Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50

Tema: Poezi Islame

  1. #41
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Mėshiroi o Allah

    Prindėr,o prindėrit e mi,
    Ėndėrruat pėr jetėn,islamin,tė rritni fėmijė.
    Ritet fetare,moralin,respektin,
    Ju na i mėsuat,
    U sakrifikuat dhe shumė mund harxhuat,
    Oh sa shumė ju duam qė na edukuat.
    Pėrherė mirėnjohės dhe respektues u jemi,
    Rėnkimeve tuaja kurrė as " oh " as " uf " s'u themi.
    Investuat nė ne mė tė mirėn qė patėt,
    Ndėrtuat nė ne moralin mė tė pastėrt.
    Dashuri na dhatė,na mėsuat pėr fe,
    Ėshtė ky angazhimi i madh qė treguat pėr ne.
    Ruaji,fali e mėshiroi o Allah me mėshirėn qė ke.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #42
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Shperngulja

    Po s`u shpėrngule nga Meka nė Medine
    Nėn pushtet idhujsh jetėn do kalosh
    Ushtri e territ tė shkakton mundime
    Torturė pas torture,
    Zotin ta mohosh

    Shtėpinė e shejtė ngulfatur ta kan
    Me zotra tė rremė ,sa neveri
    Nė sfond tė zemrės terri i zi katran
    Lėshohet ngadal e shpirtin mbyllė nė robėri
    Shpėrngulu me tė shpejtė,
    pas Profetit vrapo

    Braktise vendlindjen dhe pasurinė qė s`ka vlerė
    E verteta tė pret,pa frikė ate e kėrko
    Pastrohu nga kotėsirat,
    I lirė do jeshė pėrherė
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  3. #43
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Udhės sė lutjes

    Nė ujėvarėn e devotshmėrisė
    Takoj zambakėt e zemrės
    Aromė lutjesh kundėrmojnė
    Dehin delltė e shpirtit
    Nė oazė pėrdėllimi

    Nė detin bilur tė devotshmėrisė
    Takoj valėt e zemrės
    Frekuenca tė ndjenjave subtile
    Asociojnė mallin me pendimin
    Bukurisė sė faljes
    Sexhde mallėngjimi

    Nė trotuarin e jetės
    Takoj udhėtarėt e dritės
    Pran kohės sė pendimit
    Si re prej nuri e siluetė ylberi
    Bartin barrėn e lutjes
    Qė pret lindje tė shpresės sė re
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  4. #44
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    VDEKJA ECĖN NĖ HESHTJE E QETĖSI

    Me gjuhėn e heshtjes
    Vdekja pėrjetėsisht na flet
    E ne fare nuk e kuptojmė...
    Pa dallim ngjyre e gjinie
    Njėsoj me vete merr shpirtra

    Tė zinj e tė bardhė...
    Shpirtzinj i merr nė dhimbje e mundime
    Dhe i vendosė nėn pemėn e Zakumit
    E shoqėri u bėjnė djajtė me brirė...
    Shpirtbardhė i merr me lehtėsi

    Tė pėrcjellur me muzikėn hyjnore tė semas
    E tė mbėshtjellur me aromė lulesh
    Tė kėputura nga kopshti i Edenit...
    Lindja dhe vdekja shkruhen
    Me shkronja tė arta e tė zeza

    Nga vet dora e tė Madhit Zot...
    E mes tyre krijojnė harkun
    E fillimit dhe mbarimit jetėsor...
    E vdekja ecėn gjithmonė
    Nė heshtje e qetėsi...
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  5. #45
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Zot i madh

    Fjalėt nė fytin e tharė
    Mė mbetėn pa i thėnė...
    Lumturinė e shpirtit
    Ma vodhėn ata

    Tė pashpirt...
    Zot i Madh
    Pash Madhėrinė Tėnde
    Qė ke Ti

    Ndjenjat e mia shpirtėrore
    Vendosi nė hapėsirėn Hyjnore
    Bash aty ku engjėjt
    pa ndėrprerė TEKBIRIN zėshėm kėndojnė...
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    ...Mendoj...


    Buze liqenit rri e vetme
    Dhe mendoj….
    Jam vetem une,Zoti e qielli,
    Dhe pres lindjene diellit,
    Pres nje drite,nje drite qe do te
    Ndricoje dhe shpirtin tim.
    Jam e vetme ,dhe flas e flas
    I drejtohem Krijuesit tim,
    Atij I kerkoj shpetim.
    Kerkoj nga Allahu udhezimin e Tij,
    Per mua dhe gjith njerezine.
    Shikoj te kaluaren dhe trishtohem
    Gjej nje ruge pa zgjidhje,
    Gjej vehten te hutuar
    Nje tunnel te erret shoh tani,
    aq sa me heret nuk e vereja
    se rreth meje eshte nje ferr i zi..
    Shejtani I mallkuar qofte ai,
    qe njerezit nga rruga e Allahut i largon,
    peshperitja e tij njerezit I mashtron,
    gjerat e kesaj dynjaje ia zbukuron.

    C’fare eshte e gjith kjo vuajtje e varferi ne kete popullsi???
    (pergjigje)
    Kjo ndodh nga veprat tona
    Nga mekatet dhe mospendimi yne.

    Isha dikur ne terrin e zi,
    dikur isha sin je lule pa flete,
    por,tani,une jam nje lule
    Islami nje flete dhe qe tedy
    bashke e bejme nje jete.



    A e njeh kėtė njeri!?

    O ti qė lexon kėto rreshta tė shkruar
    Mos mendo se jam poet a prozator
    Doja tė flisja pėr njeriun mė tė shquar
    Por fjalėt e duhura nuk e di a do t'i gjej dot.



    Doja tė flisja pėr njeriun mė tė madhė
    Qė njerėzimi ka mundur tė shohė ndonjėherė
    Tė them tė drejtėn, nuk ėshtė aq e lehtė
    Tė cilėsosh njė njeri me kaq vlerė.



    Mėshirė pėr njerėzimin ka qėnė ky njeri
    Nga errėsirat e humbjes nė dritė i ka nxjerrė
    Vulė e profetėve tė Allahut ai ka qėnė
    Kėshtu qė me tė ėshtė mbyllur kjo derė.



    Ai ėshtė i pari qė do t’i hapet varri
    Ditėn kur njerėzit tė ringjallen dhe njėherė
    Mėshirė do tė lusė pėr pasuesit e tij
    Kush s'ka besuar nė tė do tė jetė i mjerė.



    Nė ditėn e Gjykimit, kėtė ditė plot tmerrė
    Askush veē tij nuk do tė dėgjohet
    Lutjet mė tė bukura pėr Zotin do tė nxjerrė
    Kur nėn Arshin e Tij do tė gjunjėzohet.



    Ngrije kokėn- Allahu do t’i thotė
    Kėrko dhe lutu se do tė dėgjohesh
    Nė kėtė ditė tė madhe ti ke pozitė
    Nė kėtė ditė tė vėshtirė ti do tė nderohesh.



    Ai do tė trokasė nė dyert e Xhenetit
    Menjėherė do t’i hapen plot respekt e nderė
    Pėr pasuesit e tij ai ėshtė rezervuar
    Pėr ata qė besuan e jo pėr tė tjerė.



    Besoj o lexues se mund qė ta gjesh
    Atė qė nė kėtė poezi kam cilėsuar
    Ai ėshtė Muhamedi i dėrguari i Allahut
    Ai ėshtė Muhamedi, njeriu mė i nderuar.



    Eshte Drite e Zotit


    Eshte Drite e Zotit

    Rrugėn na ndriēon,

    Nga terri i kobshėm

    Tė gjithėve na shpėton.


    Mė e vleshmja dhuratė

    Nga i madhi Perėndi,

    Amanet i parė dhe i fundit

    Pėr krijesėn njeri.


    Qė nga hazreti Ademi

    Njeri e pejgamber i parė,

    Kjo e vėrtetė nga All-llahu

    Pėrherė ėshtė shpallė.


    Sa herė qė njeriu

    Ėshtė tjetėrsuar,

    Pejgamberi i kohės

    E ka udhėzuar.


    E ka udhėzuar

    Njeriun e shkretė,

    N’udhėkryqe tė jetės

    Sa herė qė ka mbetė.


    Nė formėn e pėrsosur

    Kjo Fe e Vėrtetė,

    Ju shpallė e plotėsuar

    Tė Lavduarit-Muhammed.


    Kėtė e dėshmon Kur’ani

    Fjala e Perėndisė,

    Tė vėrtetėn e plotėsuar

    Qė ia shpalli njerėzisė.


    Kush ėshtė besimtar

    Le tė jetė krenar,

    Aq mė tepėr vlen

    Kur t’jetė atdhetar…!


    La ilahe il-lall-llah

    Muhammedur-resul-ullah.

    Fjala e dėshmisė

    Shenjė e dashurisė.


    Rreze e jetės

    Thelb’i sė Vėrtetės.

    Gur’i besės

    Shkėndijė e shpresės.


    Dritė e amshuar

    Zjarr i pashuar

    Gjurmė ndėr shtigje

    Urė ndėr brigje.


    Dy emra nė fjali

    Mė e shtrenjta stoli.

    La ilahe il-lall-llah

    Muhammedur-resul-ull-llah.



    I dashuri vėlla !
    Ne nuk po dimė mė se si tė pėrgjigjemi sepse kemi haruar si pyetet.Nuk po e shohim mė tė vėrtetėn si qielli mbi det, sepse po shikojm pa menduar pėr syt, e syt shohin shumė por jo veten.

    I dashuri vėlla!
    Nė mes te shkretėtirės ėshtė lodhur njė deve duke mbartur uj mbi shpinė e po vdes nga etja.
    Ndoshta, ndoshta edhe peshku do tė vdiste sikur tė ngopej me uj,e uji lag gjithcka pėrvec vetes.

    I dashuri vėlla!
    Kam qeshur pa e kuptuar pse erdha nė kėtė botė duke qarė.Kam qarė pa e kuptuar pse kam qeshur sy mbyllur nė djep.E dua dhimbjen qė mė zgjoi nga gjumi i jetės.I asaj jete qė nuk do tė doja tė ishte e imja.Sepse kafazi sado qė tė jetė i gjėrė,prap kafaz ėshtė.

    I dashuri vėlla!
    Duke u mahnitur se i dallojmė tė gjitha ngjyrat,haruam tė mendojmė pėr dritėn qė na mundėsoi dallimin.
    Nė rrugėn e pishtarit ndricues ka dritė pėr tė gjithė ata qė nuk i mbyllin sytė para saj.
    Dritės nuk i duhet dikush tė dėshmon se ajo egziston,sepse ajo vet dėshmon pėr veten.
    Prandaj ka kohė qė kemi haruar tė pėrgjigjemi,sepse kemi haruar qė cdo pyetje ka mbrenda edhe pėrgjigjen.

    I dashuri vėlla!
    Nėse jeton si ishull nė mes shkretėtirės,nė mes tė detit pa anė,njė ditė do tė vijn anijet tė zbarkohen tek ti,sepse nuk kanė ku tjetėr.
    Nė rrugėn e jetės mund tė ecin mirė vetėm ata qė din ku shkojnė.Ata qė nuk din tė ngrohen digjen,digjen pa menduar se zjarri djeg gjithcka pėrvec vetes.

    I dashuri vėlla!
    Duhet ta pranosh,duhet ta pranosh se je i padishėm,se padituria ėshtė sėmundje pa dhimbje.Por,mė e dhembėshmja duhet te shkurorzohesh tri herė nga kjo botė pėr ta kuptuar se kjo i ngjan njė plage.Njė plage e cila ėshtė fshėhur nėn vellėn e nusėrisė.

    I dashuri vėlla!
    Kur ndjehesh i vetmuar mes qieelit dhe tokės mendo,mendo si ndjehen qielli dhe toka qė tė kan nė mes.Toka sėshtė e jotja por ti,ti je nga toka.
    Prandaj thuaj ballit,thuaj ballit le ta puth tokėn.E atėherė,atėherė do ta ndjesh dashurinė e qiellit.

    I dashuri vėlla!
    Nėse mendja nuk mund ta qetėsoj zemrėn,atėherė thuaj zemrės ta qetėsoj mendjen.Sepse at qė e kėrkon mendja e gjen zemra.
    Tė gjitha vitet qė shkuan i takojnė vdekjes,cdo perėndim i diellit ėshtė lindja e tij.
    Nėse nuk do qė tė humbasėsh kohėn atėherė lutju,lutju Atij qė ėshtė betuar nė tė.
    O Zot mė jep aq mend ta kuptoj sa i pamend qė jam,mė jep aq dije ta kuptoj sa i padijshėm qė jam,mė jep aq forcė ta kuptoj sa i pafuqishėm qė jam.
    E kur tė ngadhnjej mbi tokė,mė bėj tė mos haroj se prap do tė bėhem tokė.
    O Zot unė qė tė kam vetėm Ty,i shikoj me dhimbje,i shikoj me dhimbje tė gjith ata qė kanė pėrvec Teje cdo gjė.E c’farė mund tė ketė pėrvec Teje,c’farė?,C’far mund tė ketė pėrvec Teje o Zot ???....




    KAPITENI I KUJTIMEVE TE MIJA

    Syte e perlotur me zemer te keputur,
    Marshoja drejt humneres qe hapej sa me shume.
    Se kuptoja cka doja, gjithcka ishte e pakuptim,
    Nje gje ne tru me pelciste e nuk kisha kthim.
    Por cfare kethimi nuk mund te kuptoja.
    Nje dite prej diteve ia nisa te mendoja,e cka eshte me mua.

    Sa ndjenje e bukur,
    Nje mesnate mu kujtua,se ku mund te kthehem.
    Ai ishte kthimi me nje pendim te sinqerte tek Allahu im.
    Ndjeja nje knaqesi, sa doja te dilja ne nje hapesir,
    Qe te me shoh cdo kush se cfare kenaqsie po shijoja,
    Doja te bertisja me nje ze te larte e te deshmoja
    Me tere zerin tim qe e posedoj, e te them:
    Me BESO SA TE DUA , ALLAHU IM NUK KA MASE.

    Me syte e mbyllur te lundroje ne detin e pafunde,
    Dua qe Ti te jeshe kapiteni i jetes sime,
    Te me endesh ane e mbane detit te pafunde,
    Te ushqehem me kenaqsit e Tua, e te rrezitam me miresite e Tua.

    Te ngrohi shpirtin e ndjenjave te mia,
    Dua qe kurre te mos ndalem, te eci duke u lodhur,
    Te kerkoj ate, ate qe e dine se sa e dua ,
    Ai eshte qe Ti na e ke premtuar xhennetin
    Per te cilin shume jam permalluar.



    Ku je o bir ?


    Ku je ti ėndėrr e mėrguar
    nė ē’skuta ke ndaluar vallė
    A gjete dot ē’kishe kėrkuar
    atje ku je a ndjehet mall?



    Me krahėt e shpresės fluturove
    zemra e vuajtur nuk njohu frikė
    Lotin dhe syrit s’ia tregove
    Dhimbja nė shpirt filloj tė mbijw.


    Kaloi njė vit, dy, tre, sot katėr
    E minuti i pritjes kaq ngadalė shkon
    Nėna qė le tė re, tė qeshur
    Mbi flokėt e saj sot ka rėnė borė.



    ēdo dallėndyshe qė shikon
    ėshtė syri im bir, tė kėrkon
    ēdo pikė shiu qė bie mbi qerpik
    ėshtė loti i mallit qė mė zhurit.



    Ku je ti lulja e gėzimit
    Ku je, o prehja e shpirtit tim
    Sa larg ke shkuar qė dot s’mė flet
    Vetėm njė fjalė qoftė keq a mirė?!



    Nė ke gabuar e sot ndien turp
    E dot s’ma thua jeta ime
    Dije se pritja pa pėrgjigje
    Rėndon sa bota mbi zemrėn time.



    Gjithė pasuria e kėsaj bote
    Nuk vlen pėr zemrėn e njė nėne
    Gjithēka qė kisha do ta shpenzoja
    Tė shihja njė herė fytyrėn tėnde.


    Tė puthja duart, ball, sy e gushė
    Tė pėrkėdhelja flokėt e zesw
    Tė ngopem njė herė me erėn tėnde
    Tė tė ndiej pranė pastaj tė vdes!



    Letėr natėn e ekzekutimit

    Prindėr tė mi, kėtė letėr e shkruaj me dorėn time
    Kurse litari dhe xhelati janė nė pritje
    Ua dėrgoj nga qelia ime e mbyllur
    E rrethuar me mure nga guri
    Edhe kėtė natė do ta jetoj
    E ndjej se errėsira e saj po mė qefinos
    Edhe kjo natė do tė kaloj, nuk dyshoj
    E pastaj kufomėn time do ta bartni
    Nata rreth meje ėshtė e qetė
    Kujtimet mė kalojnė nėpėr mend
    Dhimbja ime mė mundon
    Qetėsinė e kėrkoj nė leximin e ca ajeteve nga Kur'ani
    Fėmijėrinė dhe rininė time e jetova me iman
    e ėmbėlsinė imanit po e shijoj nė fund
    Qetėsinė e prish tingėllima e zingjirėve
    Kur tė burgosurit i lėvizin zingjirėt
    Roja pas ēdo periudhe tė shkurtėr
    mė vėzhgon me shikim tė shejtanit…
    Nga vrima e derės shikon gjahun e tij
    e pastaj kthehet nė dhomėn e tij!
    Unė nuk mllefosem ndaj tij…
    ?'farė ka bėrė qė ta urrej?
    Ka sjellje tė mirė, si ti, o babi im!
    Nuk tregon armiqėsi ndaj meje
    Por, nėse nuk mė vėzhgon njė ēast
    Idhėtinė e privimit e shijon familja e tij
    ?shtė i pashėm, pėrveē sjelljes qė ka,
    po tė ishte poet si unė, ndoshta do mė kujtonte nė vargje
    Apo kur kthehet te fėmjėt e tij
    i kujtohem e mė qanė pranė fėmijėve
    Aty nė mur kam njė dritare, nė tė shoh jetėn
    ?shtė e mbyllur me grila tė hekurit
    Sa shumė shikoja nga ajo dritare
    Mendoja nė revolucionarėt, njė keqardhje mė zgjoi
    E shoh heshtjen, sikur avull ma pėrshkruan
    Atė qė vlon nė zemrat e njerėzve
    Tė njėjtėn e ndjejnė tė gjithė ata njerėz
    edhe nėse e fshehin, dhe vdekja ishte nė diturinė time
    Nė mendjen time sillet…
    ?'farė tė mashtroi nė atė revolucion tė papjekur?
    ?farė do tė dėmtonte po tė heshtje?!
    Mė vie keq, e unė ngutem keqardhjen ta fshehi…
    Gjaku im do tė rrjedhė e do tė shuaj
    Atė qė ėshtė ndezur nė veten time
    Zemra ime, qė qarkullon gjakun
    Nesėr do tė ndalet nga trokitjet e saj!
    Padrejtėsia mbetet, do tė vazhdojė rrugėn
    Vdekja dhe flijimi im nuk do tė thejnė prangat e saj
    Karavani i padrejtėsisė do tė ecė
    Delja qė po shkėputet nga tufa, nuk e dėmton!
    Kėtė ma thotė vetja ime pėr njė ēast
    Kur mėrzitet pėr trupin tim tė gjorė
    Pastaj mė thotė:
    Jeta ėshtė pėr njė qėllim mė tė lartė
    Se t'i duartrokitėsh padrejtėsisė
    Fryma yte e lirė edhe nėse ndalet, aroma e saj
    do tė vazhdojė tė zhvilloj tė kuptuarit
    Varrėt tua nėn kamxhikun e kriminelėve
    Janė buzėqeshjet e agimit, frikėsohet krimi nga ato!
    Loti i tė burgosurit atje nė zingjirė
    Dhe gjaku i shehidit kėtu, do tė takohen!
    Derisa kodrinat tė mbushen nga gjaku dhe loti
    E mos tė mbetet nga rezistenca
    Pėrveē vėrshimės sė gjakut dhe lotėve nė luginė,
    Ka prej fortunave qė errėra e saj vie pas qetėsisė sė kodrinave
    Edhe goditjet e zjarrit nė thellėsinė e tokės
    Dėmtojnė kraterin e fortė tė vullkanit
    Pas pikimit tė pikave, rrjedhė procka
    E pas saj vie vėrshima qė vėrshon
    Vėrshon, e ērrėnjos tagutėt
    ?shtė mė e fuqishme se padrejtėsia dhe sulltani
    Nuk e di a do tė pėrmendet tregimi im
    apo do ta mbulojė errėsira e harresės?
    Jo, nuk e di, nė historinė tonė do tė trajtohem
    si tradhėtar apo shkatėrrues i idhujve?
    Ajo qė di unė, ėshtė se nuk mundem
    tė gėlltis nėnēmimin nga gota e poshtėrsisė
    Sikur nė rezistencėn time mos tė kėrkoja
    pėrveē dritės pėr umetin tim, do tė mė mjaftonte!
    Dėshiroja jetė tė ndershmme, pa pranga
    pa terror, pa frikė dhe nėnēmim tė njeriut.
    Nėse vdes, vdes duke bartur krenarinė time
    gjaku i tė lirėve qarkullon nė trupin tim.
    Prindėr tė mi, kur tė del mėngjesi
    e Dielli tė shėndrit ēdo vend
    E zogu tė pres nė degėt e trungut
    njė ditė tė re, e tė kthjellėt me gjelbėrim
    E tė dėgjoni zėrin e shpresės qė del
    nga goja e shitėsit tė qumėshtit nė mėngjes
    E tė trokas shitėsi derėn tonė, si ēdo ditė,
    atėherė derėn e qelisė sime e trokasin dy xhandarė
    E pas disa ēasteve do tė jem
    i varrur nė litarin e lidhur pėr trau!
    Le tė jetė ngushėllim pėr ty, o babi im!
    Se litari nuk ėshtė prodhuar nė kėtė vend!
    ?shtė pėrgatitur nė njė vend tė civilizimit
    Nga atje ku pėrhapet shkėndija e shkencės
    Kėshtu sė paku pretendojnė! E pastaj ėshtė sjellur
    nė vendim tim tė plagosur, nga ndihmėsit e tyre!
    Unė nuk dua qė ti tė jetosh i pashpresė
    Nė dhimbje, brenga dhe kujtime
    Sepse djali yt i prangosur tėrhiqet
    i lidhur drejt vdekjes, i pafajshėm
    Kujtoi tregimet e fėmijėrisė sime
    Kur mė mėsoje tė dua vendlindjen time…
    Kur tė dėgjosh zėrin e nėnės sime si qanė
    Nė errėsirėn e natės, e qanė rininė time
    Dhe mbulon brengat nė thellėsinė e saj
    dhe dhimbjet nga fqinjėt tanė
    Kėrko nga ajo qė tė mė falė
    sepse nuk kėrkoj nga ajo, vetėm tė mė falė!
    Ende e dėgjoj zėrin e fjalėve tė saj
    qė mi thoshte me mėshirė dhe mallėngjim
    Biri im, unė jam e sėmurė
    nuk mund t'u pėrballoj brengave!
    Ma gėzo zemrėn time, mos refuzo,
    martohu, dhe merr njė vajzė tė ndershme!
    Kjo ishte aspirata e saj qė kishte
    sa shpresė tė mirė qė shpresonte!
    Tani nuk e di si do ta kalojnė netėt
    pas vdekjes sime, me ēfarė mallėngjimesh?!
    Kėtė ta shkruaj ty, o babi im!
    Tani kjo ishte ajo qė sillej nė mendjen time…
    Por, kur do tė pėrhapet drita
    e tė shkatėrrohet ligji i hajdutėve!
    Do tė mė kujtoj e do tė vlerėsoj aspiratėn time,
    nė vendim tim, ai qė ishte mik i dėshirės sime!
    Atje nėn hijen e drejtėsisė takohemi,
    ku gjykimi dhe peshorja janė tė shenjta



    MOTRA IME FISNIKE

    Motra ime, vajza e nėnės fisnike,
    ruaje nderin, e bėhu besnike.

    Mbroje moralin si vajzė fetare,
    se femra pa to nuk vlen fare.

    Ajo ėshtė caktuar pėr burrin e vet,
    duhet tė mbrohet si letėr sekret.

    Nė qoftė se do tė jetosh rehat e qetė,
    asnjėherė natėn mos shko diku vetė.

    Fatkeqėsisht tė tjerėt ua kanė ekspozuar,
    ke marrė pa zgjedhur dhe i ke huazuar.

    Veshu e mbathu si vajzė besimtare,
    dhe nėpėr rrugė bėhu kėshilltare.

    Gjendja shprehjet i argumenton,
    se vetėm fjala kudo nuk ndikon.

    Kujtoje mirė punėn qė po bėn,
    duhet ta mendosh se ku ajo tė ēon.

    Duhet tė adhurosh Krijuesin tėnd,
    se nuk je e krijuar nga tjetėrkėnd.

    O motra ime bėhu shembullore,
    mos u pėrul si disa shėrbėtore.

    Femrat All-llahu nuk i ka burgosur,
    por me mbulesėn e tyre i ka pėrsosur.

    Ai shumė mė mirė i di nevojat e saj,
    vajza tė mos mbesė asnjėherė ndėr faj.

    Mosmbulesa e femrave pėr kohėn e tashme,
    ėshtė njė armė e mirė forcave tė jashtme.

    Ata ta hoqėn formėn qė ke pasur,
    ke marrė pa zgjedhur atė qė ke hasur.

    Nėn maskėn e kulturės femrėn e abuzojnė,
    me femrat tona ne fort po na lėndojnė.

    Pėr stėrgjyshėrit tuaj lexo historinė,
    ēfarė ka qenė namusi pėr shqiptarinė.

    Duke patur shansin ta fitosh xhennetin,
    mos tė tė bėjnė tradhtarėt dru pėr xhehennemin.

    Mėshira e Allahut tė dhuroi ēdo gjė,
    sepse ti pėrpara nuk ke qenė asgjė.

    Motra fisnike ke shans sa je gjallė,
    tė ikėn nga dora kur tė mblojnė me zallė.

    O vajza besimtare dhe nėna fisnike,
    mbroje fenė tėnde dhe bėhu besnike.


    Ne jemi musliman

    Ne jemi musliman dhe mesojm kuran,
    dita e shen valentinit per neve esht haram.
    Edhe festat tjera nuk ben ti festojm,
    Pejgamberi i dashur keshtu na tregoi .

    Lut Allahun ti qe te udhzon ,
    e mos rri pa dije e pa iman .
    Allahu neve na krioi t' na shikoj ,
    a e adhurojm ate a idhujve ndihm ju kerkojm.

    Muhamedi a.s na ka then ,
    pas synetit tim kush do qe shkon ,
    aj Xhenetin do ta fiton .




    Poema e besimit


    Do tė falenderoj Zotin me bindje e adhurim
    Duke renditur si gjerdan tė vetmin besim.

    Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij
    Pėrjetėsisht i Fuqizuar, i Vetėm qė nė hershmėri.

    Ai ėshtė i Pari, Nismėtari pa fillim
    Asgjė s’ka pas Tij, i Vetėm nė Lartėsim.

    Dėgjues, Shikues, i Gjithėditur e Folės
    I Plotfuqishėm t’i kthejė botrat, siē qe dhe Krijonjės.

    Dėshirues, nė kohėn e tyre krijesat i deshi
    I Plotfuqishėm, me themel vendosi ēka deshi.

    I Adhuruari mbi Arshin e qiellit ka qėndruar
    Nga krijesat e Tij ėshtė i Ndarė, i Veēuar.

    Gjithėsia ėshtė e krijuar dhe Zoti im Krijues
    Edhe para saj ka qenė Krijues e Zotėrues.

    Asgjė si pėrngjet Allahut, tė ngjashėm s’ka me Tė
    I Lartė ėshtė Zoti ynė, i Veēantė nga ēdo gjė.

    Kush thotė se sheh Zotin nė kėtė botė
    Ai ėshtė mohues, teprues dhe kokėfortė.

    Librat e Allahut ka kundėrshtuar e ata qė janė dėrguar
    Nga Ligji i shenjtė i Zotit ėshtė shmangur e larguar.

    Ėshtė prej atyre qė pėr ta Zoti ynė ka thėnė
    Nė ditėn e Gjykimit tė nxirė nė fytyrė do tė jenė.

    Do ta shohin Atė, robėrit e Tij nė xhenete
    Siē ėshtė saktėsuar nė lajme me senede.

    Kuranin tė zbritur nga Zoti e besojmė ne,
    Qė Muhamedit, Xhibrili ia solli pėrmbi dh .č

    Si shpallje Kuranin atij ia zbriti
    Lum ai qė udhėzim nga Allahu e priti.

    Fjalė e shenjtė e zbritur prej Allahut tė Madhėruar
    Me urdhėrime, ndalime e argumente pėrforcuar.

    Fjala e Zotit tė botėve ėshtė reale, e vėrtetė
    Kush dyshon nė tė ka mėkatuar e humbur pėrjetė.

    Prej Tij filloi si Fjalė dhe se ai padyshim
    Te Folėsi do kthehet siē qe dhe nė fillim.

    Nė zbritjen e tij kush dyshon, besim nuk ka
    Me kokėfortėsi e ka tepruar, kush nė tė shton diēka.

    Kush thotė se Fjala e Zotit tonė ėshtė e krijuar
    me injorancė kundėshton shumicėn duke pėrgėnjeshtruar.

    I besojmė tė gjithė librat qė kanė qenė para tij
    Ndėrmjet tė dėrguarve nuk bėjmė padrejtėsi.



    Besimi ynė ėshtė fjalė, vepėr e qėllim
    shtohet me dovotshmėri dhe pakėsohet me kundėrshtim.

    As rrugėn e pėrngjasimit s’e pranojmė si parim
    as metodėn e deformimit s’e marrim si drejtim.

    Por me Kuran orientojmė dhe jemi udhėzuar
    I fituar ėshtė ai qė me Kuran ėshtė drejtuar.

    Besojmė se e mira dhe keqja nė tėrėsi
    Pėr njeriun janė caktuar nga i Madhi Perėndi

    Atė qė e deshi Zoti i Arshit, ashtu ndodhi
    Dhe atė qė s’e deshi nė kėtė botė s’e solli.

    Besojmė se vdekja ėshtė e vėrtetė
    Edhe pas ringjalljes ka njė tjetėr jetė.

    I vėrtetė ėshtė dėnimi i varrit dhe ai do tė ndodhė
    Mbi trupin dhe shpirtin aty ku ėshtė varrosė.

    Tė shoqėruar sė bashku Munkeri dhe Nekiri
    Tė dy robin do ta pyesin tė ulur brenda te varri.

    Peshorja e Zotit tim dhe ura janė realitet
    Mė kot s’janė krijuar njė ferr dhe njė xhenet.

    Llogaria e krijesave ėshtė e pėrgatitur, e vėrtetė
    Ashtu siē nė Kuran ka njoftuar pėr tė Zoti Vetė.

    Edhe hauzi i tė Dėrguarit tė Zotit ėshtė i vėrtetė, i ėmbėlsuar
    Allahu me ujė tė ftohtė pėr Muhamedin e ka posaēėruar.

    Tė gjithė besimtarėt ujin e tij do tė shijojnė
    Atyre qė do t'u jepet etje mė s'do pėrjetojnė.

    Sa numri i yjeve janė enėt, dhe gjėrėsia e tij
    Nga Basra nė San'a pėrcaktuar si largėsi.

    I Dėrguari i Allahut ėshtė mė i miri qė ka ekzistuar
    Prej bijve tė Ademit mbi tokė qė ka kaluar.

    Si mėshirė Zoti i qiejve atė e ka dėrguar
    Te dy mė tė rėndėsishmit pėr t'i udhėzuar.

    Natėn ka ecur, pėr nė Arsh ėshtė ngritur,
    Sa dy harqe atij i ėshtė afruar duke u ngjitur.

    Me fjalėn e tij Zoti ynė Musain e ka dalluar
    Mbi Tur e ka thirrur e Musai thirrjen ka dėgjuar.

    Ēdo profeti nga njė mrekulli Zoti i ka dhuruar,
    Muhamedin, Zoti im me Kuran e ka veēuar.

    Tė ndėrmjetėsojė nė vendtubim atė e ka lejuar
    Siē tregon hadithi nė dy librat e saktė i vėrtetuar.

    Kush dyshon nė tė s'do tė jetė pjesė e tij
    E ai qė do tė ndėrmjetėsohet ka arritur sukses e lumturi.

    Pas Muhamedit do tė ndėrmjetėsojė ēdo i dėrguar
    Pėr atė qė kėtu jetoi dhe vdiq, Zotin duke e njėsuar.

    Pėrveē idhujtarisė ēdo mėkat atij qė do ia fal Zoti im
    Dhe ēdo besimtar nga njė mohues do tė ketė si flijim.

    Nuk do tė mbesė nė zjarrin e skėterrės asnjė monoteist
    Dhe sikur tė ketė vrarė njeriun e ndaluar qėllimisht.

    Dėshmoj se Allahu tė Dėrguarin e Tij e ka ndihmuar,
    Me shokė tė sinqertė, tė pastėr e tė pėrkushtuar.

    Pas profetėve ata janė mė tė mirėt qė Allahu ka krijuar,
    Ėshtė udhėzuar nė fe ēdokush qė rrugėn e tyre ka pasuar.

    Pas profetit Muhamed, prej tyre ka qenė mė i miri
    Ebu Bekėr es Sidiku, bujari dhe zemėrdėliri.

    Nė ēdo fjalė Mustafanė e vėrtetoi
    I pari qė e pėrkrahu dhe e besoi.

    Ditėn e shpellės plot dėshirė veten e tij sakrifikoi,
    Tė gjithė pasurinė e tij pėr tė e shpenzoi.

    Pas tij ėshtė Faruku, vlera e tė cilit s’duhet harruar,
    Pėr Islamin ka qenė kėshtjellė e fortifikuar.

    Me forcėn e shpatės ai i ēliroi,
    Shumė vende muslimane i lehtėsoi.

    E shfaqi fenė e Allahut pas fshehtėsisė,
    E fiku njėherė e pėrgjithmonė zjarrin e idhujtarisė.

    Uthmani, posedues i dy dritave ka vdekur duke agjėruar,
    Gjithė jetėn duke u falur e lexuar Kuran natėn e ka kaluar.

    E pėrgatiti ushtrinė e vobektė atė ditė me tėrė pasurinė,
    Ia zgjeroi tė Zgjedhurit dhe shokėve tė tij xhaminė.

    Me tė majtėn e vet Mustafai dha besėn nė vend tė tij
    nė marrėveshjen e Riduanit vėrtetuar me dėshmi.

    Mos harro dhėndėrrin e Mustafait, djalin e xhaxhait tė tij
    I cili ka qenė gur themeltar nė shkenca dhe zotėri.

    Me dėshirė pėr tė dėrguarin e Allahut veten sakrifikoi
    nė shtrat tė Pejgamberit u shtri, natėn kur ai emigroi.

    Pėr kėdo qė Profeti tė jetė mik i parė
    edhe Aliu pėr tė bėhet mik dhe “shpėtimtar”.

    Prej tė pėrgėzuarve ėshtė Talha, Zubejri dhe Sadi,
    i gėzuar e i lumtur me ta po kėshtu edhe Seidi.

    Duke shpenzuar e jepte pasurinė Ibnu Aufi,
    besnik dhe pėrkrahės ka qenė Ibnu Xherrahi.

    As shokėt dhe familja e tij s'duhen harruar
    as ensarėt e tabiinėt e udhėzuar.

    Tė gjithė ata Allahu i ka lavdėruar
    E mė pas i Dėrguari lėvdatat ka pėrforcuar.

    Mos u bė prej refuzuesve qė e tepruan
    Mjerė pėr ato krijesa qė rrugėn e tyre pasuan.

    Pėr konfliktin e sahabėve rrimė nė heshtje
    Ajo qė ndodhi tek ata, ishte vetėm pėrpjekje.

    Jo vetėm tė vrarėt, saktėsisht, siē ėshtė treguar
    Por edhe vrasėsit e tyre nė xhenet kanė pėr tė qėndruar.

    Ky ėshtė besimi i imamit tonė Shafiut
    Malikut, Numanit dhe Ahmed Hambeliut.

    Besimtar ėshtė ai qė tė gjitha kėto i ka besuar
    Kush devijon nga kjo, vetėm se ka kundėrshtuar.



    Me Rrespekt : ILMGAP
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ILMGAP : 06-05-2009 mė 18:02

  7. #47
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Jam mysliman

    Hidhėrimi i kthyer nė gėzim,
    Kur pėr cdo cast tė pres ty ,
    O gėzim,
    Deri nė fund i lirė…
    Isa a.s. lindi mrekulli,
    Qė tė mėsosh o musliman mbi gjithėsinė,
    Mos harro dashurinė e All-llahut,
    Qė i`a dhuroi qenies njeri...
    Jemi musliman dhe All-llahu pranon pendimin,
    Nuk ka Zot tjetėr pos Tij,
    Gjithė cka shohim ėshtė krijim i Tij,
    E mbi krijesat medito o njeri…


    O All-llah i gjithėsisė,
    Bekoje Isėn dhe familjen e tij,
    Muhammedin me gjithė gjithėsinė,
    Nuhun, Jahjan e gjithė karavanin e mirėsisė...
    Dėrgo Mėshirė mbi popullin tim,
    Qė njė ditė Kosova ta shoh pavarsinė,
    Tė lirohet nga prangat e kishės sė Serbisė,
    Dhe nė fund t`i kthehet Perėndisė…
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  8. #48
    Esselamu aleikum toni007

    Sinqerisht jam pozitivisht e befasuar me temen dhe poezite qe ke sjell. E kete ta them sepse para ca kohesh pata lexuar nje teme tjeter qe kishe hapur: Kliko ketu!

    Cfar ndryshimi!

    Nejse...


    Poezite vete i ke shkruar? Nese jo do te ishte mire ta shkruajsh edhe emrin e autorit, mos harroni se duhet ta rrespektoni autorsine.


    Selam

  9. #49
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Citim Postuar mė parė nga Dritė Lexo Postimin
    Esselamu aleikum toni007

    Sinqerisht jam pozitivisht e befasuar me temen dhe poezite qe ke sjell. E kete ta them sepse para ca kohesh pata lexuar nje teme tjeter qe kishe hapur: Kliko ketu!

    Cfar ndryshimi!

    Nejse...


    Poezite vete i ke shkruar? Nese jo do te ishte mire ta shkruajsh edhe emrin e autorit, mos harroni se duhet ta rrespektoni autorsine.


    Selam
    DO MUNDOHEM...teme qe kisha apur me pare ska te beje me besimin personal fetar por thjeshte i referohej nje vertetie qe shohim neper europe!!!resp
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  10. #50
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Lol nje hetim ne Procedur Sumare

    A eshte e vertetė qe ti ke ndihmuar Gjergjpresheven ne temat qe hapte me Foto Ofenduese ,kunder Muhamedit a.s.

    Lol nuk genjeva ne kete rast ,sepse kam shikuar fotot qe ke sjellur ne at teme dhe besa me sa me kujtohen kan qen dy foto.

    Tash ,si ka mundesi qe te pershkruhet nje kontradite e tille ,jeni dy persona me fe te ndryshme apo kemi te bejme me rast te dyshimt ketu.

    kalo mire
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •