Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Zyrtaret greke akuzohen per zhdukjen e “femijeve te semaforeve"!

    Nga Daniel Howden, ne Athine

    Autoritetet greke po detyrohen te japin nje informacion zyrtar rreth zhdukjes se qindra femijeve emigrante, te futur ne menyre ilegale ne shtetin grek. Fondacioni “The Swiss Terre Des Hommes” pretendon se ka evidenca mbi neglizhencen dhe korrupsionin e institucioneve te ngritura nga Greqia pėr tė ndihmuar femijet shqiptare, te trafikuar ne menyre ilegale dhe te detyruar me force per te punuar rrugeve te ketij shteti. Ne nje qender te Athines, ku shume femije jane arrestuar pasi lypnin, 75% e tyre jane zhdukur rreth viteve 1998 –2001. Pier Filip i kėtij fondacioni deklaron: “Ne “Shen Varvara”, 487 nga 644 femije te pranuar, zhduken aty”. Ne vitet ’90, me kalimin e Shqiperise nga komunizmi ne demokraci, nje dallge e madhe emigrantesh ilegale perfshiu Greqine. Femijet qe lypnin ose qe shisnin artikuj te parendesishėm udhekryqeve te shtetit fqinj, shpesh here edhe ne nje moshefare te vogel, rreth 4 vjec, krijonin nje panorame pothuaj te zakonte. Te njohur nga greket si “femijet e semaforeve”, rreth 3.000 minorene, pothuajse te gjithe shqiptare, punonin te vetėm rrugeve te Athines dhe parate e fituara u dorezoheshin “gangstereve” te trafiqeve. Policia vendosi mase arresti per keta minorene dhe femijet nėn 12 vjec u derguan ne qendrat e sherbimit social per riatdhesim (internim)
    Por fondacioni deklaron se pak femijė kane arritur te shkojne prane familjeve te tyre. Trafikantet paraqiten si prinderit e femijeve dhe ne disa raste ata korruptojne edhe zyrtare greke per kete ceshtje. Sipas nje raporti, pohohet: “Dihen mjaft raste kur trafikantet kane paguar deri ne 500 euro per t’i deklaruar femijet “prone” te tyre. Nderkohe qe zyrtare te “Shen Varvara” refuzojne te prononcohen”.
    “Femijet qe punojne rrugeve te ketij shteti mund te fitojne dhe t’u dorezojne tutoreve te tyre deri ne 50 euro ne dite”,- thone punetoret sociale. Shume prej tyre jane perberes te nje rrjeti prej 6-10 vetash qe veprojne vetem ne nje qender (“Fagin figure”) dhe ka grupe individesh qe mbajne nen kontroll rreth 200 femije. Mr. Philippe ben fajtor racizmin institucional te qendres se trajtimit te femijeve, te cilet jane rrembyer nga trafikantėt ose jane shitur nga vete prinderit e tyre. Njohja e ketij problemi social, marrja e informacioneve dhe e masave te duhura nga te dyja anet e kufirit (shtetet) ka ndikuar ne uljen e numrit te femijeve te trafikuar, por mbetet ende pa pergjigje pyetja se cfare ka ndodhur me femijet e futur nė mėnyrė ilegale nė Greqi gjate viteve te meparshme.
    Mendohet se rreth 20 000 emigrante ilegale prostituojne ne Greqi, 2 000 prej te cilave jane minorene. Sipas kerkimeve te bera, rreth 200 femije jane shfrytezuar nga pedofilet. Ekspertet mendojne se disa femije jane vrare dhe mjaft te tjere kane vdekur si pasoje e aksidenteve rrugore. Sipas disa deponimeve personale, disa femije kane rene viktime e trafikimit te organeve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 13-01-2003 mė 08:22
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Askush s'e di sa femije jane trafikuar!

    Projektet e OJQ-ve kundėr trafikimit tė fėmijėve shtrihen vetėm nė rrethet kryesore tė Shqipėrisė. Veriu i harruar

    Sipas shifrave zyrtare deri tani nga Greqia jane riatdhesuar vetem 17 te mitur!!!

    Ne Shqiperi nuk ka shifra te sakta per femijet e trafikuar jashte kufijve. “Nuk mund tė pohohet nje numer, sepse trafikimi eshte nje veprimtari e fshehte, qe nuk mund te kontrollohet dot plotesisht”,- thote shefi i projektit per mbrojtjen e femijeve qe ka UNICEFI ne Shqiperi. Gjithsesi, Pier Ferri mund tė pohoje me siguri diēka tjeter: numri i femijeve shqiptare neper rruget e Athines apo Selanikut tani eshte shume me i vogel se 3-4 vjet me pare. Ne kete levizje shifrash ka ndikuar shume strategjia kunder trafikimit te qenieve njerezore, e firmosur nga qeveria shqiptare ne vitin 2001.
    Sidoqofte, trafikimi i femijeve me shtetesi shqiptare vazhdon me norma shqetesuese edhe sot e kėsaj dite. Vendet ku ata ēohen ne pergjithesi jane Greqia dhe Italia. Vajzat mbeten me te rrezikuarat e trafikimit per qellime prostitucioni, por edhe djemte e vegjel shpesh nuk i shpetojne ketij fati, sepse tendencat homoseksuale dhe pedofile tė njerezve jane rritur shume vitet e fundit. Por djemte nuk perdoren gjeresisht ne tregtine e seksit, ata ne pergjithesi perdoren per pune te tjera. “Ata mund te bejne gjithēka: lypin e punojne dhe keshtu u sjellin fitime shume te medha pronareve te tyre”,- thote Pier Ferri.

    Te riatdhesuarit

    Qindra femije shqiptare jane trafikuar ne Greqi. Deri tani vetem 17 prej tyre janė rikthyer. Organizata qė merret me riatdhesimin e ketyre te miturve eshte “Le terre des hommes” dhe perfaqesuesi i saj ne Shqiperi pohon se kjo shifer te rikthyerish i takon periudhes korrik 2001-dhjetor 2002. “Nuk eshte e lehte te rikthesh njė femije, sepse per nje gje te tille duhet te plotesohen shume kushte”,- thote ai. Se pari, femijet e trafikuar duhet te identifikohen dhe te pyeten nese duan tė kthehen. “Kthimi mbetet ne deshiren e tyre, ne nuk jemi police qe t’i detyrojme”,- thote Pier Filip i UNICHEF-it. Por, edhe nese tė gjithė hapat kane ecur vaj nė Greqi, ku si organizate perfaqesuese eshte “Arsis”, nuk eshte e thene qe nje femije tė riatdhesohet ne Shqiperi. “Duhet qe ai te gjeje kushte te favorshme dhe nje familje nė gjendje te mire ekonomike. Ne nuk duam ta sjellim ketu dhe pastaj ai te ike perseri”,- thote perfaqesuesi i “Le terre des hommes”.

    Dy fjale per OJQ-te

    Ne Shqiperi ekziston nje koalicion kunder trafikimit te te miturve shqiptare jashte kufijve. “Aty marrin pjese 9 organizata joqeveriatre”,- thote shefi i “Le terre des hommes” ne Shqiperi. UNICHEF-i eshte nder me kryesoret e ketyre organizatave, ne mos me e madhja. Veprimtaria e saj nuk shtrihet ne te gjithe Shqiperine dhe Veriu mbetet krejtesisht jashte zones se influences. Korēa, Elbasani, Vlora dhe Berati jane rrethet ku ajo punon me projekte konkrete, nderkaq ne Tirane ajo punon nepermjet projekteve “Femijet e botes” dhe “Klinika ligjore per te mitur”. Strategjia qe po ndiqet nga organizata, per momentin, perfaqesuesi i saj e beson si me te miren e mundshme, ka kater hallka: parandalim, mbrojtje, riatdhesim dhe integrim. Shefi i projektit “Ne ndihme te femijeve” i UNICHEF-it, Pier Ferri, eshte i kenaqur me rezultatet e arritura nė dy vitet qe organizata ka punuar me femijet e rruges. “Nga te dhenat qe kemi, rezulton se kemi parandaluar trafikimi e mundshem te 12 000 femijeve”,- thotė ai.

    Ne Shqiperi nuk njihen shifrat

    Shifrat qe permend Daniel Howden ne artikullin e tij nuk jane te njohura nga organizatat joqeveritare nė Shqiperi. Zyrtari Pier Ferri i UNICHEF-it nuk ishte ne dijeni te tyre, edhe pse kjo organizate bashkepunon me “Le Swiss terre des Hommes” ne Greqi. As shefi i organizates “Le terre des Hommes” ne Shqiperi, nuk e dinte se 487 nga 644 femijet e mbledhur nė qendren “Shen Varvara” ishin zhdukur. “Nuk jemi nė dijeni te ketyre shifrave”,- tha nje perfaqesues shqiptar i kesaj OJQ-je nė Shqiperi . Sidoqofte, ai pohon se ketyre shifrave u duhet besuar plotesisht, nese ato jane thene nga Pier Filip. “Ai eshte nje i deleguar yni. Pier Filip eshte nje person i besueshem dhe te dhėnat e tij mund te merren per te verteta”,- tha ai.
    “Le Swiss terre des Hommes” eshte nje organizate nderkombetare ne mbrojtje te femijėve, qe e ka qendren ne Lozane te Zvicres. Ajo ka njė dege nė Shqiperi “Le terre des Hommes” dhe nje ne Greqi. Pier Filip eshte perfaqesuesi i saj ne Greqi dhe eshte person qe ka investuar mjaft ne kete veprimtari.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni
    Kush te ka qit ne tregun e zi

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Kta jan rom, sjan shqiptar.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    soKKestreL Maska e soKKol
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    107
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    Kta jan rom, sjan shqiptar.
    Edhe nėse janė rom janė qenje njerėzore.

  6. #6
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga soKKol Lexo Postimin
    Edhe nėse janė rom janė qenje njerėzore.
    Po s'jan shqiptar se, pse tna flliqin emrin tonė, kur ata janė romė.
    Life's too short to remove USB safely.

  7. #7
    soKKestreL Maska e soKKol
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    107
    Me behet qefi qe sjane shqiptar "nese sjane" por nuk me vjen mir qe perdhunohen perkundrazi shqetesohem pavaresisht qfare jane

  8. #8
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kėta rom kanė ardh edhe nė Prishtinė.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. CIA: Ja zyrtarėt qė kanė marrė ryshfet nga Sadami
    Nga Genti^Itali nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-10-2004, 20:17
  3. Zyrtaret, dhurata nen 100 USD
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •