Lola Luma Njė import i nxehtė nga Shqipėria
Import tė nxehtė e quan revista amerikane Ellements nė faqet e saj pėr bukuroshen shqiptare , Lola Luma e po aq e nxehtė ėshtė pėr revistėn e famshme meshkullore Maxim qė e ka pėrzgjedhur ndėr vajzat mė hot tė Amerikės. Vajza nga Shkodra rrėfen sesi e realizoi ėndrrėn e saj amerikane dhe sesi ka vendosur tė ecė nė hapat e Marylin Monroe-s
Ėshtė bionde, me buzėqeshje rrėzėllitėse, trup tė hatashėm dhe padyshim seksi. Nėse sytė tė ndalen kalimthi nė fotografitė e saj buzė detit me kostum banje tė kuq mund ta ngatėrrosh fare mirė me Pamela Anderson nga koha kur ishte ylli i serialit Bayėatch. Jo mė kot revista e njohur e audiencės mashkullore Maxim e ka zgjedhur si njė prej vajzave mė tė nxehta tė muajit korrik.
Megjithatė Lola duket se ka tjetėr divė hollivudiane pėr ti ndjekur hapat. As mė pak e as mė shumė se vetė ikonėn e bukurisė femėrore, Marylin Monroe. Si ajo ka vendosur tė ndėrrojė ngjyrėn e flokėve nga tė zinj, nė tė platintė tė parezitsueshėm dhe po si ajo ka vendosur qė pasionin pėr aktrimin ta gdhendė nė talent nė shkollėn prestigjioze tė teatrit Lee Strasberg Theatre Institute, nė Nju Jork . Aty ku Monroe shumė vite mė parė, megjithėse me njė karrierė nė kinematografi kishte vendosur tė merrte leksione nga i rrepti Strasberg, qė mė pas u bė mentori i karrierės sė saj.
Shumė vite mė vonė, shqiptarja nga Shkodra u gjend nė mes tė Nju Jorkut me ėndrrėn e madhe pėr tė prekur botėn mondane tė pėrtej oqeanit dhe nėse duhet ta niste diku, atėherė do tė ishte me mė tė mirėt. Hapat e parė duhen hedhur gjithmonė me mė tė mirėt- thotė ajo pėr gazetėn MAPO ndėrsa pėrgjigjet nga Nju Jorku, duke e cilėsuar formimin nė kėtė shkollė si eksperiencėn mė tė vyer tė saj.
Ėndrra Amerikane ka filluar qė e vogėl. Kush ėshtė ai qė nuk e ėndėrron Amerikėn. Nuk ka mė bukur sesa kur kėto ėndrra kthehen nė realitet. Ka shumė kohė qė kam emigruar me familjen time nė Nju Jork. Edhe pse nė Shqipėri me ofruan kontrata, familja ime e ndjeu mė tė arsyeshme qė nė fillim ta prekja botėn amerikane dhe pastaj tė vendosja pėr fatin tim nė kėtė drejtim.
Eksperienca pėr tu pasur zili nga tė gjitha vajzat qė duan ta prekin ėndrrėn amerikane si ajo, Lola numėron disa. Dhe nuk janė pak.
Nė vitin 2005, fotografi i njohur Fadil Berisha e prezantoi bukuroshen e panjohur shqiptare me kompaninė Jovani Fashions ku ajo nisi menjėherė punėn si modelja e tyre e shtėpisė dhe nisi tė shfaqej nė reklamat e tyre tė shtypit. Mė pas erdhėn stuhishėm oferta tė tjera prestigjioze si edhe pjesėmarrja nė njė reality show si Real World Brooklin. Fillimet, edhe kur bėhet fjalė pėr njė ėndėrr tė kthyer nė realitet, janė tė vėshtira. Sidomos, thotė Lola, kur jeton nė qendrėn e botės amerikane dhe ku tė gjithė vijnė aty pėr tė provuar atė, tokėn e premtimeve tė mbushura. Sot shikon njė modele te pėrfaqėsoje firmat e mėdha dhe nesėr fytyra jote e zėvendėson atė. Nuk ka ndjesi mė tė bukur. Pastaj ndjen kėnaqėsi tė papėrshkrueshme kur shtėpitė e modės duan tė tė veshin nė evente tė ndryshme qė tė pėrfaqėsosh rrobat e tyre pėrpara publikut dhe fotografėve. Kjo qė Lola tregon duket tamam jeta e yjeve tė paarritshėm tė Hollivudit ndaj tė cilėve jemi gjithnjė tė etur pėr tu lexuar thashethemet qė gėlojnė rreth tyre. Lola duket se ia ka arritur. Vlerėsimi nga revista Maxim ku shumėllojshmėria e bukurive tė vajzave nga Amerika i kalonte limitet mė ka bėrė tė ndjehem unike, shume speciale. Shpresoj qė shumė modele tė tjera shqiptare tė kenė fatin tim, sepse me tė vėrtetė ka hapur shumė dyer nė fushėn e modės- pohon ajo. Ndoshta nuk do tė jetė kurrė nė gjurmėt e famės sė Monroe-s, por ama frytet e para shkolla e aktrimit i ka dhėnė. Ka qenė protagonistja e filmit shqiptar Nora e Kelmendit, njė histori dashurie me skenar tė frymėzuar nga libri i Andrea Skanjetit. Duke e kthyer edhe njėherė Lolėn nė rrėnjėt e saj, Shqipėrinė e Veriut. Me rrėnjėt e saj ėshtė shumė e lidhur jo vetėm kur i vijnė ftesa pėr role kinematografike apo evente mode si kjo e fundit nė Supermodel of Albania 2013 ku Lola udhėtoi nė Tiranė. Prej disa kohėsh ėshtė e pėrfshirė nė shoqatėn Rrėnjėt shqiptare e cila e ushtron aktivitetin nė Nju Jork. Shoqata ku unė marr pjesė ka si moto tė afrojė mė afėr tė rinjtė Shqiptarė kudo nėpėr Amerike. Kjo nismė mė pėlqen sepse shoqatat e tjera fatkeqėsisht po vdesin me krijuesit e tyre, pa sjellė qeliza tė reja nė vatrat e tyre. Ēdo qershor organizohet Parada Shqiptare nė Nju Jork. Ky vit ishte viti i dytė qė unė marr pjesė. Ėshtė i vetmi event ku shqiptarėt bashkohen pa dallim krahine dhe mbushin rrugėt e Nju Jorkut, tregon Lola, e cila duket se edhe dashurinė ka dashur ta ketė gjithnjė shqiptare, ndryshe nga ėndrra e saj amerikane. Dashuria mė bėn mė tė bukur dhe mė fal gėzim. Dashurinė kėsaj herė mu desh ta ndiqja nė Izrael . Pas pushimeve me tė dashurin nė Izrael dhe pas pjesėmarrjes nė Supermodel of Albania do tė jetė pjesė e njė grupi pėrzgjedhės pėr filma studentorė shqiptarė nė eventin Imazhe qė do tė organizohet nė nėntor nė ShBA dhe pas kėsaj e presin shumė evenimente mode nė Neė York Fashion Ėeek 2013, duke e bėrė atė qė duket e pamundur pėr shumė vajza tė reja, tė prekshme me majėn e gishtėrinjve.
Ėndrra Amerikane ka filluar qė e vogėl. Kush ėshtė ai qė nuk e ėndėrron Amerikėn. Nuk ka mė bukur sesa kur kėto ėndrra kthehen nė realitet. Ka shumė kohė qė kam emigruar me familjen time nė Nju Jork. Edhe pse nė Shqipėri me ofruan kontrate, familja ime e ndjeu me te arsyeshme qė nė fillim ta prekja botėn amerikane dhe pastaj tė vendosja pėr fatin tim nė kėtė drejtim.
Vlerėsimi nga revista Maxim ku shumėllojshmėria e bukurive tė vajzave tė ndryshme nga Amerika i kalonte limitet mė ka bėrė tė ndjehem unike, shume speciale. Shpresoj qė shumė modele tė tjera shqiptare tė kenė fatin tim, sepse me tė vėrtetė ka hapur shumė dyer nė fushėn e modės-
MAPO
Krijoni Kontakt