Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 58 prej 58
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ju ecte djema. U befte vertet nje e djathte pa komuniste e ish komuniste.
    Une kam shume kohe qe e uroj nje gje te tille.

  2. #52
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Poli i Lirisė sigurisht qė do tė ketė sukses, pasi ėshtė njė forcė politike e hapur pėr ndryshime, dhe larg diktaturės sė Sali Berishės.
    Ėshtė njė forcė politike qė shumė shpejt do tė jetė e djathta Shqipatre.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    poli lirise=poli rakise
    ...Tirana eshte e para

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    I nderuar zoti Astrit, faleminderit per deshmine tuaj, Kjo qe shkruani ne fakt nuk ju ka ndodhur vetem juve por te gjithe te djathtet e ndershem jane mashtruar dhe abuzuar sa here qe Komunisti Berisha ka ardh ne pushtet. Ne 2005 premtoi demokracine, pronen, lufte kunder korrupsionit dhe burg per ish oligarket e degjeneruar ( Nanon Xhuvelin me shoke ) por asgje nuk u be perkundrazi me Berishen komunistet ish Sigurimsat Serbet dhe Greket fituan akoma me shume.
    Shpresoj qe vec nje dite te kalbet ne burg bashke me spiunet e tjere qe i vijne rrotull per te gjitha ato te zeza qe i ka sjelle ketij kombi.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Suksese te perzemerta Polit te Lirise.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  6. #56
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Te nderuar antare te STAFIT te forumit, po e shoh qė disa nga deshmite dhe opinionet tona te denoncojne, mashtrimin e madh qe u eshte bere demokrateve dhe mbajtjen e tyre ne rresht per kaq shume vite vetem me genjeshtra e mashtrime nga uzurpatoret e PD dhe te shtetit, po na i hiqni. E kuptoj qe nuk u pelqejne, por te pakten na thoni, qe perse i hiqni dhe i fshini postimet tona. Une e kam mesuar kaq qe hajdutet jane jo vetem te dhunshem e barbare, por edhe burracakė e frikacak...
    Megjithate, do ta gjej kohen, te jap edhe denoncime mė skandaloze, per banden e Ēangallozit Berisha dhe rreēave te tij.
    U qofte udhe e mbare, ne misionin e ēensurimit te forumit shqiptar!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-06-2009 mė 10:45

  7. #57
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Ngjela: E djathta do ta shpėrndajė votėn nė kėto zgjedhje

    INTERVISTE / Ne kete interviste per gazetarin Mentor Nazarko dhene per Shekulli, avokati i njohur Spartak Ngjela flet mbi domosdoshmerine e qendres se djathte ne Shqiperi dhe synimet politike te partise qe ka krijuar.


    Zoti Ngjela, ja ku jemi nė 2009 dhe ju jeni nė krye tė njė partie tė re qė quhet Ligj dhe Drejtėsi, jashtė PD-sė. Ēfarė ėshtė ky fakt, dėshmi e idealizmit tuaj, e mospranimit tė njė lideri mbi kokė, zhgėnjim prej politikės tradicionale, kėrkim i sė djathtės sė pastėr?


    Pėrgjigje: Nuk di se pėrse po pėrsėritet po kjo pyetje. Debati im me kryeministrin shqiptar ėshtė i hapur, madje permanent per afėr katėr vjet, dhe nuk di se pėrse prapė duhen pėrsėritur ca gjėra. Pėrsa i pėrket Partisė qė kam krijuar, kjo ėshtė inisiativa ime pėr tė nisur njė etapė tė re politike pėr vete: tė formoj fondin tim politik. Unė kam mbėshtetėsit e mi, por a do kem mundėsi qė t'i kthej nė votues? Ja kjo ėshtė e gjitha. Koha do ta tregojė, dhe ajo tani ėshtė e afėrt. Por nė tė njejtėn kohė mė duhet tė theksoj se, pėr faktin qė epiqėndra e krizės sone dhe e korrupsionit dhe cdo abuzimi me pushtetin ėshtė mungesa e respektimit tė ligjit; Partia Ligj dhe Drejtėsi, jam i bindur se ka kapur kontradiktėn themelore tė kohės; dhe di ta zgjidhė atė. Nė fakt kjo ėshtė filozofia moderne e formimit tė partive tė reja politike.

    Cilat janė shtyllat e programit politik tė partisė suaj?si projektohen idetė kryesore tė librit tuaj nė program?



    Pėrgjigje: Partia Ligj dhe Drejtesi qė pėrfaqėsoj ka paraqitur njė program tė sajin, ai tani ėshtė shpėrndarė, dhe nuk ėshtė aspak refleks me asnjė program tjetėr partish. Qėndra e djathtė mungon nė Shqipėri, dhe ky ėshtė i pari program i saj. Tani mund tė jenė bėrė shumė vjet qė une flas per kapitalizmin dhe tregun. Asnjė tjetėr nuk flet; madje ka frikė. E si mund tė jem unė i pėrafėrt me kėto parti tė cilat sipas programeve tė tyre janė tė gjitha tė qėndrės sė majtė? Kam pėrshtypjen se me programin tim, nis historia e qėndrės sė djathtė nė Shqipėri. Edhe kėtė besoj se do ta provojė koha.

    Nė ligjėrimin tuaj publik vihen re nota tė forta tė patriotizmit. Cdo tė thotė nė shekullin e 21, tė jesh patriot zoti Ngjela?



    Pėrgjigje: Nuk e di se pėrse nuk i pyesni edhe francezėt pėr kėtė; gjithashtu pėrse nuk i pyesni edhe anglezėt ose britanikėt pėr kėtė; madje edhe amerikanėt, por vetėm njė shqiptar? Kaq pa personalitet ėshtė katandisur gazetaria jonė, apo edhe ju jeni viktimė e propagandės shterpė qė ėshtė bėrė pėr tetembėdhjetė vjet kundėr shqiptarėve ne shtypin ndėrkombėtar. Si, nė shqiptarėt nuk na lejohet qė ta duam dhe tė kemi respekt pėr prejardhjen tonė? Kush mund t'ua lejoje kėtė? Unė tė paktėn kurrė nuk do t'ua lejoj. Jam tre herė pėrfaqėsues i shqiptarėve nė Parlamentin shqiptar, dhe i respektoj maksimalisht pėr kėtė nder qė mė kanė bėrė, s'i kam fyer asnjehėrė, dhe jam dinjitoz qė e kam origjinėn nga nje popull i lashtė si shqiptarėt, dhe po ashtu jam i pari qė kam theksuar ne njė libėr tė tėrė qė ne shqiptarėt jemi racionalė, dhe prandaj nuk kemi asnjė gjė lindore nė strukturėn e intelektit dhe kulturės sonė. Mos ndoshta kjo ju bezdis? Po tė jetė kėshtu, kujtohuni se kjo do tė jete deviza ime permanente: nė truallin tonė ka lindur bazamenti premordial i kulturės dhe qytetėrimit perėndimor; dhe ky nuk ėshtė patriotizėm, por krenari dhe identitet kombėtar brenda njė konsideracioni real historik.


    Berisha pretendon se ai pėrfaqėson tė djathtėn duke ju kundėrvėnė ēdo force tė re, qė e kėrcėnon partinė e tij. Cilat janė rreziqet reale pėr tė nė kėto zgjedhje nga subjektet e djathtė- ju, koalicioni i zotit Meksi, etj?



    Pėrgjigje: Nuk ndiej asnjė rrezik. Unė kam fondin tim publik, tė cilin do tė mundohem ta kthej nė vota. Dhe besoj se do t'ia dal. Unė u kam folur bashkėkombėsave tė mi drejtpėrsėdrejti, dhe ata mė reapektojnė pėr kėtė. Vota ėshtė e lirė; por unė them se edhe do tė votohem.


    Dakord me arsyet pse duhet tė votohet partia juaj, por ama ju keni shprehur papajtueshmėri me Berishėn. PD me shumė gjasa do tė vazhdojė tė mbetet njė nga dy partitė kryesore nė pushtet. Ju do tė vazhdonit tė ishit nė opozitė me tė, apo do tė bėnit aleancė?

    Pėrgjigje: Kam pėrshtypjen qė e djathta do ta shpėrndajė votėn nė kėto votime, dhe pas kėsaj do tė nisė shahu politik nė spektrin e djathtė tė politikės shqiptare. Ja kėtė kėrkon tė bėjė Partia Ligj dhe Drejtėsi qė unė pėrfaqėsoj. Dhe po u krye kjo, atėherė do tė fillojė tė funksionojė demokracia shqiptare, tė paktėn nė njėrin nga krahet e saj. Dhe shqiptarėt janė tė vendosur ta bėjnė. Tė paktėn kėshtu mė kanė thėnė nėpėr takimet e mia qė kam pasur me ta kudo. Shahu politk duhet tė nisė djathtas, sepse vetėm kėshtu do tė vendoset edhe demokracia dhe dio tė institucionalizohemi demokratikisht pėr tė krijuar dy instrumente: shtetin si snstrument institucional demokratik dhe tregun si instrumenet ekonomik. Tė dy bashkė do tė ndėrtojne persoalitetin e shqiptarit. Dhe ne do ta bėjme. Keni pėr ta parė.


    Partitė tradicionale politike po e vėnė theksin tek ekonomia nė fushatėn e tyre. Tek premtimet mbi ulje taksash, subvencionime, projekte punėsh publike, etj. Asnjė premtim pėr drejtėsinė, apo shtetin ligjor; pėr institucione tė qėndrueshme, etj. A vjen kjo pse ato besojnė se kėto lloj premtimesh nuk thithin vota?



    Pėrgjigje: Qė tė dyja partitė janė pa progran. Program ekonomik do tė thotė tė rritėsh prodhimin. A keni dėgjuar ndonjė gjė pėr kėtė? Janė lider tė paaftė pėr tė drejtuar njė ekonomi qė nuk ekzioston, dhe fakti qė nuk ekziston njė ekonomi shqiptare, pikėrisht pėr kėtė, kėtė shtet mund ta drejtojnė edhe njerėz si Saliu apo Rama. Dhe nuk ekziston asnjė shtet institucional, prandaj dhe mund tė drejtohet ky shtet nga ata tė dy. E kuptoni se ku jemi? Asgjėkundi. Nė njė spontanitet inprofesional, ne nje rrungajė fjalėsh, qė s'ka asnjė skemė. Mė thoni tė paktėn dy gjėra: a ka ligj qė zbatohet nė Shqipėri? Dhe a ka njė treg mallrash qė tė vijė edhe nga prodhimi shqiptar? As njėri dhe as tjetri nuk ekzistojnje. Atėherė pse bini preh e injorancės qė e quan staniacionin tė vetmen vlerė qė e ka nė favor tė vet. Shqipėria nuk prodhon dot asgjė, dhe kėta tė paditur flasin pėr vende pune. A e dini sa kushton ne Pėrėndim njė vend i ri pune? Dhjetė deri nė dymbėdhjete mijė Euro. Ku do t'i gjejnė kėto miliarda Euro investim pėr prodhim industrial kėta mjeke dhe mėsues kur proklamojnė se do tė hapin 200 000 vende pune. Kjo ėshtė njė marrėzi e madhe nė fillim, por pėrfundon nė njė tallje po kaq tė madhe, tė cilėn shqiptarėt nuk do ta falin mė, sepse jam i bindur se kanė vendosur qė ta shpėrndajne votėn.


    Udhėheqėsit historikė tė Shqipėrisė kanė bėrė punė tė mėdha publike: Zogu rrugė, ndėrtesa shtetėrore, etj. Enveri tharje kėnetash, hidrocentrale, etj. Berisha mburret gjithashtu dhe ai pėr punė tė mėdha publike, megjithėse socialistėt thonė se edhe ata kanė bėrė shumė punė. Po ku qėndron diferenca mes tyre atėherė?


    Pėrgjigje: S'kanė asnje diference: Shqipėria ėshtė ende njė vend i varfėr. Tė ndėrtosh, do tė thotė jo tė rropatėsh shoqėrinė, por ta pasurosh atė. Tė gjithė kėta as qė e kanė pėrfillur eficencėn ekonomike, sepse, pikė sė pari nuk e kanė kuptuar. Defekti i tyre i pėrbashkėt ka qėnė ky: asnjėri nuk e ka dashur demokracinė dhe nuk e ka respektuar popullin tė cilit i kanė pėrkitur; dhe asnjėri prej tyre nuk ka menduar asnjė sekondė pėr mirėqėnien dhe prosperitetin e shqiptarėve, por vetėm pėr xhepat apo pėr pushtetin e tyre. Ja kjo ėshtė e gjithė historia jonė qė nga koha kur Harvardasi i Madh u largua nga shqipėria mė 1924, me gjithė ekipin e tij tė madh, shqiptar dhe largpamės. E qė nga ajo kohė ne po sorollatemi nėpėr shkretėtirėn e ndoca liderėve qė nuk dinė asgjė, por qė u duket se dinė gjithcka.

    Mentor Nazarko
    Shekulli online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #58
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Meksi: Prioritet, drejtesia dhe ekonomia

    Kryetari i fraksionit politik Poli i Lirise, Aleksander Meksi ka deklaruar se reforma ne drejtesi dhe zhvillimi i ekonomise jane prioritetet kryesore te koalicionit te tij.

    Duke folur ne nje interviste per VOA, Meksi ka paraqitur edhe planet se si “Poli i Lirise” synon te arrije keto objektiva.

    “Pikat kryesore te koalicionit jane, e para funksionimi i shtetit, prandaj duhet bere reforma ne drejtesi dhe e dyta reforma ekonomike. Ajo duhet bere permes nje politike tatimore me te rregullt, me sigurimin e pensioneve qe brenda 4 vjecarit te pare te shkojne ne 60% te pages neto dhe me vendosjen e takses se prones ne menyre te rregullt. Pra, nje sere reformash qe zhdukin monopolet dhe shtojne numrin e personave qe merren me biznes”, ka pohuar Meksi.

    Meksi ka theksuar se biznesi shqiptar ka nevoje per reforma te thella, pasi sipas tij, ne bizneset me te rendesishme shteti eshte bere pale me abuzimin.

    “Ne mendojme hyrjen e biznesmeneve shqiptare ne sipermarrje si ajo telefonike, ku tarifat ne Shqiperi jane me te larta se ne vendet e Evropes. Nese shteti ne raste te tilla s’nderhyn, kjo do te thote se eshte pale me ta”, ka pohuar Meksi, i cili ka nenvizuar se zvarritja e ceshtjes se pronave ka bere qe ne vend te mos kete investime.

    Me tej ish-kryeministri i Shqiperise ka kritikuar dy partite e medha per hartimin e Kodit Zgjedhor, i cili sipas tij favorizon vetem partite e medha.

    “PD-ja e sotme nuk eshte PD-ja qe kemi formuar ne, shume njerez jane larguar. Ligji elektoral u be per te justifikuar pranine e vetem dy partive te medha. Ka nje degradim te krereve te tyre. Kjo intolerance qe shfaqet edhe ne fushate, tregon se keta njerez nuk mund ta konceptojne veten jashte pushtetit”, ka deklaruar Meksi.

    Ndersa persa i perket koalicionit post-zgjedhor, Meksi ka preferuar te tregohet i matur. “Ne nuk bejme koalicione me te majten, por nuk flasim para zgjedhjeve. Gjithashtu, nuk bejme koalicion me demokrate qe mendojne vetem per veten e tyre”, ka shtuar ai.

    T-CH
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Berisha: Shqipėria nė BE qysh nė 2010-ėn
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 02:17
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •