BOTA,3 MAJ 2009(VushtrriaPress)-Me aktivitete të ndryshme sot në gjithë globin po shënohet 3-Maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë zanafillën e vet e ka që nga viti 1993 atë kohë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me rekomandim të UNESKO-s 3 Majin e shpalli si ”Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit”. Edhe më tej mbetet shqetësuese vrasja, burgosja dhe dhuna ndaj gazetarëve në gjithë botën, sipas disa statistikave gjatë vitit 2008 në botë janë vrarë 41 gazetarë, kurse që nga janari i këtij viti e deri më tani në botë janë vrarë 11 gazetarë.
VushtrriaPress
Krijoni Kontakt