Mbi Shen Palin e madh!
Njeri me renome boterore!
Nje Ungjillezues i guximshem dhe i forte!
Ju falenderoj.
Mbi Shen Palin e madh!
Njeri me renome boterore!
Nje Ungjillezues i guximshem dhe i forte!
Ju falenderoj.
“Shėn Pali solli Krishtin nė trojet shqiptare”
Shėn Pali ka udhėtuar nė trojet shqiptare. Ka ndaluar nė Durrės dhe nė zonat mbi Mat. Thanas Gjika mbron tezėn se krishtėrimi nė Iliri ėshtė pėrhapur nga goja e vet apostujve tė Krishtit. Historiani i letėrsisė i ka kushtuar njė libėr tė tėrė studimit tė kėsaj teze. Sipas tij, trojet shqiptare duhet tė jenė patjetėr nė hartėn qė Vatikani ka hartuar pėr udhėtimin e apostullit Pal.
Shėn Pali ka udhėtuar nė trojet shqiptare. Ka ndaluar nė Durrės dhe nė zonat mbi Mat.
hanas Gjika mbron tezėn se krishtėrimi nė Iliri ėshtė pėrhapur nga goja e vet apostujve tė Krishtit. Historiani i letėrsisė i ka kushtuar njė libėr tė tėrė studimit tė kėsaj teze. Sipas tij, trojet shqiptare duhet tė jenė patjetėr nė hartėn qė Vatikani ka hartuar pėr udhėtimin e apostullit Pal. Deri mė sot kjo gjė ėshtė pėrjashtuar. Gjika, i cili prej mė shumė se 10 vjetėsh jeton nė Amerikė ka promovuar dje librin "Kur dhe ku u shkrua Dhiata e Re". Me studimet e tij mbi letrat e apostullit dhe shėnimet biblike, ai shprehet se ka fakte tė pakundėrshtueshme qė apostulli Pal, i cili ka pėrhapur krishtėrimin nė shek I pas Krishtit ka qėndruar nė trojet shqiptare.
Nė njė libėr tė plotė ju ngrini tezėn se Shėn Pali ka udhėtuar nė brigjet e Adriatikut. Mbi ē'argumente e mbėshtesni tezėn?
Nė fund tė biblave tė botuara pas vitit 1845 e kėtej ka njė hartė ku tregohen udhėtimet e Shėn Palit, vendet ku apostulli pėrhapi krishtėrimin. Nė kėto harta nuk tregohen trojet shqiptare. Deri mė sot herė pas here nga shumė historianė ėshtė thėnė se Shėn Pali duhet tė ketė qenė nė Durrės. Duke lexuar letrat e tij, dokumente tė ndryshe dhe shėnime biblike vėrtetova se disa fjali tė tij nuk mund tė shpjegohen nėse nuk interpretohet drejt teksti dhe nėse nuk lidhen me udhėtimin e tij nė Ilirikun e Jugut (zonat mbi Mat, Lezhė dhe Durrės). Mjafton tė pėrmendim njė rast. Nė njė letėr tė apostullit pėr romakėt shkruhet: "Atyre nga Maqedonia dhe Greqia u vajti nė mendje tė mbledhin ndihma pėr tė varfrit e Jeruzalemit". Po qe se ai do tė ndodhej nė Maqedoni nė kohėn kur shkruante do tė thoshte "kėtyre nga Maqedonia dhe atyre nga Greqia". Po ashtu, po tė ishte nė Greqi. Kjo tregon se ai shkruan nga njė vend jashtė Greqisė dhe Maqedonisė. Ky vend ka qenė Durrėsi, qė ishte port ilir i varur direkt nga Senati i Romės dhe ishte i pavarur nga pjesa tjetėr e Maqedonisė. Gjithashtu, nė letrat e tij ai flet edhe pėr nxėnėsit. Pėrmend se "dėrgova Titin nė Dalmaci", por ai nė asnjė letėr nuk tregon se ka dėrguar nxėnės nė vende ku nuk ka qenė vetė mė pėrpara. Prandaj ai patjetėr qė ka qenė nė Shqipėri, nė territoret e mbi Matit.
Ju e mbėshtesni tezėn vetėm nė kėto lexime gjuhėsore?
Si historian letėrsie unė arrij konkluzione pėrmes interpretimit tė vet tekstit biblik dhe shėnimet nė tė. Por fakti qė Shqipėria ėshtė vendi qė ka respektin mė tė madh pėr Shėn Palin dhe jemi i vetmi vend qė kemi kisha, legjenda dhe emra vendesh pėr tė ėshtė njė tjetėr argument. Njė krahinė si ajo pas malit tė Dajtit me 14 fshatra nuk mund tė ndryshonte emrin nė Shu Pal, nėse aty nuk ėshtė njohur apostulli. Ai ka predikuar aty, bėri mrekulli dhe shkoi mė tej nė Mirditė, nė Kabash ku ka manastire tė vjetra. Apostulli i bėnte predikimet nė greqisht dhe fakti qė ai shkruan se: "U jam mirėnjohės dhe grekėve dhe barbarėve" (shqiptarėt quheshin barbarė pasi nuk dinin greqisht) tregon se ka qenė nė kėto zona ilire ku dikush i ka shėrbyer pėr pėrkthim. Tė dhėnat kryesore janė tė vet Shėn Palit, por janė keqkuptuar ose nuk janė kuptuar mė parė.
Atėherė pse janė pėrjashtuar kėto troje nga harta?
Fatkeqėsia ka qenė se pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet, Vatikani nuk mundi tė fuste studiuesit e vet pėr tė bėrė studime tė mėtejshme. U vendos sikur apostulli i parė nuk ka qenė nė brigjet e Adriatikut, por nga Selaniku ka shkuar nė Korint dhe ėshtė kthyer mbrapsht gjatė udhėtimit tė tij tė tretė.
Si e shpjegoni faktin qė mes letrave tė Shėn Palit nuk gjendet njė qė t'u jetė drejtuar ilirėve?
Apostullit Pal i kanė humbur disa letra, tė tjera i janė bashkuar si njė letėr e vetme. Ka qenė zakon i tij qė para se tė vinte nė njė qytet tė dėrgonte njė letėr pėr tė pėrgatitur vajtjen, tė mblidhte ndihma, por edhe tė jepte kėshilla. Kur ai kthehet nga udhėtimi i katėrt, pėrputhen tė gjitha nevojat dhe mundėsitė qė tė ketė pasur njė letėr pėr durrsakėt. Por mbledhja e kėtyre letrave ndodhi nė vitin 95 tė shek I pas Krishtit, 30 vjet nga koha kur ai i shkroi(nga viti 50 deri nė 64 kur vdiq). Letrat janė mbajtur nėpėr kisha. Njeriu qė u interesua pėr mbledhjen e tyre ishte Onesimi, njė ish-skllav, i cili mundi tė bėjė mbledhjen e letrave qė ishin afėr si nė Korint, Efes, Selanik, kurse Durrėsi ishte shumė larg komunikimit. Letra ose ėshtė neglizhuar, ose ka humbur. Banorėt shqipfolės tė zonės mund tė mos kenė treguar interes ndaj kėsaj letre tė shkruar nė greqisht dhe ka mundėsi qė pergamenat tė jenė dėmtuar nė mungesė tė arkivave. Romakėt i pėrndiqnin dhe ishte e vėshtirė pėr t'i ruajtur letrat. Roma i digjte ata qė kapte.
Ēfarė tregon fakti qė Shėn Pali ka udhėtuar nė tokat e asaj kohe?
Kjo tezė tregon kulturėn e krishterė tė pėrvetėsuar nga shqiptarėt. Ata nxorėn njerėz tė shquar nė krishtėrim. Kemi Shėn Astin qė pati njė vdekje tragjike nga ushtarakėt romakė, Shėn Jeronimin, i pari qė pėrktheu biblėn nė latinisht dhe shumė tė tjerė. Ne kemi qenė njė popull i kulturuar, kristian, por rrethanat e rėnda historike na kanė bėrė qė tė ndryshojmė besimet fetare apo tė quhemi dhe ateistė.
Kujt botime i jeni referuar?
Biblave tė botuara qė nga 1840 dhe kryesisht nė anglisht. Aty fillojnė shėnimet, tė cilat i komentoj dhe korrigjoj pėr problemin ku dhe kur janė shkruar gjithė letrat, ungjijtė tė pėrmbledhura nė Dhiatėn e Re.
Ka pasur reagime pėr kėtė tezė?
Nė fillim profesorėt amerikanė nuk e pranonin. Unė nuk shkruaj dot anglisht, vetėm lexoj dhe flas. Bėra njė pėrmbledhje me 33 faqe pėr rezultatet kryesore, ma pėrktheu vajza dhe e paraqita te disa profesorė. Pastaj mė uruan dhe mė paguan dhe shpenzimet e botimit tė librit. Ata nuk lėshojnė nėse nuk ka rezultat shkencor.
Do botohet nė anglisht?
Patjetėr. Pas sugjerimeve qė do marr kėtu, do tė pėrpiqem ta ripunoj dhe ta bėj njė variant mė tė ngjeshur e mė komod pėr t'u lexuar
Krijoni Kontakt