Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rama: Kandidatura e Luiza Xhuvanit zëvendëson atë të Fatos Nanos në Sarandë

    EDI RAMA ZËVENDËSON ISH LIDERIN HISTORIK ME LUIZA XHUVANIN


    Shkruar nga Altin Sinani,Erion Habilaj
    e mërkurë , 06 maj 2009

    Kandidate për deputete në Sarandë

    Liderin historik të partisë socialiste duket se i ka ditët e numëruara si deputet. Me një lëvizje surprizë dhe tepër të zgjuar, Edi Rama po i jep fund telenovelës për emrin e ish-kryetarit, duke e zëvendësuar atë me Luiza Xhuvanin. Aktorja që është sjellë në selinë rozë nga vetë lideri historik, do të kandidojë në qytetin e saj të lindjes, Sarandë. Burime të gazetës kanë konfirmuar se Xhuvani do ta ketë emrin pikërisht në zonën e ish-kryeministrit.
    Luiza Xhuvani “zëvendëson” Fatos Nanon ! Ishte lideri historik ai që e futi nga dera kryesore e selisë rozë aktoren e njohur, Luiza Xhuvani. Katër vjet më pas gjërat kanë ndryshuar krejtësisht.


    Sot ajo do të kandidojë pikërisht në zonën e ish-kryeministrit, në Sarandë. Burime të sigurta të gazetës pranë Partisë Socialiste bënë të ditur se Xhuvani do të kandidojë si deputete në qarkun e Vlorës dhe do të bëjë fushatën e saj në qytetin më jugor të vendit. Edhe pse këto zgjedhje do të jenë me sistem proporcional, partitë brenda tyre kanë bërë një lloj ndarjeje si në sistemin mazhoritar për të gjithë kandidatët e tyre që do të dalin në këto zgjedhje. Zona e cila do të mbulohet nga zonja Xhuvani përkon fiks me zonën që ka qenë deputet ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste. Por aktorja ka një feeling me këtë qytet për shumë arsye. Njëra prej tyre është se ajo ka lindur në qytetin e Sarandës dhe sipas drejtuesve të PS-së, është menduar se mund të arrijë të sigurojë një numër të madh votash falë vlerave dhe kontributit të saj të padiskutueshëm në fushën e artit.
    Lëvizja
    Duket se kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka përgatitur një lëvizje tepër të zgjuar për të zëvendësuar liderin historik në Sarandë duke zgjedhur Xhuvanin. Pasi kjo e fundit nuk është vetëm imazhi i ri i selisë rozë, por edhe një personazh mjaft i njohur për publikun shqiptar dhe me kapacitete të mëdha intelektuale. Kryetari i socialistëve synon që të mos ndalet vetëm me deklarata për politikën e re, por edhe ta konkretizojë atë. Në këtë mënyrë ai ka vendosur që Luiza Xhuvani të jetë një ndër emrat e rinj që do të konkurrojë për Partinë Socialistë më 28 qershor. Ndërkohë vetë Rama ende nuk ka vendosur për emrin e liderit historik, nëse do të jetë apo jo në listën e kandidatëve të PS-së për deputetë, paçka se vetëm katër ditë më parë deklaroi se listat janë të hapura për të gjithë.
    Hyrja në politikë e Xhuvanit
    Që në kohën kur Partia Socialiste drejtohej nga lideri historik, aktorja e njohur ishte shfaqur hapur në përkrahje të kësaj partie. Edhe pse jo e angazhuar në strukturat e partisë, Xhuvani është përdorur si imazhi i Partisë Socialiste. Në çdo kongres ose fushatë elektorale Luiza Xhuvani ka qenë prezente duke ftuar qytetarët shqiptarë të votonin për Partinë Socialiste. Në fushatën e vitit 2005 Xhuvani mbajti një fjalim të gjatë në përkrahje të PS-së. Me ndryshimet që ndodhën në drejtimin e selisë rozë, ndryshoi dhe qëndrimi i zonjës Xhuvani. Ajo merr përsipër ftesën e kryetarit të ri, Edi Rama, për të konkurruar të futet në strukturat drejtuese të partisë, duke u bërë anëtare e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Në zgjedhjet lokale të vitit 2007, aktorja Xhuvani ishte në listën e kandidatëve për anëtarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Madje ajo ishte emri që kryesonte listën, duke bërë të mundur që të fitonte mandatin e këshilltares socialiste në bashki. Edhe pse jo zyrtarisht, Luiza Xhuvani e arrin kulmin e vet në politikë duke qenë në listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Vlorës.
    Emri i liderit historik
    Ndërkohë që Edi Rama ende nuk ka vendosur për emrin e liderit historik, nëse ai do të jetë apo jo në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste.
    Zonat
    Edhe pse këto zgjedhje do të jenë me proporcional, partitë brenda tyre kanë bërë një lloj ndarjeje si në sistemin mazhoritar për të gjithë kandidatët e tyre që do të dalin në këto zgjedhje.
    Xhuvani
    Xhuvani ka lindur në qytetin e Sarandës dhe sipas drejtuesve të PS-së, është menduar se mund të arrijë të sigurojë një numër të madh votash falë kontributit dhe reputacionit të saj të padiskutueshme në fushën e artit shqiptar.
    Imazhi
    Që në kohën kur PS drejtohej nga lideri historik, aktorja e njohur ishte shfaqur hapur në përkrahje të kësaj partie. Edhe pse jo e angazhuar në strukturat partiake, Xhuvani është përdorur si imazh i PS-së.
    Bashkia
    Në zgjedhjet lokale të vitit 2007, aktorja Xhuvani ishte në listën e kandidatëve për anëtarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Madje ajo ishte emri që kryesonte listën, duke bërë të mundur që të fitonte mandatin e këshilltares socialiste në bashki.
    Lëvizja e Ramës
    Duket se kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndërmarrë një lëvizje të bukur për të zëvendësuar liderin historik në Sarandë, duke zgjedhur Xhuvanin. Pasi kjo e fundit nuk është vetëm fytyra e re e selisë rozë, por edhe një personazh mjaft i njohur për publikun shqiptar dhe me kapacitete të mëdha intelektuale. Edi Rama synon që të mos ndalet vetëm me deklarata për politikën e re, por edhe ta konkretizojë atë. Në këtë mënyrë ai ka vendosur që Luiza Xhuvani të jetë një ndër emrat e rinj që do të konkurrojë për Partinë Socialistë në zgjedhjet e 28 qershorit.Gjatë takimit të zhvilluar në Novoselë të Vlorës, kryetari i PS-së, Edi Rama, ka folur për programin për bujqësinë. Rama dhe drejtuesit e lartë të PS-së që e shoqëronin në Novoselë janë shprehur se me programin e ri të socialistëve do të ketë ritme të reja të rritjes në fshat. Zhvillimi nuk do të jetë më i pabalancuar, por përkundrazi, do të synohet një zhvillim harmonik, në mënyrë që të mos thellohet më tej pabarazia sociale. Rama ka treguar disa pika të dokumentit të ri qeverisës të socialistëve lidhur me uljen e kostove të prodhimit, si dhe përmirësimin e teknologjive të prodhimit përmes politikave të reja në sektorin e bujqësisë: “Do të ulim edhe koston tërësore të prodhimit, duke nxitur përmes mbështetjes financiare rritjen e njësive të prodhimit dhe njëkohësisht, duke nxitur me politika të reja edhe përmirësimin e teknologjive të prodhimit”.
    Rama dje në Novoselë me Xhuvanin
    Edi Rama ka vizituar Novoselën për të prezantuar programin e Partisë Socialiste. Gjatë këtij takimi Rama shoqërohej edhe nga deputeti i Vlorës, Arben Malaj dhe Luiza Xhuvani. Në Novoselë ka ripërsëritur dhe heqjen e akcizës së naftës, duke rikujtuar edhe premtimet e pambajtura të kryeministrit aktual: “Sali Berisha në vitin 2005 mori shumë vota në fshat, duke ngritur zërin në kupë të qiellit për çmimin e naftës, që atëherë ishte 600 lekë dhe për Sali Berishën ishte shumë i lartë. Ai premtoi, se me të marrë votën tuaj, do ta bënte 400 lekë çmimin e naftës. Dhe ajo që ndodhi, siç ndodh me të gjitha premtimet e Sali Berishës, ishte që jo vetëm nafta nuk zbriti, por përkundrazi çmimi i saj u dyfishua e u trefishua, dhe ju mbetët në mes të katër rrugëve. Unë e ndiej pamundësinë tuaj dhe për këtë arsye do ta ulim çmimin e naftës për fshatin, duke hequr akcizën”.

    tirana-observer
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me ke eshte e martuar qo luiza xhuvan ..o xhu?
    cfar mbiemri ka pasur te i jati?
    cfar e ka gruan e ramiz alise qo qika?

    nejse..po mendimi im eshte se.. te kandidosh per PS-ne sje tjater vec luiz hoxhe vlore 97 te..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    i punon mendja edvinit. mendon te ve dike qe njihet si aktore . ama perpjekje e kot

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Koha Jone

    --

    Berisha miraton huane per Ramen

    Fatjona Mejdini
    E Enjte, 07 Maj 2009


    Qeveria miratoi nje hua prej rreth 60 milion eurosh per bashkine e Tiranes, te drejtuar nga kreu i opozites, Edi Rama. Kjo hua pritet t'i hape rruge zgjerimit te nje nga urat e Lanes dhe po keshtu ndertimin e qendres se kontrollit prane bashkise me te madhe ne vend. Kryeministri Berisha deklaroi dje se ne vend ka nje rritje te te ardhurave ne kater mujorin e pare me pothuajse 10% me shume se vitin e kaluar. Per kreun e ekzekutivit, marrja e kredive nga ana e qeverise te bankat e huaja eshte nje prove e madhe besimi per qeverine shqiptare.

    Huaja

    Nga vendimi i djeshem i Keshillit te Ministrave ka perfituar dhe bashkia me e madhe ne vend. Eshte miratuar marreveshja e huase mes Shqiperise dhe Bankes Evropiane per Rindertim e Zhvillim (BERZH) per financimin e projektit te zhvillimit te rrugeve te bashkine e Tiranes, me vlere 60 milione euro. Ky vendim mundeson financimin e projektit te rikonstruksionit dhe zgjerimit te ures se Lanes, prane Shkolles Teknologjike si dhe ndertimin e qendres se Kontrollit prane bashkise se Tiranes, projekte keto te domosdoshme per ndryshimin e kryeqytetit. Ne menyre te perseritur kryeministri Berisha ka deklaruar se qeveria eshte e gatshme te financoje cdo projekt te bashkise se Tiranes, ashtu sic kishte bere me nje pjese te mire te bashkive dhe komunave ne te gjithe vendin. Dhe me sa duket, diten e djeshme, pikerisht vetem me pak se 2 muaj para zgjedhjeve, qeveria e drejtuar nga Berisha nuk ka munguar te hedhe firmen per kete projekt, me nje vlere prej 60 milione eurosh.

    Rritja

    Kryeministri Berisha deklaroi ne mbledhjen e qeverise se, pavaresisht krizes ekonomike globale, ekonomia shqiptare eshte solide dhe kater mujorin e fundit ka nje rritje te te ardhurave rreth 10% me te larte, se sa vitin e kaluar. Kete konfirmim kryeministri Berisha e beri gjate miratimit ne mbledhjen e qeverise te kuadrit makroekonomik dhe te treguesve makroekonomik fiskale, te rishikuar, per periudhen 2010-2013. Sipas Berishes, ky dokument i rendesishem tregon se kriza ekonomike nuk do te kete pasoja te drejtperdrejta ne Shqiperi. "Ne 4 muajt e pare te ketij viti treguesit flasin per nje qendrueshmeri te qarte te ekonomise, natyrisht me ndikime te pamohueshme. Por, ne rast se ne teresi ka veshtiresi te medha buxhetore kudo, kjo qeveri nuk perjeton as edhe nje veshtiresi buxhetore", deklaroi Berisha. Sipas tij, jo vetem qe nuk ka renie te te ardhurave, por ka rritje ne raport me vitin me te fuqishem te rritjes ekonomike qe ishte viti 2008. Duke u nisur nga te dhenat e paraqitura kryeministri Berisha, tha se ne menyre te pandershme opozita propagandon per ulje te te ardhurave ne vend. Sipas Berishes, ne vend nuk ka ndermarrje te mbyllura.

    "Jane mbjelle 2 milione rrenje ullinj"

    Kryeministri Berisha vleresoi dje ecurine e shpejte te zbatimit te projektit te qeverise per mbjelljen e ullinjve, duke bere te ditur se sipas te dhenave, vetem kete vit jane mbjelle 2 milione rrenje. "Kam shumes kenaqesi te informoj sot se te dhenat e fundit tregojne se kete vit jane mbjelle 2 milione rrenje ullinj. Kjo perben nje lajm jashtezakonisht inkurajues", deklaroi Berisha. Sipas tij, qeveria i siguron se do te kene mbeshtetjen e plote te saj, si me fondin e subvencionit, ashtu edhe me disa lehtesi te tjera qe po hartohen nderkohe, te cilat ata i meritojne plotesisht.


    ---




    jepi berish..mushja mire poturet pezake qe nxejn shume.. edvinit..e jo pak po 60 milion euro..

    ja gjen mire tani vendin edvini atyre 60 meleoneve..

    punojn per kryehajdutin edvin edver te gjithe..

    me fat ky vampir qe vdiq te jatin e skicofrenoj te shoqen..

    ec edvin perpara.. se ta kan hapur rrugen..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    me ke eshte e martuar qo luiza xhuvan ..o xhu?
    cfar mbiemri ka pasur te i jati?
    cfar e ka gruan e ramiz alise qo qika?

    nejse..po mendimi im eshte se.. te kandidosh per PS-ne sje tjater vec luiz hoxhe vlore 97 te..

    Aman o Brari ti ke qene ose je me SHIKUN ose kapterrat e deges, s'ka mundesi, se asnje nuk ben pytje kaq te hollesishme te dije per gjithe Shqiperine.

    Shiko keto gallata te qeshesh edhe ti pak, se ngele duke kerkuar te dhenat e te tjereve.


    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin


    jepi berish..mushja mire poturet pezake qe nxejn shume.. edvinit..e jo pak po 60 milion euro..

    ja gjen mire tani vendin edvini atyre 60 meleoneve..

    punojn per kryehajdutin edvin edver te gjithe..

    me fat ky vampir qe vdiq te jatin e skicofrenoj te shoqen..

    ec edvin perpara.. se ta kan hapur rrugen..
    I duhet ta beje kete Berisha, qe mos te flasin me per 250 milon Ero Borxh qe mori mbi normativen....

    Kot si thone: "Njera dore lan tjetren, e te dyja lajne fytyren".
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Gjithmone me shkon ndermend pyetja : mos valle Edi eshte i futur nga Sala per te shkaterruar PS dhe per te siguruar nje fitore tjeter. Me budallalleqet qe ben Edi, duket si e habiteshme te jete rastesi. Ja tani dhe huaja....! Cti them une kesaj?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    Gjithmone me shkon ndermend pyetja : mos valle Edi eshte i futur nga Sala per te shkaterruar PS dhe per te siguruar nje fitore tjeter. Me budallalleqet qe ben Edi, duket si e habiteshme te jete rastesi. Ja tani dhe huaja....! Cti them une kesaj?
    Po ja si huat qe merr Sala, pse te vjedh vetem Sala, edhe te tjeret duan nganje krothe, biles edhe ata qe flasin ne favor te partive te percaktuara.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Rama po mundohet me imitu Berlusconin me ket kandidim

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Po PD ke ka kandidat ne Sarande kete here?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-02-2010, 16:15
  2. Digjet jahti në det, shpëtojnë 4 polakët në Sarandë
    Nga atdhetari81 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 04:02
  3. Presidenti grek anullon takimin me presidentin shqiptar në Sarandë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 23-11-2005, 19:57
  4. Besnik Aliaj përballë Fatos Nano në Sarandë
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-05-2005, 01:54
  5. Bum investimesh ne Sarande
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 03:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •