Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Ja përse shqiptarët thirreshin arnautë

    Ramiz Zekaj: Ja përse shqiptarët thirreshin arnautë





    Fatmira Nikolli

    Për më shumë se pesë shekuj sundoi vendin tonë. Teksa iku, këtu la gjurmët e saj, gjurmë që janë akoma të dukshme. Ajo ishte Perandoria Osmane. Edhe pse nën kupolën e saj për shumë vite, ne, shqiptarët e sotëm, pak e njohim atë shtetin e madh e të dikurshëm që na mbajti nën vete. Aty, u rritën dhe u shkolluan djemtë tanë të Mesjetës, ata që më vonë do të bëheshin pashallarë, prijës, princër e kryeministra. Ishin ata që në ato vite, krijuan ajkën intelektuale të vendit. Atje u rrit dhe u bë udhëheqës e prijës edhe Skënderbeu. Tashmë në duart tona kemi një botim voluminoz mbi këtë perandori që sundoi për aq shekuj. "Historia e Shtetit, Shoqërisë dhe Qytetërimit Osman" mbulon periudhën nga themelimi i principatës osmane deri në shpalljen e Republikës Turke. Në të rrëfehet historia objektive e këtij vendi. Ndër të tjera, libri nxjerr në pah edhe kontributin e shqiptarëve që i shërbyen kësaj perandorie. Prijës, kryeministra e intelektualë me origjinë shqiptare, që në atë perandori do të kishin role kyçe për ecurinë dhe suksesin e saj. Emra si Ahmet Pashë Dukagjini, Koxha Sinan Pasha, Ajaz Ahmet Pasha, familja Qypryly, Tahir Pasha, Mehmet Aliu, Hasan Tahsinit, Abedin Dino, Ismail Qemali, Abdyl Frashëri, Vaso Pash Shkodrani etj, kanë "gëzuar" detyra të larta në administratën turke. Për këtë arsye, ata zënë një vend të dukshëm në këtë libër. Më tej, mbi vlerat dhe rëndësinë e këtij botimi na flet Ramiz Zekaj, botuesi i tij.
    Pse vendosët ta botonit këtë libër në gjuhën shqipe?
    Përvoja e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), në fushën e botimeve ka qenë e madhe. Transformimet politike, kulturore dhe ekonomike te shqiptarët hapen mundësi që shumë çështje të rishikohen në një optikë të re studiuese e kërkimore. Kjo na bëri që të marrim përsipër përkthimin dhe botimin e një vepre ndër më të rëndësishmet të fushës që mbulon me titull "Historia e Shtetit, Shoqërisë dhe Qytetërimit Osman". Ky botim do kontribuojë në përmbushjen e nevojës së lexuesve por edhe të studiuesve të kësaj fushe, pasi libri ofron shembuj e argumente të kuptueshme, objektive dhe të besueshme nga historia e Perandorisë Osmane, kombeve dhe civilizimeve që u përfshinë në të mbi 6 shekuj. Përveç literaturës së gjerë të historisë osmane të publikuar në Turqi dhe vende të tjera, paralelisht me rritjen e interesit për historinë osmane, studiuesit shqiptar kanë nevojë të realizojnë akoma më tepër publikime të planifikuara mirë, objektive dhe të bazuara në burimet origjinale si dhe studime moderne. Ky libër që sot për lexuesin shqiptar vjen në 2 vëllime, përveç zhvillimeve politike që ka pasur Perandoria Osmane trajton edhe strukturën sociale, ushtarake, kulturore dhe organizimin administrativ të saj. Por, pa lënë mënjanë aspektin ekonomik, tregtinë dhe industrinë apo jetën shkencore. Botimi origjinal turk u publikua në dy vëllime (1994 dhe 1998) dhe mbulon periudhën nga themelimi i principatës osmane deri në shpalljen e Republikës Turke.
    Cilat janë vlerat e këtij libri?
    Sigurisht, që paraqitja në shqip e historisë së një shteti që ka sunduar për një periudhë prej gjashtëqind vjetësh, dhe që bashkoi shumë shoqëri të ndryshme, është e një rëndësie të veçantë. Ky libër është shkruar nga një skuadër historianësh ndër më të njohurit në këtë fushë. Synimi i tij, është të sjellë një perspektivë të bazuar në informacion objektiv dhe të besueshëm nga kërkime të reja. Libri nuk përmban përafrimin klasik të kronologjisë në historiografi me përshkrimet e ngjarjeve gjatë sundimeve të sulltanëve, vetëm kur janë të nevojshme. Autorët kanë zgjedhur një përafrim analitik, në përpjekje për ta paraqitur subjektin të plotë, dhe në të njëjtën kohë të përcaktonin lidhjen ndërmjet shkaqeve dhe pasojave të ngjarjeve politike, duke i rezultuar në një sintezë. Libri, jo vetëm lidh faktet, por i qartëson dhe i shpjegon ato në bazë të institucioneve të civilizimit osman duke pasur si pikësynim përfshirjen e të gjithë Perandorisë. Studiues të njohur kanë shkruar artikuj në këtë libër, ndërkohë që secili nga këta kapituj mund të ishte një libër më vete. Botimi origjinal turk u publikua në dy vëllime (1994 dhe 1998) dhe mbulon periudhën nga themelimi i principatës osmane deri në shpalljen e Republikës Turke. Vëllimi i parë trajton organizimin politik, historik, administrativ dhe ushtarak, sistemin ligjor, ekonominë, financën dhe strukturën sociale osmane. I dyti trajton jetën fetare, gjuhën e letërsinë, historinë e artit dhe arkitekturën, jetën intelektuale, arsimimin dhe fushën shkencore.
    Duke qenë se Shqipëria ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane për më shumë se pesë shekuj, a flitet për Shqipërinë në libër?
    Patjetër që në libër trajtohen shumë çështje që lidhen me historinë e kulturës sonë e trojeve shqiptare që në atë kohë shtriheshin në katër vilajete, në atë të Shkodrës, Kosovës, Janinës dhe Manastirit. Botimi do të jetë një kontribut i rëndësishëm në hulumtimin shkencor të shumë çështjeve që historianët tanë deri tani nuk i kanë përmendur ose i kanë anashkaluar. Artikujt që përmban vepra i ofrojnë lexuesit shqiptar një paraqitje objektive të historisë sonë në kohën e periudhës osmane, të ndërtuar në bazë të dokumenteve arkivore e të kronikave osmane, si dhe të punimeve të specialistëve të sotshëm në këtë fushë.
    Cilat janë personalitetet dhe ngjarjet që kanë të bëjnë me Shqipërinë, e për të cilat flitet në libër?
    Historia e Perandorisë Osmane përfshin fusha të gjera të kërkimit shkencor, të cilat janë të lidhura me historinë e tokave dhe të popujve si brenda Perandorisë edhe jashtë saj, që kanë pasur marrëdhënie me të. Është për t'u shënuar se libri ndriçon jo vetëm aspektet politike e administrative, por edhe zhvillimin e kulturës, të arsimit e të shkencës në ato rajone dhe gjatë atyre periudhave që ato kanë qenë në përbërjen e Perandorisë Osmane. Në libër, një vend të rëndësishëm zënë edhe personalitetet dhe ngjarjet që lidhen me shqiptarët në Ballkan e më gjerë, si Koxha Sinan Pasha (1580-1596), i cili ka qenë pesë herë kryeministër dhe nën drejtimin e tij u pushtua Jemeni. Ahmet Pashë Dukagjini, që rridhte nga një familje shqiptare e Lekë Dukagjinit. Ajaz Ahmet Pasha i lindur në Vlorë, ka qenë kryeministër në vitet 1536-1539. Lutfi Pasha, që kreu detyrën e kryeministrit për 1 vit e 9 muaj në vitet 1539-1541. Kryeministrat e familjes Qypryly, që sunduan afro 100 vjet në shekullin e XVII. Pushteti i Qyprylynjve ka qenë më i fortë dhe më efikas nga autoriteti i sulltanëve të asaj kohe. Pashallarët, gjeneralët e besës fisnike shqiptare shpëtuan edhe "kryet e Sulltanëve". Këto e shumë çështje të tjera që lidhen me shqiptarët dalin qartë në këtë botim.
    Cili është roli i shqiptarëve në kulturën, artin dhe politikën osmane, gjithmonë sipas këtij libri?
    Shqiptarët kishin marrë shumë nga kjo perandori, ndër të tjera edhe besimin e kulturën islame, por ata i dhanë asaj gjithçka që patën, përvojën e tyre ballkanike në fusha si tregtia, administrata, ushtria etj. Kur Napoleon Bonoparti në vitin 1798 u nis të pushtonte Egjiptin, që në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Osmane, osmanllinjtë dërguan një ushtri të përbërë prej ushtarëve të zgjedhur shqiptarë. Këtë ushtri e komandonin shqiptarët Tahir Pasha dhe Mehmet Aliu. Pasi theu Bonopartin, kapiteni Mehmet Ali u vendos në Egjipt. Në vitin 1801 u gradua pasha, gjeneral dhe në 1805 mori në dorë pushtetin lokal të Egjiptit. Ai më pas shtriu pushtetin e tij deri në Sudan dhe nënshtroi feudalët e Arabisë që ishin problem për Perandorinë. Në dinastinë e tij, krahas arabishtes dhe turqishtes, flitej edhe shqipja. Për rolin dhe vlerat e shqiptarëve në Perandorinë Osmane, studiuesi gjerman Prof.Dr.Herman Gros në librin "Ekonomia Ballkanike" shkruan se "Shqiptarët gjatë pesë shekujve që kanë bashkëjetuar me turqit osmanllinj, në sajë të aftësisë së adaptimit dhe të talenteve të tyre si nëpunës, kishin zënë shkallët më të larta në qeverinë e Stambollit dhe kishin role të rëndësishme për perandorinë. Mirëpo nga ana tjetër, fiset shqiptare jetonin të lira e të pavarura në malet e Shqipërisë".
    Shumë shqiptarë duke mos e njohur gjuhën turke pyesin me dyshim se, përse turqit shqiptarët i quajnë "arnavut" dhe Shqipërinë Arnavutlluk. Fjala arnavut vjen nga arabishtja, arna-vut ARUN EN NEUD, që do të thotë "trim", i cili nuk di të kthehet mbrapa". Osmanllinjtë në luftë me persët, batalionet (taborët) e skalionit të parë i zgjidhnin jeniçerë trima, që edhe pse shikonin rrezikun e vdekjes, mësynin vetëm përpara. Ata kryesisht zgjidheshin shqiptarë dhe për këtë arsye shqiptarëve u vendosën emërtimin "arnavut" dhe Shqipërisë Arnavutlluk. Trimërinë e shqiptarëve e shpreh edhe historiani Mehmet Tefik, i cili shkruan: "Bashkësinë Osmane e kanë siguruar dy krahë: turqit në Lindje (Anadoll) dhe shqiptarët në Perëndim (Ballkan)".
    A flitet në këtë botim për artistë apo shkrimtarë shqiptarë?
    Patjetër, pasi shqiptarët në perandorinë osmane krahas personaliteteve qeveritare dhe ushtarake, kanë bërë emër edhe në administratë, drejtësi, arsim, kulturë, arkitekturë, arte etj. Në radhët e para të këtyre personaliteteve janë shumë figura të rëndësishme të Rilindjes sonë Kombëtare, veprimtaria e të cilëve, sidomos e Hasan Tahsinit, rektori i parë i universitetit të Stambollit, Sami Frashërit etj, ishin me rrezatim të theksuar për kulturën e tërë Perandorisë Osmane, përfshirë edhe Shqipërinë e asaj kohe. Sami Frashëri hartoi fjalorët dhe enciklopeditë monumentale si: Fjalori Frëngjisht-Turqisht, Fjalori Turqisht, Enciklopedi Historike-Gjeografike në 6 vëllime etj, duke i shërbyer arsimit, edukimit dhe kulturës osmane por edhe asaj botërore. Abdyl Frashëri, 10 vjet deputet në parlamentin e parë perandorak, 1877- 1878, Abedin Dino, një nga valinjtë e shquar dikur edhe ministër i Jashtëm, Ismail Qemali, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, vali në Siri, deputet në parlamentin osman në vitet 1908-1912, Vaso Pash Shkodrani, vali i përgjithshëm i Libanit, e shumë të tjerë dalin qartë me kontributet e tyre në këtë botim.


    23-04-2009-Gazeta Shqiptare

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Janë dy teori se nga rrjedh "arnaut":

    1. Arun en neud
    2. Arvanit

    Me cilin po përngjan më shumë fjala "arnavut"?

    Nëse me të parin, atëherë ku ia qëlloi që të jetë kaq i ngjashëm me emrin "arvanit".

    Turqit e kanë zakon me ia fut kot. Për më tepër është një botim antishqiptar, ngaqë "shqiptarët na paskan siguruar perandorinë", ndërkohë që shqiptarët jetonin si robër, e grekët e serbët bënin pallë e përhapnin ortodoksi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ne fakt ata u detyruan me dhune qe te kishin sukses ne perandori.

  4. #4
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Janë dy teori se nga rrjedh "arnaut":

    1. Arun en neud
    2. Arvanit

    Me cilin po përngjan më shumë fjala "arnavut"?

    Nëse me të parin, atëherë ku ia qëlloi që të jetë kaq i ngjashëm me emrin "arvanit".

    Turqit e kanë zakon me ia fut kot. Për më tepër është një botim antishqiptar, ngaqë "shqiptarët na paskan siguruar perandorinë", ndërkohë që shqiptarët jetonin si robër, e grekët e serbët bënin pallë e përhapnin ortodoksi.

    Fjale me vend, si heq asnje gjysem germe, vetem duhet te shtoj se keta plehra qe na perziejne me akrepat e shkretetires duhet ti injorojme si komb.
    Turqia e viteve 1400 deri me 1920 ka qene armiku yneme i mdh dhe me i pa meshirshem.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-04-2009
    Postime
    243
    Ja ç'shkruan tek Wikipedia përë këtë:

    Arna, Greece
    From Wikipedia, the free encyclopedia

    Arna is a village (Greek: Άρνα) on the eastern slopes of the Taygetus mountain range, at an altitude of 700m to 850m (2,300 to 2,800 feet).

    Located in the prefecture (nome)of Laconia, in the Peloponnese, it forms part of the town (deme) of Faris. The nearest major town are Gytheum, 35 km (22 miles) to the southeast, and Sparta, approximately 40 km to the north.
    The area has a rich history. Near the village, at the Arkina site, a two Mycenaean-era domed burial chambers have been found, most likely built by Minyan or Boeotian settlers. Artifacts from many periods have also been found at Arna and Arkina, mostly ceramic containers. These findings support the conclusion that the site has been since ancient times a stop on the road connecting Sparta and Messinia.
    Under Ottoman rule, the area remained almost free of Turkish presence. For the final years of Ottoman rule, Arna and the rest of the Mani region enjoyed a hard-earned special status of relative autonomy. From that era, two defensive towers (pirgi) remain.
    The residents of Arna featured prominently in the Greek struggle for independence (1821-1829). A close-by reminder of that struggle is the "Kolokotronis Cave", on the north slope of Mt. Annina. Folk tradition has it that Constantine Kolokotronis (father of famed hero Theodoros Kolokotronis) had sought refuge in this cave after being wounded defending the pirgos of the nearby village of Kastania, at the side of fellow revolutionary Panagiotaros Venetsanakos. He was discovered there the next day and killed; his body was thrown into the cave.
    Today, Arna's population is on the decline, as is the population of the Greek countryside nationwide. The 1971 census counted 324 residents in the village; today, fewer than 150 remain. There are, however, positive signs of increased activity: The number of visits from emigrant Arniotes is on the rise, year round

  6. #6
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Turqia e viteve 1400 deri me 1920 ka qene armiku yneme i mdh dhe me i pa meshirshem.
    Shih ti çka thotë ai, "Perandorinë e siguruan sy krahë, turqët në lindje, arnautët në perëndim", tamam propagandë serbe.

  7. #7
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    ricky ch

    Kolokotroni është ai arbëreshi Bythëgura. Jo vetëm Kolokotroni por edhe gjithë Maniotët tjerë janë arbëreshë me prejardhje nga spartanët e lashtë.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-04-2009
    Postime
    243
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    ricky ch

    Kolokotroni është ai arbëreshi Bythëgura. Jo vetëm Kolokotroni por edhe gjithë Maniotët tjerë janë arbëreshë me prejardhje nga spartanët e lashtë.
    Alibaba:
    nuk është shkrim i im, është vetëm citi në lidhje me emmrin arnaut.
    nuk dmth se e tëra është e vërtetë!

  9. #9
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Arnaut/Arnavut eshte trajtë osmane për emrin Alban/Arban/Arbër, po ashtu edhe Arvanit eshte trajta Greke per te njejtin emer.
    Ndersa per heroin e revolucionit Grek Kollokotroni, ai njihet boterisht si Shqiptar se bashku me shume heronj te atij revolucioni qe ne fakt ishte nje nga kryengritjet e shumta te Shqiptareve kunder Turqise.Kete e them jo me nota nacionalizmi por duke u bazuar ne te vertetat historike.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Eshte mire ti bejm qejfin vetes,por eshte akoma me mire te perballemi me te verteten,dhe nga kjo e vertet, te nxierrim mesimet e duhura, ne menyre qe mos te perseriten me ne brezat e ardhshem.
    Nese fjala ARNAVUT do te thote (trim qe skthehet mbrapa)per mua eshte e vertet,per vete faktin,se turqit e kan njohur me mire se cdo kush , trimerin e popullit ton.Kjo ishte dhe arsyeja qe i ben me shume presion kombit ton,ne menyre qe te perfitonte sa me shume, ne kurris te kombit ton(duhet te ken marr shum pervoj nga bizanti,i cili qendronte ne kemb ne kete pike strategjike fale gjakut shqiptar).Te gjitha cfar lexova ne shkrimin e perciellur nga BARAT, mund te them se jan te verteta, shqiptaret i kan dhen shum kesaj perandorie, por si duket nuk kan patur mundesin, ose kurajon per te ber dicka per vendin e tyre,mbase shteti osman ju ka ofruar me shume kushte dhe privilegje se sa do kishin ne token mem,(ashtu sikur ndodh sot ku shume talente nga te gjitha fushat punojn per kombe te tjere) mbase jan asimilur(sikurse dhe sot ku me mijra shqiptar po asimilohen duke marre pashaposte te nje tejter kombi,qe do te thote se kjo familje pas dy gjenratash nuk do te rezultoj me si shqiptar), ashtu sikurse po asimilohen edhe sot, shqiptar te fushave te ndryshme.Dhe e gjith kjo na bind se fajin e kemi vet, se nuk kemi qen kurre te bashkuar, per nje deshir e per nje qellim, por secili ka ndjekur kengen e vete,sipas muzikes qe i eshte ofruar, nga te huajt.

    Ja pse heroi jon kombetar meriton respekt maksimal, sepse eshte unik nder gjith keta princa e gjenreal,dhe fisnik te koherave te ndryshme.

    AI PATI KURAJO DHE FORC PER TI LUFTUAR(pundhensit e tij ose me mire pushtuesit e tij)ME QELLIM FUQIZIMIN E TOKES MEM,kurse te tjere princer e gjeneral e mbreter perandorish, sado te medhenj te ken qen, per mua thjeshte kan qen vegel ne perdorim, se thjeshte nuk i kan dhen asgje atdheut te tyre,perkundrazi duke ber per te tjeret e kan dobesuar me shume ate, dhe per kete qe pohova me lart eshte historia ajo qe e verteton me fakte.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •