Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Duam edhe ne


    Të flitet e të mos dëgjohesh

    Të shprehesh e të mos vërehesh

    Të bërtasësh, e zëri të mos kumbojë

    Heshtje...

    Nuk përgjigjet njeri !

    Nuk duam tjetër,

    të jetojmë, veprojmë të lira kërkojmë !
    Ndryshuar për herë të fundit nga burbuqe1 : 15-05-2009 më 13:17

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Qytetit tim

    I mbërthyer me besëtytni dhe verbëri po gjëmon, i dënuar nga sprovat po rënkon...

    Si fëmije tek shkoja ne shkollë me kanë ngel në kujtesë ato kasollet e vogla të cilat më ngjanin si shtëpi lodrash apo si kasollet në përralla, ishte diçka krejt ndryshe, çka kuptova më vonë në te vërtet. Njerëzit afroheshin verbërisht bënin lëvizje rrethore, pëshpëritnin lutje, i flisnin dikujt pa e ditur se nuk mund t’i dëgjoje njeri, e lere më ti bëj dobi diçka.

    "Kush është më i humbur se ai që pos Allahut lut diçka që nuk i përgjigjet atij deri në kiamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre." (El Ahkaf, 5)

    Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Ai i cili vdes duke e lutur dikë tjetër përveç Allahut xh.sh., do të hyjë në zjarr." (Buhariu, shih Fet'h el Bari 176/8)

    "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij..." (El Isra, 23).

    Allahu xh.sh. thotë: "Nëse Allahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij." (Junus, 107)

    Hidhnin të holla ne to pa pasur ide se kujt po ia dhurojnë, kush do t’i merr dhe për çka do ti shpenzojë ato...

    "Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!" (El Keuther, 2),

    Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Allahu xh.sh. e ka mallkuar çdo person që ther për hir të tjetërkujt e jo për hir të Allahut." (Muslimi nr: 1978)

    Allahu kishte zbritur mëshire, elhamdulilah, kisha kuptuar dhe mësuar qe ai veprim, ishte nga mëkatet e mëdha-shirku. Isha e irrituar nga ato veprime dhe sa here që më vinte rasti mundohesha t’iu hapja sytë njerëzve përreth. Po fatkeqësisht ai ishte një numër shumë i kufizuar dhe vetëm shoqëri e afërt e imja.

    Transmeton Ebi Bekre, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "A dëshironi t’ju tregoj për (tre) mëkatet më të mëdha?” Thanë: “Gjithsesi, o i Dërguar i Allahut.” Tha: "...(ndër to) t’i përshkruash Allahut shok (shirku)…" (Muttefekun alejh, Buhariu nr: 2511)

    Çdo mëkat Allahu xh.sh. ka mundësi t’ia falë njeriut, përveç shirkut; shirku nuk falet përveçse me pendim të sinqertë.

    Allahu xh.sh. thotë: "S’ka dyshim se Allahu nuk fal (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i fal kujt do." (En-Nisa, 48)

    O shpirtra të gjallë, meditoni, thirrni arsyes se shëndoshë: lexo, studio, medito dhe kërkoje të vërtetën! Mos i ndjekeni verbërisht te parët tuaj! Thirrni mendjes së shëndoshë! Mendoni, kujt ia drejtoni lutjet e juaja?

    Cili është qëllimi qe keni ardhur përkohësisht ne ketë jete? Pse duhet te prisni ndonjë aksident, apo një vdekje të hershme, për t’ju rikujtuar që nuk do të kurseheni edhe ju herët a vonë nga ajo.

    A nuk keni frike se një ditë mund te bëheni ju një rikujtim për dike?!

    A nuk keni frike se ai moment mund t’ju zëre ta pa penduar – papërgatitur?!...

    Kam shumë frike!...

    Po ti vesh një vështrim të shpejte, gati qyteti me i sprovuar në luftë, ende ka trupa të zhdukur të cilët priten mes ankthit dhe shpresës qe iu vret çdo moment. Ndër vendet me ekonomi me të rrënuar. Përveç restoranteve e kafiterive asgjë tjetër nuk funksionon më mirë. Rini e helmuar, fenomenet e pasluftës, të panjohura më herët për ne. Varfëri e skajshme, te “ç’veshur” me “firmat” me të fundit, të lustruar dhe të parfumosur për t’ju përshtatur shumicës për të qenë me “trendy” çoftë ajo edhe shfrenim vetëm e vetëm që të jesh pjesë e shoqërisë...

    Pendohu oj krijesë e Allahut, kërkoje të vërtetën!

    Largohu nga injoranca se për Një Allah

    "All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata nuk e ndryshojnë vetveten" (Er-Ra'd, 11).

    Nëse nuk e bëni një hap pozitiv e ti hapni sytë nga e vërteta, do të humbni, zymtësia e kohës do t’ju mbërtheje.

    Allah, jepu dritë, të kuptojnë urtësinë Tënde.

    Allah na mëshiro të gjithëve!...

    Udhëzona (përforcona) ne rrugën e drejte! Ne rrugën e atyre, te cilët i begatove me te mira, jo ne te atyre qe kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as ne te atyre qe e humben veten! ( El-Fatiha, 5-7)

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Ty dhe Kohës


    "Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm." ( El-Asr: 1-3 )

    Na afrohet çdo ditë, moment, çast. Tani edhe kur je duke i lexuar këto rreshta po ecën me hapa te shpejt. Nganjëherë e kemi ndjesinë se u ndal, nuk po lëvizë më.
    Lëvizë edhe atëherë veç se nganjëherë nuk e ndjejmë nga pesha, barra e rëndë që i vejmë vetës. Ke përshtypjen që ti po ecën e të tërheq dikush nga prapa. Të duket që kalon ne rrjedhën e lumit që të rikthen shpie prapë në fillim. Mos e kthe kokën pas, do të humbasësh shumë do të vonohesh, shiko tek shkëndijëza edhe pse larg mund të jetë apo të duket ashtu nga hapat që të rëndojnë. Mos u mjegullo nga iluzionet nga dritat me ngjyra momentale. Mos u pengo nga shkëlqimet mashtruese e të shkurtra sa do që në shikim të parë të duken mjaftë tërheqëse.

    Përqendrohu në dritën e vetme dhe të vërtetë. Është ajo drita e fuqishme që i thyen shtigjet, çan malet, largon pengesat. Depërton në thellësitë e zemrave. I zbut ato, i bën të ndjeshme të përulura ndaj Krijuesit të vetëm, i bën te fuqishme ndaj sfidave. Të durueshme ndaj çdo sprove. E zbutë zemërimin, shëron zemrat, shpirtrat i lehtëson.

    Është drita e besimit. Drita e vërtetë.

    Ty që beson! Falënderohu që je begatuar me këtë dritë e nuk je i "verbër". Sa e sa ka që jetojnë në errësirën përmbysëse që i vret çdo ditë. Je begatuar me dritën me të mirë të mundshme. Ruaje si thesarin me te çmueshëm mos te të iki nga duart. Ruaje me xhelozi. Është pasuria më e madhe që posedon. Ushqeje me namaz të kujdesshëm, lexim, vepra të mira, me afërsi e solidarizim me vëllezërit e motrat e tuaja në islam.

    Mos të ju ndajnë zënkat e panevojshme. Falë, duro, pendohu, lexo, lutu, falëndero, dhuro, këshillo, bëje me të mirën nga vetja. Shfrytëzo çdo moment-sekondë deri në maksimum. Janë shumë më të vlefshëm se sa që mendon andaj mos i le te të ikin kotë.

    E deri sa je ende duke lexuar ta dish dhe kuptoje qe ajo ecën prapë, nuk e dimë edhe sa do të kalojë. E dimë që për sa kohë qe marrim frymë, të mundohemi të bëjmë me të mirën që mundemi.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    A MOS I KEMI HARRUAR?!

    Autobusi kishte edhe ca minuta për t’u nisur. “A është kjo ulëse e lirë?” - mu drejtua një zë i thellë gruaje. "Po" - iu përgjigja. Ishte një plakë e mbajtur, me një shami të bardhë të lidhur mbrapa, rrudhat i flisnin shumë në fytyrën e saj të ëmbël. Sytë e përlotur i fshihnin dhimbjen që kishte kaluar... Isha duke lexuar një libër sa për të thyer monotoninë. Vëreja kërshërinë e saj dhe nevojën për t’i folur dikujt. E mbylla librin dhe me zë te ulët e pyeta se ku shkonte. "Ehh !... mori frymë thellë. Do të shkoj të vizitoj djalin në spital, ka pësuar një aksident. Mjekët kanë përmendur se më ka lindur për së dyti". "Mirë që e paska ruajtur Zoti" - i thashë unë. "Po elhamdulilah, mirë që nuk më shkoi edhe ky. Në luftë ma rrëmbyen djalin nga duart, mendja nuk del nga sprovat", vazhdoi plaka. "Pak hapa para nesh bombardohet konvoji i njerëzve në kolonë nga NATO –ja". I mbylli sytë, sikur iu përfytyrua e tërë ngjarja dhe prapë me një frymëmarrje të thellë vazhdoi. "Njëzet e shtatë anëtarëve të familjes së burrit u kam mbledhur me këto duar tërë pjesët e shkapërderdhura dhe i kam varrosur krejt me duart e mia. Të gjitha këto i kam përjetuar, po mendtë kishin rrënjë. Para kësaj kam pritë në shtëpinë time mjaft njerëz të fshatrave të ndryshme. Iu kam gatuar bukë, larë rrobet ushtarëve të lirisë, iu kam dërguar ushqim deri afër që të mos rrezikohet jeta e tyre. Tani kam dëshirë t’i takojë të gjithë" -flet e mallëngjyer. "I kam shikuar si djemtë e mi... Ehh!!...", u mbush frymë dhe sytë e tradhtuan, filloi të lotonte. "Tani – belbëzoi ajo - tani kam nipin jetim. Kur i mbushi 2 vjet i vdiq edhe e ëma. E kam rritur me lot, zemra më qan për të, sa krejt dhimbja më peshon ky djalë. Nuk janë bërë ende dy vjet kur m’i kthyen eshtrat e djalit, edhe një sprovë tjetër. Po mirë, prapë mbasi ia di varrin - ngushëllohej ajo. Nipi nuk ishte në dijeni deri atëherë, përveç thashethemeve që ka rastisë t’i dëgjojë. Shfrytëzova rastin edhe e ula pranë. Shpirti i nënës, e di pse qan gjyshja?" "Gjyshja?!" - pyet djali i habitur. Deri vonë ishte mësuar të dëgjonte fjalën nënë. Djali i shtangur priste se çka do t’i thuhej. "Babanë ta kanë rrëmbyer gjatë luftës, tani ia sollën eshtrat", mezi i nxjerrja fjalët nga goja. "E nëna të ka vdekur kur ti i kishe dy vjet. Të kujtohet ai varri që shkonin shpesh dhe i linim lule? Është varri i nënës tënde që të ka lindur e rritur, deri sa i mbushe dy vjet" - fliste plaka. "E unë jam gjyshja jote". Zemra sa nuk më çahej nga dhimbja, më pikonte helm, tani edhe më shumë për jetimin.

    U mundova ta ngushëlloja gruan plakë, por lotët nuk më linin të flisja edhe gjatë.
    Mblodha forcat dhe i tregova për gjyshen time që ishte sprovuar me humbjen e djalit në luftë, të cilin nuk e kishte parë 14 vite më parë, e veç një kohë të shkurtër i bie të rrijë me të. Ajo është shembulli më i mirë i durimit. "Të All-llahut jemi dhe tek All-llahu do te kthehemi", ishin fjalët që përmbyllnin dhimbjen e saj...

    Ishte një udhëtim i përlotur, më bëri të kujtoj shumëçka.

    A mos i harruam njerëzit që më së shumti i dhuruan Kosovës?! A mos kemi harruar se çka përjetuam?! A mos i kemi harruar jetimët e mbetur?! A mos harruam t’iu falim një buzëqeshje, një përkëdhelje kokës së tyre, një copëz bukë të ngrohtë, një kulm mbi kokë...

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Komunikimi-lidhshmëria

    Komunikimi-lidhshmëria

    A ju ka ndodhur ndonjëherë t’ju thërras ndonjë person shumë i dashur
    për ju, në telefon 5 apo më shume here në ditë, teksa e shikon numrin
    mbas gjithë atyre thirrjeve të thuash me vete: e tash, çka tash? aiii
    çka do të me thotë më!!!... Apo ti ke provuar të komunikosh me dikë të
    rëndësishëm për ty, nuk ka qenë në kohën dhe vendin e duhur, s’ke
    pasur rrjet, mbushje... Ose deri sa jemi duke folur gjerë e gjatë
    bashkëbiseduesi herë-herë mos ta ketë koncentrimin - durimin që të
    dëgjojë. Ende pa përfunduar ti, t'ju ndërpres me hallet e tij, e ti thua
    gjithmonë me vete, s’patë durim as të më dëgjojë deri në fund e lerë më
    të më ndihmojë. Apo të zgjoheni në mesnatë nuk ju zë më gjumi, derisa
    të gjithë flenë e ti të kesh nevojë t’i flasësh dikujt. Nëse ju jeni të
    thyer, të lënduar thellë, sytë ju shkëlqejnë nga lotët, buzëqeshjen e
    ngrirë në buzë. Teksa mundoheni të mbaheni, kujdeseni të paktën nga
    jashtë mos te dukeni aq te lodhur, kush mund t’ju kuptojë brendësinë
    më mirë, kush mundet ta di – ta kuptoj situatën tënde, më mirë se sa
    Ai që na ka krijuar, që i di më së miri fshehtësitë, nuk i mërzitemi
    asnjëherë, në çdo kohë mundemi të lidhemi direkt pa pritur sinjale,
    mbushje, radhë. Në çdo kohë mundet të na dëgjojë. Pse atëherë mos
    të drejtohemi siç duhet? Pse duhet të presim dhe çka duhet të presim
    kur e vërteta na thërret, kur mendon që duhesh të besh komunikimin
    tënd? Pse mos ta fillosh që tani ?!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Miliarderi i Mikrosoft,turizem ne hapesire!
    Nga YaSmiN në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 13:27
  2. Një shqiptare në hapësirë
    Nga Davius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2006, 15:21
  3. Hotmail me hapësirë 250 MB
    Nga benseven11 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 06-11-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •