Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 109 prej 109
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Xingaro
    Anėtarėsuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    640
    e basta con 'ste stronzate
    Quanta vita hai contaggiato,quanta vita bruccerai...!

  2. #102
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257

    Unhappy

    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    Maria dhe shenjtėrit qe respektohen dhe nderohen nė Kishen katolike.


    Shumėher dhe nė forma tė ndryshme hudhen gurė mbi Kishen katolike me shpifje dhe akuza tė pabaza dhe tendecioze lidhur me shenjtėrit, e ne kėtė rast lidhur me Marinė – nėnen e Zotit Jezus, e kjo bėhet sepse Kisha katolike I respekton. Akuzat bėhen padrejtėsisht dhe me pretendime nga njerėz tė deshtuar, qe nuk janė nė gjendje tė kontrollojnė se ēka thojnė dhe si besojnė. Njerėz kėta te cilėt kan dezertuar nga Kisha e Krishtit, janė manipoluar nga robėria e budallakut dhe pikėrisht ata individ hapin tema dhe perpiqen tė sjellin mjegull mbi besimin e Krishtit qe Kisha katolike ka patur qe nė zanafillen – ne kohen e vet apostujve, etėrve tė Kishes dhe deri sot. Akuza dhe shpifje tė pakuptimta, tė turpshme dhe tė nervėritshme janė ato nėse thuhet se Maria apo shenjtėrit kisha katolike I adhurn ato!? Disaher e kam thėnė dhe po e perseris se ajo nuk ėshtė e vertetė por po gėnjeni dhe edhe mė keq se kėtė gėnjeshtėr dhe shpifje e bėni nė emer tė Ungjillit si “njerėz qe besojmė Bibles”!

    Kush jane shenjterit?
    Shenjtėrit janė ata njerėz qe nepėrmjet pagezimit dhe thirrjes per shenjtėri qe mirret nė Pagezim, kanė bėrė njė jetė tė kushtuar ekskluzivisht Zotit dhe tė afermit te tyre.

    Thirrja per shenjtėri i pėrket ēdo besimtari. Por qe kjo mvaret nga liria personale, pastaj, a e realizoj kete thirrje apo jo?

    Shenjtėrit janė pikerisht ata tė pagėzuar qe kanė realizuar kėtė thirrje nė jetėn e tyre.
    Si rrjedhoje, per ne qė jemi ne ecjen e fesė, ata nuk na sherbejnė pėr “adhurime” por para se gjithash, ata na kujtojnė se shenjtėria ėshtė e mundshme, jo per meritat tona, por sepse Jezu Krishti, i vdekur dhe i ringjallur pėr ne na shenjtėron. E jona kerkohet tė ketė dhe ėshtė vetėm pergjigjja pozitive.

    Pos asajė; shenjtėrit – deshmitarėt e Krishtit janė edhe ndihmetarėt tanė nė kėtė ecje. Pra, meqe ata vetė e kanė persosur ecjen e tyre dhe gjinden ne Trininė Shenjtė per amshim; “Gjn 17;21 qė tė gjithė tė jenė njė, ashtu si ti, o Atė, je nė mua dhe unė nė ty; edhe ata tė jenė njė nė ne”, me lutjen e tyre drejtuar kėsaj Trinie Hyjnore per ne na nxjerrin hiret e nevojshme per ecjen tonė tė fesė, pra per shenjterimin tonė. Nga ketu del se; JO shenjterit na i japin hiret nga vetvetja, por lutja dhe ndermjetesimi i tyre i persorur na i nxjerr keto hire nga Hyji, i cili ėshtė i vetmi burim i hireve.

    Puthja dhe nderimi I ikonave dhe truporeve nė Kishen katolike:

    Puthja apo lloje tjera nderimi i ikonave dhe i truporeve nuk ėshtė ADHURIMI i shenjtėrve, por NDERIMI i tyre dhe i meritave te jetės sė tyre virtuoze, sikurse puthim tė dahurit tonė nė jetėn e perditshme (tė gjallė apo ikona), ne I puthim tė afermit por nuk I adhurojmė per hyjni. Unė psh e puthi nėnen time por nuk do tė thotė qe unė e adhuroj, ajo ėshtė shprehje e dashurisė qe kam dhe nderim. Kėshtu ndodhė edhe me shenjtėrit-deshmitarėt e Krishtit. Pos asajė edhe at dashuri qe e kemi me ta, e gjithė ajo ėshtė nė emer tė Krishtit dhe nepermes dashurisė qė kemi nė Jezusin Zotin tonė; kėtė dashuri e shprehim edhe nė sherbėtorėt e Krishtit qe tani kan arritur shenjtėrinė. Nė anen tjeter; ēka nėse Zoti don tė bėjė mrekulli "me shkopin e Moisiut" - Shenjt? Nėse Zoti dhuron kėshtu, kush jemi ne tė dalim kunder?! Per ndryshe, nė Kishen katolike, asnjė mėsim, asnji meshtar apo rregulltar, asnjėher nuk kam ndegjuar, as nuk ke ndigjuar ti qe po lexon, apo ti qe po perpiqesh tė hedhėsh gur mbi shenjtėrit e Zotit ne kėtė temė, tė ketė thėnė apo mėsuar dikė qe tė adhurohet Maria apo shenjtėrit si Hyji apo per Hyji. Kushdo qe thotė ėshtė duke genjyer. Pushoni dhe mos rreni tjeter se mjaft, ėshtė nji fjalė popullore; "shko rrej nė treg e jo kėtu”.

    Lutjet e besimtarėve:
    Katoliket I luten Zotit. Katoliket I Luten Trinisė dhe lutja ėshtė neper Krishtin. Lutja shenjtėrve ėshtė lutje sikurse unė nėse porositi lutje tek ti qe po lexon apo dikush qe unė besojė se ėshtė person I besueshėm qe e dua dhe besoj se mund tė porositet per lutje; “lutu Hyjit per mua” kėshtu edhe kjo porosi u ipet shenjtėrve; “O shenjti…. Lutu per mua…. Neper Krishtin….! Ato lutje janė pasi besohet se ata janė sipas Bibles, sipas asajė qe Krishti thotė; “edhe ata tė jenė njė nė ne” te ndermjetesojnė pėr ne tek Hyji. Nėse i degjoni me vemendje lutjet e dites sė ndonjė shenjti gjatė meshes, askund nuk thuhet per shembull: "Shen Antoni, te lutem me bėj tė krishterė tė persosur", por lutjet e meshės fillojnė gjithmonė me ketė lloje formule apo me te tilla si kjo, por qe kane te njejten permbajtje: "O HYJ, Ate i Shenjtė, ti nepermjet Jezu Krishtit e shpetove boten, bėj qe ME NDERMJETESINE e kėtij shenjti ....(emri i shenjtit), te jetojme ne hirin tėnd....", etj., etj. Pra, lutjet i drejtohen Hyjit, me NDERMJETESIMIN e shenjtit/shenjtereshes.

    E gjithe kjo bazohet tek FEJA JONĖ qė e shpallim saherė qe recitojme/lusim "Besojmen". Ne "Besojmen" ėshtė njė formulė qe thotė: "Besoj... ne bashkesine e shenjterve", pra si tė pagėzuar ne jetojmė ne bashkėsi shpirtėrore me ēdo tė pagėzuar mbi tokė dhe me ēdo tė pagėzuar qe ecjen e tij e ka persosur e qe tani gjindet i shenjteruar nė qiell. Mos te harrojme se Kisha mbi tokė ėshtė njė kishė nė ecje nė bashkim me Kishen Qiellore dhe ne drejtim te Kishes Qiellore, ose, e quajtur me njė gjuhė biblike dhe tė Etėrve tė Kishes: "Jeruzalemi tokėsor ecen me Jeruzalemin Qiellor dhe drejt Tij".

    Vazhdon nė shkrimin e ardheshem:
    Maria ėshtė vendtakimi dhe vendnjėsimi i hyjnores me njerėzoren.

    Toni, nuk tė kam kthyer pėrgjigje pėr shkrimin mė lart por duke parė kėtė shkrim nuk mund tė rrija pa tė shkruar. Mė vjen keq por je komplet jashtė Bible nėse ti beson tė gjitha ato qė shkruan mė lart. Fjala e Perėndisė nuk ėshtė askund aty nė asnjė pjesė tė shkrimit qė ti ke sjellė. Askush nuk akuzon kishėn katolike por ēdo fjalė, ēdo mėsim, ēdo bindje kontrrollohet me bazė Fjalėn e Perėndisė dhe nėse pajtohet me Fjalėn e Perėndisė, pranohet, nėse bie ndesh me Fjalėn e Perėndisė hidhet poshtė.

    Shkrimi i mėsipėrm ėshtė njė zhgėnjim i plotė..



    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  3. #103
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Peniel Lexo Postimin
    Toni, nuk tė kam kthyer pėrgjigje pėr shkrimin mė lart por duke parė kėtė shkrim nuk mund tė rrija pa tė shkruar. Mė vjen keq por je komplet jashtė Bible nėse ti beson tė gjitha ato qė shkruan mė lart. Fjala e Perėndisė nuk ėshtė askund aty nė asnjė pjesė tė shkrimit qė ti ke sjellė. Askush nuk akuzon kishėn katolike por ēdo fjalė, ēdo mėsim, ēdo bindje kontrrollohet me bazė Fjalėn e Perėndisė dhe nėse pajtohet me Fjalėn e Perėndisė, pranohet, nėse bie ndesh me Fjalėn e Perėndisė hidhet poshtė.

    Shkrimi i mėsipėrm ėshtė njė zhgėnjim i plotė..



    Nėn Hirin e Tij,

    ns

    Peniel, nderime dhe respekte.

    Unė nuk mendoj dhe nuk besoj lidhur me Sh. Maria sikurse ti. Unė besoj se ajo ėshtė Nėna e Zotit tim, ėshtė personi qe Zoti ka zgjedhur per tė realizuar planet e veta. Unė besoj se Maria pranon ne liri te plote qe Hyji te misherohet ne kraharorin e sajė dhe besoj se ajo ka nje rol te veēante ne vete Historine e Shelbimit.
    Ti mund tė bėjsh terlilloj vlersimesh per mua dhe besimin tim, unė nuk kam asnjė paragjykim per ty perveq se te dua nė Krishtin pavarėsisht se disaher tek ungjilloret kam hasur gjėra jasht Bibles dhe nė kundershtim me Biblen.

    Nuk ėshtė e vertetė se shkrimi im i mėparshem ėshtė jasht biblik, kėtė do ta deshmoj rresht per rresht ne tė ardhmen.

    Nuk ke rasye tė zhgenjehesh por ėshtė bindja e jote ashtu, sidoqoftė, ne mund tė debatojmė, tė bisedojmė mbi pervojat tona mbi besimin tonė dhe tė jemi miq tė mirė.


    toni77
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  4. #104
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Maria eshte vendtakimi dhe vendNJESIMI i hyjnores me njerezoren.


    Engjėlli i drejtohet Shėn Marisė Virgjėr, “Kaire Maria”:
    Qe do tė thotė “gėzohu”. Vetėm me kėtė dialog tė Engjėllit me Marinė fillon me tė vėrtetė Besėlidhja e Re, “gėzohu” sepse FJALA E PERENDISĖ do tė misherohet nė ty, erdhi koha dhe UNGJILLI-Lajmi I gėzueshem ėshtė afer. Prandaj mund tė themi se fjala e parė e Besėlidhjes sė Re ėshtė “gėzohu”, “gėzim”. Ky lajm I gėzueshem dhe I shumėpritur do tė pret pergjigjen “po”-hen e Marisė!

    Maria i thotė po - “Mė ndodhtė siē the ti!” vullnetit tė madh, nė dukje tepėr tė madh, pėr njė njeri. Atė “po”, qė nganjėherė duket kaq e vėshtirė. Pasi duam tė parapėlqejmė veē vullnetin tonė. “Po”-ja e Shenjtėreshės Mari kthen njeriut atė qe kishte humbur “jo”-ja e Eves!

    Pėrgjigjia pozitive e Marisė, ėshtė pasqyrimi i pėrsosur i pėrgjigjes sė vetė Krishtit, kur hyri nė botė:

    Bindja e Birit pasqyrohet nė bindjen e Nėnės e kėshtu, pėr hir tė takimit tė kėtyre dy “po”-ve – njerėzores dhe hyjnores, Zoti mundi tė marrė fytyrėn e njeriut.

    Maria qe ne tė u Misherua Hyji, Maria qe lindi te Pamposhturin nga vdekja - JEZUSIN, Ajo qe lindi Zotin e bėrė njeri, Maria – “hirplote” nuk mund ta perjetonte vdekjen, sepse Mirsherimi i Hyjit ne tė kishte prekur dhe shnderruar thelbin e qenjes sė sajė. Kjo ėshtė e vertetė dhe nuk do edhe shumė mend per tė kuptuar. Kjo mund tė kuptohet dhe tė besohet vetem pasiqe tė njohesh Krishtin, pasi tė njohėsht vertetė Misherimin e Zotit, pasi qe tė kuptojsh Shpirtin e Shenjt dhe pushtetin e Tij, pasi qe tė kuptojsh se qka do tė ndodhė nėse nė at mish prek Shpirti I Zotit. Edhe e din se pse? Vetem nga Shenjtėria, Dashuria dhe Pushteti i ZOTIT. Pra, barku i Marisė ėshtė vendi ku hyjnorja bėhet NJĖ me njerezoren, ky ėshtė realitet dhe nuk ka njeri nė botė, nėse beson Krishtit qe mund ta refuzon. Sipas arsyes sė besimit (shen Anselmi e quan "intellectus fidei") ky shnderrim ėshtė i perjetshem. Ne ketė mėnyrė Maria jo vetem qe nė vetvete ėshtė personi mė i veēant i historisė sė njerezimit, por ajo ėshtė edhe prototipi i asaj qe si te krishterė besojmė dhe shpresojmė se do tė ndodhė me secilin nga ne.

    Meqe Maria eshte vendtakimi dhe vendNJESIMI i hyjnores me njerezoren, atėherė misioni, detyra dhe roli i sajė vazhdon po ne kėtė drejtim, pra qe ajo te bashkoje vazhdimisht hyjnoren dhe njerezoren.

    Nga "qielli" ajo, me trupin e sajė tė lavdishem, trup njerėzor qe i perket njėkohesisht historisė njerezore dhe historisė sė Hyjit me njeriun, ajo pra, ne fuqi tė kėsajė ngjarjeje, e shoqeron njeriun nė historinė e tij ne lidhje me Hyjin. (Qielli nuk duhet konsideruar si "vend", por si "gjendje" e perhershme e personit ne fjalė).

    Ky ėshtė misioni konkret i Marisė qe secili I krishterė duhet tė jetė I kujdesshem nėse flet diēka lidhur me tė, mision i asajė ne tė cilen ėshtė realizuar tashmė lavderimi dhe prandaj vetė personi i saj i thote njeriut qe beson ne Krishtin: “Ky realizim lavderimi eshte edhe shorti yt”.

    “Ja ku jam, jam shėrbėtorja e Zotit, tė bėhet nė mua si thotė Fjala jote”, i pėrgjigjet shėn Maria Engjėllit. Fryti i kėsaj pėrgjigjeje, ėshtė i pranishėm nė jetėn e Kishės qe jemi ne.

    Pėrgjigjia e Marisė drejtuar Hyjit vazhdon nė Kishė, e cila ėshtė e thirrur ta bėjė tė pranishėm Krishtin nė histori, duke ofruar gatishmėrinė e vet qė Zoti tė vazhdojė ta vizitojė njerėzimin me mėshirėn e Tij.


    Vazhdon nė shkrimin e ardhshem;

    Shenjtėresha Maria – Virgjer, ka njė rol te veēantė nė vete Historinė e Shelbimit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 17-06-2009 mė 14:35
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  5. #105
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Shenjtėresha Maria – Virgjer, ka njė rol te veēantė nė vete Historinė e Shelbimit


    Nė fillim tė kėtij shkrimi, sikurse ėshtė thėnė edhe nė shkrime tė tjera, duhet sqaruar diēka themelore:

    Shelbimi vjen vetem dhe vetem prej Vdekjes ne Kryq dhe Ringjalljes sė Jezus Krishtit.

    Poashtu duhet sqaruar se: "I vetmi ndermjetesues mes Hyjit dhe njeriut ėshtė njeriu Krishti Jezus, qe dhuroi veteveten per shperblimin e te gjitheve" (1Timoteu 2, 5-6)

    Ajo qe ė perseritet ėshtė se Maria nuk adhurohet por qe Kisha adhuron vetem Zotin.

    Atėherė shtrohet pytja se pse Maria ka nje rol te rendėsishem nė traditen e krishtere?

    Roli i Marise shihet qarte qysh ne librin e pare te Shkrimit Shenjt, ne Zanafille: "Armiqėsi do tė vė ndėrmjet teje e gruas, ndėrmjet farės sate e farės sė saj: fara e saj do tė ta ndrydhė kokėn, kurse ti do t’ia sulmosh themrėn." (Zan 3, 15).

    Ky rresht I Shkrimit tė Shenjt, nė Zanafillė, tregon qartė rrolin e Marisė nė Historinė e Shelbimit, Jezusi sigurisht qe nuk eshte njė grua por fjala ėshtė per Faren e Grues.

    Fara e Gruas eshte Fjala e Misheruar, ndersa Gruaja, se ciles i takon Fara apo Biri i saje, eshte e Ema e Tij, Maria.

    Meqe jemi ende nė fillim, patjeter se nė fillim tė kėtij shkrimi, duhet sqaruar edhe diēka e cila ėshtė shumė e rendėsishme dhe themelore lidhur me shenjtėreshen Maria:

    E para: Ėshtė e quditshme ne disa njerėz se si ata besojnė nė Shkrimin e Shenjt pjesėrisht e jo terėsisht! Tė gjithė besojnė se nė Palin apostull, apo nė cilindo apostull ėshtė ndikuar Shpirti I Hyjit dhe fjalet e tyre janė tė verteta, ndersa aty ku flitet per Marinė lere se nuk donė disa ta besojnė, por dalin edhe me qendrime dhe deklarata kunder sajė dhe kunder shenjtėrisė sė saj. Psh; Luka nė kapitullin e pare rreshti 35 na thotė se engjulli I Zotit iu drejtua Marisė duke I thėnė: “Shpirti Shenjt do tė zbresė nė ty”! Nuk mund ta marr me mend se si mund tė kaloj dikujtė ky rresht neper sy pa e kuptuar se ēfar do tė thotė kjo.

    Shpirti Shenjt do tė zbresė nė ty e fuqia e Hyjit tė tejetlartė do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj ky Fėmijė do tė jetė i shenjtė Biri i Hyjit.” (Lk 1; 35)

    E dyta; Elizabeta ku mund ta lexojmė siē na thotė Luka nė kapitullin e parė, nė rreshtin 41-43; “Elizabeta u mbush me Shpirtin Shenjt” dhe qe Shpirti I Shenjt foli nė gojen e Elizabetes duke I thėnė Marisė: “Je mė e bekuar se tė gjitha gratė dhe i bekuar ėshtė fryti i kraharorit tėnd! Dhe, nga e pata fatin tė vijė tek unė Nėna e Zotit tim?!

    Apo Himnn e Marsiė duke mos harruar rreshtin; “Shpirti Shenjt do tė zbresė nė ty”! Ajo qe ne tė kishte zbritur Shpirti I Shenjt tha: [I]“ja, qė tani tė gjitha breznitė do tė mė quajnė tė lumtur”![/I] Kėshtu na thotė Ungjilli kapitulli I parė, rreshti 48. Sipas asajė qe lexuam, nėse besojmė ne kė rresht tė Isais: “Kryqėzohet me hajdutėt; Isaia 53:12” apo ne ndoni rresht te tjeter te Bibles, por qe nuk besojm nė at rresht qe thot Maria: “ja, qė tani tė gjitha breznitė do tė mė quajnė tė lumtur”, nuk jemi diēka tjeter pos mohues te Fjales sė Zotit dhe mashtrues tė pa turp!

    E treta; Eterit e Kishes, te cilet mėsuan dhe shkruan lidhur me Trininė e Shenjtė dhe qe te krishterėt e besojnė, njėkohsisht, po kėta eter tė Kishes qe sollen pagabueshmerisht ne jetė Biblen qe ne e besojmė sot, kemi shumė argumente dhe shkrime se ata besuan se Maria ėshtė Eva e dytė. Ata shkruan se "Eva i pat besuar djallit, Maria i besoi Grabrielit. Faji qe njera kreu me ane te mosbesimit, tjetra me ane te besimit e ēbeu". Dhe Maria muar emrin Eva e dytė.

    Psh: shen Justini (100-165 pas Kr.) me pare flet per sjelljen e Marise duke persosur Even.
    "Ne e dime qe Ai, para gjithe krijesave, doli prej Atit me pushtetin edhe deshiren e Tij,...edhe me ane te Virgjereshes u be njeri, ashtu qe ne ate menyre qe u shkaktua mosbindja prej gjarperit, ne po ate menyre te mund te cbehej Pasi Eva, duke qene nje Virgjereshe edhe e panjolle, duke e pranuar fjalen qe i erdh prej djallit, shkaktoi mosbindje edhe vdekje, ndersa Virgjeresha Mari, duke patur besim edhe gezim, kur Engjelli i shpalli Lajmin e Mire, qe Shpirti i Zotit do te zbrese ne te edhe Fuqia e me te Lartit do ta mbuloje, prandaj edhe i Shenjti qe do te linde do te ish Bir i Perendise, u pergjigj, "Le te behet ne mua sipas Fjales Tende" (Trifoni 100)

    Ose siē na thotė shen Ireneu (130-200) ai perfaqeson Shen Joan Ungjillorin, pasi ai ish mesuar ne fe nga Shen Polikarp Martiri, i cili kish qene nje shok i ngushte i Gjonit Ungjilltar, edhe i Apostujve te tjere. Ai thotė "Ate se ēfare Eva ka lidhur me mosbesimin e saj, Maria ka zgjidhur me besimin e saj".

    Injaci i Antiokise (pasardhesi i dyte i shen Pjetrit, i vdekur ne vitin 110) qe flet pėr virgjėrine e Marisė... e kėshtu me radhė.

    Pra, Maria jo vetem qe ka nje rol te rendėsishem nė traditen e krishterė, por ajo ka nje rol tė veēante nė vetė Historinė e Shelbimit. Nėse Zoti Jezus eshte misheruar, ėshtė bėrė njeri, nuk duhet harruar rendėsia qe pergjigjja e Marise ka ne kete mister: Maria pranon ne liri te plote qe Hyji te misherohet ne kraharorin e saj. Me teper, ajo e ven lirine personale, qe do te thote qendren e personit te saj, ne sherbim te planit te Hyjit: "Ja, une jam sherbetorja e Zotit. U befte ne mua sic the ti" (Luka 1, 38). Maria ia braktis veten planit te Hyjit. Ne kete menyre ndodh ngjarja qe tejkalon cdo njeri, cdo histori, cdo koncept nderboteror: Misherimi i Hyjit. Po te mos kishte qene ky Misherim, nuk do te kishte qene as Kryqi, as Ringjallja dhe si rrjedhoje as shelbimi qe nga to vjen. Fakti qe Maria merr mbi vete kete mision hyjnor qe e ben ate pjese te planit te Hyjit me njeriun, e ven figuren e saj ne shkelqim me te madh ne traditen e krishtere. Realisht, ne Marine nderojme dhe adhurojme Birin e saj. Maria nuk ben asgje tjeter, pervecse te na drejtoje kah Biri i saj.

    Maria, nuk adhurohet por nderohet nė kishen katolike, ne anen tjeter, ėshtė e veshtirė te matet nderimi, pra te thohet me shume apo me pak. Ne anen tjeter ėshtė edhe e vertete qe ka teprime, sidomos ne praktiken private (besimtarėt) te pershpirtmerise. Por qe ne Kishen katolike, ėshte rregull nr 1 i teologjise shpirterore qe lutjet t'i drejtohen Atit, NEPERMJET Jezu Krishtit, qe me Atin jeton NE bashkimin e Shpirtit Shenjt.

    Mirpor asesi nuk duhet larguar nga realiteti se, Maria eshte ajo ne te cilen Shpirti Shenjt aktualizon Misherimin e Birit te Atit. Si rrjedhoje, Maria eshte vendbanimi i plote i Hirit te Trinise Shenjte dhe po kjo Nene e Jezusit, e mbushur me Hirin hyjnor ("Te falem, o Hireplote, Zoti eshte me ty" [Luka 1, 28]) gjindet prane Apostujve diten e Rreshajve. Kujdes, ajo vete eshte e para e mbushur me kete Shpirt Shenjt qe tani gjalleron Bashkesine e Apostujve, pra Kishen e sapothemeluar nga Jezusi nepermjet Euharistise dhe e vulosur po nga Ai nepermjet Kryqit (Ekklesia = Bashkesi = Kishe). Per ate arsye, Maria vlen si Nena e Kishes dhe Mbreteresha e Apostujeve, pra: sepse e para e Mbushur me Shpirtin Shenjt dhe Tabernakulli qe ka mbajtur Birin e misheruar, ate qe tani Kisha e mban ne Euharisti dhe ne Predikim.

    Keshtu Maria afinohet me shume me Hyjin e, njekohesisht, afinohet me shume me njeriun. Si rrjedhoje, me kete figure, krijohet nje lloje marredhenje afektive e menjehershme. Kjo eshte pozitive ne vetvete, nese me dergon aty ku vete Maria don te me dergoje, pra tek qendra e gjithckase qe eshte Jezu Krishti. Dhe ne kete menyre Maria behet "ndermjetesuese", dmth ajo qe me paraqet para Birit te saj. Ama, nese kjo marredhenje afektive frenohet ne kenaqjen e "ndjenjave te mia" religjose, atehere se pari nuk eshte autentike dhe se dyti rrezikohet te kalohet ne tepri (= egzagjerim), gje qe sigurisht nuk ka te beje me as me Marine e as me Birin e saj, por me egoizmin tim, i cili mund te paraqitet edhe si i veshur me pershpirtmeri e devocionalitet.

    Si perfundim, virgjėra Mari e cila nėpėr lajmin e engjėllit pranoi nė zemėr dhe nė trup Fjalėn e Zotit dhe i solli botės Jetėn, pohohet dhe nderohet si Nėna e vėrtetė e Hyjit - Shėlbuesit. Nė mėnyrė tė lartė shpėrblimi, pėr arsye tė meritave tė Birit tė saj dhe e bashkuar me Tė ngusht dhe pandashėm ėshtė e miratuar me rol dhe dinjitet tė bėhet Nėna e Birit tė Hyjit, dhe pėr atė arsye bija tejet e dashur e Atit dhe shenjtėrorja e Shpirtit Shenjt, nga e cila dhanti e hirit tė veēantė i tejkalon shumė tė gjitha krijesat qiellore dhe tokėsore. Njėkohėsisht ėshtė e lidhur nė gjini tė Adamit me tė gjithė njerėzit tė cilėt kanė nevojė pėr shėlbim, pėr mė tepėr; vėrtetė ėshtė nėna e gjymtyrėve tė Krishit JEZUS sepse mori pjesė me dashuri qė tė linden nė Kishė besimtarėt, tė cilėt janė gjymtyrėt e atij Kreut. Prandaj edhe e pėrshėndesim si gjymtyrė tė shkėlqyeshme dhe tė veēantė tė Kishės dhe tipar tė saj dhe si mė tė mirin shembull nė fe dhe dashuri, prandaj Kisha Katolike e mėsuar nga Shpirti Shenjt, me dashuri fėmijore e nderon si nėnėn tejet tė dashur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 19-06-2009 mė 19:32
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  6. #106
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    Peniel, nderime dhe respekte.

    Unė nuk mendoj dhe nuk besoj lidhur me Sh. Maria sikurse ti. Unė besoj se ajo ėshtė Nėna e Zotit tim, ėshtė personi qe Zoti ka zgjedhur per tė realizuar planet e veta. Unė besoj se Maria pranon ne liri te plote qe Hyji te misherohet ne kraharorin e sajė dhe besoj se ajo ka nje rol te veēante ne vete Historine e Shelbimit.
    Ti mund tė bėjsh terlilloj vlersimesh per mua dhe besimin tim, unė nuk kam asnjė paragjykim per ty perveq se te dua nė Krishtin pavarėsisht se disaher tek ungjilloret kam hasur gjėra jasht Bibles dhe nė kundershtim me Biblen.

    Nuk ėshtė e vertetė se shkrimi im i mėparshem ėshtė jasht biblik, kėtė do ta deshmoj rresht per rresht ne tė ardhmen.

    Nuk ke rasye tė zhgenjehesh por ėshtė bindja e jote ashtu, sidoqoftė, ne mund tė debatojmė, tė bisedojmė mbi pervojat tona mbi besimin tonė dhe tė jemi miq tė mirė.


    toni77


    Gjithsecili ka besimin e tij dhe personalisht respektoj gjithsecilin nė besimin e tij. Por, nuk mund tė hesht dhe tė pranoj ēdo lloj mėsimi qė qarkullon nė lidhje me Biblėn. Ti ke sjellė mendimin tėnd ose mė saktė ke sjellė mėsimin e kishės katolike tė bazuar nė disa vargje qė nė fund tė fundit as qė e mbėshtesin fare atė mėsim. Ato qė ti ke sjellė pėr Marien vlejnė edhe pėr besimtarėt e sotėm tė krishterė. Ka plot besimtarė tė vėrtetė tė krishterė tek tė cilėt banon Fryma e Shenjtė dhe nėpėrmjet Frymės kryejnė vepra tė fuqishme dhe i japin nder dhe lavdi Perėndisė. Apostujt nė ditėt e tyre kryen vepra tė mėdha mė tė mėdha se sa vetė veprat e Krishtit dhe megjithatė nuk e mbajtėn veten lart dhe gjithmonė i dhanė nderin dhe lavdinė Perėndisė. Nė ēdo moment ka pasur njerėz tė cilėt Perėndia i ka pėrdorur pėr tė realizuar planin e Tij dhe tė gjithė kėta njerėz i janė nėnshtruar dhe i janė bindur Perėndisė ashtu si edhe Maria pranoi dhe iu bind Perėndisė nė mėnyrė qė plani i Perėndisė tė realizohej.

    Ortodoksėt dhe katolikėt me sa duket ndajnė tė njėjtin mendim ose tė njėjtin mėsim:''Po te mos kishte qene ky Misherim, nuk do te kishte qene as Kryqi, as Ringjallja dhe si rrjedhoje as shelbimi qe nga to vjen. Fakti qe Maria merr mbi vete kete mision hyjnor qe e ben ate pjese te planit te Hyjit me njeriun, e ven figuren e saj ne shkelqim me te madh ne traditen e krishtere'' Kjo lloj deklarate, ky lloj mėsimi tregon se jeni shumė larg njohjes sė vėrtetė tė Krishtit dhe Perėndisė, Atit. Nuk e di se ēfarė emri ti vė kėsaj gafe qė dėgjohet dhe mėsohet nė kishat tuaja. Kaq tė verbėr nė mendje dhe nė zemėr sa nuk mund tė kuptoni se vullneti i Perėndisė nuk varet nga njeriu.

    Maria me besimin e saj tė thjeshtė dhe duke pasur dashuri tė thellė pėr Perėndinė nė zemrėn e saj, pranoi tė jetė enė nė shėrbim tė Perėndisė. Po ashtu edhe shumė besimtarė tė tjerė tė vėrtetė nė ditėt e sotme, e vendosin veten e tyre nė shėrbim tė plotė tė Perėndisė. Edhe? Do tė duhet tė mbajmė vehten se jemi dikushi? Aspak dhe Zoti mos e dhėntė.

    Ku ėshtė pjesshmėria e besimit nė Bibėl? Cilat mėsime ke parė ti tė sjella kėtu nga ungjillorėt dhe kanė qenė jashtė Biblės? Ėshtė shumė e qartė nė Bibėl se Krishti asnjėherė nuk i dha pozitė Maries, por gjithmonė ia bėri tė qartė vendin e saj. Dhe asnjėherė nuk i foli dhe as e quajti ''nėnė'' por ''grua''. Dhe shumė qartė vargjet e pėrshkruajnė sjelljen dhe mėnyrėn e trajtimit tė Maries nga ana e Jezusit por ju asnjėherė nuk e pranoni dhe pėr mė tepėr kėmbėngulni nė tė kundėrtėn. Kėsaj i thonė mosbindje dhe mosnėnshtrim ndaj Fjalės sė Perėndisė.


    Vargjet tė janė sjellė jo vetėm ty por edhe tė gjithė atyre qė ndajnė tė njėjtin besim me ty dhe nuk ishit nė gjendje tė kundėrshtonit asgjė. Kėto teoritė nė lidhje me tė ashtuquajturit ''etėr'' tė kishės leri mė mirė se nuk vlejnė asnjė grosh. Kisha ka vetėm njė Atė dhe besimtarėt e vėrtetė tė krishterė kanė vetėm njė Atė dhe ky Atė ėshtė Perėndia vetė. Nuk kam ndėrmend tė vazhdoj tė diskutoj vetėm me teorira dhe jo nga Fjala e Perėndisė. Nėse ju kėrkoni tė flisni me teorira, bėjeni. Diskutim tė mbarė.



    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  7. #107
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Peniel i nderuar, ndoshta ke qellimin qe t'mė qitesh nga takti, por ne veqanti ti dhe Deshmuesi nuk mundeni edhe aq lehtė sepse kam njė bindje tė mirė per ju. Por ajo qe thua nuk ėshtė e vertetė, Lexoje:

    Citim Postuar mė parė nga Peniel Lexo Postimin
    Ti ke sjellė mendimin tėnd ose mė saktė ke sjellė mėsimin e kishės katolike tė bazuar nė disa vargje qė nė fund tė fundit as qė e mbėshtesin fare atė mėsim.
    Lexoje Peniel se qka kam thėnė dhe kam cekur se "duhet sqaruar diēka themlore"

    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    Nė fillim tė kėtij shkrimi, sikurse ėshtė thėnė edhe nė shkrime tė tjera, duhet sqaruar diēka themelore:

    Shelbimi vjen vetem dhe vetem prej Vdekjes ne Kryq dhe Ringjalljes sė Jezus Krishtit.

    Poashtu duhet sqaruar se: "I vetmi ndermjetesues mes Hyjit dhe njeriut ėshtė njeriu Krishti Jezus, qe dhuroi veteveten per shperblimin e te gjitheve" (1Timoteu 2, 5-6)

    Ajo qe ė perseritet ėshtė se Maria nuk adhurohet por qe Kisha adhuron vetem Zotin.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  8. #108
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Peniel Lexo Postimin
    Ato qė ti ke sjellė pėr Marien vlejnė edhe pėr besimtarėt e sotėm tė krishterė. Ka plot besimtarė tė vėrtetė tė krishterė tek tė cilėt banon Fryma e Shenjtė dhe nėpėrmjet Frymės kryejnė vepra tė fuqishme dhe i japin nder dhe lavdi Perėndisė.

    Po po, por kėto fjalė nuk i janė drejtuar nga Zoti askujt!

    "Maria, nėna e tij, pasi u fejua me Jozefin, para se tė banonin sė bashku, u gjend shtatzėnė pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt..... sepse foshnja qė ėshtė zėnė nė tė, u zu pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt". (Mt 1; 18-22)


    Ja, do tė mbetesh shtatzėnė e do tė nxjerrėsh nė dritė njė djalė e ngjitja emrin Jezus....
    Shpirti Shenjt do tė zbresė nė ty e fuqia e Hyjit tė tejetlartė do tė tė mbulojė me hijen e vet...." (Lk 1; 31 - 38)


    Apo kjo:

    "Dhe, nga e pata fatin tė vijė tek unė Nėna e Zotit tim?!"

    Kujdes nė vlersime i nderuar. Nuk bėhet fjalė dhe te e fundit nuk ėshtė e rendesisė se qka i thua tonit77, por lidhur me vlersimet, mendoj se duhet tė jemi tė kujdesshem.

    Mė thuaj tė lutem se qka nenkuptoJnė ne besimin tėndė kėto thėnje:

    1.Tashti, Elizabetės, posa e dėgjoi pėrshėndetjen e Marisė, i kėrceu foshnja nė kraharor. Elizabeta u mbush me Shpirtin Shenjt dhe brohoriti me zė tė lartė:
    “Je mė e bekuar se tė gjitha gratė dhe i bekuar ėshtė fryti i kraharorit tėnd! Dhe, nga e pata fatin tė vijė tek unė Nėna e Zotit tim?!


    2. Nė kėmbė, pėrbri kryqit tė Jezusit, qėndronin nėna e tij, pastaj motra e nėnės sė tij, Maria e Klopait edhe Maria Magdalenė. 26 Jezusi, kur pa nėnėn e vet dhe, pranė saj, nxėnėsin qė donte, i tha nėnės:

    “Grua, ja, yt bir!”

    Pastaj i tha nxėnėsit:

    “Ja, nėna jote!”



    3. "Shpirti im e madhėron Zotin, shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shėlbuesit tim, sepse shikoi me pėlqim mbi shėrbėtoren e vet tė pėrvuajtur: ja, qė tani tė gjitha breznitė do tė mė quajnė tė lumtur,..'
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  9. #109
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Peniel Lexo Postimin
    Ti ke sjellė mendimin tėnd ose mė saktė ke sjellė mėsimin e kishės katolike tė bazuar nė disa vargje qė nė fund tė fundit as qė e mbėshtesin fare atė mėsim.
    Nuk ke tė drejtė tė thuajsh "qe ne fund te fundit as qe e mbeshtesin fare at mesim". Kėsajė i thonė paragjykim. Derisa unė flas dhe shprehi besimin tim, ti nuk ke rasye tė thuajsh se "nuk i permbahesh". Mundesh me dhėnė verejtje, nėse ka, me argumente biblike dhe historike le jo tė shprehesh ashtu.

    Citim Postuar mė parė nga Peniel Lexo Postimin
    Apostujt nė ditėt e tyre kryen vepra tė mėdha mė tė mėdha se sa vetė veprat e Krishtit
    Jo i nderuar, mbi vepren e Krishtit nuk ėshtė asnjė person. Edhe kėtu nuk ke tė drejt dhe nuk kemi argumente per atė qe thua. Apostujt kanė bė vepra tė mėdha, por mė tė mėdha se Jezusi jo. Ata as veper mė tė madhe se Maria nuk bėnė. Asnjė veper e njeriut (kuptohet rroli kryesorė ėshtė nga Zoti) nė historinė e njerėzimit, nuk ėshtė veper me e madhe se ajo e Marisė. Nėse ka argumente per njė veper te njeriut me tė madhe se sa Misherimi - lindja e Jezusit nga krahrori i Maries, na thuaj, nėse nuk ka, vlersoje Marinė sepse e ka vlersuar dhe zgjedhur Zoti dhe asnjė njeri tjeter nuk e ka kėtė fat.

    Citim Postuar mė parė nga Peniel Lexo Postimin
    Nuk e di se ēfarė emri ti vė kėsaj gafe qė dėgjohet dhe mėsohet nė kishat tuaja. Kaq tė verbėr nė mendje dhe nė zemėr sa nuk mund tė kuptoni se vullneti i Perėndisė nuk varet nga njeriu.
    Edhe kėtu nuk dihet se te kush ėshtė gafi, tė lexojmė nė vijim dhe do tė kuptojsh edhe mė mirė, kerkohet se rreshtat te lexohen me gjuhen e shpirtit e jo me gjuhen e mendjes.

    Nuk mendoj se Perendia ka vullnet te keq per njeriun. Nuk mendoj se Perendia pati vullnetin qe njeriu tė bėhet i pa bindur Perendisė por ajo ndodhi. Nuk mendoj se Perendia ka vullnetin qe njeriu mos t'i bindet vullnetit te Tij. Nuk mendoj se Perendia ka vullnetin qe njeriu mos t'i bindet urdhėrit te Tij. Nese vullneti i Perendisė nuk varet nga njeriu-per njeriun, atėher pse ndodhi kjo?

    Zoti Hyj i urdhėroi njeriut dhe i tha: “Ha prej ēdo peme tė kopshtit; por prej pemės sė dijes - tė sė mirės dhe tė sė keqes, ruaj se ha. Sepse, atė ditė qė ke pėr tė ngrėnė prej saj, do tė vdesėsh”. (Zan 2; 16-17)


    Atėherė gruaja pa se pema ishte e mirė pėr ta ngrėnė dhe e bukur pėr t’u parė dhe pemė e dėshirueshme pėr tė fituar dijen; gruaja mori prej frutit tė saj dhe hėngri. Pastaj i dha edhe burrit tė vet qė ishte me tė. Hėngri edhe ai. (Zan 3; 6)


    Ndersa kjo tjetra iu nenshtrua vullnetit te Perendisė:

    Atėherė Maria tha:
    “Unė jam shėrbėtorja e Zotit: Mė ndodhtė siē the ti!”
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykimi i dhunes sipas Bibles dhe Islamit
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 11:21
  2. Ēlirimi i Frymės
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •