Vdekja e njeriut nuk ësht¡ mbarimi!
Gjatë jetes së perditshme, kam verejtur se si njerëzit as qe deshirojnë të bisedojnë rreth vdekjes apo më mire të them se, njeriu i sotëm nuk deshiron ta pranojë vdekjen! Vdekja sot është bërë fjala më e padëshrueshme, është bërë tabu. Pse ndodhë kjo?
Njëher nji mik më pati thënë “fol qka te duash a mos më fol për vdekjen”! Pra sot nuk duhet folur për të, e as nuk duhet menduar.
Në anen tjeter, ajo qe unë e besoj është se Zoti nuk e krijoj njeriun që të vdesë!
Zoti gjatë historisë së njerëzimit ka dhënë gjithmonë informacione të mjaftueshëm lidhur me perfundimine e kësaj bote. Bibla nuk është një libër thjesht për të kënaqur kureshtjen, por ajo tregon shumë qartë lidhur me këtë.
Por prap se pra, në biseda me njerez, nëse arrinë të hapesh këtë temë, shumë her mendohet dhe njerëzit shtyhemi t’i bëjmë vetes pyetjen të rëndësishme, të domosdodhme dhe të përjetshme; prej nga vijmë ne njerëzit dhe ku shkojmë?
Ç’kuptim ka jeta te cilen ne e jetojmë sot, por edhe aq më tepër, ç’kuptim ka vdekja?
Ajo qe lirisht mund të thuhet është se njeriu i sotëm nuk dëshiron ta pranojë vdekjen, kjo është e dukshme. Si pasojë ai përpiqet të krijojë mitin e shëndetit e të formës së përkryer fizike, njeriu I sotem perkushtohet më shumë ne një lloj rinie, duke menduar të përjetshmen ne këtë botë, harron se ai do të vdes dhe duke menduar se rinia e tijë eshte e perjetshme. Andaj, e përjashton edhe plakjen, ndersa per vdekje as qe mendon fare bile!!
Kjo pytje dhe ky debat qe unë hapi sot në këtë temë është një pytje e vjeter, me shekuj, por, shkrimet na kujtojnë. Sipas shkrimeve, me teper se 35 shekuj më përpara, Jobi pyeti: "Nëse një njeri vdes, a do të jetojë përsëri?" Kjo pyetje është aktuale, kjo që është bërë gjatë mijëra vjetëve, bëhet edhe sot në mbarë botën, normal se bëhet sepse prek një temë me interes parësor. Është e vështirë dhe na duket shumëher e padrejtë, dhe, në fakt, na mundon dhe vuajmë nëse vdes njeriu që ne e duam dhe e kemi te afert, nuk nuk është lehtë që ta varrosim atë qe ne e duam.
Vdekja e njeriut nuk është mbarimi!
Sipas shkrimeve, meditimeve kam arritur në bindje dhe besim të plotë se; Hyji nuk na krijoi që të vdesim. Ai njeriun e krijoi që të jetonte dhe të kishte përbashkësi me Atë (Zotin), por mëkati (ndegjesa ndaj djallit) solli vdekjen dhe varrin, kështu që erdhi edhe ndarja nga Hyji. Pra, të gjithë që i lexojnë këto fjalë, duke përfshirë edhe mua, do të vdesin, sepse vdekja ka kaluar mbi të gjithë njerëzit (Romakëve 5:12).
Trupi ynë mund të vdesë, por shpirti nuk do të vdes. Shpresa është në ringjallje, pasi Krishti është ngjallur,neper mes ringjalljes së Krishtit, në kohen e ringjalljes, është trupi që ngrihet, jo shpirti. Shpirti është larg prej trupit, i pranishëm me Zotin dhe shpirtrat janë krejtësisht të zgjuar dhe në dijeni për gjërat rreth tyre.
Prandaj, të flasim për këtë temë, most ë hezitojmë edhe pse njeriu i sotëm nuk deshiron ta pranojë vdekjen!
Mendimet, bindjet, opinionet mund të ipen pa dallime, secili mund të shprehë se si mendon; Vdekja e njeriut? Çka është vdekja? Vdekja e njeriut a është mbarimi apo një fillim I ri? apo vazhdimsi e jetes!
Respekte
toni77
Krijoni Kontakt