Ne shkoll kam qen edhe un nja 8 vjet i kam mbaru , por ta them nje gje sa me kuptu se sa na na behet qjefi neve Kosovarve per Nenen Shqiperi!
Te abetarja nga njeher mesojshmi "Liraki e don nanen baben " e msusja na msojke si me dasht familjen e ne vecanti respekti ndaj nenes ( prinderve ) e un ashtu tu e fut i fut ne koke fjalet e mira te mesuses si me e dasht nanen e me pas respekt per to e ma ja dasht te mirat asaj .. e tu u rrit dola do klase me lart e fillum me msu Historin , e qishtu dalngadal tu msu per Shqiperin se ateher Kosova ska pas histori e msojshmi per Skenderbeun , e gjithmon kur mesuesi mbaronte temen cka kishte per t'na fol , i ndante edhe 10 minuta dhe na fliste per Shqiperin e 1994/1999 , e ne at koh ai i thoshte gjithmon "Nena Shqiperi" , un personalisht kam qen i ri skam pas shum dijeni kush eshte "Nena Shqiperi" rrethanat kan qen te atilla qe ne skemi pas mundesi me dite se kush dhe cka eshte , por kshtu me fjal te mesusit un arrita me msu se kush na eshte "Nena Shqiperi" e kshtu prej ateher qe ne klasen e parë msusja me msoj si me dasht e me respektu nanen , e kshtu u rrita u bona i madh e po me kujtohen fjalet se si duhet me ja dasht te miren Nenes Shqiperi e tani po me behet shum qjefi per Shqiperi dhe shum shpejt do te behem pjes e atij vendi ( Pra banor i Shqiperis ) , edhe pse te "naqet" sidoqoft "Jam krenar qe jam Shqiptar"
shpresoj ... qe ma ke kuptu pak shqipen time.
..
Nënshkrova Shqipërinë evropiane
Dr. Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë
Mbrëmë u ktheva nga një vizitë, në të cilën i paraqita kryetarit të radhës së Bashkimit Europian, Kryeministrit të Republikës çeke, kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kjo kërkesë, e miratuar konsensualisht, siç janë edhe rregullat e funksionimit të BE-së për këto raste, u bë pas suksesit spektakolar të reformave të qeverisë që unë drejtoj, reforma të cilat, në ministerialin e ministrave të Jashtëm të BE-së, në Lubjanë, do të cilësoheshin si frymëzuese për suksesin e tyre për vendet e rajonit. Kjo kërkesë u bë në përputhje me qëllimet e shpallura nga ne, se kërkesën do ta paraqisnim në ujdi me presidencën e radhës dhe pas ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga të gjitha vendet anëtare. Ajo që kam kënaqësi t’ju informoj është se në rast se për shkak të mureve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, momenti i hapjes së negociatave deri në firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, i mori Shqipërisë tre herë më shumë kohë, sesa Kroacisë dhe Maqedonisë, koha, nga firmosja e Marrëveshjes deri në paraqitjen e kërkesës, ishte më e shpejtë se e të gjitha vendeve të rajonit dhe kjo si rezultat tërësor i suksesit të reformave të kësaj qeverie.
Kërkesa u mirëprit nga presidenca çeke, nga Kryeministri Topolanek, të cilit, në emrin e vendit tim, i dorëzova kërkesën zyrtare, nga Presidenti i Çekisë, një mik i vjetër i imi dhe nga drejtues të tjerë të Republikës së Çekisë. Kërkesa ka pasur një jehonë mbarë botërore pozitive. Kryeministri Mirek Topolanek më rezervoi një pritje jashtëzakonisht miqësore, rezervoi një ceremoni nga më dinjitozet e të bukurat, e bukur ashtu siç është vetë Praga. Kryeministri Topolanek më garantoi për mbështetje të plotë në rrugën e mëtejshme nga ai dhe qeveria e tij. Unë shfrytëzoj rastin për t’i shprehur Kryeministrit Topolanek, Presidentit Klaus mirënjohjen time më të thellë, të vendit dhe kombit tim, për mirëkuptimin e madh, për vlerësimin e drejtë, të ndershëm dhe serioz, për lobimin dhe avokatinë që bënë për reformat tona, duke paraqitur suksesin e tyre, si kryetar i radhës së BE, në të gjitha kancelaritë e tjera. Edhe një herë, e falënderoj për pritjen jashtëzakonisht miqësore që më rezervoi. Udhëtimi në Pragë ishte një udhëtim i mrekullueshëm, jashtëzakonisht mbresëlënës.
Zonja dhe zotërinj,
Prilli i vitit 2009 është prilli që ndau historinë, sa asnjë muaj tjetër. Zëvendëspresidenti i Senatit çek që bënte funksionet e Presidentit të Senatit më priti me fjalët e para se asnjë vend tjetër në një muaj nuk ka shënuar dot dy arritje kaq të mëdha, sa Shqipëria dhe kjo është meritë e reformave të thella dhe rezultatit të tyre. Pra, Shqipëria, këtë prill, nuk do të thosha se kaloi ylberin, por do të thosha u bë nuse, nuk ka qenë kurrë më e bukur, më e dashur, më dinjitoze, sesa me anëtarësimin e saj në NATO dhe kandidimin për anëtarësim në BE, dy projektet madhore të këtij kombi. Anëtarësimi në NATO, një ëndërr vërtet e bukur, u kthye në realitet. Ëndrra tjetër kapi një horizont shumë të rëndësishëm, për të ecur të sigurt drejt horizontit përfundimtar. Prandaj, në fjalën time në kongresin e Partisë Popullore Evropiane, ku merrnin pjesë 3500 përfaqësues të 74 partive, ndër të cilët 20 kryeministra dhe presidentë, ajo çka më erdhi ndërmend ishin muret dhe horizontet, muret e krimit dhe korrupsionit që shembëm dhe horizontet që kapëm. Ne kapëm horizontin e NATO-s, u ngjitëm aty, kapëm horizontin e kandidimit në BE dhe mbetet të kapim horizontin tjetër, anëtarësimin e plotë. Mendoj se kurrë ndonjëherë tjetër, ky vend nuk ia ka dalë të krijojë lajmet dhe mesazhet më pozitive për shqiptarët, rajonin e botën Ky është një rast i veçantë për mua që, edhe një herë, të shpreh mirënjohjen time më të thellë të gjitha vendeve mike, institucioneve ndërkombëtare dhe e bëj këtë me vetëdijen më të plotë për solidaritetin që ata na kanë dëshmuar. Pa këtë solidaritet, Shqipëria, vetëm 17 vite më parë, përjetonte urinë, tollonin, rrënimin e plotë ekonomik dhe nuk do t’ia dilte kurrë të ngjitej këtu, ku është ngjitur sot.
Falënderoj të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët e mbajtën në zemër dhe shpirt ëndrrën e tyre të bukur evropiane dhe e shndërruan atë në një motiv të fuqishëm të progresi të vendit dhe realizimit të kësaj ëndrre.
Falënderoj të gjithë zyrtarët shqiptarë, punonjës, drejtuesit që me përkushtim të madh në reformat që ndërmorën e zbatuan ia dolën ta bëjnë Shqipërinë plotësisht të denjë për anëtare e plotë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, të Aleancës më të fuqishme të kohërave, e bënë të mundur të pranohet kërkesa e Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.
Zonja dhe zotërinj,
Në udhëtimin tim faza përmbyllëse ishte pjesëmarrja në kongresin e PPE-së, parti që grupon 74 forca politike në mbarë kontinentin. Parti, e cila ka ndërtuar Evropën e vlerave. Parti, e cila ka përfaqësuar dhe zhvilluar, pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, vlerat më të mëdha të lirisë, të individit dhe që shkon drejt zgjedhjeve parlamentare e sigurt në një fitore të gjerë në mbarë Evropën. Pata rastin të takoj kryeministra, presidentë, kryetarë partish dhe të shkëmbej me ta mendime, por edhe të marr urimet e tyre më të përzemërta për të dyja aktet, për prillin që theu historinë, për prillin e integrimeve të mëdha. Në këtë kongres, pata rastin të jem në panelet e tij, por edhe si folës kryesor në seancën plenare, krahas kolegëve të mi, me një fjalë që buronte tërësisht nga zemra ime dhe u përpoqa të jem interpret besnik i ndjenjave të shqiptarëve. Kjo bëri që fjala ime të pritej jashtëzakonisht mirë. Partia Popullore Evropiane është e sigurt në fitoren e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe mezi pret që të vazhdojë mbështetjen e plotë e totale për Shqipërinë e shqiptarët në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Krijoni Kontakt