Të rinjtë shqiptarë imitojnë anarkistët grekë, lind Fronti i Rezistencës Sociale
Nga Bledar Lumani
Një lëvizje anarkiste ka filluar të lëshojë hije në vendin tonë. Në Shqipërinë e përgjumur nga reaksioni i fortë qytetar dhe njerëzor, një sinjal po përhapet ngadalë nëpër internet duke bërë paralajmërime.
Njësoj si në vendin fqinj, Greqi, ku lëvizje të tilla anarkiste janë kthyer në uragan, një e tillë në Shqipëri parashikon ndëshkime për politikanë dhe njerëz të jetës publike. Organizata quhet Fronti i Rezistencës Sociale, dhe përmes një deklarate ka bërë të njohur emrat e 30 njerëzve të jetës politike dhe publike që duhet të lënë skenën, ose ndryshe....
Duke bërë fajtore kryesisht qeverinë, por jo më pak opozitën, FRS ka numëruar shqiptarët e vdekur gjatë vitit të shkoi për shkak të qeverisë.
“Mbi 120 punëtorë shqiptarë humbën jetën në aksidente të ndryshme në punë gjatë vitit 2008, ngaqë autoritetet marrin ryshfet nga firmat private për të mos u vënë atyre rregulla sigurie në punë. Mbi 300 shqiptarë humbën jetën në spitalet publike të Republikës së Shqipërisë si pasojë e shërbimit të dobët mjekësor. Mbi 350 shqiptarë humbën jetën në aksidente automobilistike më 2008 si pasojë e vjedhjes së fondeve për një sistem bashkëkohor komunikacioni. Mbi 75 shqiptarë kryen vetëvrasje më 2008 si pasojë e dëshpërimit, mungesës së shpresës dhe zhgënjimit nga atdheu i tyre. Shteti shqiptar la të digjen të gjallë mbi 20 shqiptarë më 2008 në shtëpitë e tyre. Të paktën 50 shqiptarë, mes të cilëve të paktën 10 fëmijë, u vranë drejtpërdrejt më 2008 në Gërdec, Liqenin e Farkës, Gjirokastër dhe “aksidente” të tjera të përgatitura nga etja për pará e pushtetit dhe të toleruar në mënyrë të dyshimtë nga opozita”, - thuhet në deklaratën e tyre.
Thirrja e kësaj organizate përfundon me paralajmërim. “Fronti i Rezistencës Sociale u kërkon me mirësjellje këtyre njerëzve, që si profesion kanë vrasjen, mashtrimin apo vjedhjen e shqiptarëve, që të ndalin ritmet e punës së tyre dhe tërhiqen vullnetarisht nga skena. Në të kundërt, “aksidentet në punë” do t’i vizitojnë edhe ata. Gjatë konfliktit Izrael-Palestinë më 2008 u vranë 320 civilë. Gjatë “paqes” shqiptare më 2008 u vranë mbi 800 persona”, - përmbyllet deklarata e tyre.
Fronti i Rezistencës Sociale
Shqipëria është marrë peng!
Maskarenjtë duhet të paguajnë! Populli shqiptar nuk do t’i falë ata që e mashtruan, vodhën, vranë, shitën dhe në fund i kërkuan votën!
Mbi 120 punëtorë shqiptarë humbën jetën në aksidente të ndryshme në punë gjatë vitit 2008, ngaqë autoritetet marrin ryshfet nga firmat private për të mos u vënë atyre rregulla sigurie në punë. Mbi 300 shqiptarë humbën jetën në spitalet publike të Republikës së Shqipërisë si pasojë e shërbimit të dobët mjekësor. Mbi 350 shqiptarë humbën jetën në aksidente automobilistike më 2008 si pasojë e vjedhjes së fondeve për një sistem bashkëkohor komunikacioni. Mbi 75 shqiptarë kryen vetëvrasje më 2008 si pasojë e dëshpërimit, mungesës së shpresës dhe zhgënjimit nga atdheu i tyre. Shteti shqiptar la të digjen të gjallë mbi 20 shqiptarë më 2008 në shtëpitë e tyre. Të paktën 50 shqiptarë, mes të cilëve të paktën 10 fëmijë, u vranë drejtpërdrejt më 2008 në Gërdec, Liqenin e Farkës, Gjirokastër dhe “aksidente” të tjera të përgatitura nga etja për pará e pushtetit dhe të toleruar në mënyrë të dyshimtë nga opozita. Është i panjohur numri i shqiptarëve që vdiqën nga uria, kequshqyerja apo dështimi i dhënies së shërbimeve publike, për të cilat ata paguajnë taksa. Me mijëra të rinj shqiptarë iu shtuan ushtrisë së të papunëve, pasi mbaruan më 2008 studimet në universitete pirate private të licencuara kundrejt ryshfetit nga autoritetet. Opozita shqiptare, përfaqësuesit e shoqërisë civile, artit dhe kulturës dhanë ndihmesën e tyre në këtë masakër duke bashkëpunuar ose heshtur. Të gjithë këta njerëz janë bashkëpunëtorë në vrasje masive dhe gjenocid.
EMRI PROFESIONI AKUZA
1. Sali Berisha Kryeministër në detyrë Vrasës, hajdut, shkatërrues i Shqipërisë
2. Edi Rama Kryeministër në hije Mashtrues, hajdut, shkatërrues i Tiranës
3. Ilir Meta Kryeministër në orvatje Gjobëvënie, vjedhje, shkatërrues i Skraparit
4. Jozefina Topalli Kryetare Kuvendi Injorante, bandite, shkatërruese e Shkodrës
5. Bamir Topi President I trashë, vegël, pranues i heshtur
6. Ridvan Bode Ministër Financash Hajdut
7. Genc Ruli Ministër Ekonomie Hajdut, mafioz
8. Fatmir Mediu Ish-ministër i Mbrojtjes Vrasës në seri, mafioz
9. Lulzim Basha Ministër i Jashtëm Servil, hajdut, mafioz
10. Kreshnik Spahiu Nënkryetar KLD I paaftë, i alkoolizuar
11. Ina Rama Kryeprokurore E paaftë, frikacake
12. Shaban Memia Kryetar i Kom. Pronave Handikapat, hajdut
13. Neritan Ceka Arkeolog Servil, impotent
14. Vasil Bollano Kryebashkiak I shitur, spiun, shkatërrues i Himarës
15. Armando Duka President i FSHF Matrapaz, mafioz
16. Skënder Gjinushi Matematikan Mashtrues, vegël e krimit të pushtetit
17. Genc Pollo Përkthyes Hajdut, shkatërrues i arsimit të lartë
18. Jemin Gjana Agronom I paaftë
19. Ferdinand Poni Printer Llapaqen, vegël
20. Kujtim Çashku Regjisor Batakçi
21. Petrit Beci Drejtor i RTSH Servil, psikopat
22. Majlinda Bregu Ministre e Dizintegrimit Hajdute, e paaftë
23. Janullatos Kryepeshkop Shfrytëzues
24. Ylli Pango Psikolog Maniak, hajdut
25. Ardit Gjebrea Showgirl Karagjoz, korruptues i skenës
26. Erion Veliaj I ri Delirant, kopjac
27. Flamur Bime I vjetër Hajdut, vrasës, shkatërrues i Gjirokastrës
28. Lufter Xhuveli Ministër Mjedisi Servil, kokëgdhe
29. Valentina Leskaj Kryetare grupi PS Provinciale, hajdute
30. Erion Braçe Showman Me aftësi të kufizuara
Fronti i Rezistencës Sociale u kërkon me mirësjellje këtyre njerëzve që si profesion kanë vrasjen, mashtrimin apo vjedhjen e shqiptarëve që të ndalin ritmet e punës së tyre dhe të tërhiqen vullnetarisht nga skena. Në të kundërt, “aksidentet në punë” do t’i vizitojnë edhe ata.
Gjatë konfliktit Izrael-Palestinë më 2008 u vranë 320 civilë.
Gjatë “paqes” shqiptare më 2008 u vranë mbi 800 persona.
SHPËRNDAJE FJALËN!
MOS U DORËZO PA LUFTË!
BËJ REZISTENCËN TËNDE!
tema
Krijoni Kontakt