Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Eurodeputeti grek Ksarhakos ngre sërish pretendimet për "Vorio Epirin"

    BRUKSEL (8 Janar) - "Jemi në dijeni të Protokollit të Korfuzit, por sot respektimi i të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe kudo gjetkë, mbështetet në Konventën e KE" - kjo ishte përgjigja e rradhës që komisioneri i BE Kris Patten, i dha europarlamentarit të djathtë grek Stavros Ksarhakos, rreth pretendimeve të këtij të fundit për njohjen e autonomisë së Shqipërisë së Jugut. Çdo dy - tre muaj europarlamentari grek ngre dhe ringre pranë komisionerit të BE-së, problemin e minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut. Europarlamentari grek, duke përfituar siç duket edhe nga kryesimi i BE-së nga vendi i tij, ngul këmbë tani që BE duhet t'i bëjë presion shtetit shqiptar që ai të detyrohet të respektojë të ashtuquajturin protokoll, me anë të të cilit përkrahen pretendimet e atëhershme greke ndaj Shqipërisë së Jugut. Stavros Ksarhakos vëren me këtë rast se në atë protokoll nënvizohej e drejta e një administrate të veçantë, e cila do të mbronte arsimimin grek atje si dhe Kishën Orthodokse në Shqipëri. "Përse komisioneri Patten nuk do të njohë ekzistencën e kësaj konvente ndërkombëtare, që flet për një regjim autonomie në jug të vendit, të nënshkruar edhe nga përfaqësues të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austrisë, Francës, Rusisë, Italisë dhe Shqipërisë" - - pyet eurodeputeti grek. Në përgjigjen e tij të rradhës, Kris Patten pranon se Komisioni Europian është në dijeni të Protokollit të Korfuzit, siç është po ashtu i ndërgjegjshëm se të drejtat e pakicës greke në Shqipëri përgjithësisht respektohen, megjithëse ka vend për përmirësime. Në mënyrë të tërthortë Patten hedh poshtë si të pavlerë Protokollin e Korfuzit, kur deklaron se trajtimi i minoriteteve si në Shqipëri e po ashtu në vende të tjera, mbështetet tani në respektimin e Konventës së Këshillit të Europës për minoritetet. Por ai pohon po ashtu se respektimi i klauzolave të Konventës së Këshillit të Europës do të shqyrtohet edhe gjatë takimit të ardhshëm ndërmjet ekspertëve europianë dhe atyre shqiptarë, që do të përgatisin hapjen e negociatave për marrëveshjen e asocim - stabilitetit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë
    .................................................. .................................................. .....



    ende pa e marre mire presidencen e radhes se BE filluan ta perdorin kunder shqiperise. perseri e treguan fytyren "miqte" tane jugore qe na premtuan se do pershpejtonin futjen e shqiperise ne BE.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ENDRI_FR
    Anëtarësuar
    25-12-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    6
    Aman dhe keta greket sa frikacaka qe jane mer vlla.
    Kane frik se shqiptaret dhe minoritetet e tjera ne greqi po i marrin kulturen
    Ata bejne kerkerse per vorio epiroin hajde bejme dhe ne kerkes per chamerine qe i kemi dhe me dokumenta ato toka.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal, Kanada
    Postime
    35
    Populli thot: 'qentë le të lehin, karvani të ec përpara'.
    Mos pyesni se ç'bën vendi për ty, por se ç'mund të bësh ti për vendin tënd.

  4. #4
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    o frasher, jo!!!, qenit qe leh duhet tja plasish hundet. Mjaft me me ignorance, edhe kjo e mjera ignorance i ka ato vendet e veta ku duhet dhe ku e meriton te perdoret. Ne asnje menyre nuk eshte e arsyeshme ti lesh ata qen te lehin, patjeter ne te njejten shkalle dhe edhe me forte tu kthehet reakcioni.
    Hajt me dert hajt, nje deputet i parlamentit europjan e han kaq shum m..utin!!!?, ne mes te europes?, nese ai nuk ka TURP te keqperdor institutin qe qendron per drejtesi e paqe, atehere ne nuk do te kemi aspak turp tja marim fjalet e tja kthejm kundrejt vetes, se ai nuk ka te drejte interesat nacionale pansllaviste tja percjell nje opinioni qe mirret me pune tjera. Edhe me pak nese kjo behet nen umbrellen politike te quajtur e "djathta".

    Flm
    albanish by nature

  5. #5
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Provokohet Himara
    Ndricim Nero. Organizata himariote "HXEIMAPPA" (HIMARA) e krijuar rreth 11 vjet me pare me financimin e silogjeve shoviniste greke, ka hequr dore prej kohesh nga perfitimi i lavatriceve, frigorifereve dhe pensioneve ne kembim te veprimtarise se saj antishqiptare. Te deklaruar si bije te Elades se vjeter, anateret grekofone te kesaj organizate shoviniste, kane shfaqur hapur deshirat e ndezura per Autonomi te krahines duke pagezuar madje edhe fshatrat e rivieres shqiptare me emra te grekezuar si ne rastin e Piqerasit

    (Piqerni), Lukoves (Lukovo) etj. Kjo duket qarte ne nje kalendar te shperndare "inkonjito" keto ditet e fundit, pasi eshte botuar me pare ne Athine nga shoqata e guximshme qe kerkon celjen e shkollave ne Himare, Nivice, Vuno, Pilur, Qeparo, Lukove, Dhermi, Piqeras, Kudhes etj. Kalendari eshte futur ne Shqiperi me 29 dhjetor ne parti te vogla per t'i shpetuar syrit te kontrolloreve doganore shqiptare te Kakavijes. Ne faqet e kalendarit te shkruar ne greqisht jepen pamje nga fshatrat e perles bregdetare te jugut te Shqiperise te shkruara ne greqisht dhe ndoshta provokimi kombetar deri ketu do te ishte i pertypshem nese ne faqen e pare dhe dy te fundit nuk do te paraqiteshin haptas qellimet e shoqates himariote (mbase duhet gjendur nje term tjeter ne vend te fjales "himariote", pasi keshtu fyet popullata shqiptare e Himares) per Autonomi. Ne faqen e pare te kalendarit jepet nje foto luftetari "adartes" ne greq.) me arme ne dore si simbolike e mjeteve per arritjen e qellimit historik te krahines. Ne faqen e parafundit prezantohet nje pjese e aktiviteteve me te rendesishme te shoqates, numri i pare i gazetes Himara, nje proteste e 15 himarioteve (?!) ne janar te vitit 2002 gjate vizites se atehershme te kryeministrit shqiptar ne Athine. Ne foton e protestes bien ne sy nje grup femijesh qe mbajne ne dore secili emrin e fshatrave te rivieres shqiptare, ndersa pas baballaret e tyre kane nxjerre nga sepetet nje pankarte ku shkruhet "Larg duart nga pronat tona", "Shkolle greke tani". Fotoja i ngjan me se shumti nje fotografie familjare te nje tufe banoresh qe nje zot e di se kujt etnie i perkasin. Femijet e pafajshem nuk e dine se ne Greqi baballaret e tyre i kane cuar per nje jete me te mire si qindra mijera shqiptare te shperndar- - te pas renies se komunizmit. Ata nuk e dine se askush nuk i ka ndjekur nga Shqiperia per shkak te mohimit te se drejtes se arsimimit ne gjuhen greke dhe as qe e shkojne nder mend (s'ka se si) se per pakicen greke ne Shqiperi mbahen ne kembe shkolla me tre nxenes e 15 mesues. Ata nuk e dine dhe s'kane per ta marre vesh kurre se Manolet apo Thanaset qe i kane ngarkur me parrulla ne duar vijne nga Bilalet dhe Agronet e tyre te lene pas nga ligjet e jetes se tokesoreve. Ndoshta te rritur ne nje mjedis demokratik, kur te rriten ata me siguri do t'i shohin me cudi baballaret e tyre dhe do ta ken- te veshtire ta kuptojne domethenien e nje fotoje te tille propagandistike. Mbase do te qeshin me ta sikurnder beri Komisineri i Parlamentit Europian per Ceshtjet e Jashtme Chriss Patten me nje leter qe i adresohej atij nga nje parlamentar grek per njohjen dhe zbatimin e Traktatit te Korfuzit. "Ne e njohim Traktatin e Korfuzit sikunder njohim edhe standartet e respektimit te pakices greke ne Shqiperi", ka qene pergjigjja ironike e z.Patten per europianin e paeuropianizuar grek ne lidhje me kete ceshtje duke i kujtuar me qetesi si nje mesues i duruar se "Bashkimi Europian respekton konventat e Keshillit te Europes".

    Ne nje foto tjeter te kalendarit tregohen pamje nga dy police dhe nje civil shqiptar te provokuar nga dy himariote gjate zgjedhjeve te fundit lokale. Ajo qe te bie ne sy eshte se guximi i himariotit per te shkelur ligjin zgjedhor shqiptar rrjedh nga inskenimi i marrjes se nje fotoje nga kushedi cili fotograf i fshehur pas ndonje hendeku per kete qellim. Tek faqja e fotografive historike jepen disa foto ku u behet jehone trimerive himariote gjate kohes se ndritur te Autonomise. Simbolika e tyre eshte e qarte: Liria fitohet me gjak! Shoqata eshte nje grup individesh qe i lidh nje interes i perbashket. Ne kete kendveshtrim askush nuk mund ta ndaloje krijimin e shoqates "Himara" dhe aktivitetin e saj per realizinim e nje endrre cilado qofte ajo, sikunder eshte ne kete rast aspirata per Autonomi e Krahines se Himares. Por ne momentin kur predikohen rruge te dhunshme atehere i takon shtetit shqiptar madje edhe atij grek te ndermarre deri edhe raprezalje te dhunshme per hir te paqes sociale respektimit te kodeve shpirterore te nje popullate. Nese shperndaresit e ketij kalendari do te guxonin te ngjiteshin deri ne Pilur, Kudhes, Qeparo apo gjetke pergjate rivieres shqiptare, incidentet veshtire se do te mungonin ne nje rast te tille. Askush nuk i detyron keta individe te duan Shqiperine, te flasin ne greqisht dhe t'i sherbejne Greqise, por askush nuk mund t'i lejoje ata te fyejne ndjenjen e nje popullate te tere dhe te propagandojne "incognito" endrren e tyre me forma te dhunshme. Ketu endrra e tyre detyrimisht behet e rrezikshme. Le te mbetet ne Athine si relike e nje mentaliteti ne perendim, ne vendin ku ata mendojne te ngrysin ditet e tyre me pensionet e dyshimta te taksapaguesit te painformuar grek. Ajo qe po ndodh me shoqaten "Himara" i ngjan pak a shume historise se atij ushtarit japonez te harruar ne nje ishull disa vite me vone kur kishte mbaruar Lufta e Dyte Boterore. I shkreti nuk e dinte se amerikanet ishin bere miq me japonezet dhe ne keto kushte nuk kishte sesi t'i shpetonte depresionit psikik. Edhe z.Gage (Gaxojanis) ka nxituar te dale nga llogorja per te kapur oren qe i ka mbetur prej kohesh mbrapa, teksa ndermori ate vizite te perfolur ne kryeqytetin shqiptar. Sic duket ende shume indivie edhe ne rradhet e pakices greke ne Gjirokaster, apo himariote te helenizuar, nuk kane arritur ende te kuptojne ndryshimin. Kjo eshte per te ardhur pak keq.

    .................................................. .................................................. ....

    A te lumte ajo pene o Ndricim!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    PAUCA SED MATURA

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252

    Wink greket si i thone te na marrin te keqen

    Eshte me te vertete shqetesues nervash por me teper qesharake se si kerkojne greket Epirin e veriut. Ne mendimin tim Europa po shkon drejt bashkimit dhe gjithashtu mendohet te perdoret nje gjuhe, mbase anglishtja. Ne emrat qe mund te perdoren per Bashkimin Europian jane konsideruar USE (United States of Europe) ku shtetasit do kene shtetesine Europiane si te pare dhe nenshtetsi dytesore si britanez, francez, gjerman etj.
    Te them te drejten se kuptoj se "ku i con mushka" keta politikane grek me kete politike. Harrojne ata se disa here Europa "i ka terhequer veshin" per kryqin dhe disa budadalleqe fetare qe bazohen ne to.
    Ketu ne Britani psh, kisha eshte injoruar dhe shpesh ne lajme degjon per prifterinj pedofila. Keto vende Europiane po i teheqin komunitetet e tyre drejt te drejtave dhe lirive te njeriut. Ne keto dite ne kemi shtete te fuqishme dhe nuk ka me nevoje qe njeriu te rrefeje tek hoxha ose prifti qe komuna ta dije kush e beri nje shkelje apo nje tjeter. Ne keto dite ka rend, disipline, rregull, forca te ligjit, gjykata etj qe e mbajne njeriun ne kanale te duhura dhe ne mendimin tim feja duhet konsideruar si nje experience antike qe sherbeu per nje periudhe kohore.
    Ne kete sens ne shqiptaret nuk kemi veshtiresira pasi nuk kemi luftuar ndonjehere per fe.
    Gjithashtu do thoja se te drejtat e njeriut ne Shqiperi zbatohen ne pergjithesi, dhe nuk duhen marre parasysh disa raste te izoluara. Dua te them se kombi shqiptar ne pergjithesi nuk beson tek keto gjera te vogla si rracizmi apo diskriminimi fetar ose individual.
    Tani, problemi grek duhet pare ne sy nga BE dhe ti jepet prioritet.
    Nov 17, kisha ortodokse, thyrjet e te drejtave te njeriut, rracizmi, mosrespektimi i grupeve etnike etc, jane problemet e greqise dhe shume themelore e te renda. Ne si shqiptare jemi shum perpara se greket per sa i perket ketyre te drejta.
    Ne opinionin tim ne vetem duhet te qesohemi pak dhe te behemi me mirenjohes ndaj njeri trjetrit dhe te mos i leme ethet e parase te na prishin xhanin (sic thone labet;-). Qeveria nga ana tjeter vetem te stabilizoje pak ekonomine dhe te luftoje me teper krimin e te gjitha formave, dhe voila ne jemi ne BE.
    Ne te gjithe e dime mire se ne i kemi trajtuar mire te gjithe grupet etnike saqe shumica e tyre me kenaqesi te thone se jane shqiptare, dhe per ne Bashkim Europian kjo eshte vendimtare.
    Greqia te preokupohet me skandalet dhe hallet e veta. Ma merr mendja se nje dite do te mbushet kupa, Anglo-Americanet besoj se do ja TENDOSIN greqise qe me preteksin e extremit te djathte ose organisatave terroriste vret atashe ushtarak ose njerez te CIA. Por kaq te verber te jene politikan tane? Nuk e kuptojne keta te tane qe Brukseli eshte kryeqyteti Europes dhe Anglo-Americanet topmbedhenjte?
    Per te perfunduar shkrimin dua te them se greqia ja ka marre dhe do ja marri te keqen Shqiperise perderisa vashdon me histeri dhe mllef ndaj Shqiperise, lirive dhe te drejtave te njeriut.

    POR SHQIPERIA DO TE RROJE
    PER TE PER TE LUFTOJME NE

Tema të Ngjashme

  1. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. FC Inter, kampionët e Italisë (#2)
    Nga interX në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 524
    Postimi i Fundit: 14-03-2009, 19:41
  3. Komunizmi triumfoi sërish
    Nga Maars në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-02-2009, 09:53
  4. Pershendetje dhe mire se ju gjeta serish !!!
    Nga -ZeroCooL- në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 09-03-2005, 07:01
  5. Miss Glob" do te zhvillohet serish ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 20:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •