Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Viktor Shiroka, brilanti i oboes



    Pėrkujtohet nė 6-vjetorin e vdekjes, oboja e parė shqiptare. Ish-studentė interpretojnė nė njė mbrėmje muzikore me repertorin qė Shiroka interpretonte


    Viktor Shiroka, oboja e parė nė historinė muzikore tė Shqipėrisė, u pėrkujtua dje nė koncertin e orkestrės sė "Cameratės sė Tiranės", nga ish-studentėt e tij, Ilir Gjoka dhe Zija Bejleri.
    Ky koncert u realizua pėr tė pėrkujtuar figurėn e artistit nė 6-vjetorin e vdekjes (1941-2003).

    Nė program u ekzekutuan pjesė qė Shiroka ka interpretuar gjatė kohės qė ushtronte aktivitetin e tij si muzikant, si "Koncert pėr oboe dhe orkestėr harqesh", B. Marcello, "Koncert pėr dy oboe", A.Vivaldi, "Koncert pėr oboe dhe orkestėr", A. Cimarosa, "Suitė nr. III", O. Respighi dhe "E Arrivato Zampano", V. Anselmi. Pjesė qė, sipas ish-studentit tė tij, Ilir Gjoka, i ka interpretuar vetėm ai. "Nuk ka pasur ekzekutime tė tjera pas profesorit", - thotė Gjoka.

    Viktor Shiroka
    vinte nga njė familje jo pa traditė nė botėn e kulturės. I ati i tij, Kol Shiroka, ishte piktor, ndėrsa vėllai i tij, Bep Shiroka, njė nga figurat e njohura tė humorit shqiptar. Dhe rrugėn e artit do tė ndiqte edhe ai. Nė vitin 1957, pas pėrfundimit tė liceut nė Tiranė, Shiroka niset drejt Pragės, ku studion pėr oboe deri nė vitin 1961, kohė nė tė cilėn dhe diplomohet. Pas kthimit nė Shqipėri e pret njė jetė e ngjeshur artistike. Nė 1962-shin krijohet "Orkestra Simfonike e Radios dhe Kinematografisė", (sot Orkestra e RTSH-sė), ku filloi punėn si oboist i parė. Me kėtė orkestėr ai ka interpretuar kompozitorėt mė tė mėdhenj botėrorė. Por, e veēanta e tij ėshtė se ka luajtur i pari tė gjitha pjesėt e shkruara pėr oboe nga kompozitorėt shqiptarė, si "Variacione pėr oboe dhe orkestėr", Josif Minga, "Koncert pėr oboe dhe orkestėr", Feim Ibrahimi, etj. "Mė kujtohet qė, kur studioja nė lice nė Korēė, sa herė dėgjoja koncertet e Orkestrės sė RTSH-sė (ku punonte profesori) ose nė koncertet qė luante solo, ndihesha i mahnitur dhe mendoja nėse do tė luaja ndonjėherė si ai. Ishte brilant nė oboe", - kujton Gjoka.

    Paralelisht, Shiroka vazhdonte tė jepte mėsim nė Konservatorin e Tiranės. Gjoka, oboja e parė e TOB-it, kujton pedagogun e tij: "Krijonte njė lidhje miqėsore me studentėt. Me tė nuk ekzistonte ajo marrėdhėnia disi e ngurtė pedagog-nxėnės. E bėnte orėn e mėsimit aq tė thjeshtė, sa ti tė mos kishe asnjė lloj ndrojtjeje. Fliste gjithmonė me pasion dhe asnjėherė nuk i ndante studentėt nga njėri-tjetri. Sigurisht qė nė njė klasė nuk mund tė jenė tė gjithė tė talentuar, por ai nuk i ndante. Bėnim mėsim sė bashku, nė mėnyrė qė tė mėsonim nga njėri-tjetri. Mė tė gjithė zhvillonte mėsim njėlloj, me tė njėjtin durim, me tė njėjtin pėrkushtim". Madje, pėr Gjokėn, klasa e oboes nė Akademinė e Arteve, edhe nė ditėt e sotme vazhdon tė punojė me frymėn qė ka krijuar Shiroka. "Sot klasa e oboes nuk ėshtė nė atė nivel qė ka qenė kur e drejtonte profesor Viktori, por vazhdon tė jetė nė pararojė", - thotė pasardhėsi i tij.

    Gjatė karrierės sė tij si instrumentist, Viktor Shiroka ka luajtur me dy instrumente, njėrin prej tė cilit e ruan familja e tij, ndėrsa tjetri ka humbur nė vite. Gjoka tregon se kur u kthye nga studimet, profesori nuk kishte sjellė me vete oboe. Do tė duhej tė vinte viti 1962, kohė kur krijohet Orkestra e RTSH-sė, qė Shiroka tė kishte njė instrument. "Dhe jo njė instrument dosido, por njė prodhim marke. Mund tė ishte Marigo ose Puschner", - thotė Gjoka, pasi nė atė kohė shteti mund t'ia lejonte vetes tė blinte instrumente tė shtrenjta.

    Shekulli online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir ke ber qe e solle ne forum kte artikull por tek muzika e ka vendin..

    lavdi muzikanteve tone te medhenj..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •