Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    I kërkuari për dy vrasje, 100 mijë euro gjobë biznesmenit

    Marenglen Doga, i cili kishte dy dënime, një me 10 vjet dhe një tjetër me 20 vjet burg, së fundi po hetohej për gjobëvënie ndaj një biznesmeni nga Vlora. Burime nga grupi hetimor pohuan se i dyshuari Doga i kishte vënë 100 mijë euro gjobë një ndërtuesi vlonjat, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Biznesmeni ishte kërcënuar nëpërmjet mesazheve në telefon që të dorëzonte shumën, ndryshe jeta e tij ishte në rrezik. I dyshuari e kishte paralajmëruar biznesmenin që të mos bisedonte me asnjeri, por duket se ai ia ka besuar këtë sekret policisë, në mënyrë që çështja të zgjidhej pa incidente. Pasi ka mbajtur të dyshuarin në përgjim prej disa ditësh, grupi hetimor i Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka zgjedhur si moment për arrestimin e Mareglen Dogës, takimin e tij me biznesmenin. Ai ra në pranga në kohën kur do të takohej me ndërtuesin për të marrë paratë. Nga përgjimi i kontakteve me biznesmenin, grupi hetimor ka mësuar se dje, në orën 14:00, ai do të takohej me personin e kërkuar, në një lokal pranë stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" në Tiranë. Biznesmeni i kishte premtuar Dogës se kishte edhe paratë me vete dhe do ia jepte pasi të pinin një kafe. Mareglen Doga ka shkuar të takojë biznesmenin, i shoqëruar edhe nga e fejuara e tij. Në këtë moment grupi i oficerëve të Operacioneve Speciale ka arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin Mareglen Doga. Ai nuk ka bërë asnjë rezistencë ndërkohë që bashkë me të është shoqëruar edhe e fejuara, e cila më pas është lënë e lirë. Në një deklaratë për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njoftoi se 31-vjeçari nga Vlora, Mareglen Doga, është person shumë i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane. Sipas policisë, në vitin 2004 i arrestuari ka vrarë në qytetin e Vlorës shtetasin Isuf Gjoni, vepër penale për të cilën është dënuar nga gjykata me 10 vjet burg. Po në vitin 2004 Gjykata e Bolonjës në Itali e ka dënuar Marenglen Dogën me 20 vjet burg për vrasjen e shtetasit shqiptar me iniciale A.L., vepër penale e kryer në vitin 2000 në qytetin e Ravenas në Itali.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    paska qeni i lire deri tani me dy vrasje mbi supe
    i denuar 10 vjet ne shqiperi dhe 20 ne itali.
    mire qe e paskan zane ne flagrance
    qka me thane,del prape do kete euro te msheftuna.

  3. #3
    [=Kastrioti.Jr;2882434]paska qeni i lire deri tani me dy vrasje mbi supe
    i denuar 10 vjet ne shqiperi dhe 20 ne itali.
    mire qe e paskan zane ne flagrance
    qka me thane,del prape do kete euro msheftuna.[/QUOTE]

    mendja te dali per ja 20 vjet burg minimumi.Esht lajm shum publik e nuk behen dot kaq troc abuzime te tilla.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    [=Kastrioti.Jr;2882434]paska qeni i lire deri tani me dy vrasje mbi supe
    i denuar 10 vjet ne shqiperi dhe 20 ne itali.
    mire qe e paskan zane ne flagrance
    qka me thane,del prape do kete euro msheftuna.
    mendja te dali per ja 20 vjet burg minimumi.Esht lajm shum publik e nuk behen dot kaq troc abuzime te tilla.[/QUOTE]


    ashtu u bafte por me kalimin e kohes harrohen

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Kastrioti.Jr Lexo Postimin
    mendja dali per ja 20 vjet burg minimumi.Esht lajm shum publik e nuk behen dot kaq troc abuzime te tilla.

    ashtu u bafte por me kalimin e kohes harrohen[/QUOTE]

    Aman..vend i botes te trete na quajn.Po meqe po i afrohemi dhe liberalizimit te vizave sikur e ka shtrenguar cik me shume ligjin xhaxhi saliu.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •