri qė jemi bėrė anėtarė me tė drejta tė plota nė NATO. Jemi njė Shqipėri qė kemi aplikuar pėr nė BE. Jemi njė Shqipėri qė po rritet ēdo ditė. Jemi njė Shqipėri qė po nxitet. Jemi njė Shqipėri qė po bėjmė qė pėr pak muaj ēdo burrė, ēdo vajzė, ēdo i ri, ēdo student tė shkojė kudo, nė Itali, nė Gjermani, nė Francė, kudo nė Europė, pa viza, pa radhėt e ambasadave. Ky ėshtė projekti ynė. Ky ėshtė programi ynė. Nė qoftė se kemi dyfishuar rrogat e arsimtarėve, kjo rritje do tė vazhdojė. Nė qoftė se kemi dyfishuar pensionet, kjo rritje do tė vazhdojė. Nė qoftė se kemi ndryshuar Shqipėrinė, siē e kemi ndryshuar deri tani me kėtė infrastrukturė moderne, nga Vermoshi nė Konispol. Nė mandatin e ardhshėm nuk do tė mbesin rrugė, rrugica qė nuk do tė asfaltohen. Nuk do tė ketė mė shkolla tė vjetėra, nuk do tė ketė mė shkolla pa ngrohje. Pėrkundrazi do tė jetė njė Shqipėri e bukur, siē e ka falur Zoti.
Unė ju falėnderoj tė gjithave! Unė ju jam mirėnjohėse tė gjithave. Falėnderoj ēdo grua! Falėnderoj ēdo nėnė!
...
55
Krijoni Kontakt