Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Në zemër të Tiranës (për disa kohë)
    Postime
    256

    Pukë: Ipeshkvi katolik kundër ndihmave të një shoqate protestante për nxënësit

    Ipeshkvi kundër ndihmave të një shoqate për nxënësit
    » Dërguar më: 04/05/2009 - 12:32


    http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=58628


    Armir Mehja

    PUKE Disa ndihma në lodra, mjete shkollore, ëmbëlsira dhe libra që një grup të rinjsh të kombësive të ndryshme, pjesëtarë të një shoqate protestante po shpërndajnë në shkollat e Pukës, janë kundërshtuar si të dëmshme nga imzot Luciano Avgostini, Ipeshkvi i Shkodrës, Pukës dhe gjithë Veriut. Këtë shqetësim, Luciano Avgostini e ka bërë publik të dielën në vizitën e bërë në katedralen e Shën Jozefit në Fushë-Arrëz. Sipas tij, ata (të rinjtë protestantë) po shfrytëzojnë shkollat për të bërë mashtrime. "Kjo është një vepër që po sjell shqetësim të padëshirueshëm për Ki-shën Katolike dhe besimtarët. Ju, prindërit duhet të mos i lini fëmijët tuaj të bien pre e të tilla mashtrimeve që nuk i shkojnë për shtat Kishës Katolike dhe udhëzimeve të shenjta", - shtoi imzot Luciano Avgostini. Ndërkohë shp-ërndarja e ndihmave nga shoqata, për titullarët e Drejtorisë Arsimore shikohet si një veprim normal dhe i zakonshëm gjatë këtyre viteve.
    PROBLEMI
    Prej një jave, një grup të rinjsh me kombësi të ndryshme kanë ardhur në rrethin e Pukës, ku po shpërndajnë pothuaj në të gjitha shkollat disa pako të vogla me ndihma për nxënësit dhe mësuesit e tyre. Drejtoria Arsimore e rrethit të Pukës ka bërë të ditur se "ata i përkasin një komuniteti fetar të krishterë, që kanë shprehur dëshirën të ndihmojnë nxënësit e shkollave me disa pako të vogla me ndihma, në përbërje të të cilave ka mjete shkollore, lodra, ëmbëlsira dhe disa libra". Por turi i të rinjve protestantë ka ngjallur reagime të Kishës Katolike. Përveç reagimit të priftërinjve në kishat e rrethit të Pukës, në meshën e shenjtë të së dielës ka reaguar dhe Ipeshkvi i Veriut, imzot Luciano Avgostini, i cili ishte për vizitë në katedralen e Shën Jozefit në Fushë-Arrëz. Burime nga kjo kishë kanë bërë të ditur për "Gazeta Shqiptare" se, shkak i vizitës së Ipeshkvit ka qenë shqetësimi që i kanë ngritur priftërinjtë e Pukës për "mashtrimin që po i bëhej fëmijëve në shkolla nga një grup protestantësh" .
    REAGIMI
    Ipeshkvi i Shkodrës, Pukës dhe gjithë Veriut, imzot Luciano Avgostini në fjalën e rastit gjatë celebrimit të meshës, me tone të ashpra u ka kërkuar qindra besimtarëve të pranishëm që të mos i lejonin fëmijët e tyre të bien pre e këtyre mashtrimeve që po bën ky grup sektarësh, "të cilët kërkojnë të dhunojnë katolicizmin" .. "Kjo është rrugë e paligjshme. Përmes dhuratave, ata kërkojnë t'ju helmojnë me literaturat që kanë sistemuar poshtë tyre", - vazhdoi Ipeshkvi. "Një propagandë e tillë është e paligjshme. Kemi të bëjmë me një mashtrim të hapur që po i bëhet rinisë.. Nuk e kuptoj se si strukturat përkatëse lejojnë të veprohet në këtë mënyrë, ndonëse jam i bindur se ata nuk e kuptojnë qëllimin e këtyre të rinjve", - ka thënë Avgostini. Klerikët pohuan për "Gazeta Shqiptare" se imzot Luciano Avgostini e vlerëson këtë fenomen si tepër shqetësues. "Ipeshkvi, si rrallë ndonjëherë më parë planifikoi një vizitë njëjavore në rrethin e Pukës, për të zhvilluar takime dhe biseda në çdo famulli të rrethit verior, ku krahas njohjes me gjendjen do të shpjegonte dhe mashtrimin që po tentohet ndaj fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet ndihmave në shkolla nga kjo shoqatë", - shtojnë vartësit e Agostinit.

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Ca ka rendesi a eshte katolik, protestant, mysliman, ateist, laicist etj. secili qe ka deshire e mundesi qe te ndihmoje mund te ndihmoje e sidomos femijet e vegjel. Mua me kane ndihmuar protestantet (edhe pse s'jam protestant), shoket e mi myslimane etj. e a na duhet percarja kombetare duke u bazuar se cfare besojne njerezit. Po cuditem me reagimin e ketij prifti, eshte absurde?! Shpresoj qe te kete me shume kesi 'mashtrime' (ndihma per femijet, pa marre parasysh se cfare besimi i perkasin).

  3. #3
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Rëndësi ka vepra që kryhet në emër të Perëndisë dhe jo mendimi i një njeriu. Krishti është mbi gjithçka dhe gjithçka që kryhet në emër të Tij, kryhet në emër të dashurisë sepse Ai është DASHURI. Ai që kundërshton një vepër të tillë do të thotë se nuk e njohu kurrë Krishtin në jetën e tij dhe as e jetoi Krishtin në jetën e tij. S'ka kurrë farë vlere mendimi i një njeriu të tillë.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po na thuaj ti, orientalist, pse kundershtohen protestantet? Ose, pse mos te kundershtohen?
    Fundja, nqs raporti i pjesetareve te feve tradicionale eshte (jo ndryshuar) coroditur, kjo eshte merite me apo pa te keq e protestantizmit, qe e ka coroditjen dhe rremujen burimin e vete kryesor psikologjik?

  5. #5
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Po na thuaj ti, orientalist, pse kundershtohen protestantet? Ose, pse mos te kundershtohen?
    Fundja, nqs raporti i pjesetareve te feve tradicionale eshte (jo ndryshuar) coroditur, kjo eshte merite me apo pa te keq e protestantizmit, qe e ka coroditjen dhe rremujen burimin e vete kryesor psikologjik?

    Kjo vlen edhe për ty dhe për të gjithë ata që mendojnë si puna jote.


    Citim Postuar më parë nga Peniel
    Rëndësi ka vepra që kryhet në emër të Perëndisë dhe jo mendimi i një njeriu. Krishti është mbi gjithçka dhe gjithçka që kryhet në emër të Tij, kryhet në emër të dashurisë sepse Ai është DASHURI. Ai që kundërshton një vepër të tillë do të thotë se nuk e njohu kurrë Krishtin në jetën e tij dhe as e jetoi Krishtin në jetën e tij. S'ka kurrë farë vlere mendimi i një njeriu të tillë.
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Kjo ndodh se qellimi i ketyre te rinjve nuk eshte vetem ndihma ne materiale, por dhe propagande e besimit te tyre. Kam patur vellain qe ka qene si vullnetare ne keto lloj grupimesh, dhe pervec ndihmave ata u flisnin dhe per besimin e tyre, apo i ftojne te marrin pjese ne grupimet e tyre. Dhe kjo gje nuk pelqehet nga perfaqesues te kishes katolike.
    P.s Oriento, e di qe ste pelqejne nderhyrjet e mia , por ketu besoj se me lejohet apo jo?
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Po na thuaj ti, orientalist, pse kundershtohen protestantet? Ose, pse mos te kundershtohen?
    Fundja, nqs raporti i pjesetareve te feve tradicionale eshte (jo ndryshuar) coroditur, kjo eshte merite me apo pa te keq e protestantizmit, qe e ka coroditjen dhe rremujen burimin e vete kryesor psikologjik?
    Shkruaj me shkronja shqipe shkruaj.
    Jane po keta protestantet qe ta kane mundesuar sepse do shkruaje me shkronjat greke ose turke.

    http://www.dailymotion.com/relevance...tra_shortfilms

    Sa per temen, me kujton kohen e komunizmit. "Vetem partia ka te drejt pushteti"!

    Gregu
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gregu : 06-05-2009 më 09:49
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Flasin te verteten mbi Zotin?! Ty te rre menja se je katolik!

    Vec kesaj, nqs u dashka te jene te lire te predikojne protestantet, perse s'qenka i lire ipeshkvi katolik ti ndaloje?

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Gregu,

    une jam duke shkruajtur me shkronja latine, jo shqipe. Shkronjat latine jane te alfabetit te gjuhes shqipe! Duhet te mesosh te shprehesh. Vaj medet te kishte ngel njeri ne Shqiperi te ndricohej nga nje tufe kalamajsh cobanesh ortodoks-ateist evangjelist!

  10. #10
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Gregu,

    une jam duke shkruajtur me shkronja latine, jo shqipe. Shkronjat latine jane te alfabetit te gjuhes shqipe! Duhet te mesosh te shprehesh. Vaj medet te kishte ngel njeri ne Shqiperi te ndricohej nga nje tufe kalamajsh cobanesh ortodoks-ateist evangjelist!
    Mendova se je i zgjuar aq sa ta kuptosh se ku po rrah çekani.
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •