Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e PresidenT.
    Anėtarėsuar
    01-10-2009
    Postime
    4

    17 marsi 2004 ( Trazirat ne Kosove )

    17 marsi 2004 hmmm teme e gjat…

    Arsyeja e pare pse ka ndhodh 17 marsi osht fakti qe shqiptart n’Kosove kane qene totatlisht t’defaktorizum edhe pa pushtet…krejt sektort kryesor per 5 vjet i ka majt UNMIK-u nen kontrollen e vet (politiken, sigurine, ekonomine, tregtine, administraten publike kufijte, marrdhanjet e jashtme, kthimin e refugjateve masnej e ka pengu Kuvendin edhe Qeverine n’qdo aspekt etj. etj. E neve nai pat lon ministrine e pylltarise, bujqsise, arsimit, kulturues, sportit, mireqenies sociale e do qisi far ZHGL ministrishe.) Pra faktor i pare qe e ka inicu 17 marsin u kon fakti qe na skena pas pushtet.

    Si arsyja e dyte osht….terhekja e vemendjes amerikane prej Kosoves mas 11 shtatorit 2001…thjesht Amerika filloi mu marr me Afganistanin edhe masnej n’2003-ten me Irakun edhe na mbetem krejt pa shprese…kryeadministratort si Haakerupi edhe Shtajneri e tregun ftyren e tyne t’vertete (Haakerupi e nenshkrujti Marreveshjen me Ēoviqin per mi arrestu krejt ish UĒK-ashat edhe demarkacionin kufitar t’Serbise me Maqedonine per 2500 hektart e pranoi, nderkaq Shtajneri n’kundershtim me urdheresen administrative 2000/45, erdh n’Mitrovice edhe e imponoj urdhersen 2002/25 qe ke veq edhe ni hap ma shume drejt legjetimimit t’ndarjes t’qytetit, masi qe tash Komuna as formalisht se kontrollojke veriun)…pra na mbetem pa mbeshtetjen amerikane edhe thjesht europiant filluan te luajn.


    Arsyja e trete osht nacionalizmi i organizum si te shkijet si te shqiptart…thjesht per 5 vjet UNMIK-u deshtoi n’krejt aspektet me zbut armiqesine n’mes shqiptareve edhe serbeve kshtu qe n’qdo moment mjaftojke veq preteksti, ose ni rast i thjesht qe me ndodh ekceset…

    Arsye e katert osht…rinia e arsimume keq edhe e lone masdore…thjesht krejt jena rrit n’ni ambient ksenofob…si na si shkijet, jena msu me urrejt njoni-tjetrin edhe neper shkolla kena msu qe duhet me urrejt e me luftu armikun…e kur i shtohet fakti qfare shkalle t’krizes sociale edhe t’papunsise u kon atehere + asaj mosha mesatare e popullsise nen 25 vjet…faktet vete flasin…

    Arsyja e peste osht situata ekonomike…Trepēa (akumullatori i ekonomise t’Kosoves) nuk fillojke punen per arsye politike (UNMIK-u s’lejke), privatizimi filloi mu bo n’menyre t’eger…krejt nderrmarjet ma kryesore u privatizun edhe gjinja meten rrugeve…

    Arsyja e gjashte osht …sjellja e mediave…krejt gazetat gati jon kon e jon fatekeqsisht hala vegla t’partive politike…secila i nxitke njerzt me bo diqka, mu gju najkah tu e akuzu njoni-tjetrin…tu bo propaganda, edhe normal qe qohen gjinja…sidomos n’diten vendimtare fajin kryesor e ka pas RTK-ja, se i dhezi 2 milion shiptar kur e qiti n’11 t’nates rastin me fmite e Ēabres, e tu e dit edhe rastin e rruges t’bllokume Prishtine-Shkup qe e paten majt shkijet njo 1jave,…thjesht shipecat vlun qato dite edhe u dhez situata…

    Arsyja e shtate osht ranja e popullaritetit t’UNMIK-ut n’popull…keqmenaxhimi i politikes, korrupsioni, arroganca, poshterimi i politikajve ton prej UNMIK-ut e tregoj ftyren e vertete qe ata jon si MBRETA ktu edhe normal qe kjo shkaktoj paknaqsi t’madhe…

    Arsyja e tete osht mosndeshkimi i kriminelave t’luftes…asni shka su arrestu qe ka bo krime, krejt shkun n’veri edhe vazhdun me spastru ate pjese prej shqiptareve…qashtu edhe tan a plot shqiptar t’grustrum n’shkije qe kane qene t’gatshem per hakmarrje jon kon t’lire edhe per qata edhe kjo osht njona prej arsyeve…

    Arsyja e nont osht fakti…qe prej masluftes kena shpresu shume n’Ameriken…e kur erdh Mark Grrosmani n’dhetor t’2003-ten n’Prishtine (4 muj para trazirave), ju tha ktyne tonve ecni grahni standardet plotsoni…edhe qaty u acaru edhe ma shume situata…

    Arsyja e dhet osht tuta qe spo na dhojn pavarsine edhe po na kthejn ner Serbi…thjesht "standardet para statusit" si prej politikajve si prej popullit u perceptun si PENGESE per pavaresi (kur dihet qe edhe shkijet edhe UNMIK-u ishin faktor destruktiv), edhe kjo e ngriti mllefin per mu qu…




    A jon kon trazirat e marsit t’planfikume ?

    Ashtu-Kshtu. Shkijet me qellim e kane blloku rrugen n’Graqanic, nderkaq per rastin e Qabres ma shume i perngjan ni ngjarjeje t’rastsishme. Mirepo UNMIKU edhe KFORI, kane punu shuuuuuuummmmmeeee me plan, sepse n’krejt Kosoven e kan leju shpenguljen e serbeve, kurse n’Mitrovice si je afru 200 metra ngat ures ke honger plum. Krejt kjo u bo per me kriju ni strukture t’re t’popullsise n’Kosove, mi qti krejt shkijet n’veri edhe me bo ndarjen heredokurdo sa ma lehte. Masnej edhe KFORI si ka rujt kishat…veq sa mi met krejt faji shqiptareve e ata me thon "qe veriun jau mbrojtem ama krejt smujtum valla se shqiptart shume t’eger".

    Qka kan fitu e qka han hup shqiptart me kto trazira ? ?

    Kurgjo hiq skan fitu . Ndamjen e kan rrit n’maksimum. Na kena pas ma shume viktima se shkijet. Pra na jena kon viktima, edhe neve na kan bo fajtor. Kallja e kishave e ka shkaktu sot qit mbrojtjen e "objekteve fetare" qe e parasheh pakoja e Ahtisaarit. I vetmi sen i mire per neve u kon fakti qe nuk u shty statusi sepse Kai Aide n’raportin e tij ka thon, nese nuk hapen negociatat munet me ndodh najqka edhe ma shume se 17 marsi. Pra kena arrit "standardet para statusit", mi bo "standardet se bashku me statusin" (pernihere mu realizu).

    Qka kan fitu e qka kan hup shkijet me kto trazira ?

    Fakte t’reja per ndarje. Argumente shtese per me na qit n’sy t’botes si "terrorista", "fundamentalista islamik" etj etj. Edhe shkijet kan hup me faktin qe pjesa tjeter e Kosoves perpos veriut u spastru, amo per kit sen si han Serbise sepse ajo e don veq veriun

    Qka kan fitu e qka hup nderkombtart me kto trazira ?

    Fajin e kan largu prej vetit. Megjithese edhe per ta trazirat e marsit jon kon ni deshtim i madh, me faktin qe si kan mbrojt shkijet n’pjese t’tjera t’Kosoves edhe me faktin qe si kan mbrojt kishat ata kan arrit me kriju ndarjen faktike n’Kosoves n’mes shkijeve edhe shqiptareve, edhe krejt fajin me na e lon neve. Ehhh kush din mi analziu senet mire e din qe edhe t’hujt e kan hup respektin qe e kan pas, masi qe kan deshtu n’parandalimin e ktyne trazirave.

    Ideal Ferizi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PresidenT. : 01-10-2009 mė 21:49
    028

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •