PĖRHAPJA DHE SHPĖRNDARJA E LETRAVE TĖ NDALUARA
Written by Behxhet Behrami
Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Sa i pėrket njė letre, e cila kohėve tė fundit po shpėrndahet nėpėr internet (e shpeshherė edhe nė mėnyrė tė thjeshtė dorė mė dorė e fotokopjuar) nga disa njerėz injorant, tė cilėt nuk i dinė edhe gjėrat mė elementare tė fesė sė tyre, e tė cilėt janė duke e pėrhapur shirkun nė Umetin Islam duke menduar se janė duke kontribuar pėr kėtė Dinė (fe).
Kėto lloje letrash tė trilluara nuk janė diē e re pėr opinionin shqiptar, kėto kanė qenė edhe mė herėt, ndoshta para 20 vjetėsh, me mesazh tė njėjtė, mirėpo me personazhe tjera, nė vend tė Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pėrmendej Zejnebja radijallahu anha, dhe pėr dallim nga ky trillimi i fundit, ajo shpėrndahej nė mėnyrė mė tė thjeshtė, fotokopjohej dhe shpėrndahej nėpėr shtėpi, ndėrsa sot edhe shirku e bid’ati kanė filluar tė avancohen duke u pėrhapur me mjetet mė moderne.
Dije motėr dhe vėlla musliman se caktimi i Allahut (kaderi), e mira dhe e keqja, janė nė dorėn e Allahut dhe ndodhin vetėm me caktimin e Allahut, dhe njėherit kjo ėshtė edhe kushti i gjashtė i imanit, pa te cilin nuk vlen dhe nuk plotėsohet imani i askujt.
Nėse kėtė e kuptoni, atėherė ju bėhet e qartė se caktimi i Allahut, apo fati yt, nuk ėshtė i lidhur me kėsi lloj letrash qė njerėzit injorant, apo qėllimkėqinj i shpėrndajnė me mėnyra tė ndryshme qė t’ua prishin dhe shkatėrrojnė njerėzve besimin e tyre, i cili besimi ėshtė gjėja mė e vlefshme e besimtarit. Duhet t’i besosh fuqishėm fjalės se Muhammedit alejhi selam, tė cilėn na e transmeton Ibėn Abbasi radijallahu anhu, i cili thotė:
Mė ka thėnė i Dėrguari i Allahut: “Ruaje ti Allahun, Allahu tė ruan ty, ruaje Allahun do ta gjesh ēdo herė pranė vetes, dhe kur tė lypėsh, lyp prej Allahut, e kur tė kėrkosh ndihmė, kėrko prej Allahut. Dhe dije se nėse tė gjithė njerėzit mblidhen qė tė ta bėjnė ndonjė dobi, nuk kanė mundėsi tė tė bėjnė asgjė vetėm se atė qė ta ka caktuar Allahu, dhe dije se sikur krejt njerėzit tė mblidhen qė tė ta bėjnė ndonjė tė keqe, nuk kanė mundėsi qė tė bėjnė asgjė vetėm se atė qė ta ka caktuar Allahu. Janė ngritur lapsat dhe janė tharė fletushkat.”
Ky ėshtė besimi, nė tė cilin thėrriste Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem gjatė gjithė jetės se tij, ai qė dėshiron tė jetė pasues i tij dhe i shpėtuar nė kėtė botė e nė botėn tjetėr, le t’u pėrmbahet fjalėve tė Tij.
Ndėrsa, ata qė merren me kėsi lloj letrash, ata janė tė devijuar nga rruga e Muhmmedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe nuk ėshtė e vėrtete se ata e kanė parė nė ėndėrr Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mirėpo atyre shejtani i mallkuar u paraqitet dhe i devijon ata qė janė tė luhatshėm e tė padijshėm nė fenė e tyre. Pėrndryshe si ka mundėsi qė Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tė thėrras nė kėto gjėra qė janė nė kundėrshtim mė Sheriatin e tij, pėr tė cilin luftoi 23 vjet me radhė qė t’ua ngulit nė zemrat e muslimanėve besimin e shėndoshė nė Allahun dhe t’ua largojė nga zemra shirkun.
Mirėpo, bid’atxhinjtė ia ndaluan vetes sė tyre kapjen pėr Shpalljen e Allahut xhel-le shanuhu, ata i kaploi shejtani i mallkuar dhe i hodhi nė fund tė devijimit dhe errėsirės, morėn pėr bazė burime tė ndryshme duke menduar se ato burime mund tė jenė zėvendėsuese tė Shpalljes. Ah, sa dallim i madh ėshtė nė mes tė asaj diturie, e cila buron prej Kur’anit dhe ujitet me ujin e pastėr tė Sunetit, dhe diturisė, e cila buron nga burimet e bid’atxhinjve, tė cilėt nuk mbėshteten nė lajme (transmetime) tė vėrteta e as nė logjikė tė shėndoshė, ēdo gjė qė ėshtė shpikur nė fenė e Allahut, ėshtė e refuzuar, dhe ēdo kush qė devijoi nga rruga e Tij, nuk mund tė arrijė te qėllimi i tij i kėrkuar. Sa e largėt dhe e pamundur ėshtė qė bid’ati t’u dhurojė pronarėve tė vet furkan (dallues tė vėrtetės nga e pavėrteta), apo nė zemrat e tyre tė shtojė udhėzim e iman. Si ka mundėsi tė udhėzohet ai, i cili ec nė shkretėtirėn e errėt pa pishtarė ndriēues? Dhe si mund ta shuajė etjen ai, i cili pėr pije ka zgjedhur ujin e njelmėt?
Disa grupe tė bid’atxhinjve, siē janė sufitėt, i marrin ėndrrat si burime kryesore mbi tė cilat e mbėshtetin akiden (besimin) e tyre, i pranojnė dhe i refuzojnė gjėrat nė bazė te ėndrrave, dhe pretendojnė se kėto ėndrra janė njė lloj shpalljeje dhe inspirimi nga ana e Allahut. Me ėndrra i komentojnė disa prej ajeteve tė Kur’anit, me to dallojnė Sunetin e vėrtetė nga Suneti i pavėrtetė, me ėndrra e dallojnė mendimin mė tė saktė nė dispozitat e fikhut, etj..
Shatibiu nė librin e tij “El-I’tisam” thotė:
“Argumenti mė i dobėt i tė gjithė bid’atxhinjve ėshtė argumenti i atyre qė i mbėshtetin veprat e tyre nė ėndrra, i pranojnė dhe i refuzojnė gjėrat nė bazė tė ėndrrave dhe thonė: Kemi parė nė ėndėrr filanin (njė njeri tė devotshėm), i cili mė ka thėnė: Mos vepro kėtė, ndėrsa veproje atė. Kėshtu thonė edhe shumė prej atyre qė vishen me petkun e sufizmit, ndodh qė tė thonė disa prej tyre: Kemi parė Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nė ėndėrr dhe mė ka thėnė mu kėshtu, m, ka urdhėruar me kėtė. Vepron nė bazė tė saj dhe ndalohet nė bazė tė saj, punon me ato ėndrra dhe ua kthen shpinėn dispozitave tė vendosura nė Sheriatin e Allahut xhel-le shanuhu.” (1/260).
Pra, motėr dhe vėlla i dashur musliman, ruaje besimin tėnd, se vėrtetė besimi yt ėshtė gjėja mė e vlefshme qė ti posedon, besimin tėnd mbėshtete vetėm nė baza tė shėndosha tė Islamit, nė Kur’an dhe Sunet, se vėrtetė do ta gjesh veten tė liruar nga ēdo lloj robėrimi dhe do te jesh vetėm rob i Allahut pėr ēka edhe je i krijuar. Ndėrsa ata, te cilėt nuk janė robėr tė nėnshtruar ndaj Allahut, ata janė robėr tė ēdo kujt, i sheh ata tė besojnė nė lloj-lloj besėtytnish dhe frikėsohen nga ato, pėr dallim nga besimtari, zemra e te cilit ėshtė mbushur me dashuri ndaj Allahut dhe nuk i frikėsohet askujt pėrveē Allahut.
Allahu e mėshiroftė Ibėn Kajjimin, i cili thotė: “Kanė ikur prej robėrimit qė janė krijuar pėr tė, e kanė rėnė nė robėrim tė tekeve tė tyre dhe djajve”.
Njeriu nga vetė natyrshmėria e tij, shpirti i tij kėrkon qė tė lidhet me Krijuesin e tij, e nėse nuk lidhet me Krijuesin e tij, ai do tė lidhet me diē tjetėr, pra ose do tė jetė rob i Allahut, ose rob i tjetėrkujt pėrveē Allahut xhel-le shanuhu.
Allahu xhel-le shanuhu nė Kur’an na e sjell shembullin e shirkut dhe tevhidit (idhujtarisė dhe besimit tė drejtė nė njė Zot) nė suren Zumer, ajeti 29, ku thotė:
“Allahu solli njė shembull: Njė njeri (rob) nė posedimin e tė cilit ishin ortakė pa marrėveshje mes vete dhe njė njeri (rob) qė ėshtė thjesht nė posedimin e njė njeriu. A janė ata tė dy tė njė lloji (tė njė gjendjeje)? Lavdėrimi i takon vetėm Allahut, por ē’bėn shumica e tyre, nuk e dinė.” (Zumer, 29).
Pra, Allahu solli shembullin e atij, qė pėrveē Allahut adhuron edhe zota tjerė, si shembulli i atij robi qė e kanė nė pronėsi shumė zotėrinj, ai e urdhėron me njė punė, e tjetri me tjetrėn punė, e kėshtu me radhė. Si mund tė jetė gjendja e tij shpirtėrore? Ndėrsa, shembulli i atij qė e adhuron vetėm Allahun, ėshtė si shembulli i atij qė ėshtė rob vetėm i njė zotėrie, i kryen urdhrat e tij dhe ėshtė i qetė.
E lusim Allahun qė tė na e shtojė imanin tonė nė Allahun, dhe tė na bėjė tė jemi robėr vetėm tė Tij, e tė na bėjė tė lirė nga ēdo lloj robėrie tjetėr, dhe tė na ruajė nga shirku!
Vel hamdu lil-lahi rabbil alemin.
Krijoni Kontakt