Fuqia politike dhe ushtarake e njė shteti ansjėherė nuk mund tė merret e vecuar nga ajo ekonomike, ndaj dhe e nisėm, nė artikullin e mėparshėm kėtė vėshtrim tė shpejtė tė faktorėve gjeopolitikė, me aspektin ekonomik tė krizės globale. Kjo e fundit do tė cojė me siguri, nė ndryshimin e raportit tė forcave qė egzistojnė sot dhe dekada nė vijim do tė jetė pėrcaktuese pėr tė ardhmen...

Le ta fillojmė kėtė udhėtim nė letėr rreth globit, nga Shqipėria jonė e vogėl dhe interesat tona kombėtare: Me krijimin e shtetit te ri tė Kosoves, pesha e “faktorit shqiptar” nė ballkan u rrit ndjeshėm, duke kaluar kufijtė e papėrfillshmėrisė ku ndodhej prej mėse njė shekulli, qė nga copėtimi i trojeve shqiptare, ndėrsa nė Mal tė Zi dhe sidomos nė Maqedoni janė bėrė hapa tė rėndėsishėm nė aspektin e njohjes sė tė drejtave tė shqiptarėve, tė atjeshėm. E megjithatė mund tė themi me plot gojė se akoma shumė mbetet pėr tė bėrė, pėr korrigjimin e padrejtėsisė sė madhe historike ndaj kombit tonė dhe pėr rritjen e mėtejshme tė peshės sė Shqipėrisė nė rrajon. Nė Ballkanin qė do tė vijė, forcat duhet tė jenė tė balancuara pasi edhe elementė tė rėndėsishėm sic janė: numri i popullsisė, pozita gjeografike, burimet natyrore dhe si rrjedhojė e tyre edhe fuqia ekonomike, janė pothuajse tė barabarta midis kombėsive qė e pėrbėjnė atė. E vetmja mungesė e Shqiptarėve nė raport me popujt e tjerė tė gadishullit ka qėnė ajo e mospasjes sė njė aleati tė fuqishėm. Aleancė qe sot po na ofrohet si njė dhuratė nga SHBA. Pėr herė tė parė orientimi perėndimor , Euro-Atlantik, i Shqiperisė na projekton drejt njė te ardhmeje tė sigurtė dhe prospruese, duke korrigjuar gabimet (ndoshta tė diktuara nga nevoja?!) e aleancave tė mėparshme, dikur nga lindja dekadente e Sulltanėve dhe me vonė nga blloku lindor i zymtėsiė Bolshevike…

Por sa tė sigurtė jemi se kėtė here po bėjmė zgjedhjen e duhur? A do tė jetė integrimi nė evropė efikas? Po NATO-ja ku tashmė jemi antarė, a do tė jetė nje aleancė e qendrueshme ushtarake dhe a do t’i bėjė ballė sfidave tė sė ardhmes?!

Me rėnien e murit tė Berlinit, Shtetet e Bashkuara tė Amerikes dhe NATO filluan ekspansionin drejt Evropės qėndrore nė fillim dhe asaj lindore mė pas. Shtete si Polonia, Cekia, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Rumania, Bullgaria dhe vendet balltike tė cilat mė parė bėnin pjesė nė traktatin e Varshaves u antarėsuan nė Nato dhe u rreshtuan me shtetet e tjera tė Evropes sė ish bllokut perėndimor. Edhe shtetet e tjera te lindjes (vendet e ballkanit perėndimor), deri nė kufijtė e Federates Ruse kanė si obiektiv kryesor antarsimin nė kėto strukrura. Rėndėsi tė vecantė nė kėtė aspekt kanė dy shtete kufitare tė Rusisė si Gjeorgjia dhe Ukraina. Duke bėrė njė pėmbledhje, sot blloku perėndimor nėn petkun e NATO-s mbretėron gati i pakontrastuar aty ku dikur shtrihej Pakti I Varshavės, madje vazhdon tė ketė synim zgjerimin e mėtejshėm. Por kjo situatė nuk mund tė vazhdonte pafundėsisht. Nga hiri i shkrumbosjes sė Bashkimit Sovjetik u ngrit njė Rusi e re nėn drejtimin e “Carit” Putin. Nje fillim i ri kėrkonte njė fitore tė madhe dhe Putin i serviri botės dhe opinionit publik Rus njė viktimė tė shumė pėrfolur, Ceceninė. Moska me gjithė brishtėsinė e saj, sot po mundohet tė rikrijojė njė bllok tė ri pėr tė kontrastuar SHBA-nė dhe Evropėn. Konflikti ėshtė tashmė i hapur dhe pavarėsisht se tė dyja “Blloqet e reja” mohojnė kthimin e luftės sė ftohtė, tė gjitha tė dhėnat tė cojnė nė kėtė drejtim. Nga njėra anė qėllimet ekspansioniste tė SHBA-sė deri nė instalimin e “rraketave pėr mbrojtjen hapėsinore” nė Poloni. Nga ana tjetėr pushtimi de-Facto Rus i Osetisė dhe Abkazisė, territore autonome tė Gjeorgjisė qė jo rastėsisht ėshtė shtet kandidat pėr nė NATO. Kėrcėnime tė hapura nga ana e Moskės janė hedhur edhe ndaj shtetit tjetėr me tendenca perėndimore, Ukrainės, duke arritur deri nė kėrcėnim mbi integritetin territorial tė kėsaj tė fundit. “Gadishulli i Krimesė ėshtė akoma territor i Ukrainės, sepse ne e lejojmė njė gjė tė tillė”- Vladimir Putin nė takimin e fundit me presidentin Bush, gjatė samitit tė Bukureshtit pėr zgjerimin e NATO-s… Njė armė tjeter qė Rusia po pėrdor pėr riafirmimin e saj nė skenėn ndėrkombėtare ėshtė gazi dhe rezarvat e mėdha qe ajo zotėron…

Dy dekadat e fundit dhe kriza ekonomike po nxjerrin nė pah edhe faktorė tė rinj, qe do te jene vendimtarė nė ekuilibrat qė do tė vendosen. Shtete si Kina, India dhe Brazili nuk mund tė shihen mė me nėnvlerėsim, si shtete tė hemisferės sė jugut, te dobėta, tė varfra dhe tė pėrkufizuara mėndjelėhtėsisht deri vonė si “vėnde nė zhvillim”. Shume shpejt keto shtete (India, Brazili) do tė kėrkojnė tė thonė fjalėn e tyre nė kėshillin e sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Ndėrsa grupit tė vėndeve qė posedojnė teknologjinė per bombėn bėrthamore, ku prej kohesh bejne pjesė Kina, India, Pakistani (dhe Izraeli?!), do ju shtohet njė anėtar i ri mjaft ambicioz, Irani. Pra skena politike mbarė boterore sot na shfaqet e fragmentizuar, nė mes tė njė krize tė paprecedentė dhe jo mė e ndarė nė dy kampe kryesore. Mundėsia e njė lufte botėrore duket e largėt, por jo pėr kėtė e pamundur. Nė 1945-ėn Pakti i Jaltes sanksionoi ndarjen e zonave tė influencės midis bllokut lindor dhe atij perendimor. Ndėrsa vėndet e pazhvilluara tė hemisferes sė jugut, ndaheshin sipas rastit mes dy blloqeve dhe interesave per burimet e pasura natyrore. Nė prag tė dekadės sė tretė tė kėtij mijėvjecari, Jalta mund tė quhet e varrosur. Cdo skenar mbetet i hapur…

Marre nga
http://www.gjeneralmegafoni.com/inde...itike&Itemid=2