Hera e pare qe pashe Oscars nga fillimi ne fund dhe e shijova si mbremje. Ellen do te mbetet me e mira per mua, kur vjen puna tek humori dhe prezantimi. Baleti modern dhe korri i tingujve fantastik gjithashtu, i shtonin vlerat mbremjes.
Ne lidhje me cmimet, mu be shume qejfi qe Dreamgirls nuk fitoi cmimin e madh, se ndryshe nuk do te me kishte zene gjumi. Madje dhe cmimi qe morri Jennifer Hudson, mu duk i tepruar duke pasur parasysh se ne shumicen e filmit ajo kendon (filmin nuk e kam pare, sepse kam nje antipati per gjithe aktoret e filmit ne fjale), plus nuk e kuptoj se si vetem me nje rol akademia e vendosi qe kjo vajze i takon majave te ketij arti. Qe mos filloj kur morri cmimin, me kujtoi ate tjetren para disa vitesh...
Little Miss Sunshine, ndoshta duhej vleresuar pak me shume...nuk e di, po filmi i Scorcezes pervec aktoreve dhe emrit te Scorcezes ne krye, nuk mu duk te ishte film per Oscar, histori e perseritur dhe ishte munduar te permblidhte shume gjera ne pak ore. Nejse...
Veshjet, Reese Witherspoon me pelqeu, edhe Nicole Kidman bente figure. Me pelqyen ne pergjithesi ngjyrat kompakte qe kishin zgjedhur per veshje, por dhe ndonje fustan qe te me ngelej shume ne mendje nuk pashe. Leonardo DiCaprio mu duk shume elegat, por dhe shume i perkedhelur kete rradhe : )
Jack, me tmerroi ne fillim. Kujtova mos e kish bere ate procke te ndiqte moden e Britney. Alien e ca alien..., po pastaj e morra vesh qe eshte duke xhiruar nje film ku luan nje pacient te semure me kancer dhe eh sikur nuk ja hodha me syte gjate mbremjes.
Kaq per e lagu s'e lagu, se e hene dhe jam ne punene ditet ne vazhdim ndoshta komentoj me shume per vete filmat qe morren pjese ne konkurim.
Krijoni Kontakt