
Postuar më parë nga
[Perla]
Epo une si e krishtere, nuk kam shkuar ndonjehere me shami ne koke, e askush nuk me ka nxjerre jashte kishes per kete, madje as eshte permendur, sepse besimi i krishtere evoluon e jo te mbetet si nje shenje prapambetje . Besimi eshte per paqe dhe liri shpirterore , jo per nenshtrim kundrejt disa prapambetjesh ku si rrjedhim detyrojne besimtaret te jene po aq te prapambetur. Keni hallin e mbulesave juve ? Duke i fshehur grate nuk i beni te forta dhe te zonjat per tu perballur me jeten, por sic e thash me lart thjesht i perdorni per qellimet tuaja. Kaq shume ua keni friken , mos u shkasin nga duart dhe ju vene dermen juve dhe besimit tuaj?
Nje femer e mireedukuar, me baze te forte kulturore dhe intelektuale, nuk ka nevoje te fshihet pas nje çarçafi.Ate te ftohtin dhe te nxehtin ne kuptimin e figurshem te fjales, siç juve u pelqen ta trajtoni, ajo mund ta mbushe me liri, dhe nqs eshte vertete e ndershme dhe e zgjuar dite ta mbroje veten......... kaq nuk e kuptoni dot? Jeta eshte nje o njeresssssssss, duke e kushtezuar ndaj frikave absurde , vetem e humbisni.
Po mire ai hoxha jot , si i quan femrat muslimane qe nuk e kane shkelur ndonjehere deren e xhamise, qe nuk e kane idene e riteve te fese suaj, dhe pse asaj i perkasin. Po mire e di ky hoxha , qe besimtaret e vet i gjen ne kishe çdo te diele duke ndezur qirinj?
Te premten e zeze te Pashkeve, isha ne kishe dhe prane kisha disa gra shume te fisshme qe po ndryheshin te me pyesnin, duke pare sikletin e tyre iu drejtova vet e nuk dinin si ti shperndanin qirinjte e gjera te tjera ... ishin shume here me entuziaste se une dhe me thene te drejten nuk e kuptova perse. Me thane se si besim ishin myslimane ... nuk kishte shenja shamish e ideologjish tek to, vinin ne nje vend fetar per tu ndjere me afer zotit... mbaronin pune dhe pastaj vazhdonin jeten normalisht, ashtu siç duhet te ishte me te drejte.
Persona qe shkruajne ne temat tuaja , kritikojne keto prapambetje te besimit tuaj, juve i sulmoni dhe i ofendoni sa me shume te mundeni, çfare kujtoni se nuk dine tju kthehen me te njejten monedhe ? Nuk ja vlen .
Pse nuk gjykoni njehere, dale, perse keta njeres nuk jane dakort, çfare ka qe nuk shkon ?
Dyshoj shume qe keta njeres qe shkruajne ne keto tema, te kene gje kunder besimit tuaj, mirepo forma e praktikimit te tij prej jush ndikon tek te gjithe ne, perderisa jetojme ne komunitet.
Krijoni Kontakt