Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Sondazhet ne Shqiperi

    Sa kuptim kane sondazhet qe behen keto dite ne Shqiperi dhe a jane ato ne gjendje te japin nje pamje pak a shume te plote te Parlamentit te ri qe do te dale nga zgjedhjet? Sondazhet, si shumė gjėra tė demokracisė perėndimore, janė zhvilluar nė Shqipėri kėto kohėt e fundit. Duhet thėnė se historikisht, institutet e sondazhit nė fakt nuk janė institucione qė kanė njė bazė akademike ose shkencore, sic mund tė na e supozoj termi “institute”. Nė fakt, ato janė shoqėri private marketingu, tė cilat vetėm 10%-20% tė fitimeve tė tyre e kanė prej sondazheve tė opinionit publik pėr cėshtje politike. Pjesa tjetėr janė aktivitete qė lidhen me kėrkesat e firmave tė ndryshme tregtare pėr t’u njohur me shijet, tendencat e publikut, nė mėnyrė qė tė pėrshtatin produktin e tyre me kėto tendenca dhe shije...

    Nė kėtė shkrim duam tė prekim atė 10%-20% tė aktivitetit tė instituteve tė sondazhit, dhe nė mėnyrė tė vecantė me ato qė kanė lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Shqipėri. Po shohim tė dalin shumė sondazhe, tė cilat nė mos kundėrshtojnė njėra-tjetrėn, paraqesin disa mospėrputhje tė cilat justifikohen nga ajo qė quhet “marzhi i gabimit”. Ky marzh supozohet tė mbrojė sondazhet nga gabime nė vlerėsim tė tė dhėnave dhe ka pėr qėllim qė tė tregojnė se edhe sondazhet pėrpiqen tė jenė me kėmbė nė tokė, pasi njė eshantijon prej 1000 vetat nuk mund tė nxjerrė kurrė me saktėsi rezultatin final tė zgjedhjeve.

    Dhe kjo pėr shumė faktorė. Sė pari, dhe mė i kuptueshmi, ėshtė vet teknika, e cila mbart rreziqet e veta tė vlerėsimit. Po nėse nuk do tė kishim kėtė teknikė, nuk do tė kishim sondazhin. Sė dyti, dhe kjo ka tė bėjė mė shumė me ambjentin shqiptar, profilizimi i tė anketuarėve. 1000 personat e pyetur duhet tė reflektojnė tė gjitha tė dhėnat qė tė mund tė pėrmblidhet, brenda marzhit tė gabimit, e gjithė Shqipėria nė miniaturė: seksi, vendbanimi, origjina, puna, mosha… Nė njė Shqipėri ku nuk dihet se sa tė papunė ka, ku punojnė ata qė punojnė, kush banon nė Shqipėri dhe kush jo, ėshtė e nevojshme qė sondazhet tė marrin tė dhėna paraprake mbi kėto elemente dhe qė mė pas tė nxjerrin konkluzionet e tyre. Sė treti, dhe kjo lidhet “ekskluzivisht” me Shqipėrinė, ėshtė mosbesimi i popullsisė nė lidhje me atė qė tė pyet. Mendohet se mund tė jetė kurth i dikujt qė kėrkon tė zbulojė ndjenjat partiake tė dikujt tjetėr, ose aftėsia qė kemi nė pėr tė tallur njė person qė tė merr nė telefon ose tė kap nė rrugė pėr tė bėrė punėn e vet prej anketuesi qė ėshtė krejt e panatyrshme pėr ambjentin tonė. Mbase kjo e dhėnė duhet tė futet nė marzhin e gabimit tė sondazheve.

    Njė element tjetėr qė mund tė sjellė njė amulli tė mėtejshme nė lidhje me sondazhet ėshtė dhe ndarja e Shqipėrisė nė bazė tė zonave zgjedhore. Kėshtu, me sa kemi parė deri tani, tė gjitha sondazhet reflektojnė rezultatet nė shkallė republike. Nė kėtė mėnyrė, edhe vetė institutet e sondazheve edhe vet komentatorėt e kanė shumė tė vėshtirė tė projektojnė ngjyrimin e parlamentit tė ardhshėm, pasi ne e dimė qė mandatet e deputetėve do tė fitohen nga listat qė do tė kenė si votues atė pjesė tė popullsisė qė ndodhet njė zonė tė caktuar zgjedhore. Pra, nėse nė Tiranė shpėrndahen 32 mandate, duhet tė dimė si do tė votojnė Tiranasit dhe nė bazė tė saj tė kemi nje projektin tė mandateve qė do tė shpėrndahen nė Tiranė. Dhe kėshtu me radhė pėr tė gjitha zonat zgjedhore. por kjo gje kerkon se pari nje njohje shume te mire te terrenit. Anketuesit duhet te kishin ardhur ketu kohe me pare, te benin disa prova dhe me pask t'i futeshin kesaj valleje pasi rrezikojne te japin parashikime qe mund te mos perputhen me realitetin. Mbase njė punė e tillė ėshtė duke u bėrė, ose mbase ka vėshtirėsitė e veta qė kėrkojnė kohė qė tė mposhten. Megjithatė, besojmė se kjo do tė jetė sfida mė e madhe e kėtyre instituteve.

    Marre nga
    http://gjeneralmegafoni.com/index.ph...alize&Itemid=6

  2. #2
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga stavri22 Lexo Postimin
    Sa kuptim kane sondazhet qe behen keto dite ne Shqiperi dhe a jane ato ne gjendje te japin nje pamje pak a shume te plote te Parlamentit te ri qe do te dale nga zgjedhjet? Sondazhet, si shumė gjėra tė demokracisė perėndimore, janė zhvilluar nė Shqipėri kėto kohėt e fundit. Duhet thėnė se historikisht, institutet e sondazhit nė fakt nuk janė institucione qė kanė njė bazė akademike ose shkencore, sic mund tė na e supozoj termi “institute”. Nė fakt, ato janė shoqėri private marketingu, tė cilat vetėm 10%-20% tė fitimeve tė tyre e kanė prej sondazheve tė opinionit publik pėr cėshtje politike. Pjesa tjetėr janė aktivitete qė lidhen me kėrkesat e firmave tė ndryshme tregtare pėr t’u njohur me shijet, tendencat e publikut, nė mėnyrė qė tė pėrshtatin produktin e tyre me kėto tendenca dhe shije............................................. .................................................. ......

    Ēfar' fshihet mbas sondazheve ?

    Perse jam dyshues, per keto sondazhet kioska ketu dhe perse jam indiferent ndaj tyre?
    Se pari, sepse situata eshte teper kompromentuese dhe niveli i korrupsionit eshte i larte.
    Se dyti, duke verejtur financuesit e tyre, dyshoj tek misioni i tyre i vertete:
    Realisht, sontazhet duhet te japin nepermjet rezultateve te nxjerra me metoda shkencore tendencen e popullesise tani ne prag zhgjedhjesh. Por me pak vemendje verejme nje tendence tjeter. Ate, qė tentojne ta ēojne elektoratin e zonave te ndryshme ne fitoren e deputeteve te pelqyer prej tyre. Pra, behet nje fare perpjekje, si dikur para 20 vjetesh, per te krijuar "njeriun e ri". Veēse ne keto kohe krejt te ndryshme, kerkohet nje njeri qe ta hedh vallen dhe voten atje ku synojne te arrijne me te fuqishmit.

    Pra, kerkohet me teper vemendje dhe pergjegjshmeri nga ana jone!

  3. #3
    jam shume dakord me ty. dhe metoda shkencore implikon njohjen sa me te mire te terrenit dhe kjo nuk mund te behet brenda nje viti, po duhet kohe.

  4. #4
    Une i shof shume pozitivisht sondazhet. Tentativa juaj me duket e kote. Sondazhi nuk mund te jete i perpikte me parashikimet tuaja ndaj edhe ju duket kaq larg te vertetes. Sondazhi ne vetvete paraqet pikerisht nje tendence. Mua me le disi skeptik vetem numri i madh i te pavendosurve qe japin kjeto studime. Ketu lihet vend per spekullime. Sdq kur te jepet shifra e fundit e sondazhit do te mund te themi nese i eshte afruar ndo pak te vertetes.

  5. #5
    dyshimi nuk qendron te sondazhi ne vetvete, po te menyra e pergatitjes dhe te perpunimi. qe te dyja, ma merr mendja, lene per te deshiruar ne kuptimin qe nuk jane marre shume seriozisht. ne nje sistem proporcional rajonal, nuk eshte shume e nevojshme sa % ka njeri dhe tjetri ne rang republike, po te dimeis do pervijohet parlamenti. megjithate sondazhet duhen, nese nuk ka njehere te pare nuk do te kete vend per permiresim...

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •