Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 158
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Pėllumb Syku - poezi

    Deri mbreme
    ti pushoje ne krahet e mi,
    me sy te embel me shikoje
    e ndersa qeshje si femi
    zemren time roberoje.

    ...se vetem mbreme,
    me the te dua mijera here
    tek me puthje plot pasion,
    tek buzeqeshje;nje pranvere
    ish krijuar si mirazh a iluzion.

    Vetem sot
    zemra ime u dogj si dylli,
    si ēepur lotet ne faqe.
    Dyert Zoti, perse i mbylli?...
    pyes veten e nuk gjej paqe.

    Deri sot
    se ndoshta neser ose nje dite
    atje me ty do jem dhe une,
    bardhe,zi, terr a drite,
    s'prish pune te dua shume.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Poezi nga Pellumb Syku.

    Ketu jane pak nga krijimtarite e mia poetike qe do doja t'i bashkandaja me ju.
    Jeni te mirepritur ti lexoni, komentoni, kritikoni dhe te beni pyetje nese deshironi!
    Me respekt: Pellumb Syku.




    Puthja e amshimit.

    E veēante me qe gjithmone kjo ore e vone
    e ky shtrat i truar qe dergjet pa fjale,
    ne dhomen me ēardak ku veē ora zhurmon,
    me tik-taket e saj qe endrren ma vrane.

    Gjysmezgjuar qendroj i shtrire nen petka,
    me terrin rrethuar ne te akullten hapesire
    e ky tavan i kalbur nxire nga vdekja,
    me josh ne pah e me tremb ne thellesire.

    Nder kujtime te mia rroboj me vetdije
    nen heshtjen perseritese qe ēirrjet perpin,
    qe shqyejne kabzerrin pastaj hapen si hije
    e kollufiten nga nata bashke me shpirtin tim.

    Puthjen e ameshimit symbyllur shijoj
    e mes makthesh gjumi nje buzeqeshje lind,
    kur ne ēastin e fundit abisesh hulumtoj,
    e zgjohem pa peshe e pa dhimbje ne limb.


    O hene!

    O hene e dashur e plot miresi,
    ti e ke pare e fort mire e di,
    n'ka ndryshuar a ndoshta jo.
    N'ka shkretuar mos thuaj po!
    ...se zemra ime eshte e brishte
    e fjala jote keshtu e prishe.

    O hene e ndritshme e plot meshire
    te di per te kam shume deshire,
    ndaj hiqma ankthin qe me mberthen,
    gezoma shpirtin dhe pse m'genjen!

    O hene e motshme e rinuar
    shpirtin tim ta jap ne duar,
    veē nje here peshe t'me marresh,
    syve t'mi drite t'u falesh!
    ...sa te shoh t'bukuren e fjetur,
    sa te ngij zemren e etur,
    se kam kohe qe larg saj vuaj
    aq sa ndoshta t'me thrrase "i huaj".



    Dy yje.

    U pane dy yje sysh mes tyre dhe kete nate,
    - shpejt u skuqen,
    - boten ndriēuan.
    U aviten dhe flertuan bashke shume gjate,
    - pastaj u puthen,
    - u dashuruan.
    U perqafuan prej shikimeve te mia tinzare,
    - e u turperuan,
    - udhen moren.
    U kredhen ne te artat rreze krrepuskolare,
    - ku dhe jetuan,
    - me qiellin prore.


    Puthme!

    Puthme fort puthme e mos ndalo,
    merrma frymen me ngadale!
    Permbi mua embel pranvero,
    porsi dielli mbi boren e bardhe!

    Puthme prap puthme si di ti,
    ēoma trupin ne ekstaze;
    Sikur flladi i veres ne nxehtesi
    joshme ti pa thene nje fraze!

    Puthme ti puthme me mijera here,
    qe dhe engjejt t'na kene zili!
    Prekmi buzet me buze si floket ne ere,
    jepme zjarr ne brendesi!

    Falmi mua buzet e embla,
    falma mua trupin tend!
    Dashurine tende ma ka enda
    le te kallim flake kete vend.


    Ekstaze.

    Prej qiellit te thyer
    lote pikojne,
    si yje te dlire
    qe jete tjeter kerkojne.
    Bien mbi trupin tend,
    te zhveshet e te ngrohte,
    si shi mbi prush.
    Energjia
    qe te rrjedh damaresh
    i vlon,
    i avullon,
    i kthen nga erdhen,
    qe qielli te qaje perseri
    me gjemimat,
    bubullimat,
    me lotet e tij te shtrejte,
    kur trupi yt i qejfit
    te kenaqet,
    e te shijoje
    ate ndjenje te akullt
    qe rreshqet mbi lekuren
    e zjarrte
    tash puprrisur epshesh,
    ...ate potere
    qe pershkon
    nje hemisfere,
    per tu hedhur
    serish
    mbi ty,
    plot epsh,
    pa hezituar,
    mijera here.
    pa u lodhur,
    pa pushuar.


    Ja ku jam!

    Ja ku jam:
    arsyeja me shtyn,
    instikti me mban.

    Qendroj ketu mbi ure,
    pres eren qe fryn
    se nuk ndihem burre.

    Kam ardhe me nje vendim,
    me kohe e kam menduar
    e tash nuk gjej guxim.

    Te vdes nuk meritoj
    prandaj i turperuar
    do kthehem e do shkoj.


    Hapu toke!

    Hapu toke e merrme tani
    se zemra ime me s'duron
    keso perdhosjesh ballafaqas,
    keso peruljesh nderkombetare,
    nga keta zagar rrugaēa
    qe terbim po i japin dheut!

    Hapu toke e merrme tani
    se krahu im force nuk ka
    aq sa duhet per te ndeshkuar
    keto egersira qe veē fryhen
    nga illnimi im, nga plasja ime
    qe me djeg si furre perbrenda!

    Hapu toke e merrme tani,
    kursemi dhimbjet e turpshme
    qe po hasi ne keto rruge kurbeti!
    Lerma pak fytyre te panjollosur
    qe ngjirin tend ta kem me veti!

    Hapu toke e merrem tani,
    ti le zagart te hane ē'te mmunden
    e kur, ēka mbetur te jete mbaruar,
    njeri-tjetrit do i versulen.


    Ftojake ēapkene.

    Ftojake ēapkene, qe perkedhel hareshem
    me trupin tend te njome, me gershetat e tua
    flladin e lehte te veres; ate qe te deh vullnetin
    e te vjedh dritherimen, ah, ate te emblen.

    Nje fllad lakmiqar e i joshur nga parfumi yt
    perdridhet si gjarper ne belin tend kur ti buzeqesh.
    Perdridhet si gjarper ne belin tend e ti i buzeqesh
    derisa iken me buzeqeshjen tende ne strajce.

    Ftojake ēapkene, gjithēka qendron mes nesh.
    Jemi si dy ishuj, te ndare nga fati mizor.
    Ti je ne lulezimin e pare e ngjizur mrekullie.
    Je si sorkallja ne valle livadhesh, e pazbutur.

    Syte e mi nuk i ndahen imazhit tend, gjithsesi,
    derisa n'horizont venitesh ngadale porsi muzgu.
    E deshiroj afshin tend si femija qumeshtin e gjirit
    o ftojake ēapkene me buzeqeshjen e bukur si dielli.


    Gjah i vetflijuar jam.

    Gjah i vetflijuar jam mbi kete shtrat
    per instiktet e trupit tend, luaneshe,
    ndaj, shqyem pa ndjenje faji e pa merak,
    veē shqyem ngadale qe gjate t’me keshe!

    Me merr me flake se me zjarr po te jepem!
    Me perkund mes yjesh por zgjuar mbame,
    derisa te shuhem, derisa te tretem,
    se atje tej do mbes e do lindem luan!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Pėllumb Syku - poezi

    Vargu ēalues.

    E qendis bregdetin e ketij muzgu
    me gjurmet e mia, qe prape vetmuese
    enden e veniten, si rete mbi horizont,
    njera pas tjetres. E behen trishtuese
    ato tallaze qe rrotullohen shkumbuese
    mbi therrmiat e reres, si ēdo sekond,
    pa Ty qe vazhdimesine me frymezon.

    Nje tjeter bregdet shtrihet pertej.
    Gjurmet e tua i shprush e njejta vale,
    qe perēart percjell ndjenja te trazuara,
    me pulhirten dembele qe dal-ngadale
    mesyn drejt diellit qe avis mes duarve.
    E palos distancen, se kam shume mall,
    te di, se ku mrizon zemra ime e ndare.

    Ketu ne skaj te vargut tim ēalues,
    ky qiell nuk flet por vetem tkurret
    ne bluhin e vet, e behet me i thelle
    tek me len ne medyshjen e zeze.

    Ah qiell, po me gllaberon zjarrin
    qe me ndezi madherishem.
    E ti muzg, po ma ēakerdis fatin
    me lojrat e tua
    krejt te pa-hijshme,
    per nje viktime si mua,
    viktime dashurie.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Faje.

    Perēinat e raftit
    u shkapen
    prej dyndjes.

    Skeletet
    Me mbi-vershuan
    poshterisht

    dhe iken...


    Mumje.

    Hene plot nderruan
    ne qiellin luftarak
    qe vezhgoj permes vrimes
    nga sarkofagu im.

    Jo pak yje
    rane perbri endrrave
    diku atje poshte
    ne harrese.

    Lotshterrur i qava
    te rejat boshlleqe.

    Kryqe imagjinar
    ngula ne kujtim.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Larg illnimit tim.

    Larg illnimit tim
    kundrejt nje bote mediokre,
    ku mendjemadhesia e skamlleku
    bashkejetojne nderthurur,
    ndoshta shtrihet modeste
    nje bote ndrysh kesaj bote
    qe ne harmonine e saj
    na sheh e rrin e tkurrur.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Zogu i merguar.

    Ne strofullen e zogut te merguar,
    ketu i huaj
    qendroj une,
    qe porsi shpirt i vetmuar
    kerkoj gjithkund
    nje zog,
    qe ti flas,
    ti derdh mall
    e ai t’me huaje
    krahet e bardhe,
    qe te kthehem
    ku u linda une,
    ku u lind i pari,
    ku u linden shume.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Ne mort.

    Sa me vrasin syte e skuqur
    nga lotet e dashurise
    qe s'i japin te drejte
    as vete perendise.
    Ato britma te ēirreta
    qe perplasen neper shqisa,
    shpirtin ma copetojne.
    Qerpiket e djegur
    nga shija e shthinosur e lotit
    nuk arrijne atje ku synojne,
    por i kaperdijne te dashurit.

    Pak vaj ka vendin e vet
    por dikujt i dhemb koka.
    Pak fjale duhen thene
    por ēfare thote bota?!

    “…eshte nje ritem i ndaluar
    qe s’e shohim te nise serish”.
    S'deshiron
    a s'ia arrin?...
    ...diskutohet kot,
    askush nuk e din.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Traktative.

    Ēfare ke o det qe ushton pa pushim?
    Akoma s'je ngire?!
    Pse kundron aq i terbuar
    e perjargesh si vampir?
    A nuk mund te valevitesh i qete
    kur sheh njerez te lire
    e te etur per jete?!
    Jo,jo.
    Ti nuk e din ē'eshte dhimbja as jeta
    ndaj dhimbje shkakton e jete ndalon.
    Kerkon anembane gjahun e motshem,
    kalon ēdo kufi
    sikur jetet mjerane
    jane dhjam ne gushen tende.
    Nuk e di:
    A nuk ke shpirt,
    a nuk te dhemb?
    Nuk e di nese fjalet e mia i shoshit
    sadopak neper mend?
    O det!
    Thuame si t'ja bej
    qe te zgjoj
    ndergjegjen tende te fjetur?
    Si t'ia bej
    qe t'i flas
    qenies tende gjysme te vdekur?
    ...nuk e di,
    por...
    Nese s'je shurdh,
    degjome!
    Nese s'je i verber
    shikome!
    Shume na ke marre,
    pak te kerkojme.
    Paqe!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Ēast qe iken.

    Tretem mes fjaleve te tua, si heshtja,
    si heshtja apokaliptike qe me ēnjerezon
    perpara syēkave magnetik dhe dalton
    qe si dallojne ne mua nje qind pranvera,

    ndaj dhe tretem, alivanosem si ylberi,
    ne rrezatimin shporues qe te rrethon.
    Me magjeps hiresh kur prelud belbezoj
    si humnera vargjesh ndaj une i mjeri,

    tkurrem, strukem ne kllapine e muzgut
    i vetem, pa ty qe gdhend buzeqeshje,
    i zymte si qielli gjate seciles rreshje.

    Jam robi i frikes ne enigmen e burgut,
    te zemres sime qe shenon vija ne mur
    tek shoh ēaste qe ikin,e qe s'kthehen kurre.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Dashuri.

    Sa e embel dashuria ne buzet e tua,
    sa e paster fjala kur ti e thua.

    Ndjej qe lind sa here me prek.
    Me ndizet zemra por nuk me djeg.

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pse duhet hequr Berisha.
    Nga D&G Feminine nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 210
    Postimi i Fundit: 15-07-2009, 08:48
  2. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  3. SHBA, te pathenat e takimeve te "humbura" te Ramiz Alise
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 04:21
  4. Ēfare eshte teatri per te madhin Pellumb Kulla
    Nga Darius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 23:46
  5. Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 09-03-2004, 08:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •