Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Albin Kurti Arrestohet Ne Kufirin Maqedon

    lideri i vetvendosjes albin kurti edhe njeher arrestohet ksaj rradhe nga policia maqedone dhe mbahet mbi 5 ore me pastaj lirohet dhe i ndalohet hyrja ne maqedoni ne te ardhmen
    kurse ne ne kosove nuk jemi te aft ta ndalojm as nje
    pra albin kurti po trrgon qe esht nje atdhetar dhe patriot i vertet

  2. #2
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Beni a din gja se pse u ndalu dhe pse nuk lejohet me hi me ne maqedoni?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Abaz S. Hoxha
    Anėtarėsuar
    01-01-2009
    Vendndodhja
    BRD ( Germany ).
    Postime
    16
    Bullgaret por jo, besoj se serbet e shqiperise lindore dhe / ose serbet e bullgarise perendimore ?? bejne te tilla provokime ... ??

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    N'fakt nuk dihet asgjė pėr arrestimin , mbajtjen e Albinit . . . arsyet ende nuk jan bėrė tė ditura pėr fat tė keq.

    Shpresoj tė tregoj ndokush kur do tregohen kėto arsye.


    Me Rrespekt : ILMGAP

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Pak mė sqaruese nė lidhje me arrestimin e Albin Kurtit :

    Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisė
    Sot rreth orės 19:30 policia kufitare e Maqedonisė arrestoi udhėheqėsin e VETĖVENDOSJE!-s, Albin Kurtin. Albin Kurti u arrestua teksa po kalonte nė pikėn kufitare tė Hanit tė Elezit. Deri nė kėtė moment kur po e shkruajmė kėtė komunikatė, Albini po mbahet nė objektet policore tė pikės kufitare maqedonase. Ai iu ka nėnshtruar marrjes nė pyetje nga inspektorėt e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė. Albin Kurti po shkonte pėr tė marrė pjesė nė shėnimin e trevjetorit tė Lėvizjes ZGJOHU! nga Shkupi. Albini ka hyrė nė Maqedoni edhe nė vitet e kaluara, edhe gjatė kėtij viti, por asnjėherė nuk ėshtė penguar. Veprimi i shtetit tė Maqedonisė tregon fytyrėn e vėrtetė tė pushtetit antishqiptar maqedonas, qė fillon me diskriminimin institucional tė shqiptarėve mbi baza kombėtare, dhe shkon deri te arrestimi dhe maltretimi i atyre shqiptarėve tė cilėt tregojnė dhe punojnė qė kjo shtypje tė marrė fund. Tė tilla veprime bėhen me qėllim tė shkurajimit tė shqiptarėve pėr ta problematizuar drejt padrejtėsinė e ushtruar tė shtetit maqedonas kundėr identitetit, tė drejtave dhe kulturės shqiptare. Shteti qė e arrestoi Albinin, ėshtė po ai i njėjti qė ua ndalon shqiptarėve nė Maqedoni pėrdorimin zyrtar tė flamurit kuqezi dhe qė ua mohon atyre pėrdorimin zyrtar tė gjuhės shqipe. VETĖVENDOSJE!- a kėrkon lirimin e menjėhershėm e tė pakusht tė Albin Kurtit, thuhet nė komunikatėn pėr opinion tė Lėvizjes Vetėvendosja.



    Marrė nga :
    http://www.botasot.info

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vetem per te dal para kamerave edhe gazetarve ka qen ky far muhabeti
    albinin e kan lirue pas nji muhabeti e ka nji kafe qe e kan pi
    e ju jo knej jo anej u knaqt tuj ba muhabet si albini me policin maqedone haaaaaaaa
    as femija 5 vjeq nuk i han keta shtosa se le ma te mdhajt
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    gjelosh prekaj

    Citim Postuar mė parė nga Gjelosh PRekaj Lexo Postimin
    Beni a din gja se pse u ndalu dhe pse nuk lejohet me hi me ne maqedoni?
    jo nuk dihet as gje por dote behet publike ne dite ne vijime ja kan friken sllavet albin kurtit se ku ka qellime patroitike kjo esht qellimi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    llapi

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    Vetem per te dal para kamerave edhe gazetarve ka qen ky far muhabeti
    albinin e kan lirue pas nji muhabeti e ka nji kafe qe e kan pi
    e ju jo knej jo anej u knaqt tuj ba muhabet si albini me policin maqedone haaaaaaaa
    as femija 5 vjeq nuk i han keta shtosa se le ma te mdhajt
    e more bal albin kurti ne vitet 90-ta ka dal para kamerave kur ti dhe tipat si ju keni vjedh framerka ne per europ

  9. #9
    tHeKtHi MaMa :P
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    Albini esht atdhetar por cuditem me te pse ai gjithmon kunder unmikut eulexit derisa baba i tij punon ne unmik prej mbarimit te luftes ..............!!
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Pas atit tė mirė..

    "Pas atit tė mirė qohet pluhur"! Kanė thėnė tė parėt tonė. Edhe unė tė isha ne vend tė maqedonasit e kisha ndal pėr tė shikuar dhe biseduar me njė njeri qė shkon nė hap me kohėn, sepse unė jam demode, e albini ėshtė aq larg nga njeriu i rėndomtė i sotit, se qe kush nuk ja ka lakmi kur ai, punon shumė, ecė nė hap tė sigurtė me kohėn, flet rrejdhshėm dhe pa prapavi, ēdo kush e kupton e sidomos ai qe ka nivelin e pėrafėrt me intelegjencen e ti. Tė kundėrtit krahasohen me dhelprėn dhe rrushin. Ehe sa herė jam ndalė unė si kurreshtar pran njrėzve tė mėdhenjė, pran dukurive tė mrekulluar, pran artistėve me famė botėrore, edhe pse nuk kam qenė i tillė Ju kam lakmuar bile edhe fortė. Deri me tani nė Kosovė asnjė veprimtar nuk ma ka "xigilu" zemrėn, ndėrsa Albini po! Blerim Shala ėshtė ai qė e lexoi dhe shumė veprimtar tė Shqipėrisė.

    Ec ma kohen, sepse koha nuk pret!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Gjenetika ėshtė ajo...!

    Citim Postuar mė parė nga prishtinase Lexo Postimin
    Albini esht atdhetar por cuditem me te pse ai gjithmon kunder unmikut eulexit derisa baba i tij punon ne unmik prej mbarimit te luftes ..............!!
    Nuk ėshtė e thėnė kush ėshtė babai, nėna, vėllai, por kush ėshtė pėrsoni. Gjenetika ėshtė shkencė e ēuditshme. Gjeni mund tė prcjellėt edhe nė brezin e dhjetė e mė tutje. E njoh gjenetikėn andaj flas lirshėm. Sikur tė isha i aftė me vlerėsuar njeriun, me siguri Japani nuk me kishte me lėnėn nė Kosovė, por me kishte paguar shtrenjtė far instituti psikologjik pėr vlerėsimin dhe verifikimin e njeriut. Ju pėrshėndes

  12. #12
    tHeKtHi MaMa :P
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    nuk e gjykoi un ate vetem se me vjen cudi !!
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Nezir Myrta / TASH PO VĖJ PIKĖPYETJE




    Albin Kurti ėshtė i mirė, vetsakrifikohet pėr vetėvendosje politike, ende pa u angazhuar politikisht, por vetėm pėrmes njė levizjeje LV, pėrderisa mundohet pėr popullin, ēlirimin nga zgjedha e robėrisė dhe ēlirimin nga shtypja e padrejtėsitė, mund tė thot dikush: po ēfarė padrejtėsie ka tash kosova, u ēlirua, u bė shtet - po ai vepron ashtu sikurse nuk u bė shtet i pavarur. Pėr ēfarė tjetėr: pakėnaqėsia qė populli nuk mundet pėr ta realizuar tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullit, qė tė ketė njė pavarėsi tė vėrtetė absolute. Po ku ka pavarėsi absolute njė popull posa u ēlirua, nėn protektorat ndėrkombėtar, kur krejt pak popuj sot kanė pavarėsi absolute, vetėm kush ėshtė mik e gjak i njė fuqie politike bėtėrore, apo vetėm njė popull i madh - e kur merret Kosova 2 milion banorė, e me dy-tri Kosova tjera ende nėn pushtim absolut - ēfarė pavarėsie absolute mund tė ketė. Dihet nga Levizja pėrmes vetėvendosjes. Po atė vetėvendosje, kush e bėn. E bėn njė popull i fuqishėm. A e pranojnė fuqitė atė vetėvendosje. Jo! Sepse nuk i besojnė, sepse vetėvendosje ėshtė: 1. tė bėhesh shtet absolut i pavarur, pa protektorat ndėrkombėtar, se nuk po vepron drejtė, 2. mund tė vetėvendosesh t'i bashkosh krejt tokat shqiptare nėn sllavėt, 3. mund tė vetėvendosesh pėr ribashkim me shtetin amė. Tash nė bazė tė cilit plan vetėvendoset? Dihet platforma e vetėvendosjes.

    Asnjė popull nuk ėshtė i knaqur me qeverinė e tij aktuale, asnjė! Thot dikush, po Shqipėria sa kohė pas shpalljes sė pavarėsiė mbeti peng politik edhe gjatė atij pengimi politik, iu shkėputen dhunshem edhe disa pjesė, qė kishte pėrpara. Mbeti se koha ishte e atillė, Luftėrat Ballkanike, e luftėpaslufte, me qeveri tė pėrkohėshme, qeveri tė Revolicionit tė Qershorit 1924, qeveri legaliste zogiste, e deri pas LDB...

    Lėvizja Vetėvendosje, ėshtė faktori i tretė i forcave... ēfare, politike jo, me pozitė as opozitė politike, por pas pozitės e opozitės. Pyetja madhore: pse nuk integrohet nė politikė. Sepse nuk i pėrshtatet, as asaj as faktorėve tjerė politik shqiptar, as atyre ndėrkombėtarė. E ēfarė po bėjmė? Kėrkojmė vetėvendosje!

    A bėhet ajo Vetėvendosje ndonjėherė. Kur fuqia kombėtare vetėvendosė, pėr ribashkim, e ēlirim tė tė gjitha trojeve tona. Po Kosova a vetėvendosė ndonjėherė. Ēka tė vetėvendosi: 1,2,a 3. Njėherė as 1 as 2 as 3, deri pas skadimit tė afatit protektorativ. Sa zgjatė. Zoti e di... A mund tė merr Albin kurti pasaportė politike nga superfuqitė botėrore SHBA, qė tė jetė njė lider politik, qė LV tė shėndrrohet nė njė parti politike tė vėrtetė? Kjo ėshtė pikėpyetja. As I.Rugova as H.Thaēi, pa njė vizė, pasaportė tė tillė politike, nuk do kishin arrijtė kurrė, nė udhėheqje presidenciale as qeveritare nė Kosovė! Kjo gjė duhet tė dihet kjartė, vetėm rropatet, topitet, vet ndjenja e Lėvizjes Vetėvendosje! Ka disa rrathė koncentrik politik, tė kalohen, deri tek qėllimi i caktuar! Mė 1998 kishim vetėm njė rreth koncentrik: shpėrthimi mbi shtetterrorin serv, pėrmes luftės sė armatosur.

    Albin Kurti u burgos nė Nish, u lirua nga burgu, u arrestua disaherė nga UNMIK-u, disaherė, e derisot edhe nė kufirin maqedon. Pse. Sepse nuk iu shkon pėrshtati politikisht atyre shkuarja e tij nė Shkup dhe duan investigim politik (nė emėr tė atij kalimtar), tė dinė ēdogjė lidhur me veprimtarinė e tij me shqiptarėt atje...Atyre iu intereson mosdestabilizimi i shtetit maqedon, e neve na intereson lidhja me vllazėrit tanė atje... Andej bėhet zhurmė se nuk ėshtė diēka nė rregull, kėndej bėhet zhurmė se pse arrestohet njė lider i njė Levizjeje...dhe vie fitimi nė pikė politike. po kur do angazhohet Albini nė politikė. Zoti e di...

    Njė gjė unė dyshoj: secili arrestim ka prapavijen e tij. Duket sikur tė gjithė njerėzit pas arrestimeve e burgime, ndryshojnė edhe pas hypjes nė fuqi - ndryshojnė, nuk mbeten poata qė ishin pėrpara, nuk munden t'i plotėsojnė kėrkesat e popullit e premtimet e tyre. Pse? Tash po vėj pikėpyetjen. Duket sikur diēka po ngjet me ta, po ndodh diē e papritur, qė nuk e besoj se nuk ndėrmarrin methoda ndėr ma tė ndryshmet akute, politike e tjera, pėrmes methodave 'bindėse' strategjike e psikologjike, apo pėrmes paritjes psiko-fizike medicinale, qė ta ndryshojnė mendimin e tė arrestuarit lider a person politik disi nė nivel. Diēka po ndodh, e ēfarė - mbetet pėr hulumtim. Sikur nuk janė mė ata persona e personalitete, qė ishin vetiu pėrpara. Duket se kanė ndryshuar, nė atdhe e tretdhe, sepse forcat armike veprojnė gjithkah e gjithkund ku iu pin ujė edhe pėr ne shqiptarėt, nuk ėshtė aq fiktive e prefekte asnjė methodė e tillė, kur na vetiu iu ndihmojmė armiqve tė ēdo lloji e ngjyre politike, duke injoruar intelektualin tonė, duke e pėrbuzur, duke e xhelozuar, duke e edhe sulmuar e shkatrruar me methodat, deri tek ato ma primitive, e ma tė ulėtat, e ma tė paparashikuarat - qė as aemiku, as vet dreqi (nėse ekziston), nuk din ashtu aq keq e fortė! Pse? Sepse jemi e zeza e vetes dhe e mira e botės dembabadem: qep botėn, e vet rri shkyer, zhele e tė copėtuar (si terziu, rrobaqepėsi). Derisa ta keshė iri personin e gjakut e gjuhės sate, shqiptarin e njė krahine tjetėr tė atdheut tėnd, shqiptarin e njė ane tė horizontit tė atdheut tėnd - ti kurrė mos mendo nė progres as dritė lirie! U morem vesh!

    Albin Kurti vetsakrifikohet pėr vetėvendosje politike, pėrmes Lėvizjes Vetėvendosje, me pretendim nė tė Drejten Ndėrkombėtare pėr Vetėvendosjen e Popujve! Vetsakrifikohet pėr vetėvendosje politike, pa u angazhuar nė politikė! Sepse ende nuk janė kushtet e tij e tė Lėvizjes pėr njė angazhim politik, si forcė e dytė a e tretė politike... Tash diēka duhet tė bėjė Albini, diēka tė ndėrmerr politikisht, apo tė mbetet ende nėn formėn juridike tė vetėvendosjes sė popujve, apo vetėm tė mbetet si njė Lėvizje popullore, ashtu sikur LPK dikur, por nė formė tjetėr kohore e politike, brėnda atdheut, si formė e lirė e kėrkeses pėr njė vetėvendosje... Drita e tunelit ėshtė larg ende...! Qėllimi: vijimi kėshtu si ėshtė dhe eventualisht tjetėrsimi i formes sė lėvizjes, nė njė ma tė fortė shumėpėrfshirėse apo gjithpėrfshirėse kombėtare...

    Pikėpyetja: pse sot Albin Kurti nuk angazhohet nė politikė dhe tė pregatitet pėr zgjedhjet e ardhme 2011? Nėse vėrtet ka diē gjenerator forcash reale, patjetėr duhet renditur si forcė politike, nė tė kundėrten - amulli e stėrkeqje e forcave tė rinisė shqiptare studentore dhe popullore, sepse tė gjithė popullit ia mka andja tė ketė vetėvendosje, bile vonė ėshtė shumė edhe vetiu rrin anash, e ma shum bėhet sehir nga shpati e bregu, se sa kyēje reale brėnda forcės lėvizėse vetėvendosėse - sepse don ta realizojė pa sakrifica, pa vėshtirėsi, me mjete diplomatike e politike, pėrmes integrimit europian, pėrmes tė gatshmes! E tė gatshme nuk ka!
    Disi duhet tė lidhet njeriu. Duhet lidhur pėr njė hu, apo pėr njė qėllim! Kujt i fola?

    (06 Mai, 09) Pėr Shėngjergj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ZANOR : 06-05-2009 mė 07:01 Arsyeja: teknike
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Ne flasim “kaderi” qeshė

    Ne flasim “kaderi” qeshė
    A ka fjalė mė tė bukur Lidhja Demokratike e Kosovės, Partia Demokratike e Kosovės, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Partia Social Demokrate, por edhe Lėvizja pėr Vetėvendosje etj. Tė gjitha kėto e kanė emrin e vet, si Neziri, Hasni etj. Kemi dėgjuar fjalė e miradije e premtime pompoze nga tė gjitha subjektet politike, po e flas ashtu se fare nuk kam lidhje me politiken e pas luftės sonė tė lavdishme. Sepse shtetin e Kosovės e kuptoi si njė fėmijė qė po sa ka lind (njė vit ka ecė mjaftė). Sa ėshtė marrė me politikė profesionale dhe shkencore: Sejdiu, Thaqi, Haradinaj, etj, etj pėr tė treguar aftėsinė e tyre si njė shkop magjikė qė tė gjitha do i zgjidhin. Mos tė harron asnjė individ i asnjė shteti qė “kancer i shtetit ėshtė problemi social”, tjerat vijnė me radhė. Ky problem social nė Kosovė kishte mu zgjedh fortė bukur vetėm e vetėm me 100 milion euro (60 apo 80 sa jan vjedhė nė KEK, apo gjetiu). Ju kujtoi hiq ma larg se pardje dhe dje bisedova me dy individ tė profesioneve siē janė: mjek dhe jurist. Ja se ēfarė thotė mjeku: “unė ja shpėtova vėllain filanit, me ka premtuar 20.000 euro dhe do e ngriti katin e parė deri nė kulm!” Juristi: “shpėtova filanin nga burgu dhe tani e ngrita katin e parė me kėtė gjest “human”!” Pėr tė pėrfunduar me emrin e subjektit politik siē ėshtė “VETVENDOSJA” nė mėnyrė decidive ėshtė proklamuar: “bėjmė demonstrata pėr tė vetėdijesuar popullin kosovar!” Vetėdijesimi i individit ėshtė goxha punė, e mos tė flasim pėr njė popull, qė njė pjesė dėrmuese tė banorėve ende e ka nėn ankthin e frikės sėrbosllave qė nuk ėshtė nė gjendje ta thotė fjalėn e vet dhe ta shpreh mendimin e lirė.

  15. #15
    Tak - Tika politike.

    Ujku qimen e ndron e hujin se ndron.

    Sllavi sllav mbetet, armik i perbetuar i shqiptareve.

    Ka njerez qe ede jetojne e argetohen me shkijet, Zoti i vrafte.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    i vetmi njeri ne kosove esht albin kurti qe ka guzim ti theot gjerat troq te tjeret jan njerz qe detyr kan hajnin dhe kontrabandimin

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Rrjeti i organizatave shqiptare dėnon veprimet e autoriteteve tė Maqedonisė

    06/05/2009


    Rrjeti i organizatave shqiptare ka reaguar ndaj veprimeve tė autoriteteve shtetėrore tė Maqedonisė, pas rastit tė fundit tė ndalimit tė udhėheqėsit tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, Albin Kurti nė vendkalimin kufitar Bllacė.

    "Akoma edhe sot nė mėnyrė sistematike shqiptarė nga Shqipėria dhe Kosova qė udhėtojnė nė Maqedoni ndalohen dhe keqtrajtohen nga strukturat e kėtij shteti. Rasti mė i fundit ishte ai i ndalimit nga forcat e sigurisė maqedonase tė udhėheqėsit tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, Albin Kurti, nė kufirin midis Kosovės dhe IRJM-sė, mė datė 5 maj 2009 dhe mbajtja e tij disa orė i arrestuar, gjoja pėr arsye sigurie. Kurti i cili do tė merrte pjesė nė njė festim tė organizatės Zgjohu! nė Shkup, ka udhėtuar vazhdimisht nė kėtė shtet pa lėnė kurrė shkak qė tė justifikonte ndalimin e tij", thuhet nė reagimin e kėtyre organizatave.

    Siē bėhet e ditur, njė rast i ngjashėm ka ndodhur disa kohė mė parė edhe me kryetarin e Klubit Kombėtar, Lizandėr Saraēi, i cili po udhėtonte pėr njė vizitė private nė IRJM, por u ndalua dhe u keqtrajtua nga policia kufitare maqedonase pa asnjė shkak, por vetėm se mbante veshur njė bluzė me flamurin shqiptar!

    "Ndalimi dhe presioni i vazhdueshėm qė shteti maqedonas i bėn tė gjithė atyre qė ngrenė zėrin dhe kerkojnė tė ndėrgjegjėsojnė shqiptarėt pėr tė drejtat e tyre, tregon qartė se ata e kanė kuptuar se blerja me poste e politikanėve shqiptarė atje, nuk mjafton pėr t’i pėrgjumur shqiptarėt dhe se ata i tremben bashkėpunimit mbarėshqiptar", thuhet nė reagim.


    Rrjeti i organizatave shqiptare i bėn thirrje faktorėve politikė tė shqiptarėve nė IRJM qė tu japin fund grindjeve pėr poste dhe tė pėrqėndrohen pėr tė mbrojtur pa hezitim jo vetėm identitetin dhe interesat e tyre kombėtare, por edhe tė drejtat e tė gjithė shqiptarėve kur ato cenohen nga strukturat shtetėrore tė Maqedoni. (INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Historia e Popullit Shqiptar
    Nga Darius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 12:16
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Vizita e Nanos, gazetarėt dy orė pėr viza nė kufirin me Maqedoninė
    Nga Genti^Itali nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2004, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •