Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    74 parti, 22 kryeministra dhe presidentë, mbështesin fitoren e Berishës në zgjedhje



    Kryeministri ndez Kongresin e Popullorëve Europianë, duartrokitje të zgjatura gjatë fjalimit

    Liderët europianë shprehën dje mbështetjen e tyre të plotë për fitoren e Kryeministrit Berisha në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Të mbledhur në Varshavë në Kongresin e Partive Popullore Europiane, krerët e 74 partive të djathta europiane, shumica e tyre në pushtet në vendet anëtare të BE-së, kanë pritur me ovacione dhe duartrokitje të zgjatura fjalën e kreut të qeverisë shqiptare në këtë kongres. Personalitete të larta të politikës europiane, 22 kryeministra dhe presidentë të politikës së djathtë europiane, mes të cilëve edhe Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso janë ngritur në këmbë dhe kanë shoqëruar me duartrokitje përfundimin e fjalimit të Berishës, i cili u shpreh se e djathta është progresi i Europës. Duke iu referuar zgjedhjeve në Shqipëri numri një i ekzekutivit shprehu bindjen se Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, pasi shqiptarët e kuptojnë që të votosh majtas është regres. Duke shprehur angazhimin për të respektuar çdo qëndrim të qytetarëve shqiptarë, kreu i qeverisë tha se vota e qytetarëve djathtas do të shpërblehet me ndryshimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit, duke e shndërruar atë në një vend modern e bashkëkohor. "Por gjithashtu, ndonëse jam i vendosur për të pranuar dhe respektuar çdo verdikt të kombit tim, kam kënaqësinë t'ju informoj se ne do t'i fitojmë këto zgjedhje, sepse shqiptarët janë njerëz të mençur, ata e dinë se të votosh majtas do të thotë të votosh për mure dhe ata nuk do të votojnë për mure, do të votojnë për horizonte, për horizonte që shndërrohen në realitet, horizonte që, me ndihmën tuaj, do të shndërrohen në realitet përsëri", u shpreh kreu i qeverisë në fjalën e tij para kongresit të partive të djathta europiane. Duke shprehur edhe njëherë garancinë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, Berisha ftoi të gjitha shtetet e pranishme në kongres që të dërgojnë sa më shumë vëzhgues në Shqipëri gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Kreu i qeverisë vlerësoi se zhvillimi i këtij procesi në mënyrën më transparente është i nevojshëm për t'i dhënë fund njëherë e përgjithmonë abuzimit me votën e qytetarëve shqiptarë. "Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve në qershor dhe unë bëj këtu një premtim solemn për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe do ta mbaj këtë premtim, me gjithë përkushtimin tim. Dhe iu ftoj ju, partive të PPE, të dërgoni vëzhgues, sepse shqiptarët kanë nevojë të domosdoshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme për të lënë mbrapa grindjet për zgjedhjet", vijoi më tej kryeministri në deklaratën e tij, e cila u prit me duartrokitje nga të gjithë krerët e shteteve të pranishëm në këtë kongres.

    Fitorja e së djathtës në interesin më të mirë të Europës

    Fitorja e ardhshme e Partive Popullore Europiane në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian është në interesin më të mirë të Europës. Duke shprehur falenderimet dhe mirënjohjen për ftesën për të marrë pjesë në këtë kongres, kryeministri e konsideroi Kongresin e Partive Popullore Europiane si një levë shumë të fuqishme për një fitore të ardhshme të këtyre partive në mbarë Europën. "Dua t'ju falenderoj ju për nderin që më ofruat sot që t'i drejtohem kësaj audience, Kongresit të EPP-së, që është një ngjarje shumë e madhe dhe levë shumë e fuqishme për një fitore të re të ardhshme të Partive Popullore në mbarë Europën, në interesin më të mirë të Europës", tha kryeministri. Ne, vijoi më tej ai, mblidhemi sot në një vit që shënon 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, ngjarjen më të madhe në historinë e qytetërimit tonë, në historinë e lirisë së njerëzimit, pas Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu, ai theksoi se në këtë përvjetor, çdo qytetar i lirë i Europës i detyrohet kaq shumë dhe nderon sot dy burra të mëdhenj të kombit polak; Papa Gjon Palin e Dytë, i cili shndërroi kishën në një mburojë të vlerave fondamentale në shoqëritë e shtypura dhe Presidentin Leh Valesa, Davidi, i cili në Dansk, në emër të popullit të tij dhe të gjithë popujve të shtypur të Europës, luftoi dhe mundi Goliath-in. Më tej, kryeministri shprehu mirënjohjen dhe përshëndetjet e tij më të përzemërta për Presidentin Valesa. "Presidenti Valesa! Ju përshëndes ju, me përshëndetjen që unë kam më shumë në zemër dhe është një përshëndetje tradicionale shqiptare; Tungjatjeta!", vijoi më tej kryeministri ndër të tjera gjatë kongresit të Partive Popullore Europiane, i cili zhvilloi punimet dyditore në Varshavë.

    Aplikimi për në BE, hap shumë i rëndësishëm historik për shqiptarët

    Kryeministri Berisha e cilësoi dje aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE si një hap shumë të rëndësishëm historik për mbarë kombin shqiptar. Ai vlerësoi se në muajin prill, kombi shqiptar ka përjetuar dy ngjarje madhore dhe historike; krahas aplikimit për në BE, anëtarësimin në Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë, NATO. "Gjatë këtyre viteve, kam udhëtuar shumë në kryeqytetet e vendeve tuaja, kam takuar kryetarët e partive, shteteve dhe qeverive tuaja. Në këto udhëtime unë kam mbajtur në shpirt dhe zemër, projektet ëndërr të kombit tim, apo ëndrrën e integrimit euroatlantik dhe europian. Këtë muaj, unë dhe kombi im, pamë në Strasburg, ëndrrën euroatlantike të bëhej realitet, Shqipëria u bë anëtare e NATO-s. Dhe tre dite më parë, bëmë një hap shumë të rëndësishëm në histori. Tre ditë më parë Shqipëria aplikoi për statusin e kandidatit në BE, me miratimin e vendeve dhe qeverive tuaja. Kjo ishte e mundshme për shkak të ndihmës, mbështetjes, asistencës tuaj", u shpreh kreu i qeverisë gjatë fjalës në Kongresin e Partive Popullore Europiane. Gjithashtu, ai shprehu një mirënjohje të veçantë për të gjitha partitë popullore, të cilat kanë qenë promotorët e vërtetë të lirisë dhe promotorët e rënies së Murit të Berlinit. Berisha tha se asnjë qeveri e majtë e asaj kohe nuk e ka mbështetur këtë proces. "Një mirënjohje e thellë, falenderim i përzemërt, është për të gjitha partitë popullore dhe njerëzit, të cilët në besimin tim më të thellë, ishin promotorët e vërtetë të rënies së Murit të Berlinit. Nuk njoh asnjë qeveri të majtë të asaj kohe që ishte e lumtur me rënien e atij muri, e kundërta është e vërtetë", tha kryeministri. Gjithashtu, ai i falenderoi vendet e partisë popullore veçanërisht për ndihmesën që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt lirisë, demokracisë dhe integrimit. "Por gjithashtu, falenderimi është për ju, për të gjithë miqtë këtu, për ndihmën e madhe që i keni dhënë vendit dhe kombit tim në udhëtimin e tij të lirisë, demokracisë dhe integrimit", tha kryeministri. Ai theksoi se në vitin 2005, kur Partia Demokratike rierdhi në pushtet, vendi përballej me një nivel shumë të lartë të korrupsionit dhe si pasojë proceset e integrimit ishin të bllokuara. "Katër vite më parë unë rierdha në pushtet. Kombi im po përballej me disa mure shumë të vështira që qëndronin para tij, mure të cilat pothuajse po i mbyllnin dyert projektit të tij ëndërr, muri i krimit të organizuar, muri i korrupsionit", tha kreu i qeverisë.

    Shqipëria një vend i sigurt falë luftës me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit

    Shqipëria tashmë është një vend i sigurt jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë. Arritjet pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit të organizuar e bëjnë atë një vend me stabilitet të lartë. Duke folur në Kongresin e Partive Popullore Europiane, kryeministri Berisha vlerësoi dje se një nga premtimet më solemne që kjo mazhorancë i ka bërë qytetarëve shqiptarë ka qenë lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai vlerësoi se rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar e kanë shndërruar Shqipërinë në vendin më të sigurtë në rajon, duke bërë që numri i turistëve të rritet në mënyrë të ndjeshme. "U zotova para qytetarëve të mi se do ta luftoj me tolerancë zero krimin e organizuar dhe do ta çmontoj atë mur dhe kështu bëra. Në 16 muaj, ne çmontuam 206 grupe kriminale dhe arrestuam mbi 1000 anëtarë dhe bosë të këtyre organizatave dhe sot vendi im ka treguesit e kriminalitetit më të ulët se mesatarja juaj. Vitin e kaluar, Shqipëria u vizitua nga 2.7 milion turistë të huaj nga vendet tuaja në siguri të plotë. Shqipëria është një vend i sigurt", u shpreh Berisha para liderëve të së djathtës europiane. Muri i dytë, tha kryeministri, ishte korrupsioni. "U zotova para qytetarëve të mi se do ta luftoj korrupsionin me zero tolerancë. Shqipëria, që ishte në 24 vendet më të korruptuara, vitin e kaluar la mbrapa 95 vende dhe është duke u përmirësuar", tha ai. Ne, vijoi kryeministri, nxorëm administratën publike jashtë konfliktit të interesit, nxorëm një ligj për të mbrojtur informantët kundër korrupsionit, njëlloj si dëshmitarët e krimeve të rënda dhe i shpërblejmë ata me 6% të vlerës që sjellin. "Ne realizuam prokurimet elektronike, taksat elektronike, doganat elektronike. Cilat janë rezultatet? Ne shkurtuam 1% shpenzimet operative të administratës, kursyem në prokurime 0.5 miliard euro, duke luftuar korrupsionin në dogana, taksa dhe tatime dhe duke ulur taksat, kemi arritur në tre vjet të kemi 3 miliard euro më shumë se qeveria e mëparshme", u shpreh më tej numri një i ekzekutivit. Duke e cilësuar korrupsionin si një fenomen negativ, i cili duhet luftuar çdo ditë, kryeministri shprehu angazhimin e qeverisë që ai drejton për ta luftuar atë çdo ditë e më shumë. "Korrupsioni është një kancer që duhet luftuar çdo ditë dhe ne jemi shumë të vendosur ta luftojmë atë. Por, këto rezultate janë rezultate të një programi të qendrës së djathtë, që ne së bashku ndajmë dhe i besojmë, reformave të ndërmarra, të bazuara në këtë program. Unë iu kam premtuar qytetarëve të mi taksa të ulëta", tha kryeministri. Gjithashtu, ai vuri në dukje se sot Shqipëria është vendi me taksat më të ulëta në Europë. Kryeministri u bëri thirrje të pranishmëve që të nxisin investitorët e vendeve të tyre të investojnë në Shqipëri, pasi qeveria ofron kushte lehtësuese për ta. "Ata do të gjejnë një taksë të sheshtë 10%, 15% kontribut social dhe 1.5% taksa e biznesit të vogël. Unë do të vazhdoj me revulucionin fiskal. Por cilat janë të ardhurat, mund të më pyesni ju? Ato rriten çdo vit me 22%, çdo vit unë kam dërguar në qershor një buxhet të dytë shtesë në Parlament. Taksat e ulëta shpërblejnë më shumë se sa taksat e larta. Vendi im kishte një rritje 8% këtë vit, si pasojë e krizës, ne përsëri po mbahemi në 4%", vijoi më tej kryeministri.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    urrrrrrrrrrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa aaaaaaaaaaaa
    urime per fitoren
    a dalin gjith qytetet e shqiperise qe t'ua dhuroje ketyre kryeministrave Salushka

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Eh nuk e di a do te ket fat te mir Shqiperia qe ta votoj serish Berishen, une personalisht mendoj qe po te fitoj Berisha edhe nje mandat shqiperia do te ndryshoj shum.......
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  4. #4
    Do ishte mire qe kur hapet tema me nje artikull, te vihet edhe burimi nga eshte marre artikulli.

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    nizetetet kamiona per shtat batalona ...

    salis, timonier i madh i partive popullore europiane ...

    mbeshtetje "pa kufi", duartrokitje pa fund, madheshtia e marrezise ...

    mos e ka ble edveri edhe kte gazeten dynjaja sot ???

    komandant, nuk na merr malli per ty, te kemi nepermjet salvinit mes nesh ...

  6. #6
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga perkthyes Lexo Postimin
    booo, ky forum te kujton enverin.... per Zotin. E njejta forme propagande per Saliun.
    hahahaaa
    Tu bëftë dita një mijë, dëgjove apo jo se më ke shtuar humorin sot.
    O burra ore ju andej nga fundi, përplasni duart....!

    ................
    PARTI - SALI
    ULIM BREKËT KUR DO TI
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-09-2005
    Postime
    96
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi Lexo Postimin
    Ohh keta jan mesu me pa Enverin me ja u shtyp koken , jan msu me pa Nano-n tu e djeg Shqiperins i ne 97-en , jan msu me pa Shqiperin larg gjirit Europian , Larg Natos , e normal qe bejn kshtu por edhe kete here populli e thot fjalen e vet .. "PO BERISHES edhe per 4 vjet "

    Urime Shqiperi fitoren .. po jau uroj prej tani
    Sa per informacion: Nano ne 97 ishte ne burg. E di vete ti se kush e kishte futur brenda (mire do kishte bere ne fakt ta kishte lene aty)

  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Mua me ka pelqyer jashtezakonisht shume fjalimi i berishes ne Kongresin e Partive popullore. Nuk e di nese e kishte pergatitur vete apo ja kishin pergatitur te tjere, por per mua ishte nje nga fjalimet me te bukura qe ka mbajtur nje personalitet i politikes Shqiptare.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-09-2005
    Postime
    96
    Po sigurisht qe ato parti atje do ta mbeshtesnin Saliun. Ai ishte nje kongres i "PD-ve" te evropes, cfare mendoni se duhet te benin.
    Ajo qe duhej te na bente pershtypje ishte menyre alla FIdel Kastro apo Hugo Caves e te mbajturit fjalim te Berishes. Dhe akoma me e turpshme ishte permbajtja e bisedes. Edhe sikur te ishin te verteta ato qe tha, me thoni se cfare interesi kishin pjesmarresit te degjonin per "rritjen e buxhetit 1 miliard" apo per rritjen 100% te pagave apo pensioneve ne Shqiperi. Nuk besoj se ka patur ndonje pjesmarres tjeter qe ka diskutuar te njejtat gjera per vendin e tij. Prandaj personalisht me vjen turp qe ne keto lloj forumesh ne perfaqesohemi me njerez te tille qe dine vetem te cirren e te thone fjale ne ere. Dhe le ti duartrokasin sa te duan pastaj (nese nuk e bejne per gallate)
    Ndryshuar për herë të fundit nga digital : 02-05-2009 më 06:00

  10. #10
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    si i vret cdo fjale e shkruar apo thene nga demokratet kta socialistatokumunistat e reformum.


    po he pra? a ishte sala ne kte konference apo jo?? artikulli nuk thot asgje tjeter vecse kte qe ishte mori pjese dhe fitoj besim dhe gezoi mbeshtetje nga kto figura shteterore.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Rikthimi i themeluesve të PD-së
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22
  4. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •