• Kryeministri ndryshon qëndrim lidhur me çështjen Çame. Ai deklaroi përkrah Karamanlis se Shqipëria e Greqia nuk kanë çështje të pazgjidhur. Sot Berisha nënshkroi marrëveshje elektorale me partinë e Çamëve, e premton zgjidhje të çështjes.
TIRANE-Data- 27 prill 2009
“Nuk ka çështje të mbetura pezull midis dy vendeve tona dhe të pazgjidhura, ato janë zgjidhur nëpërmjet shpirtit të dialogut dhe bashkëpunimit”- është shpreh kreu i ekzekutivit Berisha në fjalën e tij gjatë takimit me homologun grek Karamanlis.Katër ditë pasi kryeministri Berisha deklaronte përkrah Karamanlisit se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë asnjë çështje të pazgjidhur mes tyre duke përfshirë këtu edhe çështjen Çame, kreu i qeverisë nënshkruash marrëveshje elektorale me partinë e Çamëve, duke ndryshuar qëndrim dhe duke premtuar zgjidhje të kësaj çështjeje.
“Partia Demokratike e ka mbrojtur këtë çështje, e mbron dhe do vazhdojë ta mbrojë si një çështje të drejtë. Ka sanksionuar në traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit me vendin fshinjë në të cilën Çamët, kanë kontributin më të madh historik. Për të fituat zgjedhjet, për të qeverisë sëbashku dhe për të çuar përpara zgjidhjen e problemit të këtij komuniteti. Të bindur se tek Sali Berisha do të keni dhe keni pasur një avokat të mbrojtes së të drejtave të tyre, por tek integrimi europian do të kenë zgjidhje një seri problemesh”- u shpreh kryeministri Berisha në fjalën e tij.
Pasi vlerësoi marrëveshjen nga ana e tij kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim Tahir Muhedini, tha se koalicioni i ardhshëm qeverisës duhet ti japë zgjidhje çështjes Çame.
“Ne sot firmosim koalicionin e fitores së 28 qershorit. Ky koalicion do të bëjë të mundur zgjidhjen sa më shpejt të çështjes Çame që ne e kemi në program”- tha kreu i PDI-së Muhedini.
Gjithashtu kryeministri Berisha njëkohësisht edhe kreu i Partisë Demokratike ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme me partitë Lëvizja e Legalitetit dhe Partinë e Ballit Kombëtarë, duke i konsideruar këto parti si ndër më të vjetrat dhe tradicionalet me të cilat Partia Demokratike ka patur bashkëpunim mjaft të mirë. Me marrëveshjet e sotme shkon në pesë numri i partive të cilat kanë nënshkruar marrëveshje të tillë me Partinë Demokratike.
Krijoni Kontakt