Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    355

    Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, sepse e amshuar është dashuria e tij!

    "Njohuria objektive, vetem ajo na bene te lire dhe te lumtur.
    Kurse genjeshtrat krijone skllever - rob - rober - roberi."

    Eshte gje llogjike - matematikore!
    Eshte urdher!
    Eshte vet Zoti!

    Te nderuar miqe dhe dashamire,
    le te jete kjo teme per te gjithe ata te cilet deshirojne, here pas here, te shkruajne mbi kete teme Dashurie per Krijuesin tone i cili ne na frymezon per Dashurine e vet ndaj nesh dhe le te shprehet dashuria e jone per Zotin.

    (ps. mos te shkruajne ata qe nuk jane ne Hire te Zotit).

    me respekt
    rroni.

  2. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    "I mirë e i drejtë është Zoti, Hyji ynë"


    E dua Zotin sepse e dëgjon zërin e lutjes sime, sepse mbi mua e priri veshin e vet atë ditë që e thirra në ndihmë.

    Më kishin rrethuar leqet e vdekjes, më kishin shtrënguar leqet e Nëntokës, më ndrydhën trishtime e dhembje, Emrin e Zotit e thirra në ndihmë: “Deh, o Zot, ma shpëto jetën”!

    I mirë e i drejtë është Zoti, Hyji ynë është vetë mirësia!

    Zoti është mbrojtësi i të vegjëlve: isha ngushtë e Ai më shpëtoi! Kthehu, shpirti im, në qetësinë tënde, sepse Zoti është bamirësi yt! Ai ma shpëtoi jetën prej vdekjes, sytë e mi prej lotëve,

    këmbët e mia prej rënies. Do të eci në praninë e Zotit në tokën e të gjallëve.
    (PSALMI 116 /114, 1 9; 115/)
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Bashkësia e parë e të krishterëve

    42 E ishin vazhdimisht të kujdesshëm për ta përvetësuar mësimin e apostujve dhe nuk mungonin në mbledhjet vëllazërore, në ndarjen e bukës e në lutje.

    43 Një frikë e madhe pushtonte çdo njeri: apostujt bënin shumë mrekulli dhe shenja të bindshme. 44 Të gjithë ata që besuan, qëndronin së bashku dhe gjithçka kishin të përbashkët. 45 Shitnin pronat dhe pasuritë që kishin dhe ua ndanin të gjithëve sipas nevojës së secilit. 46 Për çdo ditë shkonin së bashku e rregullisht në Tempull, në shtëpi ndanin bukën dhe me hare e me thjeshtësi ushqeheshin së bashku. 47 I jepnin lavdi Hyjit e mbarë populli i kishte fort për hir. Vetë Zoti çdo ditë i shtonte bashkësisë nga ata që shëlbohen.


    LAVDI ZOTIT GJITHMONE

  4. #4
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    "Hyji sillet me ju si me bij"

    Këndej, pra, edhe ne, të rrethuar me një re kaq të madhe dëshmitarësh, ta flakim tej çdo barrë dhe mëkatin që na pengon dhe të vrapojmë me qëndresë në luftimin që na u caktua, me shikim të drejtuar mbi Autorin dhe Përkryesin e fesë, Jezusin, i cili, në vend të gëzimit që i takonte, duroi kryqin duke e përbuzur turpin dhe ndenji në të djathtën e fronit të Hyjit. Mendoni, pra, atë që duroi nga ana e mëkatarëve një kundërshtim aq të madh kundër vetes, në mënyrë që ju të mos moliseni dhe të mos ju lëshojë zemra.

    Ju ende, duke luftuar kundër mëkatit, nuk bëtë qëndresë deri në derdhje të gjakut, dhe e harruat qortimin që ju drejtohet si bijve:


    »Biri im, mos e përbuz qortimin e Zotit, as mos të të lëshojë zemra kur ai të qorton, sepse atë që e do Zoti e edukon me disiplinë, e frushkullon atë që e pranon për bir«.

    Hiqni keq për edukimin tuaj! Hyji sillet me ju si me bij. Dhe, a ka djalë të cilin i ati nuk e edukon me disiplinë? Në qoftë se nuk ndëshkoheni siç ndëshkohen të gjithë bijtë e tjerë, atëherë nuk jeni bij të vërtetë, por të paligjshëm. (Hebr 12; 1-8)
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #5
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    "Ti je Hyji im, ty të falënderoj"

    Hyji është Zot, ai na ndriçoi: rendituni të gëzuar në reshtin kremtor me rrema në dorë deri në ballë të lterit!

    Ti je Hyji im, ty të falënderoj,
    Ti je Hyji im, unë të madhëroj!
    Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, sepse e amshuar është dashuria e tij!
    ( PSA 118 /117/:27-29)





    Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë

    toni77
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    "Hyji shfajëson"



    Çka, pra, të themi tjetër lidhur me këtë? Nëse Hyji na përkrah, kush do të jetë kundër nesh?

    Ai as Birin e vet nuk e kurseu, por e dorëzoi të flijohet për të gjithë ne, e si atëherë, bashkë me Të, nuk do të na japë çdo gjë?

    Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Hyjit? Hyji shfajëson!

    Kush do të dënojë? Krishti [Jezus] vdiq, për më tepër edhe u ngjall! Ai qëndron në të djathtën e Hyjit, Ai ndërmjetëson për ne!

    Kush do të na ndajë prej dashurisë së Krishtit? Vështirësia? Ngushtica? Salvimi? Uria? Zhveshtësia? Rreziku? Shpata?

    Siç është në Shkrimin e shenjtë:
    ‘Për shkak tënd na vrasin si një ditë për ditë, na çmojnë porsi dele të caktuara për t’u prerë.’ E prapëseprapë, në të gjitha këto, jemi më tepër se ngadhënjyes, në saje të Atij që na ka dashur.

    Jam plotësisht i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as e tashmja, as e ardhshmja, as fuqitë, as forcat e lartësisë, as ato të humnerës, dhe asnjë krijesë tjetër, nuk do të mund të na ndajë prej dashurisë së Hyjit, që na u dëftua në Jezu Krishtin, Zotin tonë.
    (Rom 8; 31-39)

    Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, sepse e amshuar është dashuria e tij!



    toni77
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    "Zoti është mbrojtësi i jetës sime"

    Zoti është drita ime dhe shpëtimi im, kë do të kem frikë?

    Zoti është mbrojtësi i jetës sime, para kujt do të dridhem?
    Kur më sulen keqbërësit për të më ngrënë gjallë, kundërshtarëve të mi e armiqve të mi, ora u liget dhe rrëzohen.

    Le të çohet, në dashtë, edhe një ushtri e tërë kundër meje: zemra nuk më trembet, le të shpërthejë, në dashtë, edhe lufta kundër meje; edhe atëherë jam plot shpresë.

    Për një gjë të vetme i lutem Zotit, vetëm atë ia kërkoj që të jetoj në Shtëpinë e Zotit të gjitha ditët e jetës sime, që ta shijoj kënaqësinë e Zotit e ta vërej Shtëpinë e Zotit. (PSA 27 /26/:1-4)



    Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, sepse e amshuar është dashuria e tij!



    toni77
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #8
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    "Sepse Hyji ka thënë; Jo, nuk do të të lë, unë nuk do të të braktis."

    Dashuria vëllazërore le të jetë e qëndrueshme! Mos e lini pas dore mikpritjen, sepse me anë të saj, disa, pa ditur, pritën miq engjëjt! Kujtoni të burgosurit, si të ishit edhe ju të burgosur me ta; të salvuarit - sepse edhe ju jeni ende në trup.

    Martesa le të jetë plot nder ndër të gjithë dhe shtrati martesor i panjollë, sepse Hyji do t’i gjykojë fëlligështarët dhe kurorëthyesit.

    Në sjelljen tuaj të mos ndikojë paraja! Jini të kënaqur me aq sa keni, sepse Hyji ka thënë: »Jo, nuk do të të lë, unë nuk do të të braktis në ditë të ngushtë!« Këndej të mund të themi plot besim: »Zotin e kam ndihmë [edhe] nuk kam frikë: çka mund të më bëjë njeriu?« (Hebr 13; 2-6)
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  9. #9
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    "Hyji i gjithëpushtetshëm ‑ i shenjtë është Emri i tij"


    Atëherë Maria tha:

    “Shpirti im e madhëron Zotin, shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim, sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvuajtur: ja, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur, sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm ‑ i shenjtë është Emri i tij!

    Mëshira e tij brezni më brezni për ata që e druajnë. E tregoi fuqinë e krahut të vet: i hodhi poshtë qëllimet e krenarëve, i rrëzoi princat prej froneve të tyre e i lartësoi të përvuajturit. Me të mira i mbushi ata që s’kishin ç’të hanë e të pasurit i nisi duarthatë. I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet, duke e sjellë në mend mëshirën ‑ si ua pati premtuar etërve tanë ‑ në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.” (Lk 1; 46-55)

    Lavdërojeni Zotin
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  3. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •