Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355

    Te gjithe jemi te Krishtit.

    Deshiroj qe kjo teme te jete nje teme per meditim por edhe per plotesi.
    Le te kursehen ata te cilet mendojne te debatojne.


    Identiteti i Jezu Krishti Zot i vėrtet dhe Njeri i vėrtet


    Sa janė ata qė e pėrshtatin Ungjillin simbas dėshirės dhe nevojave tė veta dhe e krijojnė njė Krisht me komod, duke i munguar zotėsinė ose duke i minimizuar veprat reale tė tija, duke i ndryshuar historinė e tijė njėrzore, ose edhe manipulojnė integritetin e tijė nė dhėnjėn e mesazhit duke mos i pasė parasyshė sakrificėn e kryqit dhe themelimin e Kishės porsi njė institucion tė shenjtė.

    “Po ju u tha atyre ē’thoni: kush jam unė?” (Mateu 16, 15).

    1. Duke filluar ciklin e nje katekeze mbi Jezu Krishtin, me nje rėndėsi themelore pėr besimin dhe jetėn e krishterė, jemi tė thirrur nga vet pyetja qė gati dy mijė vjetė i bėhet vet apostujve, mė saktėsisht Pjetrit, ku tė cilėt ishin me te. Nė atė moment tė rėndėsishėm tė jetės sė vet, porsi nė Ungjillin e tijė na tregon Mateu, i cili ishte edhe dėshmitarė, 13 “Kur Jezusi arriti nė krahinėn e Cezaresė sė Filipit, i pyeti nxėnėsit e vet: “Ē’thonė njerėzit, kush ėshtė Biri i njeriut?” 14 Ata u pėrgjigjėn: “Disa thonė se ėshtė Gjon Pagėzuesi; disa tė tjerė Elia; do tė tjerė Jeremia ose njė ndėr profetėt.” 15 “Po ju u tha atyre ē’thoni: kush jam unė?” (Mateu 16, 13-15).
    E njohim pėrgjigjėn e thjeshtė dhe tė pėrvujtė tė Pjetrit : 16 Iu pėrgjigj Simon Pjetri: “Ti je Mesia Biri i Hyjit tė gjallė!”
    Qė tė mund ta formulojmė edhe ne, jo me terme apstrakte, por me njė shrehje tė njė pėrvoje tė jetės sė gjallė, qė ėshtė fryt i Zotit (krahaso, Mateu 16,17), secili prej nesh duhet lėshuar tė prekėt personalisht nga kjo pyetje: “Po ju u tha atyre ē’thoni: kush jam unė?” Ti qė ndėgjon qė po flitet pėr mua, pėrgjigju: ēka ose kush jamė unė pėr ty?
    Pjetrtit njė frymėzim i Hyjit i jep pėrgjigjėn e fesė pas njė periudhe tė gjatė nė afėrsi tė Krishtit, tė dėgjimit sė fjalės sė tijė dhe tė zbatimeve tė urdhėrave tė jetės sė vet dhe tė ministerit tė vet (krahaso, Mateu 16, 21-24).

    Edhe ne, secili nga ne, pėr tė arritur nė njė aspekt tė vetėdishėm mė tė thellė mbi Jezu Krishtin, duhet tė ecim dhe tė kalojmė mė shumė kohė me tė, porsi Pjetri, njė ecje e pėrbėrė me ndėgjim tė vėmendshėm dhe tė vetėdishėm. Duhet tė vihemi nė njė shkollė porsi tė apostujve tė parė, tė bėhemi dėshmitarė tė mėsuesve dhe tė paraardhėsve tanė, dhe kėshtu sė bashku tė kalojmė nė pėrvojėn dhe dėshminė e tė bukura njėzet shekujve tė historisė ku pyetja mbi Mėsuesin ėsthė dhėnė nga shumė dijetarė gjatė shekujve, edhe me dėshminė e jetės sė tyre.
    Sot, ku Gjalluesi i hitorisė sonė na fton kah mileniumi i ri i krishtėrimit, jemi pra tė thirrur pėr tė dhėnė dėshmi me me gėzim tė rinovuar pėr pėrgjigjet tona qė Zoti na frymėzon dhe pret nga ne, porsi pėr njė rilindje tė re tė Krishtit Zotėri tė historisė sonė.

    2. Pyetja mbi Krishtin, pėr sa i pėrket identitetit tė vet, na tregon finesen pedagogjike tė cilit nuk i besohet ndokuj tė japė pėrgjigje tė shpejt, por duhet tė japim njė pėrgjigje tė pjekur, nėpėrmjet njė kohe, nganjėher edhe e gjatė, me plot mendim (studim) dhe lutje, me ndėgjim tė vėmendshėm dhe plot besueshmėri tė fesė sė Krishtit duke u dėshmuar dhe duke predikuar nė Kishė dhe nė mision tė saj.

    Duhet ta njohim pra, para Jezu Krisht nuk mund tė ngopemi me nje simpati tė thjesht njerzore pėr sa legjitime dhe e nevojshme, ku nuk mund tė pėrshkruhet porsi njė personalitet me interes historik, teologjik, shpirtėrorė, social ose porsi burim i inspirimeve artistike. Pra, rreth Krishtit shohim shpesh duke valvuar, edhe mes te krishterėve, hijet e nje injorance, ose ajo edhe mė e zorshmja, e keqkuptimit dhe keqinterpretimit qė shpien gjerė te mosbesimi.
    Gjithmonė ėshtė i pranishėm edhe rreziku qė tė apelohet “Ungjilli i Krishti”, pa e njohur me tė vėrtet madhėshtia dhe radikaliteti dhe pa e jetuar atė qė me fjajė dėshmohet.
    Sa janė ata qė e minimizojnė (e zvogėlojnė) Ungjillin nė njė pėrmasė tė konveniencės personale (simbas qefit tė vet) dhe e krijojnė njė Krisht krejt komod, duke ia humbur zotėsinė trashendentale (e zbritur nga Lartė) ose duke ja humbur realitetin e vet, historik njerzorė, ose bahen manipulimet integrale tė mesazhit tė vet, nė mėnyrė tė veqantė duke mos e pasur parasyshė sakrificėn e kryqit i cili dominon jetėn e vet dhe doktrinėn e vet, ku dhe themelimin e Kishės porsi “sakrament” i historisė sė njerzimit.

    Edhe kėto hije pra, na ndihmojnė dhe na stimolojnė tė kėrkojmė tė vėrtetėn e Krishtit Jezus, duke nxjerrur pėrparsi nga shumė drita tė cilat, porsi dikur Pjetrit, ia ka ndėzur Zoti dhe shekujve mė vonė, mbi Jezu Krishtin nė zemrat e shumė njerėzve me fuqinė e Shpirtit Shenjtė: ndritat e shumė dėshmitarėve shpesh edhe gjer nė martirėzim; dritat e shumė studiozėve pasional tė Krishtit, tė atyre tė cilėt na e shfaqin Misterin e Krishtit (fjala Mister – realitet i Hyjit i vėrtet – madhėshti apsolute) me inteligjencė tė tyre e mbėshtetur nga feja dhe besimi; dritat e mėdha tė Magjisterit tė Kishės, i drejtuar nga karizma e Shpirtit Shenjtė, tė cilat i ndezė nė definicionet e dogmave mbi Jezu Krishtin.

    Ne, duhet ta njohim qė stimolimi ėshtė ta njohim kush ėshtė me tė vėrtet Jezu Krishti i pranishėm nė kėrkimin e shumė kėrkuesve edhe bashkohorė dhe e atyre si pėr shembull: e Nikodemit i cili: “Tashti ndėr farisenj ishte njė njeri qė quhej Nikodem, njė nga bujarėt e judenjve. 2 Ky erdhi natėn te Jezusi dhe i tha: “Rabbi, e dimė se ti je Mėsuesi qė erdhi prej Hyjit, sepse askush s’mund t’i bėjė kėto mrekulli, qė i bėn ti, po qe se Hyji nuk ėshtė me tė.” (Gjoni 3,1 -3), apo Zakeu i cili ngjitet nė njė dru pėr ta parė Krishtin: 2 “Dhe, ja, njė njeri qė quhej Zake. Ky ishte kryetagrambledhės dhe pasanik. 3 Dėshironte tė shihte kush ėshtė Jezusi, por nuk mundte prej popullit, sepse ishte me shtat i vogėl. 4 U lėshua vrap pėrpara, shkoi e hipi nė njė fik pėr ta parė sepse andej do tė kalonte.” (Luka 19,4).
    Pra, dėshira qė tė ndihmohet ēdo njeri qė ta njohė Jezu Krishtin, i cili ka ardhur nė kėtė botė porsi njė mjek pėr tė sėmurė dhe porsi njė shpėtimtarė pėr mėkatarė (shihe Marku 2,17) “17 Jezusi, kur i dėgjoi, tha: “Mjeku nuk u duhet tė shėndoshėve, por tė sėmurėve. Nuk erdha tė grish tė drejtėt, por mėkatarėt.”, kjo pra, mė nxitė tė kryej njė detyrė me pasion tė gjallė dhe ta prezantojmė figurėn e Krishtit fėmijėve dhe vėllezėrve tė Kishės dhe ēdo njeriu vullnetmirė mbi tokė.

    Me siguri kjo detyrė dhe ky mision nuk ėshtė i lehtė, por edhe njė gjė, e tėrė kjo ėshtė e mundur e duhur tė dėshmohet, sepse kemi shumė gjėra qė na bashkonė, dhe pak janė ato gjėra qė na ndajnė, pra, duhetė qė ti kemi parasyshė se transformimet e ketyre 14 shekujve tė fundit, e nxisin njerzimin nė dekoncentrim dhe komoditet nė tė besuar. Por, ėshtė e domosdoshme qė tė gjithė njerėzit vullnetmirė, tė jenė tė bashkuar dhe tė mos e lėnė vetėn nė luhatje apo nė dekoncentrim tė besimit tė tyre nė Jezusin Zot tė vėrtet dhe njeri tė vėrtet.

    Kemi thirrje nga shumė dėshmitarė, nė veqanti mund tė kujtojmė Papėn Gjon Palin e dytė ku thot: “hapni dyert Krishtit”.
    Nė vazhdimėsi kujtojmė edhe takimet e shumta dhe zėdhėnjet e bukura tė shumė dijetarėve tė ndryshėm tė cilėt na japin prioritetin e dėshmisė sė domosdoshme nė katekizim tė popujve mbi Misterin e Krishtit.
    Katekizim ėshtė me njėfarė forme edhe tė udhėheqet njeriu nė meditim dhe vėshtrim tė kėtij Misteri me tė gjitha dimensionet e veta...; tė shihet nė personin e Krishtit i tėrė plani i amshuar i Zotit, ku nė tė realizohet. Ai i vetmi mundet ta udhėheqė kah dashuria e Atit nė Shpirtin Shenjtė dhe mund tė na bėjė pjestarė tė jetės sė Trinitetit Shenjtė.

    Duhet tė ecim sė bashku nė kėtė drejtim katekistik duke i drejtuar konsideratat tona rreth katėr qendrave fokale: 1. Jezu Krishti nė realitetin e vet historik dhe nė kualitetin e vet mesianik trashendental (nga Larte), porsi i biri Abrahamit, i biri i Njeriut dhe biri i Zotit; 2. Jezu Krishti nė identitetin e Zotit tė vėrtetė dhe njeriut tė vėrtetė, nė bashkim tė thellė me Atine dhe i animuar nga fuqia e Shpirtit Shenjtė, ashtu siq na prezantohet nė Ungjill; 3. Jezu Krishti nė syt e Kishės ku me afėrsinė, frymėzimin dhe animimin e Shpirtit Shenjtė ka kjartėsuar dhe ka thellėsuar tė dhėnat qė ne i kemi, duke na dhėnė, nė mėnyrė speciale me Koncilet ekumenike, informata precize tė formuluara nga besimi kristologjik; 4. nė fund, Jezu Krishti nė jetėn e vet dhe nė veprat e veta, pra, Krishti nė mundimet e veta shėlbimpruese dhe nė lavdėrimin e vet na jep jetė dhe siguri, Jezu Krishti nė mesin tonė dhe me ne, nė historinė e Kishės sė vet gjer ne fund tė shekujve tė botės, na kujton Mateu 28,20: ““Mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė. 19 Prandaj, shkoni e bėjini nxėnės tė mi tė gjithė popujt! Pagėzoni nė Emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt! 20 Mėsojini tė zbatojnė gjithēka ju kam urdhėruar! Dhe, ja, unė jam me ju gjithmonė deri nė tė sosur tė botės!”

    3. Ėshtė mė se e vėrtetė qė nė Kishė janė shumė mėnyra tė katekizimit tė popujve tė Zotit mbi Jezu Krishtin. Secila nga ato, mbi tė gjitha, pėr tė qenė autentike duhet tė marrin nga burimi i domethėnjeve tė vazhdueshme nga Tradita dhe nga Shrimi i Shenjtė, e interpretuar nga mėsimi i Etėrve dhe Doktorėve tė Kishės, nga liturgjia, nga besimi dhe traditat popullore, me njė fjalė, nga Tradita e gjallė dhe vepruese e Kishės mbi aksionin e Shpirtit Shenjtė, i cli - simbas premtimit tė Mėsuesit – siq e shohim ne Gjonin 16, 13: “E kur tė vijė ai Shpirti i sė Vėrtetės Ai do t’ju udhėzojė ta njihni tėrė tė Vėrtetėn. Ai s’do tė flasė prej vetvetes, por do tė flasė ēka tė dėgjojė dhe do t’ju zbulojė tė ardhmen.”
    Kėtė traditė do ta shohim dhe do ta njohim tė shprehur dhe tė sintetizuar nė mėnyrė tė veqantė nė doktrinėn e Koncileve tė shenjta, tė pėrmbledhur nė simbolet e fesė dhe tė thelluara nga mendimi teologjik i besimtarit nė zbulimin dhe nė magjisterin e Kishės.

    Pėr mabrė kėtė duhet patjetėr nje inteligjencė pedagogjike e cila drejtohet destinatorėve me njė disciplinė shpirtėrore tė pėrsosur e jo tė penguar nga aspektet vetėm antropologjike.
    Pra, destinatorėt duhet tė jenė nė situata tė preokupimit dhe interesimit tė thellė tė hyrjės nė kėtė Mister, e jo tė jenė kurreshtarė pėr tė kundėrshtuar apo tė nėnqmuar Misterin.
    Nė fjalė tė tjera: “kumbona rrahė pėr atė qė don ta dėgjojė”.

    4. Duke e pėrmbyllė kėtė katekezė tė hyrjės, tė kujtojmė se Jezu Krishti nė njė moment tė veqantė vėshtirėse tė jetės tė apostujve, kur kryqi i afrohej shumė e harruan dhe ikėn, iu drejtua atyre tė cilėt i ndejtėn afėr me tė njė pyetje tjetėr, pak sa e vėshtirė: ““A mos doni tė shkoni ndoshta edhe ju?” Edhe atėherė ishte Pjetri qė u pėrgjigj porsi interpretues i vėllezėrve (kolegėve) tė vet duke u pėrgjigjur: “Te kush tė shkojmė, Zotėri? Ti ke fjalėt e jetės sė pasosur! 69 Ne besojmė dhe e dimė se ti je Shenjti i Hyjit!” (Gjoni 6, 66 - 69).


    Pra, le ti japim mundėsi vetės me kėtė shkrim dhe kėtė nxitje tė hymė nė Misterin e Jezu Krishtit duke qenė tė disponuar qė tė udhėheqemi nė pėrgjigjen e Krishtit dhe tė identitetit tė Tijė porsi Zot i vėrtet dhe Njeri i vėrtet.
    Tė aftė pėr tė kuptuar Misterin e Tije sa mė mirė dhe tė bashkndajmė gjerė nė fund tė jetės tonė fenė e vėrtetė tė Etėrve tanė.
    Punė tė mbarė.

  2. #2
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Rroni01 Lexo Postimin
    Deshiroj qe kjo teme te jete nje teme per meditim por edhe per plotesi.
    Le te kursehen ata te cilet mendojne te debatojne.


    Identiteti i Jezu Krishti Zot i vėrtet dhe Njeri i vėrtet


    Sa janė ata qė e pėrshtatin Ungjillin simbas dėshirės dhe nevojave tė veta dhe e krijojnė njė Krisht me komod, duke i munguar zotėsinė ose duke i minimizuar veprat reale tė tija, duke i ndryshuar historinė e tijė njėrzore, ose edhe manipulojnė integritetin e tijė nė dhėnjėn e mesazhit duke mos i pasė parasyshė sakrificėn e kryqit dhe themelimin e Kishės porsi njė institucion tė shenjtė.

    “Po ju - u tha atyre - ē’thoni: kush jam unė?” (Mateu 16, 15).

    Faleminderit rrono01 qe keni hapur kėtė temė.
    Do tė shkruajmė herė pas here lidhur se kush ėshtė Jezusi sipas Bibles - besimit tim. Nė shkrimet e mia dhe besimin timė, unė u jap rendesi mėse shumti kėsaj qe vet Jezusi thotė; "Po ju - u tha atyre; ē'thoni; kush jam unė?"


    Sa e sa e sa mendime janė dhėnė lidhue me Jezusin!

    Deshmotaret e Jehovait thonė se Jezusi ėshtė engjull - Mikael!
    Muslimanet thonė se Jezusi ėshtė njė profet.
    Disa thonė as qe ka ekzitue fare!

    Asnjėri nuk e thonė te verteten mbi Jezusin.


    - Jezusi ėshtė mėshumė se njė engjull.
    - Jezusi ėshtė mė shumė se njė profet, poashtu;
    - Jezusi ėshtė realitet dhe Ai ndryshoj rrjedhat e historisė. Ai ndryshoj Boten;
    - Jeuzi ėshtė ZOT nė nder tė Hyjit At.


    Bibla pershkruan Jezusin mė shumė se engjull.

    Nė kete shkrim dua te pershkruaj pershkrime biblike dhe meditime qe deshmojnė se Jezusi nuk ėshtė njė engjull.

    Ē’thonė njerėzit, kush ėshtė Biri i njeriut?” (Mt 16; 13-17)

    Jezus, deshmitaret e Jehovait thonė se Ti je "engjulli Mikael"!

    “Po ju ē’thoni; kush jam unė?”

    “Ti je Mesia Biri i Hyjit tė gjallė!”

    Atėherė Jezusi i tha:
    “I lumi ti, ....., sepse kėtė nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im qė ėshtė nė qiell! (Mt 16 13-17)

    “Ē’thonė njerėzit, kush ėshtė Biri i njeriut?”
    Pytje qe secilit nga ne duhet tė na nxitė per tia kerkuar Atit tonė, pėr t'na zbuluar kėtė mister kaq te rendesishem per jeten tonė.

    Jezus, disa thonė (deshmitaret e Jehovait) dhe kan shpikur nje doktrine te re lidhur me atė qe Ti na pytė! Ata po thonė se Ti je "engjulli Mikael"!

    Ata kur fillojnė kėtu tė flasin, fillojnė me ato vjerrshat e tyre te zakonshme: “Kjo krijesė (Mikaeili) e fuqishme frymore quhet: "njė nga princat e parė"; "princi i madh, mbrojtėsi i bijve tė popullit (tė Danielit)" dhe "kryeengjėlli". (Danieli 10:13; 12:1; Juda 9)”.

    Kjo ėshtė e vertetė se ashtu ėshtė e shkruar nė Bibel lidhur me Mikaelin, por Jezus, ata harrojnė se Ti ke krejt ni emer tė tjeter sipas shkrimeve.

    Gjatė leximit tė Bibles askund nuk lexon, tė pakten niher ku Ti Jezus je quajtur engjull, perkunder asajė ne nė Bibel shumėher lexon fjalen; Jezusi – Krisht. Jezusi – Biri I Atit. Jezusi Zot. Jezusi - Hyji. Edhe diēka tjeter lidhur me kėtė ėshtė e shkruar nė Bibel ku kjo doktrine e deshmitarėve tė Jehovait bie ne kundershtim me ate qe Ti Jezus na mėsove dhe qe ato janė tė shkruara nė shkrimet biblike, kemi tek Hebrenjte 1;5 “Sepse cilit nga engjejve i tha (Zoti) ndonjehere: Ti je Biri im, sot me je lindur?”

    Poashtu si “argument” ata citojnė nga Zbulesa 12:7 ku e pėrmend faktin qė "Mikaeli dhe engjėjt e tij do tė luftonin kundėr Satanait dhe do ta hidhnin atė bashkė me demonėt e tij nga qielli”. Por ata harrojnė se meniher nė vazhdim tė atyre rreshtave thuhet: “Atėherė dėgjova njė zė tė madh nė qiell, qė thoshte: »Ja, tani koha e shėlbimit, e pushtetit dhe e Mbretėrisė sė Hyjit tonė dhe e sundimit tė Krishtit tė tij!” (Zb 12 10). Per ēudi kėtu thuhet “Hyjit tonė dhe e sundimit tė Krishtit tė tij” ndersa nuk thotė Mikaeli. Dmth, Jezus - Zoti im, Bibla nuk na mėson ashtu dhe kėta po shperndajnė besim tė rrejshem, janė duke mohuar tė verteten e identitetit Tėnd.

    Jezus, deshmitarėt e jehovait Ty tė njohin si Mikaeli pėrpara se tė vinte nė tokė, poashtu ata thonė se “Jezusi njihej po me kėtė emėr (Mikaeli) kur u kthye nė qiell, ku banon si Bir frymor i Perėndisė”!

    Ėshtė ni dallim i madh ne mes tė asajė qe Ti na mėsove nė Bibel dhe mesimeve te deshmitareve te jehovait qe nuk prajnė derė nė derė.

    "Edhe pse nė kėtė rast, tė gjithė ata qe janė kapur nė rrjeten e mashtrimit te Kulles se Rojes, duhet t’i pergjigjen nje pyetjeje te rendesishme, asaj pyetjeje, te cilen vete UNĖ Jezusi ua pyeta dishepujve, kėtė e keni tek tek Mateu 16. 13-17 duke ju thėnė: “Po ju, kush thoni se jam?” Edhe pse sipas mesimeve te Kulles se Rojes, mos bėhi tė pa mend, Pjetri duhej t’mė pergjigjej kesaj pyetjeje keshtu: “Une them se Ti je engjelli Mikael”. Por, jo, pergjigja e vertete e Pjetrit ishte: “Ti je Mesia Biri i Hyjit tė gjallė!” (Mt 16 13-17)".

    Edhe pse vertetė kjo ėshtė ashtu; ata ende nuk kan tė ndalur duke perhapur prap gėnjeshtra dhe kėtė janė duke e bėrė derė nė derė dhe me Bibel nė dorė!

    "Tani kjo nuk ka kuptim, sipas doktrines se deshmitarėve te Jehovait, UNĖ Jezusi dal se jam njė “mashtrues” sepse ju mund tė vereni se UNĖ nuk I dhash verejtjen Pjetrit, UNĖ nuk i thash Pjetrit; “jo jo Pjeter, un nuk jam ai qe ti thua por un jam ni Engjul”l. Por, perkunder asajė, UNĖ e pergezova Pjetrin nė prezencen e tė tjerėve duke I thėnė: “I lumi ti, o Simon, biri i Jonės, sepse kėtė nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im qė ėshtė nė qiell”! (Mt 16 13-17)

    Ne e dimė Jezus se Ti je Mesia i Zotit. Edhe apostujt tė e njohen Ty si Mesi e Zot. Ata e dinin se Mesia duhej te ishte ndryshe nga profetet ose nga engjejt. Kemi shembullin tek Marku 9; 2-17, shpjegohet se si ata perjetuan nje ngjarje qe s’do ta harronin dot kurre, Bibla na flet pėr Shndėrrimin Tėnd, kur Elija dhe Moisiu u takuan me Ty - Jezus. Por Ti Zot; nuk u Shndėrrove ne nje profet, sepse kjo gje do ta kishte bere TY te njejte me profetet Elija dhe Moisiu. Poashtu Jezus, nuk u shėndrrove ne nje engjell si Mikaeli!

    "Kjo edhe nuk ka mundur tė ndodhė derisa UNĖ nuk jam ashtu. Unė asgjė nuk kam lėnė pa e sqaruar kėshtu qe ju mos tė mashtroheni. Andaj nėse UNĖ jam engjulli Mikael, si ka mundesi se tė thuhet:
    'Sepse cilit nga engjejve i tha Zoti ndonjehere: Ti je Biri im, sot me je lindur?” (Hebrenjte 1;5)'"


    “Po ju ē’thoni; kush jam unė?”
    Pergjigja nuk ėshtė peng i perralave, por vet Zoti pergjigjet:
    - “Ky ėshtė Biri im ‑ djali i Dishirit! Atė dėgjojeni!” (Mk; 9; 2-8)
    - Biri mė i pushtetshėm se engjėjt (Hbr 1; 5-14 )

    Pra, Ati ynė qiellor nuk po i referohej nje njeriu te thjeshte, apo qofte edhe nje engjelli, kur Ai foli per Jezusin tek Marku 9:7 “Ky eshte Biri im i dashur, degjojeni!” Apostujt nuk e shihnin Jezusin si inferior, por si anetar te dyte te Trinitetit, d.m.th. si Bir te Atit me gjithe lavdine e Tij ne shekuj te shekujve.

    Ēdo deshmitar qe deshmon besimin nė ZOT, ne fakt, ēdo njeri mbi toke, duhet t’i jape pergjigje pyetjes “Kush eshte Krishti, sipas mendimit tend?” Sipas atyre qe mendojnė dhe thonė ndryshe nga realiteti, duhet ta dinė se sigurisht at jepin njė pergjigje te gabuar. Ata duhet tė binden urdherit, qe Hyji na jep te gjitheve: “Ky eshte Biri im i dashur, degjojeni!” Sepse kjo eshte rruga qe te con ne Qiell. Amen.

    Nė vazhdim tė lexojmė disa citate te Bibles dhe mund te mesojmė se deshmitarėt e Jehovait po gabojnė kur thonė se Jezusit ėshtė engjelli Mikael:


    e Hbr 1; 5-14 thotė:

    Biri mė i pushtetshėm se engjėjt

    Dhe vėrtet, cilit prej engjėjve Hyji i tha ndonjėherė:
    »Ti je im Bir unė sot tė linda?«

    Dhe prapė: »Unė do t’i jem Atė dhe ai do tė mė jetė Bir?«

    Dhe prapė, kur dėrgon tė Njėlindurin Birin e vet nė botė, thotė:
    »Le ta adhurojnė tė gjithė engjėjt e Hyjit!«

    Kurse pėr engjėjt Ai thotė kėshtu:
    »Ai i bėn engjėjt e vet erėra, shėrbėtorėt e vet flakė zjarri«.

    Ndėrsa pėr Birin thotė:
    »Froni yt, o Hyj, nė shekuj tė shekujve, dhe skeptėr drejtėsie - skeptri i Mbretėrisė sate. E ke dashur drejtėsinė dhe e ke urryer padrejtėsinė: prandaj, o Hyj, Hyji yt tė shuguroi me bagmin e gėzimit si asnjė ndėr shokėt e tu«.

    Edhe:
    »Ti, o Zot, nė fillim e krijove tokėn edhe qiejt janė vepėr e duarve tė tua. Ata do tė zhduken kurse ti qėndron, tė gjithė do tė vjetrohen si petku: porsi petk do t’i mbėshtjellėsh - porsi mantel - dhe do tė ndėrrohen. Ti vetėm i vetmi mbetesh i njėjtė - vitet e tua nuk kanė mbarim«.

    Po e pėr cilin ndėr engjėj tha ndonjėherė:
    »Mė rri nė tė djathtėn time derisa t’i vė armiqtė e tu shtrojė tė kėmbėve tė tua?!«


    A nuk janė, thua, tė gjithė engjėjt shpirtra tė ngarkuar me ndonjė shėrbim, tė dėrguar pėr t’u shėrbyer atyre qė do ta trashėgojnė shėlbimin?[/QUOTE] (Hbr 1; 5-14)


    Ungjilli Mt 16 13-17 thotė:

    “Kur Jezusi arriti nė krahinėn e Cezaresė sė Filipit, i pyeti nxėnėsit e vet:

    “Ē’thonė njerėzit, kush ėshtė Biri i njeriut?”


    Ata u pėrgjigjėn:
    “Disa thonė se ėshtė Gjon Pagėzuesi; disa tė tjerė Elia; do tė tjerė Jeremia ose njė ndėr profetėt.”

    “Po ju u tha atyre ē’thoni: kush jam unė?”

    Iu pėrgjigj Simon Pjetri:
    “Ti je Mesia Biri i Hyjit tė gjallė!”

    Atėherė Jezusi i tha:
    “I lumi ti, o Simon, biri i Jonės, sepse kėtė nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im qė ėshtė nė qiell! (Mt 16 13-17)


    Ungjilli i Markut 9; 2-8 thotė:

    Pas gjashtė ditėsh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin e i ēoi vetėm ata nė vetmi, nė njė mal tė lartė dhe u shndėrrua para tyre. Petkat e tij u bėnė ndriēuese tė bardha, sa qė asnjė zbardhues mbi tokė nuk mund t’i zbardhojė ashtu. Atyre iu dukėn Elia me Moisiun e po bisedonin me Jezusin.

    Pjetri atėherė mori fjalėn e i tha Jezusit:

    “Rabbi, pėr ne ėshtė mirė tė qėndrojmė kėtu. Po ndėrtojmė kėtu tri tenda: njė pėr ty, njė pėr Moisiun e njė pėr Elinė.”


    Nė tė vėrtetė s’dinte ēka tė thoshte tjetėr, sepse ishin trembur keqas. Ndėrkaq u duk njė re dhe i mbuloi me hijen e vet e prej resė u dėgjua njė zė: “Ky ėshtė Biri im ‑ djali i Dishirit! Atė dėgjojeni!” Menjėherė shikuan rreth e rrotull e nuk panė askėnd tjetėr, pėrveē vetėm Jezusit me ta. (Mk 9; 2-8)


    Jezusi ėshtė;

    “Ti je Mesia - Biri i Hyjit tė gjallė!”
    “Ky ėshtė Biri im ‑ djali i Dishirit! Atė dėgjojeni!”


    toni77
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 01-05-2009 mė 09:38
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •