Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Kasinote bisnese Kancerogjene te shoqerise

    Kamrreth ter muaj qe merrm me kete ceshteje,pasi te paktene ne qytetin tim (Durres) keto bisnese jane shtuar pa mase. Vetem ne hyrje te biulevardit kryesore jane hapur kater dhe nje e peste qe cilet e mbyllet per ti bere bisht pagesave tetimore.Eshte interesante qe ne kohe kreize mondiale keto bisnese dalin me fitime te medha.Eshte ky nje paradoks apo nje shembull i suksesshem per te kapercyer krizen e qe nuk duhet vonuar e tja transmetojme europeianeve dhe vet Obames per te dale nga kriza.Karakteristike e ketyre bisneseve eshte se ato hapen gjithmone ne lokale me qera dhe me nje cmim marramendes.5 miljon per nje siperfaqe 200m2.Me interesantja eshte njera prej tyre e quajtur Sasam qe per dy vjet paguan 3 miljon ne muaj qera dhe nuk ka punuar asnje dite.I njeti pronar Bullgar menje tjeter shqipetar ka dhe nje kasino ne Vlore dhe si cme kane thene dhe ajo nuk ka funksionuar asnje dite.A nuk do te thote kjo se keto pastrojne para?Duke u nisur nga parime se ne shqiperi parate e fituara me aq mundim nuk mund te egzistoje nje ide per ti hubur ato ne kasino,jam interesuar per te njohur sa me shume nga frekentuesit e ketyre lokaleve.Pa perjashtim te gjithe te pa pune ose me pune ordinere si roje lokalesh etj, me rroga minimale.Dhe sikur ato ta deozonin rrogen e tyre pa luajtur kasinoja do te dilte me humbje. Por c'ndodh.Klientet synohen te kthehe ne viktima.Ato lejohen te mbeten borxh me lokalin deri ne pa mundesi per ti shlyer dhe pas kesaj ato kthehen ne vegla te tyre per ne procesin e tregetise se droges.Keto lokale lejohen te punojne 24 ore non stop dhe me pasijet e tyre te aspirimit dhe kondicionimit cenojne te drejtat e komunitetit perreth. Keto bisnese jane te perjashtuara nga leja e mejdisit????E kam ngiturketeproblem duke sensibilizuar dhe banore qe jane prane ketyre lokaleve dhe ijemi drejtuar pushtetit lokal si dhe prefektures.Kam marre takim dhe me keshilltare te Kr.Ministrit,por asnjeri nuk merr persiper per tu marre me to.Dikur ne fushate Berisha pat premtuar per cvndosjene tyre nga qendra,po ashtu dhe Mero baze me artikujt e tij ne tema.Na u nrgit dhe nje here Velija e me pas Bracia.Tashme jemi ne fushate dhe po shohim politikanet nje lufte te pa moraleshme mes tyre, por eshte interesante ,kerkush nuk merret me kasinote apo lojrate fatit.E pra jane kasinote qe prodhojne politikane ,apo jane politikant qe prodhojne kasino?
    Nepermjet interneti kam vene re se ne Itali (Bolonja )Bashkia e keti qyeteti ndalonte hapjen e kasinove dhe te nje nuri lojrash qe kishin ndikim negativ per komunitetin,ose ishin te dyshimta per abuziminme keto aparatura.Ne shqiperi nuk merret kerkush me to. Te shikosh webin e baskise Durres e do te ndeshesh ne paradoksin ku kryebashkiaku eshte i perokupuar per mejdisin e kryesisht per Tecin Porto Romanos i cili dote na rrezikokeka komunietin si ajo violina e nastradinit, pa tela, qe do ti ndigjohej musika me vone. Ndersa ndotja akustike dhe kimike e mejdisit prej kasinove,restoranteve klubeve te nates,pompave automatike te ujit, gjeneratoreve ne oret e nates,nuk i bejne pershtypje pasi ato jane pune e tije dhe jo e qeverise e per te cilen ai punon me pasion per ta penguar ne investime ne energjitike.Atij nuk i ben pershtypje papunesia e rinise, mos pregatitja e tyre per tu integruar,nuk i ben pershtypje orientimi i tyre djerjt lojrave te fatit dhe kasinove,ne nje kohe qe duhet te hape kurse kualifikimi profesional pa dallim moshe per ti pregtitur e per ti bere perfitues ne procesin e punesimit neprmjet emigracionit legal.

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Pikesepari te pergezoj per temen teper sociale qe ke hapur sepse jane vertet problematike.

    Ndersa se dyti do te thoja qe ke teper gabime ne postin tend.

    Dhe vazhdojme me elementet ku ti gabon.

    Firma te cilen ti akuzon qe gjoja pastron para qe ti i ve emrin sasam eshte e gabuar qe nga emri te cilin citon. Kompania e lojrave te fatit dhe jo kazino sic e quan ti, quhet SESAME dhe nuk ka pronar bullgar por nje pronar shqiptar i cili quhet Gavrosh dhe bisnesi i tij eshte sipas ligjeve ne fuqi. Kompania SESAME ka pika te saj ne Durres, Elbasan, Tirane, Dhe Gjirokaster. Kompania nuk ka asnje debit ndaj shtetit dhe punon konform ligjeve ne fuqi. Salla te cilen ti pretendon se ajo paguan 3 miljon ne muaj eshte e pavertete, vlera mujore eshte 1200 euro dhe pagesa eshte bere cdo tre muaj dhe jo dy vjet ashtu si thua ti.
    Kompania ka dy teknike bullgare me emrat perkates Berzho dhe Ivo te cilet kane nje page minimale prej 400 euro ne muaj.

    Ju keni nje koncept te gabuar mbi kazinote dhe pikave te Lojrave te Fatit. Lojra Fati quhen te gjitha ato salla te cilat ne brendesine e tyre nuk kane Rruleta por vetem nje numer te kufizuar SlotMachine, ndersa Kazino quhen te gjitha sallat te cilat ne ambjentet e tyre kane rruleta elektronike dhe mekanike, kane tavolina pokeri dhe tavolina Blackjack, gjithashtu edhe slotmachine.

    Pretendon qe ne keto salla pastrohen para: kjo eshte e gabuar ne te pakten 99% te rasteve qe ti flet pasi si duket ti nuk ke idene te detyrimeve tatimore te cilat ato paguajne dhe licensat e tyre. Nje kazino ka nje license qe kushton 10 miljon dollare per nje afat kohor te vlefshem 25 vjet, ndersa nje salle lojrash fati ka nje license 100 miljon leke per nje afat kohor te vlefshem 10 vjet dhe kto para ne te dyja rastet nuk jane te rimbursueshme.

    Pretendon qe keto salla lojrash fati kane pronaret e tyre qe merren me droge, totalisht e gabuar: eshte pikerisht e kunderta, jane lojtaret qe frekuentojne keto pika te cilet merren me gjera te tilla dhe jo pronaret e tyre dhe pikerisht keta kliente jane klientet me te forte te ketyre sallave te cilet shpenzojne shifra te medha ne to.

    Mendon qe keto salla dalin me humbje: Totalisht gabim, sepse nga kontatoret elektronike te cilat kontrolloj personalisht shifrat jane marramendese.

    Une jam totalisht dakort me ty ne faktin e vetem qe keto qendra jane burim i tensioneve sociale nga me te medhate ne vend dhe burim krimi te mundshem pasi eshte nje fjale e urte e cila thote Leku eshte i lidhur me shpirtin.

    Kur te kesh informacion me te sakte hap tema te tilla dhe mos dezinfrmo publikun pa dashjen tende ndoshta, gjej nje burim te sigurte me perpara per ato qe thua dhe jo me thashetheme lojtaresh.

    Duke menduar se te dhashe nje informacion te vlefshem shpresoj mos me keqkuptosh.

    Me te mira.


    Dito.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Te pershendes per pergjigjen!Me sa sho qenkeni i punesuar prane kesaj kompanie.Persa i peket qeras 3 miljon leke te vjetra une flas per Kasino Sesam ne Durres dhe seshte aspak e rendesishme menyra se sipaguhet ajo.E redesishme eshte se ajo nuk eshte hapur asnje dite per dy vjet rrjesht.E nese kerkon te me vesh ne dyshim kete me vjen keq.Po ju a le juve ta verifikoni dhe ne ditet e ardheshme. Kasinoja apo lokaki i lojrave te fatit eshte aty ne bulevard 100 m ne hyrje te saj.Une njoh dhe bashkepronarin durresak por nuk eshte e pranueshme ta permend.Kasinoja kryesore eshte Astra e cila ka disa pika ne qyetin tone dhe eshte ne tendence per te blere dhe aktivitetin e Sesam ne Vlore.Me vika keq per dy punetoret bullgare qe na qenkan me rroge te vogel.Por nga Bullgaria na qenkan ashtu sic them dhe une.je shume i sakte per pagesast marramendese qe ato bejne per licencat dhe tatimin por kjo perforcon dhe nje here informalitetin e ketij bisnesi qe dhe duke paguarshuma marramendese del me fitime po aq marramendese mbi nje popull fukara , ne nje kohe qe te gjitha bisneset e ndershme jane ne gjendje kome.Ju falenderoj per avokatine. Sidomos mepelqeu shprehja juaj se ato jane hapur konforme ligjit.E pra dhe tema ne brendesi kanje nje puetje-"Jane kasinote qe prodhojne politikane apo jane politikanet ato qe hapin kasino?"E nese do te sorrollatemi rreth kesaj dileme eshte paradoks te diskutosh per ligjimitetin e tyre.A i shetesoni ju banoret perreth me zhurmat e paisjeeve aspiruese dhe te kondicionimit? A punoni ju 24 ore non stop?A ishin bashiaket ne krye te greves per Tecin e Vlores pasi merakosej per ndotjen e ambientit?Po banoret qe vuajne nga kjo ndotje nuk jane Vlonjate?Kush e ngriti zerin per to?Ndoshta mund ta ngrene OJQ e Sasan Gurit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Kumari, rritje e lartė pėr vitin 2008-n nė ShqipėriEmirjon Senja | 04/05/2009 | Biznes | 2 KOMENTE | SHARE | - +
    [ posto kete artikull ne faqet me poshte ] del.icio.us blinklist digg Facebook Furl ma.gnolia Newsvine Pownce reddit StumbleUpon Technorati Twitter
    "Lehtėsirat ligjore kanė bėrė qė nė shtete si, Shqipėria, Singapori dhe Guinea e Re, tė ketė njė rritje tė kumarit"


    Vende tė ndryshme, duke parė efektet negative tė kazioneve nė shoqėri, po i largojnė ato jashtė zonave tė banuara.


    TIRANĖ- Shqipėria ka njohur njė zgjerim tė vrullshėm tė tregut tė lojėrave tė fatit gjatė vitit tė shkuar dhe muajve tė parė tė kėtij viti, pėr shkak tė lehtėsirave ligjore qė ofron vendi nė lidhje me kėtė aktivitet.

    Sipas raportit tė agjencisė ndėrkombėtare pėr parandalimin e pastrimit tė parave dhe tė financimit tė terrorizmit "The Financial Action Task Force", zgjerimi i tregut tė lojėrave tė fatit gjatė vitit tė shkuar nė Shqipėri ėshtė i krahasueshėm me rajone tė njohura tė botės, siē janė vendet e Lindjes sė Largėt, qė pėr hir tė turizmit e kanė kthyer nė traditė kėtė sektor.


    Zgjerimin e kėtij tregu nė vend dhe shpenzimet e larta tė shqiptarėve nė lojėrat e fatit, tė cilat tė krahasuar me atė ēka harxhojnė banorėt e vendeve pėrreth nesh, cilėsohen mbi mesataren e tė ardhurave pėr frymė, raporti ia dedikon lehtėsirave legjislative qė i janė krijuar kėtij sektori gjatė muajve tė fundit.

    "Tregu i lojėrave tė fatit ėshtė nė njė fazė rritjeje nė disa vende. Lehtėsirat e krijuara nė legjjislacion kanė bėrė qė nė shtete si, Shqipėria, Singapori dhe Guinea e Re, tė ketė njė rritje tė konsiderueshme tė numrit tė pikave tė kėtyre lojėrave dhe kazinove",- citohet nė raportin e agjencisė me qėndėr nė Paris, ndėrsa thuhet se disa vende nė tė cilat ka njė aktivitet tė zhvilluar tė lojėrave tė fatit, janė duke marrė masa pėr rregullimin e strukturave ligjore, pasi janė duke u vėrejtur ndikime negative nė komunitet.

    Tė tillė janė, Anglia dhe Rusia, tė cilat janė tė prirura qė tė mos lėshojnė leje pėr ngritjen e pikave tė basteve apo kazinove pranė qendrave tė banuara duke ngritur zona tė posaēme pėr zhvillimin e kėtij aktiviteti, i cili pėr vitin 2008, nė tė gjithė botėn ka gjeneruar plotė shtatė miliardė dollarė tė ardhura.


    Sipas raportit, qeveritė e shumė e vendeve, janė tė prirura qė tė lėshojnė lehtėsisht licenca pėr ushtrimin e kėtij aktiviteti pasi, pasi kazinotė dhe pikat e lojėrave tė fatit shihet si mundėsia mė e mirė pėr tė mbledhur tė ardhura tė konsiderueshme pėr shkak tė regjimit tė taksave tė larta qė aplikohet.

    Sipas raportit pėr 2008-ėn, nė tė gjithė botėn janė rreth 150 vende nė tė cilat luhet kumar nė mėnyrė tė ligjshme apo tė paligjshme. Nga kėto, vetėm 100 e kanė tė legalizuar kėtė aktivitet, ndėrsa tetė prej tyre e katė kategorikisht tė ndaluar.

    Zakonisht, citohet nė raport, zonat nė tė cilat ndodhen pikat e lojėrave tė fatit ose kazinotė mbizotėrohen nga njė nivel relativisht i lartė kriminaliteti, duke i detyruar vende tė ndryshme t'i largojnė ato jashtė zonave tė banuara.


    "Zgjerimi i tregut tė lojėrave tė fatit gjatė vitit tė shkuar nė Shqipėri ėshtė i krahasueshėm me rajone tė njohura tė botės, siē janė vendet e Lindjes sė Largėt, qė pėr hir tė turizmit e kanė kthyer nė traditė kėtė sektor"

    "Tregu i lojėrave tė fatit ėshtė njė njė fazė rritjeje nė disa vende. Lehtėsirat e krijuara nė legjislacion kanė bėrė qė nė shtete si, Shqipėria, Singapori dhe Guinea e Re, tė ketė njė rritje tė konsiderueshme tė numrit tė pikave tė kėtyre lojėrave dhe kazinove"

    Shqiptarėt, 10 miliardė lekė nė baste Shekulli | 04/05/2009 | Biznes | 1 KOMENT | SHARE | - +
    [ posto kete artikull ne faqet me poshte ] del.icio.us blinklist digg Facebook Furl ma.gnolia Newsvine Pownce reddit StumbleUpon Technorati Twitter
    Ndėrkohė qė sektorė tė tjerė tė ekonomisė filluan tė bien nga efektet e krizės globale, industria e lojėrave tė fatit bėri krejt tė kundėrtėn


    TIRANĖ- Shqiptarėt lanė plot 10 miliardė lekė nė lojėrat e fatit dhe bastet sportive pėrgjatė vitit 2008. Referuar tė dhėnave nga raporti i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve pėr vitin e shkuar, ndėrkohė qė sektorė tė tjerė tė ekonomisė filluan tė bien nga efektet e krizės globale, industria e lojėrave tė fatit ka bėrė krejt tė kundėrtėn, duke ligjėruar rregullin se ku ka fukarallėk ka edhe kumar.

    Nė vitin 2007-ė shuma qė kishin harxhuar shqiptarėt nė lojėrat e fatit ishte vetėm 6 miliardė lekė , ēka do tė thotė se krahasuar me vitin e kaluar, tregu i lojėrave tė fatit nė vend ėshtė rritur me mbi 65 pėr qind, duke u shndėrruar kėshtu ndoshta nė tregun me rritjen mė tė fortė.

    Tė dhėnat e mėsipėrme, janė nxjerrė nga deklaratat e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar qė bėjnė pikat e basteve, citohet nga zyrtarė tė tatimeve, ndėrkohė qė pranohet se njė pjesė e mirė e kėtij tregu lundron ende nė informalitet duke e zmadhuar shifrėn e parave qė shqiptarėt kanė lėnė gjatė 2008-s nė kumar.

    Sipas tė dhėnave nga Ministria e Financave, e cila gjatė muajve tė parė tė kėtij viti kreu njė kontroll tė posaēėm pėr zbulimin e pikave tė basteve ilegale, rezulton se nė tė gjithė vendin ekzistojnė 1500 tė tilla, ndėrsa dyshohet se 400 tė tjera kryejnė aktivitet duke mos qėnė tė licencuara.

    Besohet se industria e lojėrave tė fatit nė Shqipėri ėshtė mė e madhe nga ajo qė paraqesin shifrat zyrtare, duke u shndėrruar kėshtu nė njė nga tregjet mė tė mėdha nė vend sė bashku me telekomunikacionet dhe energjinė.


    Ligji


    Pas vendimit nė janar tė kėtij viti pė boshatisjen e kazinove elektronike nga ruletat, pėr t'i dhėnė ekskluzivitetin kazinosė sė madhe, e cila kishte paguar edhe licencėn njė miliardė lekė, qeveria miratoi disa muaj mė parė njė ligj tė ri, nėpėrmjet tė cilit lejon hapjen e ruletave tė vogla edhe nė kazino tė tjera, por duke paguar taksa super tė larta.

    Kėshtu, pėr njė ruletė, e cila ka mesatarisht, nga tetė deri nė dhjetė pozicione, kazinoja duhet tė paguajė njė tarifė fikse prej njė milionė lekėsh nė muaj dhe 80 mijė lekė nė muaj pėr ēdo pozicion.

    Nė total kjo e fundit, pėr njė ruletė duhet t'i paguajė shtetit 1.8 milionė lekė. Sipas ligjit gjithashtu, tė gjitha shoqėritė e miratuara, duhet tė derdhin nė buxhetin e shtetit 0.5 pėr qind tė xhiros vjetore, por jo mė pak se 1.5 milionė lekė tė reja nė vit pėr kazinotė elektronike dhe dy milionė pėr kazinotė e tjera.

  5. #5
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Kazinote lulezojne atje ku ka edhe mjerim, sepse fillimisht eshte problem social. Njerezit nuk luajne per argetim, por luajne per te siguruar brenda nates te ardhmen...
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Anesti_55 pershendetje.

    Nese ve re une jam teper i informuar mbi aktivitetin e lojrave te fatit, por nuk i perkas asnje kompanie dhe nuk bej aspak avokatin per to. Une flas me shifra argumente dhe fakte teper bindese. Kur te deklarova te dhenat mbi njeren nga kompanite e referuar nga ty, nuk bera gje tjeter vetem thashe te verteten mbi ate kompani dhe asgje me tej. Profesioni im eshte i shkruar ne profilin tim dhe do kuptosh me shume perse jam ne korent dhe koherent mbi te dhenat e mesiperme.
    Me vjen keq qe shqetesohesh me shume me zhurmen e aspiratoreve apo kondicionimit se sa per plagen teper te rende sociale qe ato ngrene. Ka me qindra aspiratore ne Tirane te cilet punojne non stop dhe jo te profilit te ketij bisnesi.

    Deklaron se kompania Sesame paska dy vjet aktivitet ne Durres, je i pasakte, aktiviteti i saj eshte 3 vjet e 4 muaj si nje filial i selise qendrore ne Tirane (keto te dhena merren nga dokumentacioni i kesaj kompanie nga instituti i metrologjise dhe kalibrimit)
    Kompania me jetegjate ne durres eshte Astra me nje aktivitet 12 vjecar dhe pas saj vjen kompania Tirana electronic me aktivitet 8 vjecar.


    Dito.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Nje tjeter lokal u hap sot ne hyrje te bulevardit ne Durres.Festim madheshtor, ku bucasin altoporlantet e ku ftohen kalimtaret per te luajtur gratis deri ne 1000 te reja.Kollose te veshur shik e me blloqe parashe ne duardrejtohen drejt makinave duke i futur ne goje nga nje 5000 te ri.Faleminderit Bashkis per kete dhurate ,falemindrit politikes po ashtu dhe horrave te parave te pista qe jane pjese e tyre.Provoni te ankoheni sic kam bere une dhe disa banore qe jetojme prane tyre e do te kuptoni se sa shqipetare do te ndjeheni ne vendin tuaj,ku kemi jetuar e sakrifikuar nje jete te tere per ta mbrojtur e ndertuar, e tashme na djeg shpirti ta shohim te dhunuar nga pushtetare te degjeneruar.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Te ma falni per fjalorin por ne keto momente sapo kalova nje incident me frkuentuesit e kasino Astra.Nuk ma morri mendja qe dhe nje person me mbiemrin tim te kishte rene viktime e tyre.Me kishte kerkuar nje pere para nja 10 ditesh borxh dhe mi ktheu ne menyre korrekte.Para nje gjysem ore me erdhi e me kerkoi perseri 2500 te reja dhe dyshova se dicka ketu nuk shkone.Ne ndoqa nga mbrapa pasi kasinoja nuk eshteme larg se 30 m nga lokali im.E sa mori kthesen tek dera esaj e kapa per zverku dhe i mora parate.Nuk e di se c'force embinatyrshme me mbajti pa e rrahur.Tashme po ju them se kush merret me kasinote e lojrat e leshit jane plehra qe nga pronari e deri tek sherbetoret e tyre te pa moral.Kushdo qe sillet perreth nje tepa morali qe demton komunitetin me parate e tij te pista eshte pjese e kesaj fushe gravitacionale. Imoraliteti i tyre te mos i rrej mendja se mbetet vetem tek secili nga keto elemete por ai degjeneron dhe ne elementet e tjere te familjes. Imorali nuk mund te bashejetoje me nje familje te moralshme.Ndyresira te shoqerise.

Tema tė Ngjashme

  1. Prostitucioni ,dhune ne familje emancipimi i shoqerise.
    Nga Koper08 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 11:01
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Bursa
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  4. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  5. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •