
Postuar mė parė nga
KAT
Kafka dhe pėrkthimtaria
Shpėtim Doda 27/12/2010 13:23:00
Termin Geier, pėrkthyesi e jep huta, qė ėshtė i pasaktė. E sbėhet fjalė pėr njė shkarje qė mund tė falet a gafė qė kalohet me njė shqyerje buzėsh. Pėrkundrazi, fjala ėshtė pėr njė pasaktėsi qė neutralizon elementėt thelbėsorė tė tregimit, duke bllokuar edhe vetė tė kuptuarit e tij.
Prej ditėsh, lexuesi shqipfolės ka nė dorė Franz Kafka vepra e plotė nė prozė tė shkurtėr. Duke e pasė lexuar mė se njė herė, jo vetėm nė gjermanisht, prozėn e Kafka-s, botimin shqip e nisa nga teksti shoqėrues i pėrkthyesit, me idenė se do tė gjeja (siē ndodh me botimin e Kafka-s nė gjuhė tė tjera), njė paraqitje tė kritereve dhe metodės pėrkthimore, dhe vėshtirėsitė e sipėrmarrjes. Por nė botimin shqip sgjeta asgjė tė tillė; pėrkundrazi, hasa njė eufori tė thekshme, qė kulmon nė pohimin se Kafka sėshtė i vėshtirė, pasi fraza e tij ėshtė e pėrpiktė, struktura e fjalisė e kthjellėt, metalike leksiku pa ekuivokė, as dialektor, as zhargonal, as arkaik, stili i tij i ftohtė, klinik dhe se saktėsia pėrkthehet vetėm me saktėsi pėrbėn parimin qė lipset ndjekur nė rastin e prozės sė tij; sipas pėrkthyesit, i vetmi problem qė has ky parim, ėshtė mungesa e njė shqipeje administrative tė konsoliduar...
Ky kuadėr mė trazoi atė pjesė tė qenies ku struken pėrvojat qė kam pasur nė labirintet kafkiane. E jo vetėm kaq; kur u hodha te proza kafkiane, pėrkthimi mė la njė shije dėshpėrimisht tė hidhur, e kundėrt me ēka premtonte vetė pėrkthyesi, dhe kjo pėr njė varg arsyesh qė do tė shtroj nė vijim.
1. Demagogjia e pėrkthyesit
Le ta vėshtrojmė njė ēast si tė mirėqenė kuadrin e ofruar nga pėrkthyesi dhe idenė se saktėsia pėrkthehet vetėm me saktėsi pėrbėn vėrtet parimin qė lipset ndjekur nė pėrkthimin e prozės sė Kafka-s. Lexuar sipas kėsaj perspektive, pėrkthimi shfaqet egėrsisht zhgėnjyes. Kėtė parim pėrkthyesi thjesht sa e pohon, se zbaton; pėrkthimi i tij qėndron larg saktėsisė, qė do tė thotė se gjendemi pėrpara njė demagogjie.
Le tė marrim, p.sh., Der Geier njė tregim i shkurtėr, ku spikat njė pjesė e mirė e tipareve tė rrėfimtarisė kafkiane.
Termin Geier, pėrkthyesi e jep huta, qė ėshtė i pasaktė. E sbėhet fjalė pėr njė shkarje qė mund tė falet a gafė qė kalohet me njė shqyerje buzėsh. Pėrkundrazi, fjala ėshtė pėr njė pasaktėsi qė neutralizon elementėt thelbėsorė tė tregimit, duke bllokuar edhe vetė tė kuptuarit e tij.
Tregimi ndjek njė shtrirje dialektike; ndonėse fare i shkurtėr, ai jepet i strukturuar nė tri pjesė: pjesa e parė shtrihet nga fillimi, deri tek pyetja e parė qė i panjohuri i drejton rrėfimtarit; pjesa e dytė ėshtė dialogu mes tyre, dhe pjesa e tretė gjithė sa mbetet. Jemi para njė tipari tė rrėfimtarisė kafkiane: trefishėsisė. Pėrpos organizimit strukturor, Kafka aktivizon njė retorikė tė trefishtė: retorikėn imazhive, atė poetike, dhe retorikėn e makthit. Pėrmendja e lloji tė shpendit i pėrgjigjet pėrpikmėrisht kėsaj trefishėsie.
1. Pasaktėsia nė pėrkthimin e termit Geier tjetėrson retorikėn imazhive, qė Kafka na e jep nė pjesėn e parė dhe tė fundit pėrmes disa penelatave tė shpejta tė sjelljes sė shpendit. Arsyeja ėshtė e thjeshtė: huta e mėsyn prenė me kthetra, si hutini dhe sqepin nuk e pėrdor kurrė nė fluturim, por vetėm kur ulet nė tokė, ndėrsa nė tregim shpendi e mėsyn rrėfimtarin me sqep e nė fluturim; mė pas, ndryshe nga imazhi qė huta ka nė kulturėn shqiptare (mjaft tė kujtojmė se huta qėndron nė rrėnjė tė foljes hutohem a epitetit hutaq), nė tregim shpendi sna jepet hutaq, por hetues, jo i trashė, por i mprehtė, sa ėshtė nė gjendje tė kuptojė edhe gjuhėn e njerėzve, jo i ngathėt, por i shpejtė dhe i saktė. Madje, Kafka e jep vėrsuljen e shpendit me njė penelatė emblematike: und stieß dann wie ein Speerwerfer den Schnabel durch meinen Mund tief in mich penelatė qė jepet e pastaj u lėshua si njė ushtė e vėrtitur me sqepin pėrpara nėpėr gojėn time thellė nė brendėsi. Kjo frazė sėshtė thjesht e pasaktė, por paradoksale, dhe krijon hendek jo tė vogėl sa i pėrket tė kuptuarit; ėshtė paradoksale sepse, siē vura nė dukje mė lart, huta se mėsyn prenė me sqep, por me kthetra, arsye pėr tė cilėn smund ti mbajė krahėt mbyllur, smund tė marrė trajtėn e ushtės; krijon hendek nė tė kuptuar pasi lė shteg pėr mistifikime, sa lexuesi pyet veten: kush e vėrtiti ushtėn? Teksa i lė shteg mistifikimit, pasaktėsia jo vetėm i lė vend keqinterpretimit, por neutralizon edhe dy retorikat e tjera. Thashė pasaktėsia, pasi Kafka ėshtė i saktė, thotė se Speerwerfer-i, hedhėsi i shtizės, shtizari, ėshtė shpendi, dhe shtiza ėshtė sqepi i tij i mprehtė: und stieß dann wie ein Speerwerfer den Schnabel durch meinen Mund tief in mich dhe mė pas si njė shtizar e nguli sqepin mespėrmes gojės thellė brenda meje.
2. Kjo pasaktėsi neutralizon retorikėn poetike. Tregimi ėshtė parabolė e legjendės prometeike; klima e legjendares ndihet qysh nė fjalinė hapėse, tek aktivizimi i pavetorit es me tė cilin nis rrėfimi, qė kėtu sėshtė pavetor gramatikor, si tek es regnet (bie shi), por sintaksor, funksionon si paraqitje formale, duke i paraprirė subjektit tė njėmendtė, ēka nė shqip i pėrgjigjet formės na ish. Nėse do niste me subjektin e njėmendtė, Ein Geier hackte in meine Füße Njė shkabė ēukiste te kėmbėt e mia tregimi do zhvishej nga klima e legjendės. Sakaq, nė tregim rrėfimtari simbolizon Prometeun, i panjohuri Herkulin, dhe Geier shpendin torturues. E kėtu ēdokush e ka tė qartė se shpendi i legjendės sė njohur sėshtė huta, por shkaba; madje, pėr arsyet qė pėrmendėm mė lart, nė kulturėn shqiptare huta sėshtė as shpend epik, siē shfaqet, p. sh., sokoli a fajkoi siē e jep Agron Tufa, i cili i mėshon mė tepėr agresivitetit tė shpendit, duke qenė kėsisoj shumė herė mė i saktė sesa pėrkthyesi nė fjalė dhe jo mė mitik, si shkaba, zhgabonja a shqiponja, ēka do tė thotė se jemi pėrpara njė pasaktėsie trashanike. Por retorika poetike smbaron me kaq; nė kėtė tregim, paradigma prometeike kalon nėpėr tė njėjtin filtėr emblematik qė Goethe aktivizon te Fausti, ku shkaba sėshtė ndėshkim hyjnor, por pjesė e ekzistencės njerėzore (Hörauf, mit deinem Gram zu spielen,/Der, wie ein Geier, dir am Leben frißt Jepu fund lojėrave me tėnden brengė/Qė bash si shkabė jetesėn tė zhagmit). Pėr kėtė arsye, nė tregim vėmendja pėrqendrohet jo tek heroi, por tek shkaba, ēka jepet qysh nė fjalinė hapėse, pėrmes tė cilės Kafka na jep gjithnjė personazhin kryesor. Sakaq, duke kaluar nėpėr tė njėjtin filtėr, paradigma prometeike zhvendoset nė njė topos tė ri, nė trevat shkėmbore tė ekzistencės sė njeriut, nė Kaukazin e psikės njerėzore.
3. Pasaktėsia nė fjalė neutralizon retorikėn e makthit; ndonėse tė mėvetėsishme nė njė vėshtrim tė pėrciptė, tė tre retorikat shfaqen organikisht tė ndėrlidhura nė planin e rrėfimit si njė i tėrė. Qė do tė thotė se cenimi i njėrės retorikė ndikon drejtpėrsėdrejti tek retorikat e tjera. Kėshtu, neutralizimi i dy retorikave tė mėsipėrme lė shteg pėr ta vėshtruar rrėfimin si njė parodizim tė paradigmės prometeike, ku nė vend tė shkabės kemi hutėn, qė si zhagmit heroit mėlēinė, filtrin e jetės, por kėmbėt, pjesėn mė tė ulėt tė trupit, e nė vend tė shpėtimit, kemi fundin tragjik tė heroit, pasi Herkuli, ndryshe nga sa vėrejmė te paradigma prometeike, sishte nisur pėr tė ēliruar Prometeun, gjendet rastėsisht aty, pėr kėtė arsye se kishte marrė dyfekun me vete... Ky vėshtrim, krejt i gabuar, tregon qartė simbiologjinė e tri retorikave dhe se cenimi i njėrės prej tyre ndikon drejtpėrsėdrejti jo vetėm tek tė tjerat, por edhe tek tė kuptuarit e tregimit. Nė tregim, elementėt qė prekėm sjanė parodizues, por pjesė tė retorikės sė makthit. Njėlloj si tek Strofulla, edhe nė kėtė tregim makthi e zhagmit rrėfimtarin pėrmes vėrsuljesh nga sipėr e nga poshtė. Ky makth shtrihet sipas dialektikės sė tregimit: nis me zhagmitjen e ēizmeve dhe ēorapeve; mė pas tė kėmbėve, ēka shėnjon natyrshmėrinė e frikshme tė pėrshkallėzimit tė makthit, qė shtrihet nga pėrjashtėsia, tek pėrmasa biologjike e njeriut, pėr tė depėrtuar nė fund thellė shtresave tė tij (tief in mich thellė brenda meje); qė do tė thotė se, pėrpos pėrmasės biologjike, kėmbėt shėnjojnė edhe pėrmasėn ekzistenciale tė njeriut, janė pikė-takim i tij me sipėrfaqen e tokės (Fußboden), me konkretėsinė e botės (qėndroj me kėmbė nė tokė), janė pikėmbėshtetja dhe pikėsiguria e tij mbi tokė, gjymtyrėt qė e sigurojnė duke i siguruar lėvizjen, endjen nė kėrkim tė sigurisė, dhe shpėtimin, ikjen sa mė larg pasigurisė, rrezikut, vdekjes, ēka rrėfimtari na e jep qartas kur i thotė tė panjohurit se ėshtė krejt i pafuqishėm pėr tė mbrojtur veten (Ich bin ja wehrlos), pėr aq sa ėshtė i paralizuar, i privuar nga lėvizja, sepse shkaba i ka zhagmitur kėmbėt (Nun sind sie [die Füße] schon fast zerrissen), imazh qė rreh tė pėrftojė mbėrthimin e Prometeut pas shkėmbit (krh. lajmi i preu kėmbėt, e paralizoi, e bllokoi, e ngriu nė vend).
Fundi i tregimit shfaqet emblematikisht alla Kafka, ku tri retorikat shkrihen nė njė fijėzim (textus) tė vetėm, duke na shpalosur qartas teknikėn e njohur rrėfimtare tė Kafka-s: siē ndodh nė njė pjesė tė mirė tė rrėfimtarisė sė tij, edhe nė kėtė tregim Kafka shkruan nga brenda mendjes sė personazhit, ndėrkohė qė syri retrospektiv dhe zėri introspektiv, pikėrisht ai sy qė sheh gjithēka dhe ai zė qė na rrėfen gjithēka, ėshtė vetė autori. Krahas zhvendosjes sė dramės nė njė topos tė ri, kalimi i paradigmės prometeike nė filtrin e lartpėrmendur sjell edhe njė ndryshim thelbėsor sa i pėrket fatit tė heroit. Si tek paradigma prometeike, edhe nė kėtė tregim, heroi nė fund ēlirohet (fühlte ich befreit ndjeva i ēliruar qė nė pėrkthimin shqip jepet ndjeva i lehtėsuar, ēka neutralizon dhe bllokon paq tė kuptuarit e skenės nė veēanti, dhe tė tregimit nė pėrgjithėsi); porse, fjala ėshtė pėr njė ēlirim qė ndryshon thelbėsisht nga ēlirimi herkulian. Duke mos qenė pjesė e jashtme, njė ndėshkim hyjnor, por e brendshme, pjesė e ekzistencės njerėzore, e vetmja rrugė ēlirimi ėshtė vdekja, ku skena mbyllėse na shfaqet sa emblematike, po aq edhe simptomatike: duke brejtur ekzistencėn e njeriut, makthi bren edhe ekzistencėn e vet, pasi jo vetėm organikisht, por edhe ontologjikisht, ekzistenca e tij qėndron e lidhur me ekzistencėn e njeriut, prej nga skena mbyllėse ėshtė lehtėsisht e kapshme: duke vrarė njeriun, makthi vret edhe veten; fundi i njeriut jo vetėm e zhvesh makthin nga arsyeja pėr tė ekzistuar, por edhe nga njė themel ontologjik, ēka shėnon sa natyrshėm, aq edhe pashmangshėm (unrettbar, thotė rrėfimtari, pa asnjė rrugė shpėtimi) edhe fundin e tij.
Sidoqoftė, ndonėse ofron njė ide tė qartė rreth kuptimėsisė qė ka humbur dhe pakuptimėsisė qė ka fituar ky tregim i Kafka-s nė pėrkthimin shqip, tabloja e mėsipėrme mbetet e paplotė, pasi shedh dritė rreth prozės kafkiane, as rreth faktit nėse sipėrmarrja pėr ta sjellė nė njė gjuhė tjetėr ėshtė apo jo njė tė vėshtirė; nė kėtė pikė, kjo tablo sofron asgjė: pasaktėsitė e vėrejtura janė thjesht trashanike, jo rrjedhojė e natyrės komplekse tė gjuhės, arsye pėr tė cilėn, shumė-shumė, mund tė vėnė nė dyshim njohuritė nė gjermanisht tė pėrkthyesit. Mė pas, pėrjashto fjalinė e parafundit, ky tregim i pėrgjigjet kuadrit tė ofruar nga pėrkthyesi, ēka nga njėra anė e bėn demagogjinė e tij trazuese, ndėrsa nga ana tjetėr ndonėse ska rėndėsinė e prozave tė shtrira, dhe gjuha e tij ndryshon rrėnjėsisht nga e kėtyre tė fundit lė tė hapur gjasėn se ndoshta ky kuadėr i pėrgjigjet tėrė prozės sė Kafka-s. Kėndejmi lind nevoja e anashkalimit tė demagogjisė sė pėrkthyesit dhe vėshtrimit tė kuadrit tė tij jo si tė mirėqenė, por siē ėshtė, pėr ta vendosur prozėn e Kafka-s pėrballė pėrkthimtarisė.
standard
Krijoni Kontakt