Close
Faqja 16 prej 25 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 250
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eshte kush eshte ai ishte deputet i Kuvendit Popullor. E kur vritet dhe deputeti kuvendit e mjera Shqiperi ka 19 vjet qe ka bere nje vrime ne uje me zhvillimin e demokracine.
    Kjo tregon qe shqiptaret jetojne ne nje vend te dhjere ku ska as shtet, as prona, as siguri as garanaci. E ku ben kedine mafia e hajduteria.
    Po sic duket e kerkon vete shqiptari kete derexhe. Se ska mundesi qe qindra e mijera ti ven pas ketyre demoneve qe jane ne krye tani e 19 vjet e ti lepijne cizmet sic i lepiheshin Vito Corleones e Lucky Lucianos.

  2. #152
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Eshte kush eshte ai ishte deputet i Kuvendit Popullor. E kur vritet dhe deputeti kuvendit e mjera Shqiperi ka 19 vjet qe ka bere nje vrime ne uje me zhvillimin e demokracine.
    Mendoj se deputetėt kanė mė shum mundėsi qė tė bien vitkima tė kėtyre atentateve se sa populli i thjeshtė. Kjo vrasje mund tė tregoje pasigurinė nė vend, ose mund te tregoje llumin qė kemi nė krye, ose mė e mundshmja tė dyja bashkė.

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ne 1997 turmat u shtyne drejt depove, qe te merrnin armėt dhe tė permbysnin shtetin.

    Atė qe nuk kishin llogaritur, ata qe hapen "Kutinė e Pandorės", ishte se keto arme do mbeten tavaneve, bodrumeve, koteceve te pulave, etc. tė turlifar "Hajdari".

    Gramoz Ruci e provoi te i biri, kur desh ja shpunė ne "Shėn Triadhė"
    Rahmetliu Xhindi, po kishte me shume plumba ne trup se sa demontoi Delijorgji ne Gerdec.

    "Kush merr ne dorė shpatėn, nga shpata do vdes"- thotė Joshua nga Nazareti


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 04-05-2009 mė 19:26

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja dhe ki vampiri i karlo bollinos.. se edvin ruco enverit.. gert dondollak arapo xhaje barja.. si e merr ne hetuesi te gjoren Nene te deputetit..
    nje shtaze e vertete ki monster ..mik i atyre bandave qe luajten me koka njerzish futboll..
    se do gazeta lajme bombastike qe tu marre ment miletit e ti shitet komorroistit edvin Bollin..



    --

    GSH

    E ema e Xhindit:

    Si e gjeta djalin te rrezuar pas krismave

    » Dėrguar mė: 04/05/2009 - 12:50




    Nga i dėrguari ynė nė Roskovec, Gerti Xhaja

    Djali im ishte njeri i respektueshėm nė tė gjithė Roskovecin. Nuk kemi hasėm dhe asgjė tė kėtillė. Shteti tė mė gjejė vrasėsin e djalit!", - tė pėrgjigjet nėnė Resmija kur shikon se po interesohesh pėr ngjarjen dhe djalin e saj". Resmija, e ėma 80-vjeēare e deputetit tė ndjerė Fatmir Xhindi, pėr herė tė parė mallkonte veten qė jetoi kaq gjatė, sa tė shihte kėtė gjėmė. Po ashtu, mallkonte veten se si nuk mundi qė tė dilte 5 minuta mė parė t'i hapte derėn Fatmirit, pasi kėshtu do kishte mundur t'i shikonte autorėt dhe ta njoftonte qė ai tė ruhej…. Lotėt thuajse i ishin tharė Resmijes dhe sado qė mundohej t'i qėndronte pranė pėr t'i dhėnė zemėr nuses Xhemile, ngashėrimet e tradhtonin herė pas here. Resmija ishte personi i parė qė e gjeti Fatmirin tė qėlluar nga plumbat dhe pa ndjenja nė portėn e shtėpisė. Kishte dhėnė kujėn prej atij momenti, por lutjet e tė moshuarės "nuk ishin dėgjuar"….E veshur kokė e kėmbė me tė zeza, ėshtė gati e pamundur qė ta shkėpusėsh veē dhe ta pyesėsh rreth asaj qė kishte parė. Fatmirin, e rriti, e edukoi, e martoi dhe gėzonte pėr suksesin e respektin qė kishte fituar i biri nė fshat. Por dje, ndonėse i qėndroi te koka gjatė gjithė kohės qė trupi i pajetė qėndronte nė banesėn nė lagjen numėr 1 nė Roskovec, Resmija nuk ka mundur ta pėrcjellė atė pėr nė banesėn e fundit. Djemtė e saj kishin vendosur tė mos e merrnin me vete, pėr shkak tė pėrjetimit nė formėn mė tė keqe tė mundshme tė kėsaj fatkeqėsie nga e moshuara, e cila siē duket e kishte mjaft tė vėshtirė pėr tė pėrballuar kėtė situatė. Resmija ka qėndruar nė shtėpi, ku mund tė bėnte gjėnė mė tė fundit pėr tė birin. Tė priste miqtė dhe banorėt e Roskovecit dhe zonės pėrreth, tė cilėt vinin pėr ta ngushėlluar atė dhe familjen pėr tragjedinė e rėndė qė u ndodhi.
    Gazeta ka mundur tė shkėpusė njė rrėfim tė sajin.
    Ku ndodheshit kur ndodhi kjo ngjarje e rėndė?
    (Resmija nuk pėrgjigjet dot menjėherė. Tė sheh mirė nė sy dhe pasi mbushet mirė me frymė fillon rrėfimin e saj…) Ishim nė shtėpi, me nusen Xhemilen dhe djalin e dytė tė Fatmirit. Nusja ishte duke gatuar darkėn dhe po prisnim tė vinte dhe Fatmiri….-Resmija bėn sėrish njė pushim tė shkurtėr dhe pastaj vazhdon: Nuk e ndjemė kur erdhi, apo kur po hapte portėn. Dėgjuam krismat dhe dola vetė e para, por ēfarė tė shihja….
    A mund tė na tregoni se ēfarė patė?
    Ishte rrėzuar para portės. Shkova drejt tij dhe nuk mbaj mend..., di qė kam ulėritur dhe thirrur djalin tjetėr qė banon nė shtėpinė ngjitur... Ai e ka marrė dhe e ka ēuar pėr nė spital.
    A patė ndonjė person dhe, a mundi tė thoshte ndonjė gjė Fatmiri?
    Nuk pamė asnjė. Fatmiri..., jo..., nuk tha asnjė fjalė. Nuk reagonte....
    A jeni nė dijeni tė ndonjė konflikti qė mund tė ishte shkak pėr kėtė qė ndodhi?
    Ne nuk kemi armiq. Fatmirin e respektonin tė gjithė. Tė gjithė e donin djalin tim. Nuk e dimė se si apo pse ka ndodhur. Pse djalit tim....? Shteti tė gjejė kush e vrau djalin tim. Ai njeri duhet tė dėnohet....

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e dragon+++
    Anėtarėsuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    144
    Citim Postuar mė parė nga prenceedi Lexo Postimin
    ne radh te pare habitem qe per ju nuk paska skandal me kufijte..................?????????
    ne radh te pare po e mar si te pranuar kete (dmth ska prob. me kufijte)........ po problem CAM ka apo jo.....?????????
    dhe nese po a degjove gje ti ta permend kete Salifazllici...........
    ne radh te pare nje person politik nuk eshte nje person i zakonshem (te jesh politikan duhet te jesh ne radhe te pare hajdut, kontrabandist, kriminel. etj.etj.)
    dhe une z. dragon+++ nuk po bej ekspertin thjesht shtrova nje pyetje per te debatuar........ flm
    problem qam ka edhe do zgjidhet ne kohen e duhur ne qoft se duam ta zgjidhim tani zgjidhet vetem me luft sma merr mendja se duam luft ,te futemi ne bashkimin europian pastaj greku do paguaj deri qindarken e fundit deri ateher duhet te presim greku mun te ndaloj futjen ton ne europe.. vetem kjo esht qeshtje te tjerat jan vetem propogand socialkomuniste....
    DRAGON+++

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Policia e shtetit afer vrasesit. Nje detaj i vogel ka cuar te nje emer. Nje pako aspirina.
    Shpejt do ta mesoni kush eshte vrasesi.

  7. #157
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    problem qam ka edhe do zgjidhet ne kohen e duhur ne qoft se duam ta zgjidhim tani zgjidhet vetem me luft sma merr mendja se duam luft
    e perse duhet me luftu.Ekzistojne mekanizma juridik per kete pune ..........
    Shteti te ndihmoje me ndihme juridike e financiare camet. JO per gje por nje shtet demokratik e ka per detyre te mbroje qytetaret e vet . (po kerkoj shume do me thuash.................)
    te futemi ne bashkimin europian pastaj greku do paguaj deri qindarken e fundit deri ateher duhet te presim greku mun te ndaloj futjen ton ne europe.
    dmth edhe by.... te na u kerkoje greku ne duhet tia japim kete po me thoni
    epo nese cmimi i hyrjes ne europe qenka kaq i larte me mire mos te hyjme or tej..............
    te tjerat jan vetem propogand socialkomuniste....
    ehhhhh jo mor djale nuk jane propagande social komuniste por e duam akoma atdheun tone pavarsisht se na ka kthyer krahet dhe endemi neper bote si "cifutet ne shkretetire"..........

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Per te terhequr vemendjen do mjaftonte ndonje ēeshtje e tipit Pango...s'besoj se mund te kene arritur deri ne ate pike.

  9. #159
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Me teper miresi dhe njerzillek o njerez te eger. Nuk i merret jeta njeriut se ja ka dhene zoti.

    Ju betohem une nuk shikoj as TOP CHANNEL dhe asnje program shqiptar humori. Per ta zevendesuar ate shikoj parlamentin shqiptar dhe mbi te gjitha futem ne forumin shqiptar dhe lexoj shkrimet tuaja.

    Tema eshte rreth vrasjes se nje personi, kushdo qofte ai dhe ketu behet komentimi rreth "komunizmit" apo "enverizmit" apo probleme nga me te ndryshme pa lidhje fare me ngjarjen.

    Dikush apo disa vrane nje person. Policia te gjeje fajtorin. Meqe jemi shqiptare jemi te gjithe police dhe hetuse dhe gjykates dhe eksekutues japim mendimet tona.

    Nje kryeparlamentare siguron publikun qe vrasesi do te marre denimin maksimal duke harru qe denimin ja jep gjykata teresisht e pamvarur nga parlamenti.

    Njeri dikush ketu ja ve fajin qeverise per mos mbledhje armesh. Do me thene ai qe luajti gishtin ka faj por ka faj dhe qeveria qe si ka more armen atij. Ai mjeran qe do te vrasse dike e vret dhe me briskun qe rruhet se aq ka.

    Kur do te zini men te mendoheni njehere perpara se te flisni se askush nuk ka asnje baze dhe askush nuk ka asnje te drejte te perligje ose jo te fajesoje apo jo pa patur nje baze nje prove apo dicka.
    Kur do te arrije ajo dite kur te degjojme apo lexojme nje shkrim te matur pa tundur gishtin ne ajer dhe treguar fajtorin pa prova.

    Kur ju qe jeni njerez te thjeshte pa ndonje pozite flisni keshtu cfare prisni nga ata qe pretendojne se qeverisin .. ata jane pasqyre e juaja pasqyre e atyre qe thone mire ja kane bere, pasqyre e atyre qe thone "enverist" "komunist" . Kur i degjojme ato te flasin me nje gjuhe te tille themi shiko si flasin... lexoni shkrimet tuaja mbas disa kohesh dhe do te shikoni se cbudalliqe keni shkruajtur.


    NGjarje te tilla si kjo vrasje apo cilado vrasje qe ka ndodh ne shqiperi ngjall pasiguri ne popullsine e gjere dhe me e keqja ne institucionet europiane dhe nderkombetare. Per kete duhet te shqetesohemi te gjithe edhe ju qe thoni merr armen e vrit dike qe te ka marre token.


    Zoti qofte me te ndjerin dhe familjaret e tij nese besojne ne zot

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dyshimi, vrasėsi i deputetit Xhindi, nga zona e Roskovecit

    SONILA MESAREJA

    Autori apo autorėt e vrasjes sė deputetit dyshohet tė jenė shumė afėr Roskovecit. Ky ėshtė njė nga dyshimet e ngritura te grupi i hetimit, pėr shkak tė dinamikės sė ngjarjes dhe faktit qė vrasėsi e ka njohur mirė si rrugicėn dhe hyrje-daljet pėr nė Roskovec. Autori ka ditur mėnyrėn si tė futet nė rrugicė pa u dalluar apo njohur nga banorėt e zonės, por edhe si tė dalė pas krimit tė rėndė, pa u parė nga njeri dhe duke fshehur gjurmėt edhe sot katėr ditė pas ngjarjes sė rėndė. Vrasėsi dyshohet tė jetė shumė afėr, midis Roskovecit dhe fshatit tė origjinės sė viktimės, Kurjanit. Kėto janė vetėm hipotezat e pas ngjarjes, nisur nga dinamika e kryerjes sė krimit, ndėrkohė qė grupi hetimor vazhdon nė mėnyrė intensive hetimet pėr zbardhjen e vrasjes sė deputetit tė PS-sė, Fatmir Xhindi. Megjithatė, grupi hetimor vazhdon t’i pėrmbahet urdhrit tė dhėnė se ēdo gjė duhet tė mbahet sekrete deri nė kanalizimin e hetimeve nė pistėn e duhur dhe identifikimin e autorėve. Pėr momentin, ashtu sikundėr deklarohet nga burime zyrtare nė Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, janė katėr pistat e hetimit, por pa theksuar ndonjė gjė mė konkrete lidhur me to. Ndėrkohė, pjesėtarė tė grupit tė hetimit thanė lidhur me ngjarjen se pas ngritjes sė pistave po bėhet pėrjashtimi i tyre mbi bazėn e provave. Jo zyrtarisht, kėto burime shprehen se janė verifikuar dyshimet pėr njė konflikt tė mundshėm pronėsie nė fshatin Kurjan, ashtu sikurse edhe njė mosmarrėveshje ndodhur kohė mė parė. Por, sipas burimeve, ende nuk ka diēka konkrete pėr tė kanalizuar hetimet vetėm nė atė apo kėtė pistė. Burime tė tjera nga Laboratori i Kriminalistikės konfirmojnė faktin qė nė vendngjarje ėshtė gjetur njė pako aspirinė, por mohojnė se nė tė ka njė gjurmė tė autorit. Burimet shprehen se aspirina dyshohet tė jetė pėrdorur nga autori i vendosur nė pritė pėr ekzekutimin e deputetit, por nė pako nuk gjendet asnjė gjurmė.



    Skena e krimit



    Ekspertėt kriminalistė kanė arritur tė llogarisin distancėn e plumbave tė gjetur nė vendngjarje dhe atyre nė trupin e viktimės, si dhe nga ėshtė kryer qitja, duke ndėrtuar dinamikėn e ngjarjes sė asaj nate, por pa arritur nė njė gjurmė tė autorit. Sipas burimeve, autori, pasi e ka pritur viktimėn rreth 30-40 minuta nė kėtė vend, dyshohet tė mos ketė pėrdorur armė pėr herė tė parė, pasi nga shpėrndarja e plumbave tregohet se arma i ka dalė nga kontrolli teksa qėllonte mbi deputetin. Nga mėnyra se si ėshtė qėlluar, sipas ekspertėve, tregohet se pas tė shtėnave nė distancė, janė realizuar edhe qitje nga afėr. Pasi e ka qėlluar nė distancė prej 3 metrash, ekzekutori i ėshtė afruar dhe e ka qėlluar sėrish me breshėri nė kokė dhe nė trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme, si dhe duke u siguruar pėr njė gjė tė tillė. Njė gjė ėshtė e sigurt, sipas burimeve, qė vrasėsi e njihte mirė zonėn dhe ka ditur ēdo lėvizje tė deputetit dhe hyrje-daljet pėr nė Roskovec dhe Kurjan. Nga zbardhja e tabulateve telefonike tė telefonit tė deputetit tė vrarė, sipas burimeve, nuk ėshtė gjetur asgjė qė mund t'i ndihmojė ata mė tej pėr hetimet. Ndėrkohė, pėr dy ditė me radhė, grupi hetimor ėshtė duke marrė dhe ballafaquar dėshmitė e tė gjithė fshatarėve dhe personave qė e kanė parė gjatė ditės viktimėn, madje dhe ata me tė cilėt ka ndenjur para se tė vritej. Gjithashtu, dje dhe sot pritet tė merren nė pyetje familjarėt e viktimės, tė cilėt do pyeten mbi tė gjitha dyshimet qė ka grupi hetimor, tė ngritura gjatė hetimet apo dėshmive tė mbledhura.



    Ngjarja



    Krimi i rėndė ka ndodhur rreth orės 21:15 tė sė shtunės, para portės sė banesės sė deputetit Fatmir Xhindi. Sapo ėshtė kthyer nga fshati i tij i lindjes, Kurjan, ku ka kaluar gati gjithė ditėn, i ndjeri ka qenė duke parkuar makinėn kur ėshtė qėlluar me breshėri automatiku, fillimisht nė distancė dhe mė pas nga afėr. Ndonėse familjarėt e tij kanė mbėrritur me shpejtėsi, 49-vjeēari ka humbur jetėn, ndėrsa vrasėsi ka mundur tė largohet me shpejtėsi duke shfrytėzuar edhe errėsirėn e madhe nė rrugicėn e shtėpisė sė deputetit Xhindi. Menjėherė ėshtė lajmėruar policia dhe janė ngritur postblloqe nė gjithė zonėn, akset rrugore qė lidhin Roskovecin me disa qytete tė vendit. Megjithatė, edhe katėr ditė pas ngjarjes, ende nuk ka njė pistė konkrete apo tė dyshuar pėr kėtė krim tė rėndė.



    Urdhri



    Vrasja e Xhindit, shtohen kontrollet nė Kakavijė dhe Kapshticė



    Pas vrasjes sė deputetit tė Partisė Socialiste, Fatmir Xhindi, janė shtuar kontrollet nė dy pikat kufitare me shtetin fqinj grek, ato tė Kapshticės dhe Kakavijės. Policia i trembet faktit qė autori i krimit tė mund tė largohet pėr nė kufirin grek dhe ėshtė pikėrisht kjo arsyeja e shtimit tė efektivave. Gjithashtu, drejtuesit e policisė shqiptare u kanė kėrkuar atyre tė Janinės qė tė shtojnė numrin e kontrolleve nė anėn tjetėr tė kufirit. Por, sipas burimeve, vėmendja ėshtė pėrqendruar nė territorin shqiptar, nga ku mendohet se vrasėsi mund tė pėrdorė njė prej dy pikave doganore pėr tė lėnė Shqipėrinė. Gjithashtu njė shtim i madh i forcave tė rendit vėrehet edhe pėrgjatė akseve rrugore, kryesisht nė jug tė vendit. Tani ka mė shumė postblloqe si dhe kontrolle. Sipas policisė, e gjithė ėshtė pjesė e masave tė marra pas vrasjes sė ndodhur tė shtunėn nė mbrėmje.



    Kunati: Fatmiri nuk kishte asnjė konflikt



    Fatmiri nuk kishte konflikt me asnjė person. Kishte njė familje solide dhe njė vėllazėri pėr t’u pasur zili mbi mėnyrėn se si shkonin me njėri-tjetrin. Kėshtu deklaroi dje kunati i deputetit tė vrarė, burri i motrės, mbi ndonjė konflikt tė mundshėm tė Fatmir Xhindit apo dhe probleme pėr pronėsinė. Sipas tij, pronat, kunetėrit e tij i kanė marrė jo vetėn nė bazė tė ligjit, por edhe nė bazė tė akteve tė pronėsisė tė tė parėve, ēka nuk shkaktonte probleme me banorėt e tjerė nė Kurjan. Sipas tij, i kėrkojnė shtetit tė zbardhė sa mė parė ngjarjen dhe tė vėrė para drejtėsisė autorėt e kėtij krimi.




    05/05/2009


    gazeta standart

Faqja 16 prej 25 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Pėrgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  4. Perfundoi gjykimi nė Hagė i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56
  5. Fatmir Velaj
    Nga liliella nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •