Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Bota po kthehet drejtë.A kam të drejtë?

    Bota po kthehet drejtë Islamit


    Profeti sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: ''Sdo ketë shtëpi
    qoftë ajo në shkretëtirë apo në qytet veçse Islami do të hyjë në të…" Kjo është një
    profetësi që ne e shikojmë se po vërtetohet dhe duket se është kjo koha e duhur për
    të cilën bëhet fjalë, do të shohim se si vërtet bota po i kthehet Islamit.
    Islami, feja që sipas statistikave është feja e cila po përhapet me ritmin më të shpejtë
    në gjithë botën tregon pa dyshim për vërtetësinë e saj. Është feja e çdo moshe, vendi
    dhe në përputhje me natyrën njerëzore. Islami është feja që përputhet me të vërtetat
    e shkencës, kjo është dhe arsyeja përse shumë shkencëtarë janë kthyer në Islam
    kohët e fundit. Shumë prej fakteve shkencore që kanë qenë zbuluar dhe po zbulohen
    janë gjetur të përmendura qartë në Kur’anin e Shenjtë dhe në hadithet e Profetit sallallahu
    alejhi ve sel-lem, kjo patjetër që forcon besimin në All-llahun dhe ngrohë
    zemrat e gjithë besimtarëve. I fton në besim dhe ju tregon si të drejtohen në rrugë të
    drejtë jobesimtarëve.
    Dikush mund të habitet përse skllevërit dhe të varfërit në kohën e Profetit sal-lallahu
    alejhi ve sel-lem e pranuan Islamin pavarësisht nga turturat dhe presionet e
    vazhdueshme të zotërinjve të tyre… Çfarë i shtyu ata drejtë Islamit? Si ikën
    muslimanët e parë nga Meka në Medine duke lënë çdo gjë që posedonin? Po tani çfarë
    po i shtyn drejtë Islamit jo vetëm të varfërit dhe njerëzit e thjeshtë, por dhe
    shkencëtarët?
    Ja përse ndodh kjo, do tju tregojnë disa prej komenteve të shumta mbi Islamin nga
    njerëz të njohur të historisë botërore.
    Lexoni opinionet e disa prej shkencëtarëve që u habitën nga Kur’ani.
    Profesor Keith Moore, një nga shkencëtarët më të suksesshëm dhe me influencë në
    fushën e anatomisë dhe embriologjisë në Universitetin Toronto të Kanadasë thotë: Ka
    qenë një kënaqësi e madhe për mua shpjegimi i argumenteve Kur’anore që flasin për
    krijimin e njeriut. Mua më është bërë e qartë që këto argumente që Profetit Muhamed
    i kanë ardhur nga Zoti (All-llahu), sepse kjo dituri dhe faktet shkencore nuk janë
    zbuluar veçse shekuj më vonë. Për mua kjo është provë se Muhamedi ka qenë i
    dërguar nga All-llahu.
    Profesor Palmer, shkencëtar Amerikan."Kemi nevojë ti kthehemi kërkimeve të historisë
    së Lindjes së Mesme për të marrë vesh se nga i dinë ata gjithë ato fakte historike, të
    cilat janë të vërteta. Nëse s’ka ndonje burim reference që i ka regjistruar ato, atëherë
    kjo shton besimin se Zoti ia ka transmetuar këto Muhamedit, transmetime të tilla janë
    zbuluar prej nesh të jenë të vërteta vetëm në kohët e fundit. Ju ftojmë për një dialog
    të vazhdueshëm në çështjet që kanë të bëjnë me Gjeologjinë. Shumë faleminderit.''
    Profesor Armstrong, shkencëtar në NASA. ''Jam shumë i impresionuar kur shoh se si
    shkrime kaq të vjetra (ka për qëllim Kur’anin dhe Hadithet) janë në përputhje të plotë
    me zbulimet e kohëve të fundit në shkencën e Astronomisë. Patjetër që këtu fshihet
    diçka përtej asaj që ne kuptojmë me eksperiencë njerëzore.''
    Profesor William W. Hay, është një ndër shkecëtarët më të njohur të marinës në SHBA
    në veçanti përsa i përket fotografive me anë të sateliteve etj, Profesor Hay thotë:
    ''Është shumë interesante që informacionin, të cilin e shoh gjendet në Kur’anin e
    Shenjtë mendoj se është tepër interesante shpjegimi i disa referencave ende të pa
    zbuluara nga ne. Mendoj se ekziston Një Qenije e Shenjtë, Zoti.''
    Shkrimtari Gorge Bernard Show ka thënë: ''E kam vlerësur me rrespekt të madh fenë
    e Muhamedit për shkak të vitalitetit të mrekullueshëm që ka ajo. Për mua është e
    vetmja fe që ka forcën për ta ndihmuar njeriun të përballet me çdo stinë të moshës së
    tij. E kam studiuar këtë burrë të veçantë dhe për mendimin tim në vend se ta quajnë
    disa njerëz antikrisht duhet ta quajnë Shpëtimtarin e njerëzimit. Kam besim të plotë
    se nëse një njeri si ai do të merrej me problemet politike dhe Diktaturat e kohës së
    sotme do ti kishte zgjidhur ato dhe do të kishte sjellë paqe dhe lumturi në botë. Unë
    parashikoj se besimi i Muhamedit do të pranohet në Europën e së nesërmes siç po
    pranohet ne Europën e ditëve të sotme.”
    Lamartine, në librin Historia e Turqisë. vol 11 faqe 276-277, shprehet kështu:
    ''Themeluesi i 20 empireve tokësore dhe një empiri shpirtëror, ky është Muhamedi.
    Kam vetëm një pyetje, përsa i përket standarteve me të cilat mund të matet
    madhështia e një burri kush mund të jetë më me famë se ai?''
    Profesor Tagata Tagasone, themelues i departamentit të Anatomisë dhe embriologjisë
    në Universitetin Shiang të Tailandës, aktualisht drejtor i universitetit të mjeksisë.
    ''Besoj se çdo gjë e sjellë në Kur’an 1400 vjet më parë ështe e vërtetë dhe kjo
    vërtetohet me argumente nga shkenca. Dihet që Profeti Muhamed nuk dinte të
    shkruante e të lexonte ai ishte profeti që erdhi me të vërtetën, e cila iu shpall atij nga
    Ai që është Krijuesi, Zoti i vërtetë. Ky është All-llahu, unë mendoj se është koha për të
    dëshmuar Laa ilaahe il All-llah. Askush se meriton të adhurohet me të drejtë veç Allllahut,
    dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij''.
    ''Kam lexuar për Islamin dhe për librat tjerë fetarë dhe të gjithë librat e shenjtë të feve
    të mëparshme dhe mendoj se ajo që gjeta ne Kur’an ështe persosshmëria. Kur’ani në
    krahasim me librat që kam lexuar ështe si Dielli. Jam i bindur se kushdo që e lexon
    Kur’anin duke synuar gjetjen e të vërtetës në të inshallah do të bëhet musliman''.
    Saifudin.Dirk Walter Mosing.U.S.A.
    "Islami është feja që po rritet me ritmin më të shpejtë në SHBA, një zgjedhje dhe
    shtyllë stabiliteti kjo për shumë shtetas Amerikan… ''Hillary Rodman Clinton,
    Losangelos Times, 31maj 1996 faqja 3 e kësaj gazete.
    ''Sa më tepër që studiojmë për Islamin dhe zhvillimin e kësaj feje, aq më madhështore
    shfaqet. Të gjitha fetë e mëparëshme e triumfuan me përpjekje të mëdha dhe kur
    udhëheqësit e tyre pranuan besimin, Islami triumfoi më lehtë dhe me ndihmën e
    mrekullive që dërgoi All-llahu saqë gjatë dy gjeneratave kaloi nga Pirenej në Himalaja
    dhe nga shkretëtirat e Afrikës deri tek ato të Azisë. A.M.L.Stoddard. Marrë nga libri:
    ''Islami, feja e të gjithë profetëve. faqja 56. Autori: Begum Bawai.
    Marrë: nga Enciklopedia e Mrekullive të Kur’anit
    Përktheu:
    Ummu Uvejs
    9 gusht 2008


    Bota po kthehet drejtë Islamit
    A kam të drejtë?
    Ndryshuar për herë të fundit nga ILMGAP : 03-05-2009 më 12:28

Tema të Ngjashme

  1. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 11:38
  3. Duke pastruar dhomën gjen poshtë krevatit dashnoren e burrit
    Nga angeldust në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 17:46
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •