
Postuar mė parė nga
Dito
Kam lexuar keto dite shume tema te ngritura nga individe te ndryshem dhe te them te drejten kam vene duart ne koke nga dezinformimet makabre qe i behen historise. Budallalleqe pa hesap, dhe llogjikisht me shkoi mendja te ndiqja profilin e nismetareve te ketyre temave bombastike. Pasi i pashe vura re se ishin te moshave 20 vjecare dhe mendova, ore ne e jetuam disi kohen e enverit apo kemi edhe ca vite me shume dhe nuk kemi guximin te shprehemi forcerisht ashtu sic bejne shume prej jush ne kete forum, sepse do na thonin baballaret mjaft fole brockulla.
Mendo cohet nje 20 vjecar e te thote kush ishte miti Skenderbeu, perseri ky adoleshent te thote se cfare ishte Ismail bej Vlora apo Vojo Kushi e Qemal Stafa duke i ngjitur gjithfare etiketimesh nga me bastardet.
Dhe pastaj shani serbet e greket per nacionalizmin e tyre te thekur. A e dini se: Ne turqi nese pergojon Ataturkun te plasin si kelysh qeni ne burg. A e dini se: te prekesh figurat kombetare greke denohesh me ligj.
Ne vend te thoni te verteten brockollisni cju pjell mendja ne moment pa marre mundimin minimalisht te pyesni me pare.
Dhe pyetja ime eshte kjo: A keni ju adoleshentet te drejte te ndertoni historine apo edhe te fyeni figurat me madheshtore te kombit?!!!!!!.
Dito.
Krijoni Kontakt