Gazeta Shqip 5 Qershor 2008
Edi Rama ne rolin e rrumpalles
Andrea Stefani
Nuk mund tė mos ndihesh i keqardhur tė shohėsh Edi Ramėn, nė gjendje paaftėsie tė argumentojė kauzėn e njė prej akteve mė tė rėndėsishme, ndaj dhe mė tė debatuara politike tė ndėrmarra prej PS, amendimin e Kushtetutės sė Republikės. Nė njė intervistė tė dhėnė para pak ditėsh pėr gazetėn "Shqip", Rama nuk mundi tė bėjė diferencėn me figurat mė tė njohura tė socialistėve qė nuk kishin mundur tė ofrojnė nė publik, qoftė edhe njė shkak apo argument tė vetėm qė do tė pėrligjte votimin nga PS tė ndryshimeve tė dokumentit themelor tė shtetit nė 21 prill.
Madje, pėrkundrazi, Rama rrafshoi edhe ēdo iluzion krijuar nga deklarime qė i komentonin amendimet, si kushte pėr reformėn zgjedhore tė imponuara nga autoritaristi Berisha. Tė paktėn, kėshtu e kish shpjeguar mė hershėm nė publik, bashkimin e votave tė PS me PD kundėr Kushtetutės, Fatmir Xhafa. Por sipas liderit tė ri tė socialistėve, nuk ka qenė kėshtu: "Sishte kusht po propozim i palės tjetėr qė ne e konsideruam tė arsyeshėm".
Troē dhe hapur, lideri i "politikės sė re" pranon se paska njė aspekt ku arsyeja e tij, bashkohet me atė tė Berishės ose, ku arsyeja e Ramės i ngjan arsyes sė Berishės si veza-vezės. Natyrisht, politikanėt, qoftė edhe rivalė, do kenė dhe duhet tė kenė pika ku mendėsitė e tyre takohen. Madje, njė burim i konfliktit politik ėshtė pikėrisht rasti kur mendėsitė e politikanėve rivalė, nuk pėrputhen nė asnjė pikė, nė asnjė vlerė. Por a ėshtė qėndrimi ndaj Kushtetutės ajo zonė mendore ku duam dhe shpresojmė qė "truri" i lidershipit tė PS tė puthet me trurin e autoritaristit Berisha?
Si mund tė biesh dakord me "doktor rrumpallėn" nė qėndrimin karshi Kushtetutės qė ai e ka luftuar dhe mallkuar aq shumė dhe qė prandaj ti e ke pagėzuar "doktor rrumpalla"? A nuk pėrbėn ky dyzim qėndrimesh i Ramės, njė rrumpallė nė vetvete? Dhe duhet shtuar se ashtu sikundėr mospėrputhja totale e mendėsisė sė lidershipeve, po ashtu edhe mendėsia e njėjtė qė nxit rivalėt politikė drejt tharjes sė pavarėsisė sė institucioneve, jo vetėm qė nuk i pėrjashton konfliktet, por edhe "konsensuset" qė prodhon, i ka shkatėrruese pėr demokracinė. Ndonjėherė edhe mė shumė se vetė konfliktet.
***
E pamė propozimin e Berishės tė arsyeshėm pėr konsolidimin e sistemit politik tė vendit - tha Rama. E dimė prej kohėsh qė Berisha ėshtė pėrpjekur tė konsolidojė njė sistem politik ashtu si e do dhe di ai. E dimė qė Kushtetuta e pengonte. Tani, pas amendimeve, mjerisht nuk e pengon mė. Prandaj nxitoi ti bėnte. Njė arsye e shėndoshė nuk mund tė kėtė dyshime pėr kėtė. Apo mos vallė duhet qė fjalėt e liderit tė PS, tė na bindin se autoritaristi Berisha nuk ka mė synim tė konsolidojė njė sistem autoritarist, por njė sistem politik me liri pra, demokracinė liberale? Vallė Rama na sugjeron tė besojmė nė njė tjetėr ndryshim tė vonė tė Berishės?
Por nėse do tė qe vėrtet kėshtu, a do tė shfaqej kaq akute pėr demokracinė nevoja e largimit tė Berishės nga pushteti? Dhe nėse vėrtet Rama e beson kėtė gjė, a nuk i heq ky besim gurin e fundit grishjes sė tij tė ethshme (dhe jo vetėm tė tij) pėr largimin e Berishės nga pushteti? Apo mos ndoshta duhet tė besojmė njė tjetėr gjė; qė Berisha e nxiti prej 17 vjetėsh rrumpallėn politike, tė denoncuar me aq elokuencė nga vetė Rama, pėr ta shtyrė jo vetėm Ramėn, por edhe krejt politikėn dhe shoqėrinė e lodhur nga rrumpalla, drejt njė zgjidhjeje autoritariste pėr Shqipėrinė?
Pra a i takon Ramės, kritikut tė rrumpallės, qė ndėrsa pretendon tu ofrohet shqiptarėve si shpėtimtar nga rrumpalla dhe "doktori" i saj, tė jetė nė thelb, njė viktimė e mjerė e rrumpallės? Sepse klasikisht, tė gjitha regjimet diktatoriale janė instaluar pasi shtetet kanė pėrjetuar vuajtje nga periudha kaosi pra, rrumpalle. Rrumpalla i lodh njerėzit dhe pėr tė shpėtuar prej saj, ata i dorėzohen atij qė premton ti shpėtojė nga rrumpalla dhe privacionet e saj. Tė drobitur, i dorėzojnė "shpėtimtarit" edhe lirinė e tyre sepse, u duket sikur ėshtė "liria" fajtore pėr rrumpallėn. Dhe bien nė njė tė keqe mė tė madhe, nė skllavėri politike. Ndėrkaq, mburrja mė e madhe e tė gjithė diktatorėve dhe autoritaristėve ka qenė dhe do tė jetė shpėtimi i vendit nga kaosi, rivendosja e ligjit, e rendit, "konsolidimi i sistemit", "mirėqeverisja", zhdukja e rrumpallės qė vetė e nxitnin. Nėse do tė shfletosh pėr tė gjetur "arsyen" se pėrse Hitleri bėri qė tė aprovohet nė mėnyrė "kushtetuese", me konsensusin e shumicės sė opozitės "Ligji pėr Riaftėsimin" qė hodhi themelet e diktaturės naziste duke nxjerrė jashtė loje Kushtetutėn dhe Kuvendin (mė falni, Parlamentin), patjetėr qė do ta gjeni "arsyen" te "konsolidimi i sistemit politik".
Nuk do shumė mend tė kuptohet se "konsolidimi i sistemit politik" nuk pėrbėn aspak njė arsye, njė kauzė, por njė truk, njė artific politik. Sepse nuk ishte aspak Kushtetuta ajo qė prodhonte kriza dhe konflikte, por mendjet e sėmura tė politikės shqiptare qė nuk kanė tė nginjur me pushtet, "arsyeja" e tyre. Kėtyre mendjeve, pėr fat tė keq, duket se i ėshtė bashkuar edhe mendja e Ramės qė po pėrpiqet tė pėrfitojė nga simptomat e rrumpallės jo pėr sistem politik tė konsoliduar, por pėr pushtet personal tė konsoliduar. Ai po pėrdor mjeshtėrisht pasojat dhe viktimat e rrumpallės, duke u bėrė njėherazi edhe vetė viktimė e saj. Shpresojmė qė jo edhe e "doktor rrumpallės". Sepse loja e Berishės me rrumpallėn nuk ka mbaruar. Dhe duket se ka arritur ti imponojė edhe Ramės njė rol nė kėtė lojė.
***
E vetmja keqardhje qė ka Rama lidhur pėr amendamentet e Kushtetutės, ėshtė se "nuk u la mė shumė kohė pėr debatin publik sikundėr ne kėrkuam disa herė dhe kėsisoj, u krijuan, si gjithnjė nė Shqipėri, shumė keqkuptime". Lė pra tė kuptohet se paska pasur njė lloj imponimi nga PD dhe Berisha, por lidhur vetėm me kohėn. Rama paska kėrkuar, madje disa herė (kjo hyn nė kategorinė e kėmbėnguljes) mė shumė kohė pėr debate, por Berisha nuk ka dashur tė dėgjojė. Atėherė, edhe pse pa transparencė publike, Rama ka rėnė dakord tė votohen ndryshimet edhe sepse ai i shikonte ato tė arsyeshme.
Nė fund tė fundit, ērėndėsi ka mendimi i konstitucionalistėve, shoqėrisė civile, i publikut pėr ca ndryshime nė Kushtetutė, kur nė skenė ka dalė njė lider me arsye jashtėzakonisht tė arsyeshme? Pra procesi i diskutimit publik, i transparencės publike shfaqet si njė formalitet gjithnjė e mė rutinoz dhe mė i panevojshėm nė raport me arsyen gjithnjė e mė tė vetėmjaftueshme dhe tė pagabueshme tė liderit, shfaqet si njė ndėr tiparet e "politikės sė re" tė Ramės. Por ēe dallon njė gjė tė tillė nga dhuna e kartonit berishist pėr tė cilin Rama ėshtė ankuar tash e tre vjet? Gjėrat po bėhen rrumpallė.
Dhe bash pėr kėtė, kjo filozofi bie ndesh edhe me dialogun e Ramės nėpėr Shqipėri. Por pėr tė justifikuar kėtė rrumpallė, qė herė e shikon tė domosdoshėm dialogun me publikun dhe herė jo, gjendet njė "arsye": qytetarėt dhe katundarėt e Shqipėrisė mund tė jenė tė kualifikuar tė japin mendim pėr "tranguj" e "speca", por jo pėr amendamentet e dokumentit tė tyre mė tė shenjtė qė e kanė miratuar po vetė nė referendum. Prandaj, meqė Berisha nuk jepte mė shumė kohė pėr diskutime, Rama vendosi qė tė mos ketė "dialog me Shqipėrinė" pėr ēėshtjen e Kushtetutės, por tu imponojė masave "pa arsye" nė kėtė lėmė, arsyen e arsyes sė tyre qė ėshtė arsyeja e liderit, pra nė kėtė rast, e Ramės.
Ndoshta te "fakti" se posedon arsyen e arsyes popullore, Rama gjen "arsyen" pėr tė folur kaq pak pėr amendamentet. Por a nuk bie ky lakonizėm i Ramės nė kundėrshtim me "keqkuptimet" qė ka krijuar mungesa e debatit qė Rama vetė e pranon? Dhe nėse vėrtet ndihet i keqardhur pėr mungesėn e debatit lidhur me ndryshimet kushtetuese, sikundėr edhe thotė pra, nėse ia njeh publikut kėtė borxh, a nuk duhet ta kishte pak mė tė fortė prirjen tė shpjegojė publikisht se pėrse u votuan ato? Pėrse pikėrisht tani? Pėrse duhet tė ndryshohej procedura e zgjedhjes sė Presidentit kur na duhen edhe nja 4 vjet qė tė zgjedhim njė tjetėr President? As Rama nuk po pėrgjigjet dot dhe nuk do tė pėrgjigjet dot. Pse? Sepse i mungon ajo kauzė qė mund tė shqiptohet nė dritė tė diellit. I mungon pikėrisht ajo pėr tė cilėn akuzon tė tjerėt se u mungon.
***
Duket sikur dikush i ka pėshpėritur Ramės nė vesh se e ka tė sigurt fitoren nė zgjedhjet e ardhshme. Po ashtu duket sikur pas kėsaj, Rama ėshtė nxitur tė bėjė ato ndryshime (nė kėtė rrafsh edhe ato Kushtetuese) qė do ta lejonin tė qeveriste i qetė, i papenguar nga aleatėt e vegjėl qė mund tė kėrkojnė edhe poste tė padrejta. Pra, po pėrpiqet qė tė jetė i vetėm, me shumicėn dhe pushtetin e tij tė pandarė me tė tjerė. Po ēfarė garancie ka qė nė pushtet, Rama do tė marrė gjithnjė vendime tė drejta edhe pse i pashqetėsuar nga aleatė tė vegjėl "lakmitarė dhe grindavecė"? E vetmja garanci se pushtetari Rama do tė nxitet drejt sė mirės, do tė qe kostoja politike e tė bėrit keq. Por kėshtu si po i rregullon punėt Edi "me Kushtetutė", mundėsia e kostos politike pėr shkak tė tė vepruarit keq nė qeverisje, minimizohet. Deputetėt e tij (nė sajė edhe tė listave tė mbyllura) do tė rrinė urtė, sepse do tia dinė atij pėr nder qė i bėri deputetė.
Por edhe deputetėt e opozitės, nuk do tė nxitonin tė rrėzonin njė Kryeministėr qė do tė merrte me vete edhe karriget e tyre. Ndėrkaq, andej nga viti i tretė i mandatit, Rama do tė mund tė zgjidhte njė President tė ri me shumicėn e thjeshtė qeverisėse. Dhe publiku duhet tė shpresojė pėrsėri, jo te Kushtetuta, por te mirėsia e Ramės si politikan, se sistemi politik do tė mund tė ketė njė President tė pavarur nga Kryeministri. Qė kėtu kuptohet se ndryshimet kushtetuese, kanė konsoliduar vėrtet sistemin politik, por njė sistem politik qė e bazon garancinė e sė mirės publike jo tek institucionet, por vetėm te lideri. Kėsaj nuk i thonė demokraci liberale.
Sepse po tė pyesė ata fshatarėt me gjuhėn e "Dialogut me Shqipėrinė" (si mundet njė lider i madh si Rama tė dialogojė me njė format mė tė vogėl se Shqipėria?) se si e perceptojnė liderin para ardhjes nė pushtet, nuk do tė ishte ēudi ti pėrgjigjeshin: si njė shalqi qė mund tė dalė ose i pjekur ose kungull. Lideri ofron shumė tė papritura prandaj sistemi i demokracisė (ai i konsoliduari) nuk i dorėzon gjithė fatet e tij te lideri.
Mjerisht, Rama duket se priret jo drejt konsolidimit tė njė sistemi qė ka nė dorė liderin, por drejt konsolidimit tė njė lideri qė ka nė dorė sistemin. Tamam si kundėrshtari i tij, Berisha. Dhe kjo sot ėshtė, jo pėr pak vetė, njė rrumpallė. Dhe akuzon ata qė deri dje i kishte aleatė (pėrsėri rrumpallė), se e sulmojnė pėr interesa tė vogla pushteti dhe se kanė mbetur pa kauzė. Po a ka kauzė mė tė shenjtė sesa ti kthesh shenjtėrinė njė Kushtetute tė dhunuar nė errėsirė dhe tė ndalosh qė vullneti i kujtdo lideri tė zėrė vendin e saj?
Krijoni Kontakt