Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    Agim Çeku dëbohet nga Kolumbia

    Çeku dëbohet nga Kolumbia



    Çeku po merrte pjesë në punimet e një konference në Kartagjenë.

    Ish- kryeministri i Kosovës, Agim Çeku është larguar nga Kolumbia drejt Kosovës pasi u dëbua nga autoritetet e atjeshme me kërkesë të Beogradit.

    Z. Çeku, duke folur me telefon nga Parisi të mërkurën pasdite i tha BBC-së:

    "Qeveria e Kolumbisë, është arsyetuar para nesh, por me shkrim ka marrë një vendim që unë duhet të largohem nga Kolumbia," tha z. Çeku.

    Çeku flet për BBC-në pas dëbimit

    Ai shtoi se kjo ka ndodhur një ditë para se ishte e planifikuar, "sepse Interpoli kërkon arrestimin dhe deportimin tim për në Serbi".

    "Ata (autoritetet kolumbiane) më kanë thënë se nuk e kanë pranuar një gjë të tillë, por kanë gjetur një zgjidhje që të më deportojnë nga Kolumbia, gjë që unë e kam bërë," tha z. Çeku.

    Ai tha se i është ndalur hyrja në këtë vend për dhjetë vjet.

    Zoti Çeku po merrte pjesë në punimet e një Kongresi Botëror për Çmilitarizimin e Ushtrive Çlirimtare kur autoritetet serbe kërkuan arrestimin dhe deportimin e tij në Serbi, me akuzën se ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

    Kërkesë e pavlefshme

    Z. Çeku, që është dhe Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës e ka cilësuar kërkesën e qeverisë së Serbisë për arrestimin e tij, mbi bazën e një fletarresti të lëshuar nga Interpoli serb, si të pavlefshme dhe pa vlerë ligjore mbi Kosovën dhe qytetarët e saj.

    Fletarresti i Interpolit serb, dërguar përmes Interpolit Ndëkombëtar, u lëshua në shkurt të këtij viti, megjithëse një tjetër fletarrest ndërkombëtar për zotin Çeku ishte hequr që në vitin 2006.

    Zoti Çeku ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të këtilla për qytetarët e Kosovës.

    Ish-komandantit të TMK-së dhe gjatë luftës në Kosovë edhe komandant i ish-UÇK-së, i është ndaluar hyrja në Kolumbi për dhjetë vjet.

    Kolumbia është një nga 58 vendet e botës që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.


    bbc

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a u kthye Ceku ne Kosove?

    Qeveria Kosovare duhet ti bej nje not proteste kolumbise.. mafioze e e nje sqarim te mire qeverive te tjera se si duhen te sillen me qytetaret e Kosoves..dhe se si duhet ti trajtoje "interpolet e serbise"..qe sjan tjeter vec dege te nje perbindeshi gjakatar.. sic eshte shteti serb tash 100 e ca vjet me shqiptaret..

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Exclamation Kolumbia i kërkon ish kryeministrit Çeku të largohet nga vendi

    Kolumbia i kërkon ish kryeministrit Çeku të largohet nga vendi

    Zëri i Amerikës
    07-05-2009


    Autoritetet e Kolumbisë i kërkuan ish kryeministrit Agim Çeku të largohej nga ky vend i Amerikës Latine. Zoti Çeku ndodhej në Kolumbi për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Vendimi për ndalimin e hyrjes në Kolumbi për dhjetë vjet, erdhi pas kërkesës së Serbisë drejtuar autoriteteve në Bogota që të arrestonin zotin Çeku në bazë të një fletarresti të lëshuar vite më parë nga autoritetet e Beogradit, për si thuhej "krime gjatë luftës në Kosovë".

    Autoritetet e Kolumbisë, nuk e përfillën kërkesën e Serbisë për arrestimin e zotit Çeku por e njoftuan atë se duhet të largohej nga vendi.

    Ish kryeministri Çeku, aktualisht udhëheqës i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, po merrte pjesë në “Kongresin Botëror për Çmilitarizimin e Ushtrive Çlirimtare”, për të folur mbi përvojën e tij në procese të tilla, meqë ai ka drejtuar ish Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe pas luftës edhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

    Ai shprehu habi me veprimin e autoriteteve të Kolumbisë e cila është një nga 58 vendet e botës që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Çeku flet për BBC-në pas dëbimit


    Ish-kryeministri kosovar Agim Çeku

    Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, është ndaluar të hyjë në territorin e Kolumbisë për 10-vjet pasi u dëbua nga ky vend në bazë të një flete-arresti të lëshuar nga Interpoli serb që e akuzon ish-komandantin e UÇK-së për krime lufte.
    Zoti Çeku u deportua të enjten nga autoritetet e Kolumbisë, ku po merrte pjesë në një Kongres Botëror për “çmilitarizimin e ushtrive çlirimtare”.

    Arbër Vllahiu bisedoi me zotin Çeku, përmes telefonit, në aeroportin e Parisit, ndërsa po kthehej në Kosovë.

    BBC: Çfarë ka ndodhur zoti Çeku?

    Agim Çeku: Qeveria e Kolumbisë, në fakt është arsyetuar përpara meje, por me shkrim më ka dhënë një vendim se unë duhet të largohem nga Kolumbia dhe kjo ka qenë një ditë para se vetë të largohem, sipas planifikimeve. Arsyetimi është se Interpoli kërkon arrestimin dhe deportimin tim në Serbi. Autoritetet më thanë se nuk e kanë pranuar një kërkesë të tillë, por e kanë gjetur një zgjidhje tjetër që të më depotojnë nga Kolumbia, gjë të cilën e kanë bërë. Unë tani jam në Paris dhe po pres lidhjet e tjera që të kthehem në Kosovë.

    BBC: Ju keni qenë i ndaluar në aeroportin e Kolumbisë?

    Agim Çeku: Jo, nuk kam qenë i ndaluar, por i shoqëruar nga zyrtarët e ministrisë së punëve të jashtme të këtij vendi, gjatë tërë kohës deri sa nuk ka ardhur një aeroplan. Unë kam refuzuar që të kthehem me ndonjë aeroplan tjetër, përveç lidhjes ajrore që kisha e kjo do të thotë përmes Parisit për në Zagreb dhe pastaj në Prishtinë. Unë isha në një dhomë të veçantë, por i lirë dhe kemi pritur vendimin. Pastaj kanë arritur zyrtarë të Interpolit, të qeverisë së Kolumbisë dhe më kanë dorëzuar vendimin e qeverisë në të cilën thuhet se më deportojnë nga Kolumbia dhe më ndalojnë për dhjetë vjet hyrjen në këtë vend.

    BBC: Por ju sikur duhet të prezantonit përvojën tuaj në një kongres botëror që po mbahej në Kolumbi? Nuk ishte e mjaftueshme kjo për organizatorët që ju të mos shqetësoheshit?

    Agim Çeku: Unë mendoj se pikërisht kjo e ka nxitur Serbinë. Aty po mbahej një kongres botëror, ku po merrnin pjesë 1200 pjesëmarrës nga e gjithë bota. Unë, sipas axhendës, kam qenë i planifikuar që të prezantoja që ditën e parë. Ashtu edhe ka ndodhur dhe kam qenë shumë i mirëpritur nga i tërë publiku dhe organizatorët kanë kërkuar që edhe ditën e nesërme të prezantoj. Unë kam prezantuar dy ditë me radhë në kongres dhe mendoj se ka qenë jashtëzakonisht mirë. Kam patur shumë komente, urata dhe shumë njerëz pastaj kanë kërkuar edhe sqarime shtesë nga përvoja jonë.

    E gjitha pastaj ndodhi në ditën e tretë, në mëngjes, dhe vetëm një ditë më ka munguar të plotësoj qëllimin tim për çka kam ardhur në Kolumbi. Unë kam marrë pjesë në Kongres mbi bazën e një ftese të qeverisë së Kolumbisë, së bashku me Bankën Botërore, USAID, IOM, Komisionin Evropian dhe ftesa ka qenë e nënshkruar nga qeveria e Kolumbisë që të marrë pjesë në Kongres. Ata mosarrestimin tim e kanë arsyetuar me ftesën që ma kanë bërë dhe ata mendojnë se më kanë bërë një favor duke më liruar që të dal nga vendi i tyre.

    BBC: Por juve sikur ju është hequr një fletë-arresti e paraqitur nga Interpoli serb para disa vjetësh?

    Agim Çeku: Unë ashtu e kam ditur dhe sa kam qenë edhe kryeministër, e kam marrë edhe me shkrim se më është hequr emri nga Interpoli. Madje ka patur edhe një komunikatë me shkrim nga Interpoli vitin e kaluar, dhe s’kam patur asnjë problem. Por, autoritetet në Kolumbi më thanë se më 12 shkurt të vitit 2009 sërish Serbia ka arritur të fus në Interpol fletë-arrestin.

    Është pra një kërkesë e re dhe të shohim se si do të sillen autoritetet tona shtetërore. Unë besoj se kjo s’ka kuptim, absolutisht nuk është valide. Serbia as atëherë dhe kurrënjëherë nuk ka patur ingerenca ligjore mbi Kosovën dhe qytetarët e Kosovës, dhe kurrë s’do t’i ketë. Por ja që kjo më sjell kokëçarje edhe mua, edhe të afërmve të mi dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

    BBC: Zoti Çeku, por me sa e di unë Kolumbia e ka njohur Kosovën?

    Agim Çeku: Po, Kolumbia e ka njohur Kosovën.

    BBC: Atëherë pse nuk e ka pranuar vendimin e saj për pranimin e shtetit të Kosovës?

    Agim Çeku: Ata thonë se në disa vende përmendet Agim Çeku si qytetar i shtetit të Serbisë dhe në disa vende të tjera si qytetar i Kosovës. Por ata më sqaruan se nuk i shqetëson fare kërkesa e Serbisë, por kanë një marrëdhënie shumë të afërt me Interpolin, për shkak të rrethanave që i kanë dhe përndryshe çdo ditë kanë kërkesa nga Interpoli dhe ata duhet të ruajnë raportet me të. Nuk iu ka bërë përshtypje kërkesa e Serbisë, por thjesht është një kërkesë zyrtare e Interpolit. Si ka ardhur deri te kjo dhe a është legjitime ajo kërkesë në Interpol atyre nuk iu intereson. Por meqë është aty ata më thanë se duhet të reagojnë.

    BBC-shqip
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  5. #5
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Kouchner “shpëtoi” Çekun


    Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka arritur të shmanget nga arrestimi prej Interpolit falë ndihmës që i ka ofruar ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner, shkruan gazeta Danas, duke u thirrur në burime të larta serbe.

    "Vendimi i Kolumbisë për ta depërtuar Çekun në Francë, ishte vendim politik, ndërsa rolin kryesor në bisedimet me përfaqësuesit e qeverisë kolumbiane e kishte Kouchner”, shkruan kjo gazetë.

    Në përfundim të qëndrimit të tij në Kartahena të Kolumbisë, autoritetet e Beogradit kanë kërkuar nga ato kolumbiane që ta arrestojnë Çekun, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga ta në vitin 2002.

    Çeku ka marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare për armatimin, duke folur i pari në të. Gjatë vizitës së tij në Kolumbi, Çeku, ndër të tjera, ka folur edhe për shtypin kolumbian.

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Kolumbia ka vepruar me shume diplomaci dhe per kete eshte totalisht ne rregull, as cekun se ka arrestuar dhe ne kete menyre ka respektuar Kosoven dhe njekohesisht ka respektuar edhe serbine duke marre parasysh kerkesen e saj.

    Dito.

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Kolumbia ka vepruar me shume diplomaci dhe per kete eshte totalisht ne rregull, as cekun se ka arrestuar dhe ne kete menyre ka respektuar Kosoven dhe njekohesisht ka respektuar edhe serbine duke marre parasysh kerkesen e saj.

    Dito.

    Se ku qendron respekti ndaj Kosoves ne kete mes o Dito ti e di! Ky eshte skandal diplomatik dhe serbet duket i kane luajtur kartat shume fort qe qeveria e Kolumbise ka vendosur per nje mase te tille. Minimumi eshte qe qeveria e Kosoves te beje note proteste.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    po edhe Kosova ose Shqiperia te nxjerre fletarreste per nja 10000-20000 kokrra te parise serbe te atehershme e te tashme e tja jape interpolit........dhe kur disa nga keto kokrra kalojne edhe kufirin per te hyre ne Kosove le ti beje pak zborr per nja 6-7 ore ne ndonje qeli e pastaj le te shohim se si do te urtohen e zbuten hijenat
    CEKUT FLETARRESTI NUK IA PREK DOT ATO QE KA NE MES TE KEMBEVE.....AI ESHTE SHQYPE ME ZEMER LUANI.....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Reagon Qeveria për dëbimin e Çekut
    Bota sot
    Institucionet e Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre pas vendimit të Kolumbisë për të dëbuar nga shteti, ish-kryeministrin e Kosovës Agim Çeku, i cili po qëndronte atje në një seminar ndërkombëtar për demobilizim dhe çarmatim. Dëbimi i ish-kryeministrit Çeku, është bërë me kërkesë të Serbisë, e cila përmes një flet-arresti i ka kërkuar Kolumbisë arrestimin dhe ekstradimin e z. Çeku për në Serbi. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, tha se qeveria është e njoftuar me rastin dhe se kryeministri Thaçi ka qenë në kontakte të vazhdueshëm edhe me z. Çeku. “Kemi marrë të gjitha masat që të kontaktojmë edhe me shtetin e Kolumbisë edhe me zyrat e Interpolit dhe kemi kërkuar edhe nga Qeveria e Kroacisë që z.Çeku të mos i ndodhë ndonjë e keqe. Duhet ta dimë që Serbia fatkeqësisht është aktive në kuptimin më negativ të fjalës, por po ashtu duhet ta dimë se Kosova ka subjektivitetin e vet ndërkombëtar dhe mendoj se gjerat do të shkojnë mirë. Do të na trazojnë ndonjëherë, por nuk do të na shqetësojnë”, është shprehur të premten z.Kuçi.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Ministri Pajaziti i shprehë Interpolit shqetësimet për trajtimin e shtetasve të Kosovës
    Përmes një shkrese zyrtare drejtuar Interpolit, ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti, ka shprehur shqetësimet institucionale të Kosovës për trajtimin e shtetasve të Kosovës nga organizata ndërkombëtare e policisë kriminale - Interpol, duke iu referuar rastit të fundit të ish-kryeministrit Agim Çeku në Kolumbi.
    Sipas shkresës, kërkesa e Serbisë për të ndaluar zotin Çeku ishte krejt e natyrës politike që nuk ndikon pozitivisht në pajtimin midis dy popujve kur merret parasysh fakti se Kosova tani ka juridiksion legal për të gjithë qytetarët e vet.

    Duke rikujtuar gatishmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar me Interpolin dhe institucionet tjera ndërkombëtare, me tej në shkresën e Ministrisë së Brendshme shprehet bindja se Interpoli do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për anulimin e publikimeve për personat e kërkuar nga Serbia që janë shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të bazës jo legale të tyre.


    | s.b & RTK staff |

    08 maj 2009 - 18:14:58
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Kolumbia tronditet nga një rast incesti. Babai, 8 fëmijë me vajzën
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2009, 18:46
  2. Greqi, dëbohet kreu i emigrantëve shqiptarë
    Nga drini_në_TR në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 20-05-2003, 01:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •