Spiunet, tani rekrutohen nė Facebook
» Dėrguar mė: 23/05/2009 - 09:42
Spiunėt, tani rekrutohen aty ku nuk ta pret mendja nė Facebook! Shėrbimet sekrete tė shumė vendeve kanė zbuluar mjetin e ri tė joshjes pėr tė rinjtė qė duan tė japin informata tė vlefshme pėr to. Alarmi ka pėrfshirė shumicėn e shteteve qė ndihen tė rrezikuara nga njė dukuri e tillė. Izraeli akuzoi pak ditė mė parė militantėt arabė se, ata po pėrdornin faqen popullore tė internetit pėr tė rekrutuar spiunė qė do tė punonin kundėr shtetit izraelit. Shėrbimet e inteligjencės kanė lajmėruar izraelitėt tė mos tregohen tė papėrgjegjshėm e tė mos gėnjehen nga ofertat e militantėve arabė, qė nė Facebook janė mjaft bujare. Zyrtarėt e lartė tė agjencisė thanė se rasti mė i fundit ishte ai i njė djaloshi tė ri, qė nė faqen mė popullore tė lidhjeve sociale nė internet i ishte ofruar njė shumė e majme pėr t'u bėrė agjent i arabėve. Agjencia ka bėrė tė ditur se shumė grupe terroriste po e pėrdorin kėtė faqe dhe se ato shpesh pėrpiqen tė mashtrojnė izraelitėt pėr t'i rrėmbyer ata, pėr t'i vrarė apo pėr t'i rekrutuar si spiunė. Kjo ėshtė mėnyra e re e luftės mes vendeve qė janė nė konflikt me njėri-tjetrin. Ndėrkohė, zyrtarėt izraelitė thonė se militantėt po pėrdorin edhe Google Earth, pėr mė shumė saktėsi nė lėshimin e raketave nė kufi. Teknikat e luftės janė pėrmirėsuar mjaft, ndėrkohė qė shumė shtete tė tjera po pėrdorin internetin si njė mėnyrė pėr tė grumbulluar informacion pėr rivalėt e tyre. Kina, SHBA-ja, Gjermania janė ato qė po pėrdorin mė shumė rrjetet e internetit pėr qėllime tė pėrfitimit tė informacionit.
Spiunazh nė internet
Disa kohė mė parė edhe kryeministri kinez, Wen Jiabao i premtoi kancelares gjermane, Angela Merkel, se qeveria e tij do tė ndėrmerrte veprime "tė vendosura" dhe "masa mjaft tė ashpra" pėr tė ndaluar sulmet e paligjshme nė rrjetet kompjuterike tė qeverisė gjermane. Premtimi nuk u bė aspak rastėsisht. Vetėm pak ditė pėrpara udhėtimit tė Angela Merkelit nė Kinė, revista gjermane, "Der Spiegel" kishte raportuar se sistemet e qeverisė sė vendit ishin bėrė pre e sulmeve masive. Shėrbimet e fshehta gjermane kishin arritur tė gjurmonin shumė prej tyre, duke arritur nė pėrfundimin se burimin e kishin nė disa provinca kineze. Ēdo vit, programe tė posaēme antivirus, kapin rreth 600 tentativa pėr tė ndėrfutur software tė sofistikuara spiunazhi nė dy prej rrjeteve qendrore tė internetit tė IVVB, njė sistem qė lidh kompjuterėt e Kancelarisė gjermane me ministritė e qeverisė nė Bon dhe Berlin. Kėto dhe tentativa tė tjera tė ngjashme janė provė e shtimit tė vazhdueshėm tė sulmeve tė sofistikuara kibernetike, njė pjesė e mirė e tė cilave as qė arrihet tė kapet prej ekspertėve gjermanė. Postimet e kodeve tė dėmshme nė kėto mesazhe e-maile kanė tė bashkangjitur programe qė shėrbejnė pėr hapjen e portave pėr spiunėt, gjė qė mundėson kontrollin e kompjuterėve tė infektuar nga ēdo pikė e globit, ashtu si dhe lejon shkarkimin brenda tyre tė programeve tė dėmshme.
Ėshtė e vėshtirė tė identifikosh fajtorėt e vėrtetė nė internet, pasi edhe serverėt e kontrollit mund tė bėhen pre e sulmeve dhe tė kontrollohen nė distancė nga hakerėt. Dihet qė agjencitė e shėrbimeve tė fshehta kineze, ashtu si dhe forcat e armatosura tė kėtij vendi, kanė qenė aktivė nė spiunazhin kibernetik qė nė fundin e viteve nėntėdhjetė. Kina mund tė mburret gjithashtu edhe pėr njė komunitet hakerash me motive patriotike dhe tepėr tė aftė, tė cilėt hyjnė e dalin prej vitesh nė sitet e huaja tė internetit. Duke qenė se Kina e kontrollon nė mėnyrė shumė tė rreptė internetin brenda kufijve tė vet - mė shumė se ēdo shtet tjetėr nė botė - mund tė merret me mend lehtė se qeveria i ka lejuar hakerėt kinezė tė bėjnė ē'tė duan me sitet e huaja. Ndoshta nuk ėshtė aspak rastėsi qė vetėm tri ditė pasi zbulimi i "Ghostnet"-it zuri faqet e para tė shtypit botėror, u ndje i detyruar tė deklaronte se edhe ai vetė qe bėrė pre sulmesh tė tilla. Tha se disa hakera nga Tajvani kishin mundur tė hynin nė njė kompjuter tė Kėshillit tė Shtetit Kinez, duke shtėnė nė dorė disa raporte tė rėndėsishme qeveritare.
Gazeta Shqiptare.
Krijoni Kontakt