Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Kryeministri Berisha, vizite zyrtare ne Kine

    Saliu ka gjetur kohe te vete ne Ēinimaēin per pese dite ...

    e lot "holle" politiken ... do te intensifikoje mardheniet dypaleshe ... pas gjithe atyre proēkave antishqiptare kineze me qendrimin e hapur anti-Kosove ...

    dhe do te festoje 60 vjetorin e vendosjes se mardhenieve ...

    dhe do te marre pjese ne ate forumin per integrimin rajonal aziatik ...

    mere me long, o salis, se mishi osht mbaru ... kloun punisto-nomenklaturist ...


    = = =


    Kryeministri Shqiptar arrin ne Hainan per Forumin Aziatik

    Kryeministri Shqiptar Sali Berisha arriti ketu te Premten per te mare pjese ne takimin 2009 te Forumit Bo'ao per Azine (FBA) nga 17 Prilli deri 19 Prill ne provincen jugore te Kines.

    Berisha eshte programuar te takoje Presidentin Kines Hu Xhintao dhe te mbaje bisedime me homologun e tij Kinez Wen Xhinbao ne Pekin menjehere pas forumit. Te dy palet do te diskutojne ēeshtje lidhur me maredheniet dypaleshe dhe ēeshtje te tjera rajonale dhe nderkombetare te interesit te perbashket, sipas informacionit te Ministrise se Jashtme Kineze.

    "Do te doja te beja gjithshka me rastin e 60 vjetorit te vendosjes se mardhenieve diplomatike (midis dy vendeve) oer te injektuar energji bashkepunimit dhe miqesise dypaleshe,", tha Berisha ne nje interviste per Hsinhua para vizites se tij ne Kine.

    FBA, e krijuar me 2001, eshte nje forum i nivelit te larte ku qeveri, biznese dhe akademike nxitin intergrim rajonal ekonomik dhe i sjellin vendet Aziatike me prane synimeve te tyre te zhvillimit.

    Nen temen "Azia, Menaxhimi Pertej Krizes", me shume se 2700 pjesemarres di te diskutojne se si te kapercejne krizen nderkombetare financiare.

    Vizita pese-ditore e Berishes do ta dergoje ate edhe ne qytetin jugor kinez te Shenzhen.

    Burimi: Hsinhua

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Metropol, 21/04/2009

    Komunistėt e Kinės dhe demokratėt shqiptarė sollėn ndryshimin

    Kreu i qeverisė shqiptare Sali Berisha vlerėson raportet pozitive mes dy vendeve

    Kryeministri Sali Berisha ka bėrė njė paralelizėm mes angazhimit dhe reformave tė kryera nga Partia Komuniste e Republikės Popullore tė Kinės dhe forca politike qė drejton, Partia Demokratike. Pėr kreun e qeverisė shqiptare kėto dy partia kanė mundur tė ndryshojnė rrjedhėn e ngjarjeve nė dy vendet respektive. “Partia Komuniste e Kinės dhe Partia Demokratike e Shqipėrisė janė forcat politike qė kanė ndryshuar nė mėnyrėn mė rrėnjėsore vendet e tyre me programet e paraqitura”, - ka deklaruar nga Pekini kreu i qeverisė shqiptare.

    Kryeministri Berisha gjatė qėndrimit tė tij nė vendin e largėt aziatik ka zhvilluar njė takim tė veēantė me Presidentin Hu Jintao, me tė cilin ndau vlerėsimin se kjo vizitė pėrbėn njė pikėnisje tė re pėr zgjerimin e marrėdhėnieve ekonomike, tregtare e kulturore mes dy vendeve. Sipas njoftimit tė zyrės sė shtypit pranė Kryeministrisė, gjatė kėtij takimi Berisha ėshtė shprehur se qeveria qė drejton e konsideron njė thesar shumė tė ēmuar miqėsinė e popullit kinez. Ai tha se Shqipėria e konsideron Kinėn njė faktor paqeje dhe stabiliteti nė botė. Duke u ndalur nė investimet nė vend, shefi i ekzekutivit tha se Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, por qė ofron potenciale shumė tė mėdha pėr biznesin kinez. “Qeveria shqiptare ėshtė e gatshme t’i ofrojė biznesit kinez njė zonė tė lirė ekonomike pėr tė investuar nė Shqipėri, e cila ka njė pozicion gjeografik kyē nė Ballkan dhe Europėn”, - ka deklaruar Berisha. Ai e njohu Presidentin Hu Jintao me reformat e ndėrmarra nga qeveria qė drejton pėr zhvillimin e vendit, duke theksuar se janė bėrė pėrparime tė mėdha nė fushėn ekonomike, ku vetėm nė periudhėn dhjetor 2008-janar 2009 janė nėnshkruar 3.5 miliardė dollarė kontrata nė fushėn e energjisė dhe fusha tė tjera.

    Nga ana e tij Presidenti Hu Jintao e konsideroi kreun e qeverisė shqiptare njė mik tė vjetėr tė popullit kinez. Ai theksoi se marrėdhėniet dypalėshe gjatė qeverisjes sė kryesuar nga Berisha nė katėr vjetėt e fundit kanė marrė njė hov tė ri. Ai vlerėsoi se drejtimi i Kryeministrit Berisha ka ndikuar shumė pozitivisht qė kėto marrėdhėnie tė forcohen nė interesin mė tė mirė tė tė dyja palėve. Nė kėtė kontekst, presidenti kinez nėnvizoi se kjo vizitė pėrbėn njė pikėnisje tė re historike pėr zgjerimin e marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe Kinės nė fushat e ekonomisė, tregtisė sė ndėrsjellė, shkėmbimeve kulturore etj., njė hap i ri i miqėsisė sonė nė shekullin e 21-tė. Presidenti kinez ėshtė shprehur se forcimi i marrėdhėnieve ekonomiko-tregtare pėrbėn njė prioritet pėr qeverinė kineze dhe se ai do tė inkurajojė biznesin kinez tė investonte nė Shqipėri. Kreu i qeverisė shqiptare ka zhvilluar ditėn e djeshme edhe njė takim me zėvendėskryeministrin e Kinės Hui Liangyu.

    Kryeministri Berisha tha se optimizmi i Kinės pėr daljen nga kriza ėshtė shumė i rėndėsishėm, sepse Kina ka ekonominė e tretė nė botė dhe pėr kėtė arsye ka peshė tė madhe nė mbarėvajtjen e ekonomisė botėrore. Numri dy i qeverisė kineze ėshtė shprehur se ekziston njė vullnet i plotė pėr tė forcuar bashkėpunimin me Shqipėrinė nė tė gjitha fushat.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Si nje superfuqi ne rritje eshte mire te kemi maredhenie te mira me Kinen. Ka ardhur koha qe politikanet shqipetare te luajne politiken, dhe me sa duket jane te suksesshem ne kete loje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Suedia mbėshtet aplikimin e Shqipėrisė

    VALENTINA MADANI





    Suedia, e cila do tė pasojė presidencėn ēeke nė Bashkimin Evropian, premton mbėshtetje tė plotė pėr integrimin evropian tė Shqipėrisė. Kėtė siguri dha dje nė Varshavė Kryeministri suedez, Fredrik Reinfeldt. “Suedia mbėshtet perspektivėn e Shqipėrisė pėr nė Bashkimin Evropian”, - theksoi z. Reinfeldt gjatė kongresit tė jashtėzakonshėm tė PPE-ve qė zhvilloi punimet dyditore nė Poloni. Kreu i qeverisė suedeze, Reinfeldt, pohoi qartė: “Ne do ta shqyrtojmė kėrkesėn e Shqipėrisė pėr vend kandidat dhe Shqipėria do ta ketė mbėshtetjen tonė pėr anėtare nė BE”. Kjo garanci iu dha dje Kryeministrit tė vendit, Sali Berisha, ku mėngjesin e djeshėm mori pjesė nė panelin "Tė jetosh Evropėn" tė drejtuar nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Edhe Presidenti Barroso shprehu mbėshtetjen e tij pėr Shqipėrinė. Ai theksoi se do tė punojnė ngushtė me qeverinė shqiptare pėr tė marrė sa mė parė statusin e vendit kandidat. "Ne do tė punojmė ngushtė me qeverinė shqiptare qė tė ndodhė sa mė parė marrja e statusit vend kandidat", - tha Barroso. Gjatė qėndrimit nė Varshavė Kryeministri u takua me Presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso. “Po punojmė shumė mirė me Shqipėrinė. Ėshtė e rėndėsishme tė bėni progres. Nuk dua tė jem specifik pėr data, por po punojmė nė mėnyrė specifike me Shqipėrinė”, - theksoi z. Barroso. Me datėn 28 prill, Shqipėria dorėzoi nė Pragė tė Ēekisė kėrkesėn zyrtare pėr statusin e vendit kandidat pėr nė BE. Ky vendim i qeverisė shqiptare erdhi pasi ishte marrė konsensusi i partive anėtare tė Bashkimit Evropian. Ata mbėshtetėn aplikimin e Shqipėrisė duke i dhėnė qeverisė “Berisha” konsensusin e gjerė pėr kėtė vendim qė e ēon Shqipėrisė drejt integrimit tė plotė nė Bashkimin Evropian. Nga ana e tij, Kryeministri Sali Berisha ka garantuar BE-nė se qeveria e tij do tė vazhdojė rrugėn e reformave, duke dhėnė siguri tė plotė se mė 28 qershor shqiptarėt do tė zhvillojnė zgjedhjet mė tė lira dhe mė demokratike nė historinė e tyre. Pikėrisht, zgjedhjet e lira, ėshtė njė prej kushteve tė BE-sė qė Shqipėria tė fitojė shumė shpejt statusin e vendit kandidat pėr anėtare me tė drejta tė plotė nė BE.




    01/05/2009

    standart

Tema tė Ngjashme

  1. Si pozuan burrat e shtetit shqiptar?
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 09:28
  2. Kreu i CIA-s, Goss, vizitė tė fshehtė nė Shqipėri
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-06-2005, 11:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •