Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Obama pritet të përmirësojë marrëdhëniet me botën myslimane.Qfar Mendoni?

    Presidenti Obama pritet të përmirësojë marrëdhëniet me botën myslimane


    Patsi Widakuswara
    Edhe para inaugurimit në muajin janar, Barak Obama, u shpreh se do të vendoste marrëdhënie të reja me botën myslimane, bazuar në interesat dhe respektin reciprok. Që kur mori detyrën e presidentit, vendimet që ai ka marrë, si mbyllja e Qendrës së Ndalimit në Guantanamo brenda një viti dhe ndalimi i teknikave të ashpëra të hetimit ndaj të ndaluarave, janë mirëpritur nga bota myslimane.Por analistët thonë se përmirësimi i këtyre marrëdhënieve mund të varet në aftësinë e Presidentit për arritjen e një marrëveshje paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve.
    Ashtu siç premtoi, zoti Obama iu drejtua botës myslimane në fillim të presidencës së tij. Ai foli në parlamentin e Turqisë në muajin prill.

    "Shtetet e Bashkuara nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në luftë me Islamin”, - tha ai.
    Ky fjalim u vlerësua, se pati një ton shumë të ndryshëm nga ai i administratës Bush.
    Por disa amerikanë myslimanë janë skeptikë, nëse do të ketë me të vërtetë ndonjë ndryshim.
    Ibrahim Huper është drejtor i komunikimit në Qendrën e Marrëdhënieve Amerikano-Islamike.
    "Retorika është e mirë por ne presim veprime, si në nivelin ndërkombëtar, ashtu edhe atë kombëtar, për të bërë ndryshime reale në politikë, që do të kishin ndikim të dukshëm në jetën e myslimanëve amerikanë dhe myslimanëve në gjithë botën”, - tha ai.
    Në 100 ditët e tij të para në detyrë, presidenti ka vënë në zbatim politika që prekin drejtpërdrejt botën myslimane.
    Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për mbylljen e burgut Guantanamo brenda një viti dhe ndaloi përdorimin e teknikave të ashpëra të hetimit.
    Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se është e gatshme të zhvillojë bisedime me Iranin për programin e tij bërthamor, një ndryshim i qartë ky me politikën e administratës Bush.
    Lidhur me Irakun, presidenti ka thënë se do të respektojë premtimet e tij për t’u dhënë fund operacioneve luftarake deri në fund të vitit tjetër. Ai po ndryshon edhe fokusin e operacioneve, duke i përqendruar ato në Afganistan, duke dërguar përforcime për trupat amerikane atje.
    Por prova përfundimtare e Presidentit Obama për myslimanët mund të jetë konflikti izraelito-palestinez. Presidenti është parë sikur anon nga Izraeli dhe se nuk është angazhuar shumë në procesin e paqes. Emërimi i George Mitchell-it si i dërguar i posaçëm në Lindjen e Mesme u mirëprit me rezerva nga bota arabe.
    Por disa thonë se shanset për arritjen e një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga amerikanët varet nëse administrata Obama është e predispozuar të braktisë qendrimin e zotit Bush ndaj Hamasit që qeveris Rripin e Gazës. Xhon Esposito, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve islamike në Universitetin "Georgetown" argumenton:
    "Në qoftë se dikush anashkalon Hamasin për të favorizuar Presidentin Mahmud Abaz, kjo do të linte përshtypjen e një standardi të dyfishtë, që do të thoshte se ne nuk njohim zgjedhjet demokratike, por njohim vetëm atë qeveri që ne miratojmë. Shpresoj që Obama të mos ndjekë këtë rrugë”, - tha ai.
    Izraeli refuzon të merret me Hamasin, sepse ky grup nuk e njeh shtetin hebre dhe nuk e ka dënuar dhunën.
    Kohët e fundit, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, u shpreh për mundësinë e një qeverie uniteti, që do të përfshinte edhe Hamasin, një argument që zemëroi shumë ligjvënës amerikanë pro-izraelitë.
    Shtëpia e Bardhë ka ftuar udhëheqësit izraelitë, palestinezë dhe egjiptianë për bisedime. Aftësia e administratës për t’i ndihmuar palët në arritjen e një zgjidhjeje me dy shtetet ka të ngjarë ta përmirësojë pozitën e Amerikës në botën myslimane.


    Qfar mendoni ju ? A do i përmisoj marrëdhëniet me Boten Muslimane Barak Obama?

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Amerika ska problem me boten muslimane por jane keto te fundit qe kajne problem me Ameriken.

Tema të Ngjashme

  1. Cfare mendoni per Hitlerin dhe "Mein Kampf"
    Nga wittstar në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 20:15
  2. A mendoni të ktheheni në Shqipëri ?
    Nga Arbushi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  3. Cfare mendoni për lakuriqësinë e femrave shqiptare?
    Nga vesaaa në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 454
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 16:02
  4. Pyetesor: Si mendoni...?
    Nga gea_07 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:47
  5. Si mendoni...?
    Nga PRI-LTN në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •