Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2004
    Postime
    125

    Për forumin shqipëtar(jeni të pa parë ;-)

    Kjo eshte poezi per vetë forumin e ngrita si teme ,por do ta postoj edhe ne nje teme tjeter poezine e forumit


    Shume kishin shkruar e treguar
    poezi te ëmbla e ca edhe te kripura
    shumë forumistë te rinj kishin postuar
    pashë edhe të tharta edhe disa të hidhura

    Diku shanin e thumbonin Diku qeshnin e gëzonin
    njeri shfryhej për hesap te vetë
    tjetri donte që ta degjonin
    sikur e kishte hapur këtë teme vetë

    Vetem nje gje s’me zune sytë
    ndaj dhe vendosa te shkruaj
    s’kishit permendur vendin e dytë
    perveç shoqerise e familjes tuaj

    Cili është vendi dytë ju do të thoni
    Eshte forumi yne plot shqipetare
    Ai eshte “number one” pse s’me besoni
    Epo thoni “jo” po të doni këtu ka njerez te pa parë


    Prandaj o shqipetar shoqerine mos e harroni
    Por edhe forumit tone te bukur ndonje fjale i thoni
    Se është ai qe ju mundeson ju e shikoni
    Qe fjalet e Shqipes e mendimet tuaja bukur ti kumtoni

    Tani mbetshi me shëndet
    e vazhdoni me të shkruar
    se bukur shumë ja keni nisur
    e kurre skeni per t’u harruar



    Mbetshi me shendet

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I/e dashur brezi 97! Me preken vertet fjalet e tua ne vargje dhe jam plotesisht dakort me to. Eshte s'eshte vendi ketu, dua te sqaroj dicka. Fale ketij forumi morra me shume hov e kurajo per krijimtarine time dhe po te them qe kete rradhe ne librin tim te fundit poetik, "Mos e ndiqni hijen!", ideja qe e pershkon eshte per kete forum. Pas hyrjes se z.Agim Metbala qe eshte marre nga ky forum, une shprehem ne liber keshtu:

    Pak sqarim nga mua...
    Ishte hyrja ime e parë në internet, në forumin shqiptar të albasoul-it(www.albasoul.com), që më dha shtytje në krijimtarinë poetike. Aty gjeta vërtet miq shqiptarë në të katër anët e botës, që lexonin poezitë e mia dhe me dashamirësinë e tyre më inkurajonin për më tej.
    Me emrat e vërtetë apo kodet, ashtu siç paraqiten në forum, kam vënë poshtë poezive fjalët e tyre të ngrohta.
    Ju jam mirënjohës përjetë!
    ----------------------
    Dhe pas mbylljes se z.Ferit Ramadani, shkeputur po nga forumi, shprehem perseri ne liber...

    Dhe pak në fund nga mua…

    Mbyllet kështu një libër, por jo poezia ime që vazhdon rrugën e saj forumeve të internetit.
    Ishte e pamundur të sillja këtu përshëndetjet, urimet, përshtypjet e vlerësimet e gjithë miqve forumistë, por është e mundur ama të shkruaj me gërma të mëdhaALEMINDERIT MIQTË E MI, PËR GJITHSHKA TË SHPREHUR NDAJ KRIJIMTARISË SIME! MIKU JUAJ, MONDI
    -----------------------------------------------------------
    Besoj se dicka modeste kam realizuar per vleresimin e ketij forumi te nderuar.

    Te falenderoj per ngacmimin e dhene. Gjithe te mirat. Miqesisht, Mondi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2004
    Postime
    125
    Mondi ty me te vertete do te pershendes
    Dukesh i matur se shkruan me kujdes

    Bravo te qofte me shkrimet e tua!
    I kenaqe te tjeret, ashtu edhe mua

    Prandaj e thashe me siper, dhe e perseris
    Ne kete forum mund te gjesh edhe xhevahire te Shqiperise


    Urime dhe suksese Mondi



    Mbetshi me shendet

Tema të Ngjashme

  1. Sa kohë kaloni në Forumin Shqiptar?
    Nga Adriano-10 në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 05:49
  2. Propaganda Anti-Shqiptare ne forumin STORMFRONT
    Nga Sturmgewehr në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 21:00
  3. Bashkëpunoni me forumin shqiptar
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-11-2003, 08:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •