Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Kushtetuta dhe besimet fetare

    Peshendetje ! Kushtetuta e Shqiperise ne nenin 24 shprehet keshtu
    NENI 24
    1. Liria e ndėrgjegjes dhe e fesė eshtė e garantuar.
    2. Secili ėshtė i lirė tė zgjedhė ose tė ndryshojė fenė ose bindjet, si dhe t’i shfaqė ato individualisht
    A jane bashkesite fetare dakort me kete nen te kushtetutes?
    A mund te me thote ndokush se eshte e pranueshme kjo e drejte ne Kuran apo ne Bibel?
    C'thote Kurani per konvertimin ?
    Cthote Bibla per konvertimin?
    Cthote Kurani per bashkejetesen fetare?
    Cfar nameson Bibla per bashkejetesen fetare.
    Ne cilin nga keto dy libra ndjehet me shume tolerance?
    Nese nje besim bie ne kundershtim me kete ligj c'duhet bere.duhet shkelur kushtetuta apo duhet ndryshuar Kurani ose Bibla?

  2. #2
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Peshendetje ! Kushtetuta e Shqiperise ne nenin 24 shprehet keshtu
    NENI 24
    1. Liria e ndėrgjegjes dhe e fesė eshtė e garantuar.
    2. Secili ėshtė i lirė tė zgjedhė ose tė ndryshojė fenė ose bindjet, si dhe t’i shfaqė ato individualisht
    A jane bashkesite fetare dakort me kete nen te kushtetutes?
    A mund te me thote ndokush se eshte e pranueshme kjo e drejte ne Kuran apo ne Bibel?
    C'thote Kurani per konvertimin ?
    Cthote Bibla per konvertimin?
    Cthote Kurani per bashkejetesen fetare?
    Cfar nameson Bibla per bashkejetesen fetare.
    Ne cilin nga keto dy libra ndjehet me shume tolerance?
    Nese nje besim bie ne kundershtim me kete ligj c'duhet bere.duhet shkelur kushtetuta apo duhet ndryshuar Kurani ose Bibla?

    A janė bashkėsitė fetare vėrtetė dakort me kėto dy nene, mund tė pėrgjegjin vetėm ato. Pėr neve qė qėndrojmė jasht kėtyre bashkėsive, ėshtė vėshtirė tė pėrgjegjet kjo pyetje. Vėshtirė pėr shkak tė sjelljes 'hipokrite' tė disa bashkėsive fetare. Fjalėn e kam sidomos pėr bashkėsinė islame. Unė nuk besoj se kjo bashkėsi ėshtė dakort me kėto nene. Sepse janė nė kontradiktė tė drejtpėrdrejt me Kuranin (p.sh. me ajetin 4:89). Por nė anėn tjetėr bashkėsia islame thirret shpesh nė norma kushtetutore - p.sh. nė neutralitetin fetar i shtetit - kur i konvenon tė thirret. Kėshtu qė kemi rast tė sjelljes hipokrite/kontradiktore tė saj, sepse disa norma kushtetutore i pranon duke u thirru nė to, kurse nė anėn tjetėr shihet haptazi qė disa nene tė Kushtetutės, p.sh. kėto qė i solle ti, janė nė kundėrthėnie me Kuranin dhe nuk besoj se i pranon bashkėsia islame, sepse kjo me fjalė tjera do tė thoshte heqje dorė nga Kurani apo pjesė tė tij. Por pasi qė Kushtetuta nuk mund tė pranohet vetėm nė disa nene tė saj, mund tė thuhet se bashkėsia islame ka pranuar Kushtetutėn nė tėrėsi, nė mėnyrė konkludente, pra pa shrehje eksplicite.

    Nuk besoj se janė tė pranueshme as pėr Kuranin, as pėr Biblen. Por duke hedhur njė vėshtrim nė shtete perėndimore tė krishtėra, tė cilat i kanė tė njėjtat dispozita kushtetutore, kupton se Krishterimi nė formėn e Katolicizmit dhe Protestantizmit pranon kėto nene. Ndėrsa nė Islam ėshtė gjendja ndryshe: As nuk i pranon Kurani, as nuk i pranon Islami (praktika islame). Se si ėshtė nė Ortodoksi, nuk e di. Por mendoj se kjo ėshtė mė afėr Islamit sesa formave tė Krishterimit qė i ceka.

    Ēfarė thotė Bibla shprehimisht pėr kėtė gjė, nuk e di. Por kėtė pyetje mund tė derivosh nga principe tė larta biblike. E tėrė Bibla bazon nė mendimin se Krishti ėshtė i biri i Zotit dhe fjala e tij ėshtė fjala e Zotit. Sipas kėtyre fjalive, ėshtė e vetkuptimtė qė Bibla thotė se vetėm fjala e Krishtit ėshtė fjala e Zotit. Dhe nga kjo mund tė derivosh pėrfundimin se fjalėt e tjera librave apo tjerė 'profetėve' janė jo tė Zotit. Kėshtu qė Bibla nuk mund tė i pranojė besimtarit tė tij tė drejtėn pėr tė u larguar nga fjala e Zotit, lexo: nga Bibla.

    Kurani ne ajetin qė pėrmenda mė lartė ėshtė i drejtpėrdrejt nė kėtė aspekt, sepse urdheron shprehimisht vrasjen e atyre qė braktisin Islamin.

    Ēėchtja e bashkėjetesės fetare ėshtė deri diku edhe ēėchtje vlerėsimi personal. Pėr bashkėjetesėn fetare as Bibla e as Kurani nuk shprehen nė njė mėnyrė tė pa kontestueshme. Kėshtu qė ėshtė ēėshtje besimi. Varet se si e interpreton ti vet apo bahkėsitė pėrkatėse kėtė ēėshtje. Kėtu ėshtė i lejuar njė vėshtrim krahasues nė shoqėri islame dhe tė krishtere. Nėse unė e bėj kėtė vėshtrim krahasues, vij tek pėrfundimi se nė Krishterim toleranca fetare ėshtė shumė mė e madhe sesa nė Islam. Pėr kėte flasin vet kushtetutat e vendeve tė krishtera, tė cilat lejojnė ekzistencėn e barabartė tė feve jo tė krishtera. Nė shoqėri islame, pėrjashtuar shoqėrinė shqiptare me shumicė muslimane, kjo gjė nuk ndodhė. Por siē thash, ėshtė ēėshtje vlerėsimi apo interpretimi personal. Vlerėsimet e kundėrta i pranoj padyshim, sapo tė ofrohen argumente tė verifikueshme pėr to.

    As Bibla, as Kurani nė kohen e hartimit tė tyre, nuk njihnin probleme tė tilla. Nuk njihnin kushtetutat e sotshme. Pėr kėtė arsye asnjėra nuk njeh pėrgjegje ndaj pyetjes se ēfarė duhet bėrė nė rast tė konflikteve tė neneve kushtetutore me ato tė librave. Kėtu pėrseri mund tė pėrgjegjesh duke u bazuar nė metodėn e sipėrpėrmendur tė vėshtrimit krahasues. Nga kjo metodė unė vij tek pėfundimi, se nė shoqėri tė krishtera nė raste tė konflikteve te normave kushtetutore me ato biblike, tė parat kanė pėrparėsine. Ndėrsa nė vendet muslimane tė dytat, pra normat kuranore.


    *

Tema tė Ngjashme

  1. Besimet fetare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 07:16
  2. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  3. Rexhep Qosja: Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  4. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •