Lol nuk do bente problem ndoshta qe ti pergjigjem vetem kesaj nese ka mundesi ?? sepse edhe ashtu nuk kam kohe te mjaftushme qe te vazhdoj me shume.toni77_toni:
Ashtu beson ti, askush nuk ka te drejte ta cenoj besimin tendė. Mirpor, tė njeten mendoj edhe unė por qe per dallim, unė kam mbeshtetur besimin ne nji person shumė tė mirė - Krishtin, ndersa ti ne njė person te dyshimt-Muhamedin. Kjo mund te vertetohet nese analizojmė dhe krahasojmė jeten e atyre dyve.
E morra kete refren qe ke shkruar ,sepse konsideroj se kam per te thene diqka ne lidhje me ket!.
Ne baze te procesit te besimit te njemendet qe nga Ibrahimi a.s e rend ,ne Muslimanet besojm se ka existu nje renditje Profetike qe secili ka pasur per mission qe ti udezoj njerzit ,d.m.th Allahu apo Zoti i ka derguar te gjithe Profetet per ti udhezuar njerzimin per Besimin ne Zot. Dhe ne baze te kesaj renditje profetike ,ateher eshte e thjesht te mendohet se edhe Isai ka qen njeri nderta si profet i Zotit,sepse nese mendojm ndryshe ateher prishet kjo nomenklature Profetesh qe kan pasur nje qellim te vetem dhe ai qellim ka qen Ftesa per besim ne Zot. Keshtu qe Muslimanet kur besojn se Isai ka qen Profet nuk duhet te kuptohet nga ju si ofendim ,sepse Muslimani si Musliman ne besimin e tij ,e ka obligim qe ti rrespektoj dhe besoj te gjithe Profetet e Zotit ,keshtu eshte edhe me vete Isani a.s ,thjesht sot Muslimanet e studjojn jeten e tij ,si te qdo profeti tjeter dhe se prej shenjave te medha te kijametit eshte edhe ardhja e tij ne kete bote perseri ,qe do ta mbys Dexhxhallin . Thjesht kam pershtypjen se per Isain kemi me shume njohuri ne se ju ,dhe nuk ka asnje Musliman qe flet keq per Isain a.s sepse rrespekti ndaj tij eshte qeshtje besimi.
Mirpo kur thua se ke ti si shembull te mire Krishtin dhe jo Muhamedin si person i Dyshimt ,definitivisht kjo eshte nje prej elementeve qe e karakterizojn nje Besimtar me defekte,sepse nje person qe e njef e gjithe njerzimi si model jete dhe shembull per Moral qe Allahu e ka karakterizu ne Kuran si njeri me Grad te lart Morali. Pavarsisht se qfar shpifin te tjeret per te dhe per Martesen e tij me Ajshen ,qe padyshim se kjo Martes nuk duhet te merret si analogji per asnje martese tjeter sespe ka Qen Martes Profetike dhe nese shikojm se qfar efekte ka pasur ne islam kjo martese ateher,nuk ngurojm te themi se 1/3 e legjislacionit Islam ka rrjedh nga kjo martese ,sepse Ajshja ka qen ajo qe ka transmetu kgati 1/2 e gjithe sheriatit islam. Dhe ne baze kesaj dhe ketyre rezultateve te jashtezakonshme ,ateher mund te konkludojm se kjo Martese ka qen Martes me e sukseshme ne historin Njerzore ,sepse ka pasur efekte te medha ne historin njerzore sa qe ato efekte edhe sot Muslimanet i kan ne dispozicion.
Mirpo ia vlen te themi edhe disa gjera kur themi per "dallimin ":
Muhamedi a.s sot merret shembull dhe model nga njerzimi ne shume fusha ,sa qe veprimtaria e tij,sot eshte transformuar ne ligje per muslimanet.
Muhamedi a.s eshte Model si Udhehqes Shteti (Isai a.s nuk e ka pasur kete )
Muhamedi a.s eshte Model si Familjar (Isai nuk e ka pasur kete)
Muhamedi a.s ka qen model si nje Prinder (Isai nuk e ka pasur kete)
D.m.th nje I krishter ne keto komponente nuk ka kend te merr si shembull qe ta pasoj ,ndersa Muslimani po dhe padyshim se nje nder Mburojat e Islamit jan po keto komponente ,sepse pa Model te suksesshem Familjar nuk ka as Fe te sukseshme ,sot te krishteret defektin me te madh qe kan eshte Dekadenca Familjare apo modeli jo i sukseshem Familjar,sepse te krishteret Isain a.s nuk mund ta marrin si shembull Familajr pasi qe ai nuk ka qen Prinder qe te merret veprimtaria e tij prinderore si shembull nga te Krishteret. Dhe doren ne zemer kjo i ka pasur efektet e saja te jashtezakonshme ne familjet e krishtere,Sot te rralla jan ato familje te krishtere qe mbajn sistem te mirfillt fetar ,(kemi perjashtim disa familje ne trojet shqiptare,mirpo jan ne zhdukje gradualisht).
Ndersa Muslimanet sot e kan nje kushtetute te tere vetem qe ka te beje me qeshtjet familjare dhe sot ne Islam Familja permban bazen e nje Besimi grupor,sepse zakonisht Familja eshte Shkolla e nje Besimtari.
Te mos flasim per komponenten e Udheheqesit te Shtetit,ku padyshim eshte model dhe shembull per njerzimin ,pasi qe eshte teme e gjere kjo ateher vetem nje shembull po e ceki: Ne kohen e Khalifatit,kan shkuar organet shtetrore per ta dhene Sadakan ne Afrike,dhe ne ate Kohe Afrika nuk ka pasur nevoj per Sadaka d.m.th aq drejtesi e madhe ka mbreteruar sa qe nuk ka pasur edhe qoft nje te varfer qe ta pranoj Sadakan dhe qka eshte me interesante Afrika qe sot vdes Urie ne ate kohe kur eshte udhehequr nga Pushteti i drejt nuk ka pasur nevoj per Sadaka- Kjo eshte vetem nje mrekulli dhe model qe te marrin sot pushtettaret se si luftohet varferia dhe si mbahet shteti Pa korrupsion.
Ka qen nje Khalif i quajtur Umer ibn abdullah Azizi ,ai kur ka pranuar poziten e khalifit ,ka qajtur me lot gjithnje dhe ka thene se une kam pergjegjesi para zotit qoft edhe per nje lop nese nuk arrin qe te furnizohet si duhet. Poashtu ky njeri i madh ,e ka bere nje gjest te pakrahasueshem gjat jetes se tij si khalif : Ka qen nje rast kur ky Njeri i madh ,ka qen duke i numruar Mollat si pasuri e shtetit,aty afer ka qen femija e tij dhe nga lakmia femija e kafshon nje molle ,ky Khalifi aq i devotshem dhe i ndergjgjeshem ndaj pasuris se shtetit,detyrohet qe femijes se tij te ja nxerr at kafshat molle nga Goja . Femija fillon te qaj dhe shkon deri te Nena e saj dhe i thote nenes se saj se si Babai ia ka nxjerr kafshaten e molles nga Goja,Nena vje dhe e pyet burrin e saj Khalif dhe i thote pse e ke bere kete ? Ky neri i madh po i pergjgjet keshtu: Vallai ne momentin kur ia kam nxjerr kafshaten e molles prej gojes se femijes ton,me eshte dukur aq veshtire sikur te ja nxerrja shpirtin,mirpo pasuria e muslimaneve eshte e shejt dhe duhet te ruhet nga une sepse kam Frike Allahun.
Ja lol qfar shembulli kemi ne ,se si duhet te udhehiqet me shtetin ,sot kush eshte ai qe e bene kete veprim bre ,sot pushtetaret femijeve te tyre ia mbushin gojen me Daimont e leje me Molla ,nga pasuri e popullit. D.m.th Muslimani ka shembull Konceptin islam te ndertuar nga Muhamedi a.s edhe ne qeshtjet se si duhet te udhehiqet shteti.
Besa nese hulumtojm dhe meditojm pak verehet se Muhamedi a.s eshte permbushes i te gjitha Missioneve Profetike ,sepse qdo profet ka pasur nje karakteristike qe nuk e ka pasur tjeteri keshtu qe Muhamedi qe konsiderohet si Vula e profeteve dhe se Kurani poashtu si Vula e librave te tjere Hyjnore ,kan arritur qe ti japin Beismit ne Zot nje dimenzion me te gjere sepse te gjitha librat dhe profetet qe kan existuar kan pasur mission te kufizuar vetem per nje popull te caktaur dhe dihet mire se Isai a.s ka qen Udhezues per Delet e Humbura te Izraelit ,d.m.th misioni i tij ka qen i kornizuar vetem per nje popull dhe mund te shifet kjart edhe ne permbajtjen e bibles qe ne shumicen e rasteve flet per qeshtjet e po ketij lokacioni dhe te po ketij Populli.
Kalo mire edhe njeher shfytezoj rastin qe te ju pergzoj ty dhe Torrkerryt ,per punen qe beni ne informimin e besimtareve te juaj,thjesht eshte nje pune per qdo rrespekt nga une,sepse ajo qfar me pelqen te ju eshte se zakonisht merreni e qeshtjet e besimit te juaj dhe mundoheni qe ti informoni besimtaret juaj dhe nuk preferoni qe te merreni dhe perqeshje dhe ofendime te feve tjera qe zakonisht eshte bere nje lloj tradite tek disa anetare .
Krijoni Kontakt