Rastet e Hagës; Dy raste s’do të hapen, për dy të tjera kërkohet zgjidhje
Bekim Buçi
Dy rastet e Hagës siç janë “Penda e Likovës” dhe “Udhëheqësia e UÇK-së” nuk do të procesuohen në Gjykatat e Maqedonisë, marrim vesh nga burime të larta partiake të partisë shqiptare në Qeveri, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
Për interpretimin e Ligjit të amnistisë para gjashtë muajve janë formuar dy grupe punuese, prej të cilave njëri është nga VMRO-DPMNE-ja dhe tjetri nga BDI-ja. Sipas burimeve partiake pas dy muajve e gjysmë pauzë të grupeve punuese për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale ata pritet të rifillojnë punën sërish në maj.
Burime mirë të informuara për “Lajm” sqarojnë se në takimin e fundit me grupet punuese kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të NATO-s, Stejt Departamentit Amerikan të Shtetit, Bashkimit Evropian si dhe diplomatë të huaj. Në këto takime është kërkuar që të gjendet zgjidhje për mbylljen e këtyre rasteve, me qëllim që të mos vjen deri te tensionimi i ri në marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.
Mësojmë se dy rastet tjera siç janë “Punëtorët e Mavrovës” dhe “maqedonasit e zhdukur” janë pak më të ndërlikuara dhe për to ndoshta do të duhen më tepër takime të këtij lloji, ku pjesëmarrës do të jetë edhe faktori ndërkombëtar, por zgjidhje për to, gjegjësisht mosprocesuimin e tyre deri kah fundi i këtij viti do të gjendet zgjidhje. Grupet punuese kanë për detyrë të interpretojnë Ligjin e amnistisë mirëpo deri më tani këto grupe punuese asnjëherë nuk kanë dalë në opinion për të treguar se deri ku janë punët. Grupet punuese janë në kontakte të vazhdueshme me ekspertë të huaj ndërkombëtarë nga fusha e jurisprudencës, ndërsa ekspertët e huaj qysh në takimet e para kanë qenë të mendimit se katër rastet e kthyera nga Haga i mbulon Ligji i amnistisë i cili nga Parlamenti i
Maqedonisë u miratua në vitin 2002. Përndryshe, partitë shqiptare si në pushtet ashtu edhe në opozitë bëjnë të ditur se organet e drejtësisë në Maqedoni bëjnë qasje selektive sa i përket ndarjes së drejtësisë për rastet e shqiptarëve të zhdukur dhe të likuduar nga forcat ushtarako-policore. Prokuroria poublike shtetërore nuk ka ngritur asnjë hetim deri më sot për këto raste.
http://www.lajmpress.com/index.php?f...aqlajm&id=5201
*****************************************
Deshtim dhe turpi madh nese BDI-ja mbron veten, dhe jo tjeret... Pyes per cfar egzistojne "PARTITE SHQIPTARE ??" Nuk kemi do nje dobi nga ata... c'do dite na tregojne se sa te pa afte jane... Mjer ne...
Krijoni Kontakt