Petersen kritikon apatinė e kosovarėve
Ish-kreu i administratės ndėrkombėtare nė Kosovė, Soren Jessen Petersen, i tha BBC-sė se nuk ka parė njė strategji dhe aktivitet tė institucioneve tė Kosovės qė do tė inkurajonin dhe promovonin njohjet ashtu siē ka vepruar Serbia me pėrpjekjet pėr tė bllokuar pranimin e pavarėsisė.
Jessen Petersen tha se nisma e Serbisė nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė do ta zgjasė paqartėsinė nė rajon dhe do tė mbajė peng edhe Kosovėn dhe gjithė Ballkanin.
Ai tha se kjo nismė nuk mund tė ndryshojė faktin se Kosova ėshtė e pavarur, por mund tė ndikojė nė disa nga qeveritė dhe investitorėt e huaj, qė po e vlerėsojnė ende hapin e tyre nė raport me Kosovėn.
Por Jessen Petersen tha se mbėshtetėsi kryesor i Serbisė, Rusia nuk mund tė vazhdojė ta ndihmojė mė, sepse, sipas tij, e ka sakrifikuar Serbinė pas ndėrhyrjes nė Gjeorgji dhe njohjes sė pavarėsisė sė Osetisė Jugore dhe Abkhazisė.
Ish-kryeadministratori i Kosovės tha se BE-ja duhet tė jetė mė e qartė me Serbinė dhe tė dėrgojė porosi pėr tė nėse ajo e do BE-nė apo Kosovėn.
Sipas tij Serbia nuk mund tė vazhdojė tė kundėrshtojė vendosjen e EULEX-it nė Kosovė.
Arbėr Vllahiu bisedoi me zotin Jessen Petersen.
BBC: Si e vlerėsoni ju situatėn pas vendimit tė Komisionit tė OKB-sė qė tė pėrfshijė nė rend dite tė punimeve tė Asamblesė sė Pėrgjithshme edhe projektrezolutėn e Serbinė pėr vlerėsimin e ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė Kosovės?
Serbia me kėtė nismė fatkeqe dhe tė papranueshme po vazhdon ta mbajė peng Kosovėn, por gjithashtu po e mban peng edhe gjithė rajonin.
Zoti Jessen-Petersen: Fillimisht ėshtė me rėndėsi tė thuhet se Serbia ka patur tė drejtė tė bėjė njė gjė tė tillė. Sė dyti, unė besoj se Serbia ka qenė e kėshilluar gabimisht tė ecė pėrpara. Ata mund ta kenė tė mbėshtetur nė aspektin ligjor, por politikisht unė besoj se ka qenė njė lėvizje fatkeqe. Ajo do tė zgjasė paqartėsinė, por nuk mund tė ndryshojė gjėrat, sepse pavarėsia ėshtė e qartė dhe qėndron fuqishėm, dhe ajo nuk mund tė ndryshohet nga asgjė. Ky do tė jetė njė mendim kėshillues, por do tė zgjasė paqartėsinė. Qeveritė qė ende po e konsiderojnė njohjen e pavarėsisė, dhe gjithashtu shumė me rėndėsi, investitorėt, disa nga ta, mund tė ndikohen.
Pra, Serbia me kėtė nismė fatkeqe dhe tė papranueshme po vazhdon ta mbajė peng Kosovėn, por gjithashtu po e mban peng edhe gjithė rajonin. Me kėtė nismė janė nė tė njėjtėn pozitė jo vetėm Kosova, por edhe fqinjėt si Maqedonia, Mali i Zi, Shqipėria dhe Bosnia, pėr shkak tė paqartėsisė sė statusit tė tė gjithė rajonit. Prandaj mendoj se ėshtė fatkeqe dhe nuk e di se ēfarė do tė bėjnė, sepse mbėshtetėsi mė i fuqishėm, Rusia, nuk mund tė vazhdojė tė veprojė nė favor tė Serbisė pėr shkak tė asaj qė bėri nė Gjeorgji. Kjo ėshtė njė ide e keqe.
BBC: Pra, mund tė presim qė Asambleja e Pėrgjithshme ta kalojė kėtė Rezolutė dhe tė ecė mė tej drejt Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė?
Mendoj se udhėheqėsit e Kosovės do tė duhej tė kishin bėrė mė shumė.
Jessen-Petersen
Zoti Jessen-Petersen: Ėshtė ende heret tė thuhet. Isha nė Nju Jork ditė mė parė dhe bisedova me disa qeveri dhe asnjė prej tyre nuk mund ta parashihte rezutatin. Kjo vazhdon tė diskutohet shumė nė korridore dhe shumė qeveri janė nė njė pozitė shumė tė pakėndėshme pėr shkak tė kėsaj nisme. Ēfarė do tė ndodhė, ende nuk ėshtė e qartė.
BBC: Por a ka arritur kėtu ku ka arritur kjo nismė serbe pėr shkak tė diplomacisė agresive tė Serbisė dhe tė Rusisė apo pėr shkak tė dobėsisė sė institucioneve tė Kosovės?
Zoti Jessen-Petersen: Jo, mendoj se Serbia ka lobizuar nė mėnyrė shumė aktive dhe siē thoni ju, me agresivitet. Sėrish mė lejoni ta them se Serbia ka tė drejtė tė lobizojė. Ajo ka qenė e mbėshtetur nga Rusia. Mendoj se do tė jetė shumė vėshtirė pėr Rusinė qė tė jetė e besueshme nė ēfarėdo mbėshtetje tjetėr. Rusia gjithnjė e ka thėnė se do tė pajtohet me ēdo marrėveshje mes Prishtinės dhe Beogradit. Ata pastaj ndėrhynė nė Gjeorgji, duke njohur Osetinė Jugore dhe Abkhazinė pa ndonjė marrėveshje me Gjeorgjinė, madje pa bisedime. Sė dyti, Rusia gjithnjė ka thėnė se tėrėsia tokėsore duhet tė respektohet, por unė mendoj se Rusia nuk e ka respektuar tėrėsinė tokėsore tė Gjeorgjisė. Dhe unė mendoj se Rusia e ka sakrifikuar Serbinė rreth kėsaj ēėshtjeje.
BBC: Pra, ju po thoni se Serbia dhe me kėtė edhe Rusia po e mbajnė peng gjithė rajonin e Ballkanit. Por a do tė ketė kjo nismė serbe ndonjė ndikim mbi Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė kur kemi tė bėjmė me ndonjė Rezolutė tė tij pėr Kosovėn?
Zoti Jessen-Petersen: Tė jemi shumė tė qartė. Kjo nismė e Serbisė, pavarėsisht nga rezultati qė mund tė dalė, nėse do tė kalojė deri nė Gjykatė, nuk mund ta ndryshojė faktin se Kosova ėshtė e pavarur.
BBC: Zoti Jessen-Petersen plani Ahtisaari parasheh shtrirjen e njė misioni tė ri nė Kosovė atė tė EULEX-it. Ne nuk e kemi parė kėtė ende. Si e shihni kėtė problem tani nė veēanti kur bėhet fjalė pėr veriun e Kosovės. A mund tė jetė BE-ja mė aktive nė kėtė rast?
Zoti Jessen-Petersen: Mendoj se sėrish Serbia ėshtė njė ēėshtje kėtu. Mendoj se BE-ja duhet tė jetė mė e qartė me Serbinė. BE-ja ka marrė njė vendim politik pėr tė shtrirė EULEX-in dhe shumica e vendeve e kanė njohur Kosovėn. Ato duhet tė dėrgojnė porosi shumė tė qartė pėr Serbinė qė do tė thotė a e doni BE-nė apo Kosovėn. Nuk mund t'i keni tė dyja. Ata nuk mund tė vazhdojnė tė kundėrshtojnė vendosjen e EULEX-it. Mendoj se kjo po e provokon Brukselin dhe jam i habitur se nuk janė dhėnė porosi shumė tė qarta nga Brukseli.
BBC: Pra ju favorizoni njė kushtėzim tė anėtarėsimit tė Serbisė nė BE para se ta njohė ajo pavarėsinė e Kosovės?
Zoti Jessen-Petersen: Unė nuk do tė thosha kushtėzim, por e favorizoj dėrgimin e porosive tė qarta nga Brukseli qė do tė thoshte se Brukseli e do Serbinė qė tė ecė pėrpara nė procesin e anėtarėsimit, ashtu si e do edhe Kosovėn dhe tė gjitha vendet e tjera nė rajon. Porosia e Brukselit duhe tė jetė se 'ne duam qė ju tė jeni anėtarė tė BE-sė njė ditė, por ju nuk mund qė nė tė njėjtėn kohė tė bllokoni nismėn e madhe tė BE-sė nė Kosovė'.
BBC: Si e shihni ju veprimin e institucioneve tė Kosovės deri tani. Ka vetėm 47 vende qė e kanė njohur pavarėsinė e saj?
Zoti Jessen-Petersen: Shumica nga kėto 47 vende janė shtete shumė tė rėndėsishme. Por duke e thėnė kėtė unė do tė doja tė shihja qeverinė e Kosovės shumė mė aktive rreth kėsaj ēėshtjeje. Unė ende nuk e kam parė njė strategji dhe ende nuk kam parė ato lloj aktivitetesh qė do tė inkurajonin dhe promovonin njohjet ashtu si kemi parė nga Serbia qė po e bllokon njohjen. Mendoj se udhėheqėsit e Kosovės do tė duhej tė kishin bėrė mė shumė.
BBC
Krijoni Kontakt