Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 109
  1. #1
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869

    Maria dhe roli i saj sipas Bibles

    Pershendetje,

    Duke pare qe shpesh neper tema flitet per Marien (nenen e Jezusit) dhe per rolin e saj ne besimin e krishter, desha te hape kete teme per te diskutuar vetem per rolin e saj sipas bibles.

    E di qe kisha katolike i jep nje rol shume te larte, po ashtu edhe ajo ortodokse.
    Por a eshte e vertet ajo qe keto kisha mbeshtesin?

    Ne anen tjeter kisha protesatnte nuk i jep nje rol aq te lerte sa ta konsideroj te denjte per t'iu lutur, adhuruar.

    E di se eshte teme e "nxehte" por le te mundohemi te diskutojm mbi baza biblike dhe me pak personale.

    Le te fillojm me dy pyetje:
    Sipas bibles cili ishte roli i Maries sa i perket ardhjes se krishtit?
    Sipas bibles si ishte raporti mes Maries dhe Krishtit?

    Gregu
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Ne anen tjeter kisha protesatnte nuk i jep nje rol aq te lerte sa ta konsideroj te denjte per t'iu lutur, adhuruar.

    gregu,
    ketu ke bere disa pyetje jo vetem dy.

    Maria eshte nene e Jezu Krishti.
    Nuk adhurohet por nderohet.

    Shihe me mire vet, edhe pse e din ti cili eshte roli i Marise edhe nga katoliket dhe ortodokset, mos bene pyetje retorike ok.

    edhe nje gje: shihe me mire mrekulline e Jezu Krishtit ne Kane te Galilese dhe do ta kuptosh ok.

    e ke pergjigjen aty.

    shendet.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Nderimi ndaj Zojės sė Bekuar


    Detyra e Zojės sė Bekuar nė veprėn e shėlbimit pėrmes Jezu Krishtit ėshtė e asaj natyre saqė, e vetmja prej njerėzve e meriton tė quhet bashkėshėlbuese. Nė BR e shofim atė jo vetėm nė faktin e mishėrimit dhe vdekjes – varrimit – ngjalljes por edhe nė bashkimin e Kishės sė parė (Vap 1,14) “Tė gjithė kėta ishin tė pėrqėndruar prore sė bashku nė uratė me disa gra, me Marinė, Nėnėn e Jezusit, dhe me vėllezėrit e tij”.
    Kur autorė tė ndryshėm thonė se deri nė Koncilin e Efezit (431) nuk ka pasur ndonjė nderim liturgjik ndaj Zojės mendohet nė aso nderimi ēfarė sot Kisha e ka e qė ėshtė zhvilluar gjatė historisė psh. festat e Zojės, kisha qė i janė kushtuar, shenjtėroret, definimet solemne tė dogmave etj.
    Qysh nė katakombet e Romės tė shek. II dhe III vėrehen figura tė zojės. Pėr mė tepėr lindja dhe zhvillimi i ciklit liturgjik tė krishtlindjeve prej shek. IV do tė na jep mundėsi tė reja pėr zhvillimin e nderimit ndaj mė tė madh marian.
    Pra ėshtė pikėrisht Koncili i Efezit i cili do tė shtojė mundėsitė e njė zhvillimi mė tė madh tė kėtyre elementeve me definimin e “theotokos” (Zoja e Bekuar, Nėna e Zotit (Hyjlindėse).
    Kėshtu lajmėrohen kisha kushtuiar Zojės Bekuar. Se sa ishte pėrhapur kjo dukuri na dėshmojnė edhe tekstet e shėn Ēirilit tė Aleksandrisė (+ 444). “Tė falem, o Nėna e Zotit! Besimtarėt e drejtė i kushtojnė kisha emrit tėnd nė qytete, fshatra e ujdhesa”.
    Kisha mė e vjetėr kushtuar Zojės Bekuar nė Romė duket tė jetė nė vendin e kishės sė sotme S. Maria trans Tiberim, atėherė Zoja e Madhe (S. Maria Maggiore).

    Me rėndėsi ėshtė tė thuhet se me ndėrtimin dhe kushtimin e kishave Zojės sė Bekuar do tė shtohet edhe nderimi i fegureve tė saja.
    Pėr kėtė mė tepėr ishte e njohur Lindja se sa Perėndimi. Figura e parė e njohur e Zojės quhet “odegitria” tė cilės sipas traditės mretėresha Eudoksia prej Jeruzalemi i’a dėrgon kusherirės se veet Pulherisė. I pėrshkruhej shėn Lukės. Nė Lindje edhe njė tjetėr i pėrshkruhej shėn Bartolomesė (Armeni).
    Nė Perėndim gjithashtuato ekzistonin por qė nga shek IV. Kėshtu ēdo kulturė do ta paraqes nė mėnyrėn e vet: Arti bizantin e paraqet si mbretėreshė pranė Krishtit, Mbretit tė botės; renesansa e paraqet nė pastėrtinė e bukurisė klasike; Baroku si gruan e veshur me diell, fituesen e djallit dhe periudha moderne si bashkėpuntore nė veprėn e shėlbimit.
    Festa e parė e Zojės lajmėrohet nė shek. e V nė Lindje. Dėshmi janė hymnet e njė shkrimtari sirian Balaja por edhe fjalimi i famshėm i Proklit tė Carigradit i vitit 429. Bėhet fjalė pėr tė kremten e Zojės sė Bekuar me theksin mbi virgjiritetin e saj dhe festohej me 26 dhe 27 dhjetor pas Krishtlindjes.

    Lutja tė “Falem Mari” nė mėnyrėn e sotme si lutet pėrbėhet prej tekstit tė shėn Lukės (1,28.42). Rruzarja e Zojės si njė mėnyrė jo liturgjike e lutjes sė “Tė falemi Mari” i pėrshkruhet shėn Dominikut (1170-1221).
    Lutja Engjėlli Tenzot pėr herė tė parė pėrmendet nė njė kuvend franēeskan nė Pizė mė 1236, ndėrsa Mbretėreshe e Qiellės nė kohėn e Pashkėve nė vend tė Engjėlli tenzot ka hyrė nė shekullin e XVIII dhe e porositė papa Benedikti XIV.

    Festat e Zojės Bekuar
    Kalendari Romak i Reformuar pėr mbarė Kishėn pėrmban kėto festa tė Zojės sė Bekuar:
    Tri tė kremte: Maria - Nėna e Hyjit (1 janar); Tė Ngriturit ne qiell (15 gusht); Tė Zėnėt e pa mėkat te Zojės (8 djetor).

    Dy festa: Vizita e Zojes Bekuar (31 maj); Lindja e Zojės sė Bekuar (8 shtator)
    Katėr pėrkujtime tė obligueshme: Festa e Zojės Virgjėrės Mari Mbretėresha qiellit e dheut (22 gusht); Zoja e dhimbshme (15 shtator); Zoja Rruzare (7 tetor); Paraqitja apo kushtimi i Zojės nė tempull (21 nentor).
    Katėr pėrkujtime te paobligueshme tė Zojės janė: Zoja e Lurdit (11 shkurt) Zemra e Zojes (e shtuna pas festes se Zemres Krishtit); Zoja e Karmelit (16 korrik) Shugurimi i bazilikes sė Zojės (5 gusht).

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Pėrshpirtėria ndaj Virgjėrės Mari


    Pėrshpirtėria e katolikėve ndaj Nėnės sė Jezu Krishtit, Zojės sė Bekuar ėshtė e lashtė, qė nga ditet e para tė Kishės. Ajo pėrherė, deri nė ditėt tona, ka zėnė njė vend krejt tė posaēėm nė lutjet e besimtarėve dhe pėrshpirtėrinė e gjithėmbarshme kishtare, qė nga Papat e Romės (Papa Gjon Pali II, krejt papatin e vet ia besoj Marisė me fjalėt/moton: Totus tuus – krejt i yti), ipeshkvijtė, meshtarėt e deri te besimtari mė i thjeshtė, sepse devocioni i vėrtetė pėr Nėnėn e Zotit ėshtė nė tė vėrtetė devocion kristocentrik dhe ėshtė i rrėnjosur shumė thellė nė misterin e Trinisė Shenjte, si dhe nė misterin e Mishėrimit.

    Nuk ėshtė e tepėrt tė thuhet se Marija e ka merituar njė nderim dhe devocion kaq tė madhė, pėr arsye se Ajo ėshė personi kyq nė historinė e shėlbimit, qė ka vendosur ardhjen e Shėlbuesit. Tė kujtojmė „PO“-nė e saj tė guximshme dhe plotė fe, pėr ta lindur mė fuqinė e Shpirtit Shenjt Fjalėn e Hyjit. Po-ja e saj ishte akti vendimtar dhe akt i pranimit pėr tė filluar epoka e re njerėzore. Ajo ka lejuar tė jetė Grua, e cila krejtėsisht dorėzohet nė shėrbim tė Fjalės. Trinia Shenjte ka ngritur pėrmes Marisė shatorin e vet pėr tė qėnė Emanuel – Zoti me ne. Maria u bė tendė hyjnore, ku banon Hyji i gjallė, qė pėrmės saj tė mund tė realizohet plani i amshuar i Atit; pėrmes Saj tė mund ta takoj pėrsėri njeriun e rėnė dhe tė humbur nė shkretėrirėn e botės. Kėtė tė vėrtetė bibliko-teologjike besimtarėt e krishterėt pėrherė e kanė ushqyer me njė nderim tė lartė me pėrshpirtėri tė thjeshtė dhe spontane, duke i thurur asaj vargje urate e poezie, qė sot luten nė gjithė botėn mė shumė pėrkushti dhe dashuri.

    Mandej, nuk mund tė paramendohet pėrshpirtėria e njė katoliku pa lutjen, pėrshpirtėrinė, devocionin dhe pėrkushtinė ndaj Nėnės Qiellore, Zojės sė Bekuar. Zoja ėshtė bėrė nėnė e tė gjithėve, Nėnė pėr tė pleqė e plaka, tė rinjė e tė reja. Ajo ėshtė bėrė shembull ndjekės pėr tė krishterėt e tė gjitha kohėrave, sa i pėrketė besimit, shėrbimit, dhurimit etj.. Ajo ėshtė siguria jonė, sepse nė qiell nuk pushon tė ndėrmjetėsojė te Birin i vet pėr ne.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Disa vargje nga Shkrimi Shenjt qe flasin per Virgjeren Mari:

    Engjelli Gabriel, duke hyr tek ajo, tha: "Tė falem, o Hirplote! Zoti me ty!" (Lk 1, 28). Shprehja Hirplote ne greqisht ka nje domethenie te veēante. Rrjedh nga folja charitoō, qe do te thote te nderosh me bekim. Pra ne e nderojme Marine.

    Roli i Marise shihet qarte qysh ne librin e pare te Shkrimit Shenjt, ne Zanafille: "Armiqėsi do tė vė ndėrmjet teje e gruas, ndėrmjet farės sate e farės sė saj: fara e saj do tė ta ndrydhė kokėn, kurse ti do t’ia sulmosh themrėn." (Zan 3, 15). Ora eshte evidente roli i nje gruaje qe do te kundershtoi djallin (e Jezusi sigurisht qe nuk eshte nje grua).

    Te shkojme te shembulli i Zbuleses: "Kur dragoi pa se qe plandosur nė tokė, zuri ta salvojė Gruan qė lindi djalin. Por Gruas iu dhanė dy krahė tė mėdhenj si tė shqiponjės sė madhe qė tė fluturonte nė shkretėtirė, nė vendin e saj, ku, e fshehur nga Gjarpri, tė ushqehej njė kohė, dy kohė e njė gjysmė kohe. Atėherė Gjarpri volli nga goja ujė, si lumė, pėrmbas Gruas qė ta merrte lumi. Por toka i doli nė ndihmė Gruas: toka e hapi gojėn e vet dhe e pėrpiu lumin qė Dragoi e lėshoi nga goja e tij. Atėherė Dragoi, i hidhėruar kundėr Gruas shkoi e zuri luftė kundėr tepricės sė pasardhėsve tė saj, kundėr atyre qė mbajnė urdhėrimet e Hyjit dhe e ruajnė dėshminė e Jezusit." (Zb 12, 13-17).
    Ketu eshte gruaja eshte e qarte se eshte Maria, qe ka lind djalin, po ashtu eshte e qarte lufta ndermjet gruas e djallit. Me ke duhet te jemi? A mund te harrojme te gjithe ate se ēfare Gruaja ka bere per ne? Jo, absolutisht. Duhet te jemi te bashkuar me Gruan kunder te keqes.

    Sa i perket Tradites se Kishes, nese te intereson te pergatis nje liste te madhe me citime te Eterve te Kishes (por para kesaj evidence, do te thuash se nuk vlejne asgje, sepse vlen vetem Bibla). Mos harro se ne te gjitha Kishat apostolike, Maria eshte e dashur e nderuar, dhe jo vetem ne Kishen Katolike.

    Perkundrazi, ne Meshen sipas Ritit Romak kemi vetem nje referim ku permendet Maria me te gjithe shenjterit (ki meshire per te gjithe ne: na bej pjese te jetes se amshuar, se bashku me te Lumen Virgjeren Mari, Nenen e Zotit, me apostujt e te gjithe shenjterit, qe ne ēdo kohe te lavderuan: dhe ne Jezu Krishtin, Birin tend do te kendojme lavdine tende) dhe ky tekst nuk eshte nje tekst adhurimi.

    Ndersa ne Liturgjine Ortodokse, Maria permendet shpeshhere, ne shume pjese te Liturgjise. Po ashtu nese sheh Kisha tjera, si psh. Kisha Etiopise, do te mrekullohesh sa eshte e rendesishme Maria ne liturgjite e tyre: prej tyre kemi shume per te mesuar.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Gregu, me fal me jane perseritur disa here.....

    Gregu, me duket qe te jane te njohura keto tema?????


    i ke lexuar ndokund tjeter?

    me duket se po, prandaj besoj se jane te kjarta.

    mos i paqe lexuar lexoj dhe studjoi ok.

    pra, kjarte.

    qe ke mundesi mos u ngut!

  7. #7
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Rroni01,

    Falemnderit qe more mundin per te sjellur ca materiale ne kete teme.
    Personalisht kam qene dhe jame ne udhetim keto kohe dhe nuk kam mundur te shkruaj ne kete teme.

    Qe te jem i sinqert, kam lexuar vetem postimin #3 (per efekt kohe).

    Qe ne fjalin e pare me ke tronditur.
    ...e vetmja prej njerėzve e meriton tė quhet bashkėshėlbuese.
    Isha ne dyshim se a te vazhdoj leximin me poshte apo jo! Ti i nderuar konkludon se Maria ka fuqi shpetimi (shelbimi). Nje person qe e njehe biblen do thoshte: Blasfemi.
    Shpresoj qe asnje njeri te mos e kete kete koncept ne mendje e ne zemer, qofte edhe ne menyre figurative.

    Tek Veprat e Apostujve 1:14 eshte e vertet qe permendet emri i Maries, por pa ndonje nenkuptim sic pretendon ti. Po te kishte nje rol qe ti e nenkupton si me te madh se apostujt (perderisa e bene bashkeshelbyese), do te duhej qe Maria te merrte fjalen dhe te fliste dhe jo Pjetri. Emri i Maries ne kete pjese eshte thjesht identifikim dhe respekt.

    Sa i perket Luka 1:28 e di se i vetmi vend ku kisha katolike kapet per te deklaruar qendrimin e saj ndaj Maries dhe "rruzares" eshte ky.
    Kam bere nje hulumtim dhe Shprehja “Falem Mari” eshte vetem ne bibla.net (flas per biblat ne internet). Ne cdo vend tjeter eshte "pershendetje".

    Pash shume argumente dhe data qe ke sjellur, ne mbrojtje te ngritjes se Maries si nje person tejet i vecant, por ato argumente jane ide, qenderime dhe shpikje njerezore dhe jo biblike.

    Shpresoj te gjeje kohe per te lexuar edhe postimet tjera dhe pas mbarimit te udhetimit te jemi duke biseduar me detajisht.

    Kalofsh mire.

    Gregu

    P.S. Temat jane per diskutim. Nuk ka rendesi a u di pergjigjet e te tjerve a jo.
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  8. #8
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Gregu Lexo Postimin
    Rroni01,

    Qe ne fjalin e pare me ke tronditur.
    Isha ne dyshim se a te vazhdoj leximin me poshte apo jo! Ti i nderuar konkludon se Maria ka fuqi shpetimi (shelbimi). Nje person qe e njehe biblen do thoshte: Blasfemi.
    .
    O shoq, "kthe nga zagrebi se ta kapė ma mirė"!

    Ti flet, etiketon katoliket taman si nji njeri i lig. Nuk eshte fjala sikurse ti thua; "Maria ka fuqi shpetimi" por ėshtė bashkshelbuese ne planin e Zotit. Ndersa shpetimi ėshtė nga Zoti. Kjo ėshtė ajo qe ty nuk po t rrokė dhe nga urrejtja qe k'i, per fat te keq po te mungon Krishti, e ke mesuar njė fjali "blasfemi" Ndersa unė te them se ti je njė blasfemues dhe plot e per plot i mbushur me frymen e djallit kunder Marisė - Nėnes sė Zotit tim JEZUS. Ok.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 10-05-2009 mė 22:12
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  9. #9
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Rroni01 Lexo Postimin
    Gregu, me fal me jane perseritur disa here.....

    Gregu, me duket qe te jane te njohura keto tema?????


    i ke lexuar ndokund tjeter?

    me duket se po, prandaj besoj se jane te kjarta.

    mos i paqe lexuar lexoj dhe studjoi ok.

    pra, kjarte.

    qe ke mundesi mos u ngut!
    Rroni, te lutem sinēerisht, mos u merr me njeriun qe e urrenė Marinė. Z'do mend kjo punė. Maria urrehet nga gjarpėri sepse betejen qe kishte fituar me Eva e parė, e humbi me Marinė.
    Edhe niher, pavarėsisht se qka shkruan ky njeri, mos u merr me tė. Kushdo qe deshiron te informohet lidhur me kete temė, mund te lexon ose te komuniteti ortodoks, ose katolik.
    Nese shkruan rroni nuk me vjen mirė. Gjithsesi ky tip nuk meriton ti pergjigjesh fare bile.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  10. #10
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    toni77_toni,

    Nuk e di pse vjen dhe me citon mua!
    Ti e din fort mire qe une kam hequr dore nga bisedimet me ty qe tek tema e Purgatorit ku fyerjet e tua jane mjafte banale. Nuk te ka mjaftuar te me fyesh atje dhe na paske ardhur edhe ketu!
    Kam nje keshill per ty:
    Leri njerezit rehat te bisedojn dhe mos u sill si kalama me fjalor rrugaqi.

    Ajo ku ty nuk te pelqen, i jep atij "vendi" ere te qelbur. Kujdesu per veten. Trego vlera njeriu. Ti pretendon te mbrosh krishterimin, por po e ndote perdite dhe pamas me qendrimin tende. Nuk ke lene njeri pa fyer. A nuk ke turp nga vetja?!
    Po solle prap fyerje ndaj meje, vendi yt do jete te lista e injorimit.

    Kthehemi te tema.

    Fjalori shqip e perkthen fjalen Shelbim keshtu:
    SHĖLBIM m.
    1. fet. Shpėtimi i shpirtit (sipas fesė sė krishterė;
    pėrdorej zakonisht nga katolikėt). Shėlbimi i
    shpirtit. Kungata e shėlbimit. Uratė pėr shėlbim


    Kur dikush thot se Maria eshte bashkshelbuese kjo tregoj se Maria eshte pjese e shelbimit, ka fuqi shelbimi.
    Bibla ne asnje vend nuk thote se Maria kreu nje shelbim apo ishte pjese e shelbimit.

    Eshte krijuar nje pershtypje e gabuar (ndoshta duke u nxitur) nga katoliket se ungjilloret-protestantet nuk e duan Marien, e urrejn... Kjo eshte e pa qendrueshme. Ungjilloret e vleresojn Marien, por nuk i luten asaj. Ungjilloret nuk kan gjetur nje gje ne bibel per ta bere Marien bashkshpetimtare.

    Kjo eshte nje video ku i kushtohet Maries. Nese do e urrenim, nuk do e postoja ketu:
    Marie a e dije

    Gregu
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykimi i dhunes sipas Bibles dhe Islamit
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 11:21
  2. Ēlirimi i Frymės
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •