Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582

    Një xhami e re për Vushtrrinë

    Të gjithë pjesëmarrësit e vlerësuan lartë punën e cila është bërë në ndërtimin e kësaj xhamie.

    E hënë, 11 Maj 2009 13:26


    Në praninë e përfaqësuesve të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, përfaqësuesve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Vushtrrisë si dhe qindra qytetarëve pjesëmarrësë, u bë përurimi i xhamisë së re në Vushtrrisë. Të gjithë pjesëmarrësit e vlerësuan lartë punën e cila është bërë në ndërtimin e kësaj xhamie.

    Hapjen solemne e bëri imami i kësaj xhamie Behar Dushi i cili falënderoj të gjithë ata të cilët kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj xhamie e një falënderim të veçantë i bëri donatorit Abdul Muhsin El-Muawashergjijj nga Kuvajti.

    "Në vend të atyre xhamive të rrënuara në kohën e okupatorit serb po ndërtojmë xhamia të reja dhe falënderojmë Zotin që ato janë të mbushura me xhematlinj"
    , ishin fjalët e imamit të kësaj xhamie.

    Pas fjalëve falënderuese të imamit u lexuan disa ajete Kuranore nga efendi Halil Avduli.

    Manifestimi solemn vazhdoi me fjalimet e drejtuesve politik e fetar. Fillimisht fjalën e mori kryesuesi i Kuvendit Komunal, zotëri Ferit Idrizi, i cili ndër të tjera tha se kjo xhami do të jetë në shërbim të qytetarëve të komunës sonë dhe prej këtu do të dalin gjenerata të reja të cilat do të edukohen këtu dhe se kjo është në të mirën e shoqërisë sonë.

    Më pas fjalën e mori mysafiri, imami i xhamisë "Hasan Beg – 4 Llullat" nga Prishtina, efendi Husamedin Abazi, i cili foli në emër të donatorit. Ai theksoi se kjo xhami aq e bukur dhe me arkitekturë të veçantë sigurisht që do të zbukurohej edhe më shumë po të jetë e mbushur me xhematlinjë.


    Më pas fjalën e mori Kryetari i Bashkësisë Islame në Vushtrri, zotëri Shemsi Rrahimi, dhe fjalimi i tij u përqendrua mbi rolin e xhamisë në Islam.

    Kryemami i Republikës së Kosovës, Sabri ef. Bajgora, në fjalimin e tij foli për shpërblimin në Xhennet të atyre të cilët ndërtojnë xhami.

    Manifestimi vazhdoi dhe u freskua me disa ilahi nga kori i medresesë "Alauddin" si dhe u bë shpalosja e fotografive në projektor që nga fillimi i punimeve e gjer në fazën finale.

    Qyteti i Vushtrrisë para se të ndërtohej kjo xhami i kishte vetëm katër sosh, që nuk mjaftonin për t'i kryer qytetarët obligimet fetare e sidomos për faljen e namazit të xhumasë. Manifestimi u përmbyll me një koktej rasti.

    Besnik Dushi

    mesazhi.com
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •