Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Kategoritë e njerëzve në namaz sipas Ibn Kajimit

    Kategoritë e njerëzve në namaz sipas Ibn Kajimit


    Kategoria e parë

    Kësaj kategorie i përkasin ata që janë mizorë ndaj vetvetes, të shkujdesur, që e lënë të mangët abdestin, kufijtë dhe shtyllat e namazit.

    Kategoria e dytë

    I kësaj kategorie është ai që kujdeset për kohët e namazit, për kufijtë dhe shtyllat e tij, për abdestin, por e ka humbur xhihadin me veten e tij për të përballuar vesveset, të cilat e preokupojnë në namaz bashkë me mendimet.

    Kategoria e tretë

    Këtu hyn ai që kujdeset për kufijtë dhe shtyllat e namazit dhe bën xhihad me veten e tij për të larguar vesveset dhe mendimet. Xhihadi i tij është po aq i fortë si të ishte në dy luftim me armikun dhe kujdeset që të mos i vidhet namazi i tij. Ky person i tillë është në namaz dhe xhihad.

    Kategoria e katërt

    I kësaj kategorie është ai njeri që kur fal namazin, i plotëson të drejtat e tij, shtyllat dhe kufijtë e tij, zemra e tij është përqendruar duke u munduar të jetë sa më korrekt ndaj asaj që kërkohet, në mënyrë që të mos i humbë asgjë pa praktikuar. I gjithë preokupimi i tij është që ta falë namazin ashtu si duhet, duke e plotësuar dhe kompletuar atë. Kjo është zemra e përqendruar në namaz dhe adhurim ndaj Krijuesit të vet.

    Kategoria e pestë

    Njeriu që bën pjesë në këtë kategori i ngjan atij të kategorisë së katërt, por megjithatë e ka vendosur zemrën mes duarve të Krijuesit të tij duke shikuar nga Ai, i madhëruar qoftë, si të jetë duke e parë Atë, e ka zemrën të mbushur me dashuri dhe madhërim të Tij. Ai ka shuar vesveset dhe mendimet, diferenca mes tij dhe tjetrit në namaz është shumë më e madhe sesa mes tokës dhe qiellit. Ky në namazin e tij është i lidhur me Krijuesin e tij dhe syri i pushon në të.

    Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Kategoria e parë është e ndëshkuar; e dyta e llogaritur; të tretës do t’i shlyhen mëkatet; e katra është e shpërblyer; e pesta është afruar te Krijuesi i vet.



    Përktheu dhe përshtati: Rashit Zylfiu
    www.klubikulturor.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Selam alejkum,
    Meqenëse tema është tek namazi atëherë do e postoj një artikull qe më është dukur mjaft interesant lidhje me përqendrimin , koncentrimin ne namaz. Allahu na bëftë prej atyre qe i plotësojnë me se miri adhurimet! amiin


    Çka është përulshmëria (khushu) dhe si të zhvillojmë atë?

    Përulshmëria nga disa është keqkuptuar si qarje dhe ankim. Më tepër ajo është prezenca e zemrës përgjatë një vepre të ibadetit. Kur zemra e njeriut është plotësisht e preokupuar me atë se çfarë thotë dhe dëgjon, atëherë ai është në një nënshtrueshmëri të vërtet. Koncepti i përulshmërisë në namaz është shumë esencial dhe me rëndësi.
    1. Është një faktor vital që bën një person të suksesshëm në këtë jetë dhe në jetën e pastajme” është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit”.
    2. Është një faktor kontribues për pranimin e Namazit.
    3. Është një rrugë për të arritur më shumë shpërblim prej All-llahut të Lartëmadhëruar; sa më tepër përulshmëri të ketë një person aq më shumë do merr shpërblim.
    4. Pa përulshmëri zemra vështirë se mund të pastrohet.

    Mënyra për të arritur përulshmërinë

    A. Para Namazit

    Një musliman duhet ta njohë Zotin e tij shumë mirë. Duke ditur se kënd e adhuron njeriu bëhet një adhurues i mirë. Të kesh dije të qartë dhe të saktë për All-lahun, subhanehu ue teala, e ngrit dashurinë e Tij në zemrat tona. Si pasojë, ngritët po ashtu edhe besimi.
    Largimi nga mëkatet e mëdha dhe të vogla ndihmon shumë në arritjen e përulshmërisë, ndërsa kur zemra bëhet më e vëmendshme ndaj fjalëve të All-llahut, subhanehu ue teala, përgjatë dhe pas namazit.
    Leximi i shpeshtë i Kur’anit shpesh dhe në mënyrë konsistente e zbutë zemrën dhe e përgatit për përulshmëri (khushuu’). Zemrat e forta nuk e arrijnë përulshmërin.
    Zvogëloni preokupimin për çështjet e dunjasë. Përqendrimi i vëmendjes drejtë pasjetës ndihmon përballë jetës së përkohshme.
    Shmangu prej të qeshurit e tepërt dhe argumenteve të panevojshëme meqë e ngurtësojnë zemrën dhe shpijnë në mizori, padhembshuri.
    Ndale punën sapo ta dëgjosh Ezanin. Kur dëgjoni me vëmendje thirrjen për namaz përsërite pas myezinit dhe pas kësaj lutjen e duhur. Kjo ju përgatit për një tranzicion të vogël prej biznesit të çështjeve të dynjasë në biznesin e Namazit.
    Kryerja menjëherëshme e abdesit, pas dëgjimit të Ezanit përgatit për Namazin e pritur. Abdesi gjithashtu vepron edhe si qetësim para se të lidhemi në namaz

    Shkuarja herët në xhami për tu falur dhe përmendja vazhdueshëm All-llahun, subhanehu ue teala, e largon shejtanin dhe ndihmon në arritjen e koncentrimit.

    Koha e pritjes për namazin me xhemat ndihmon për te krijuar një qetësi në mendje para Namazit dhe gjate Namazit.

    B. Gjatë Namazit

    Ikameti në vetvete është shenja e fundit për mendjen për të qenë përgatitur mirë për kryerjen e namazit. Kujto se çfarë i thoshte i Dërguari All-llahut, salAllahu aleihi we selam, Bilallit(r.a): ” Na qetëso me namaz”.
    Kur qëndroni drejtë Kibles kujtoni në vijim këto:
    a. Mund të jetë namazi i fundit i jetës tënde. Nuk ka garancion për të jetuar më gjatë për ta zënë namazin e ardhshëm.
    b. Qëndroni para Allahut , subhanehu ue teala, Zotit të botërave. Si mund të jeni i zënë me diç tjetër?
    c. Engjëlli i vdekjes po të ndjek
    Mos harro të bësh isti’adhah. Kjo i ndal pëshpëritjet e shejtanit.
    Mbaj sytë të fokusuar në vendin e sexhdes. Kjo ju ndihmon që të arrini më shumë koncentrim.
    Kur të recitosh Fatihan përpiqu të kujtosh përgjigjen e All-llahut, subhanehu ue teala, ndaj teje mbas çdo ajeti që ti reciton. (Kur ju thoni Elhamd dulilahi Rabil alemin) All-llahu përgjigjet: ”Robi Im më lartësoj” etj. Kjo ndjenjë e të folurit me
    All-llahun ju shpien juve në disponimin e duhur të përulshmërisë.
    Zbukurimi i recitimit të Kur’anit ka ndikim pozitiv në zemër.
    Lexo Kur’anin ngadalë dhe reflekto thellë për kuptimin e tij.
    Rekomandohet të ndërrohen suret herë pas here për t’u shmangur leximit mekanik si përsëritja.
    Zgjedh ndërmjet sunneteve të sakta siç është të thënët e lutjeve të ndryshme në fillim të çdo namazi.
    Pa dyshim të kuptuarit e gjuhës arabe të ndihmon të fokusohesh në kuptimin .
    Ndërvepro me ajetet e recituara;
    a. Nëse dëgjoni një ajet për All-llahun, lartësoje Atë duke thënë”Subhana’Allah”
    b. Nëse dëgjon një ajet për zjarrin e Xhehnnemit, thuaj’Eudhu bilahi minaar”.
    c. Nëse dëgjon urdhër që kërkon istigfar, atëherë bëje atë.
    d. Nëse dëgjon ajet që kërkon tesbiih, bëj tesbiih.
    Këto forma ndërvepruese janë shumë ndihmuese për tu mbajtur të përqendruar.
    Kur ju gjunjëzoheni, mbaje mend që ky pozicion ju sjell më afër All-llahut, subhanehu ue teala. Shfrytëzoje rastin për të bërë dua të sinqerta. Investo në këto momente të bësh lutje të sinqerta.

    C. Pas-Namazit

    Kur të kërkosh diç, kërko istigfar te All-llahu ashtu siç ndoshta ke kërkuar përgjatë Namazit.
    Kur ta madhërosh All-llahun, falëndero Atë për zemrën tënde që ti ke përjetuar bukurin e namazit në zemrën tënde. Të vësh në përdorim këtë shprehi do të përgatit për namazin e ardhshëm, sikurse bëhesh bëhesh i gatshëm për tu përqendruar në namaz.

    Një perfeksionim shpie tek perfeksionimi tjetër. Nëse dikush ka përsosur namazit e tij njëherë, ai do ta motivojë veten të vazhdojë në të njëjtën shkallë.

    Lusim All-llahun e Lartëmadhëruar të na mbush zemrën me përulshmëri-Amin


    Nga anglishtja:
    Lule Uka dhe Drita Maliqi

Tema të Ngjashme

  1. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Provimi Para Allahut Dhe Provimi Para Njerëzve
    Nga hulumtuesi09 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-01-2009, 09:20
  4. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •