Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582

    Rihapet Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonės

    Rihapet Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonės (Xhamia Greenway Masjid)





    Nė mėngjesin e datės 10 Maj, 2009 u bė rihapja solemne e Qendrės Islame Shqiptare - Amerikane te Arizonės (Xhamia Greenway Masjid). Kjo dite ishte njė ditė e veēantė pėr kėtė komunitet ngase kishte kaluar njė periudhė 4 vjeēare qė pjesėtarėt e kėtij komuniteti, kryenin ritmet fetare dhe tubimet e tyre tė ndryshme nė godina tė tjera tė cilat i pėrdornin me qira.

    Te pranishėm nė kėtė ceremoni ishin mysafir tė shumtė nga Arizona dhe nga shtete tė ndryshme tė Amerikės. Nė kėtė ceremoni tė veēantė merrnin pjesė nga Komuniteti Mysliman i Arizonės, koordinatori i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Imamėve tė Arizonės Marwan Sadaddin dhe Imami i komunitetit Boshnjak tė Arizonės Sabahudin Ceman. Mysafirėt nga jashtė ishin: Thirrėsi Islam Burhan Fili nga Detroiti, Mechigan, Imam Edin Gjoni me disa anėtarė tė bordit tė Xhamisė sė Queen's nė New York, Imam Omer Musa bashkė me Imam Omer Kadriun nga Xhamia e Staten Island, New York, gjithashtu dhe Imam Muhamed Osmani nga Xhamia e Dallasit nė Texas.

    Ceremonia drejtohej nga znj. Fatbardha Toska, e cila nė fillim ftoi Imamin i Xhamisė sė Staten Island, New York, Omer Musa pėr ta hapur ceremoninė me kėndimin e disa verseteve tė Kuranit tė Madhėrishėm. Kėndimi i bukur i Kur'anit la mbresa tė mira tek tė pranishmit.

    Pas kėndimit tė Kuranit, fjalėn e morri Imami i kėsaj Xhamie Didmar Faja i cili bėri mirėseardhjen tė pranishmėve dhe falėnderoi tė gjithė ata qė kanė kontribuar nė mėnyra tė ndryshme pėr rihapjen e Xhamisė. Imami tha qė kjo ditė ėshtė njė ditė e madhe dhe historike e komunitetit tonė Shqiptarė nė Amerikė. Kemi pasur shumė sfida nė rihapjen e kėsaj Xhamie dhe tė gjitha kėto sfida i kemi kaluar me ndihmėn e Allahut dhe me vendosjen e palėkundur tė disa besimtarėve tė cilėt Allahu pėr ta ka thėnė nė Kur'an: "Ata janė njerėz qė nuk i pengon as tregtia e largėt e as shitblerja nė vend pėr ta pėrmendur All-llahun, pėr ta falur namazin dhe pėr ta dhėnė zeqatin, ata i frikėsohen njė dite kur do tė tronditen zemrat dhe shikimet."

    Ceremonia vazhdoi me pėrshėndetje nga koordinatori i Kėshillit tė Imamė ve tė Arizonės dhe imamėve tė tjerė . Thirrė si Islam Burhan Fili mbajti njė fjalim domethėnės dhe preku zemrat e shumė besimtarėve. Urimet e tyre shprehėn dhe zt. Remzi Barolli, anėtarė i kėsaj Xhamie dhe Dr. Arben Lasku, Kryetari i shoqatės shqiptare "Eagle of Arizona"

    Gjė e veēantė nė kėtė ceremoni ishte recitimi i disa vjershave dhe kėndimi i himnit Shqiptarė dhe i ilahive tė ndryshme nga kori i sapoformuar i Xhamisė, i cili pėrbėhej nga studentė shqiptarė dhe nga ato tė kombėsive tė ndryshme.

    Pas kėndimit tė pjesėve tė ndryshme tė Mevludit nga Imamėt dhe Tekbireve e Salavateve nga tė pranishmit, Imami i Xhamisė e mbylli kėtė ceremoni me lutje drejtuar Allahut Fuqiplotė .

    Mė pas u fal namazi i Mesditės. Pėr tė pranishmit Xhamia shtroi njė drekė nė Akademinė Islame tė sapoformuar "Greenway Islamic Acadamy"

    .
    Kėshilli i Xhamisė Greenway Masjid
    Qendra Islamike Shqiptare Amerikane e Arizonės

    http://greenwaymasjid.com/
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  2. #2
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Per me shum foto dhe informacione klikoni ketu
    http://greenwaymasjid.com/jpserver/v...ening_Ceremony



    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •