Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    25 Zbulimet me te mėdha shkencore ne Histori

    E pėrditshmja amerikane “Usa Today” propozon 25 prej tyre, tė cilat rastėsisht kanė ndodhur nė 25 vitet e fundit. Seleksionimi ėshtė arbitrar, i kryer nga njė grup ekspertėsh. Shkencėtarė tė ndryshėm kanė mendime tė ndryshme, megjithatė, kėto mbeten zbulimet dhe arritjet qė kanė modeluar teoritė moderne dhe kanė hapur rrugė tė reja pėr mjekėsinė dhe shkencėn.

    1. Universi zgjerohet me shpejtėsi gjithnjė e mė tė madhe (1998)

    Galaktikat largohet gjithnjė e mė shpejt nga njėra-tjetra. Nė tė njėjtėn kohė edhe universi zgjerohet nė mėnyrė pėrshpejtuese, ndryshe nga ajo qė besohej mė parė. Kjo shpikje i mahnit shkencėtarėt, tė cilėt ende kėrkojnė njė shpjegim.

    2. Genomi njerėzor (2000)

    Dy konkurse tė shkencėtarėve tė famshėm, njė i publikuar dhe njė privat, deklarojnė se kanė hartuar njė genom njerėzor. Hapet njė epokė e re pėr kėrkimet mjekėsore dhe biologjike.

    3. Marrėveshja pėr klimėn (2001-2007)

    Paneli Ndėrqeveritar pėr Klimėn modifikon pozicionin e ēdo vendi nė lidhje me ngrohjen globale, i cili nga “shumė i mundshėm” bėhet “i pakontrollueshėm”.

    4. “Hubble” (1990)

    Del nė treg “Hubble”, teleskopi i parė hapėsinor, i destinuar pėr t’u kthyer nė “syrin” mė produktiv nė univers dhe njė simbol i progresit shkencor.

    5. Gjurma e Big Bengut (1992)

    Sonda e “NASA Cosmic Background Explorer (COBE)” gjen gjurmėt e lėna nga radioaktiviteti kozmik prej tė cilit janė lindur galaktikat.

    6. ADN “e ligjshme” (1985)

    Sėr Alec Jeffreys, i Universitetit “Leicester”, nė Angli, njofton njė metodė pėr identifikimin e personave nė bazė tė ADN-sė, njė metodė qė mė vonė kthehet nė njė prej instrumenteve kryesore tė mjekėsisė sė ligjshme dhe njė ndihmė e jashtėzakonshme pėr hetimet e policisė.

    7. Delja e parė e klonuar, Dolly (1996)

    Ian Wilmut, nga instituti “Roslin” nė Skoci, njofton lindjen e Dolly-it, delja e parė e klonuar. Dolly shumė shpejt do tė ndiqet nga klone tė shumė kafshėve tė tjera.

    8. Interneti, “WORLDWIDE WEB” (1989)

    Fizikani Tim Berners-Lee, nė “CERN” tė Gjenevės, krijon njė metodė pėr tė lidhur faqet pėrmes internetit, qėllimi i sė cilės ėshtė tė transmetojė tė dhėnat e kėrkimeve. Ky ishte njė zhvillim i rėndėsishėm pėr pėrparimin e rrjetit informativ.

    9. Vrima e ozonit (1987)

    Shkencėtarėt e NASA-s zbulojnė qė nė Antarktidė po shkrihet ozoni i stratosferės, njė pengesė mbrojtėse e rėndėsishme ndaj rrezeve ultravjollcė.

    10. Planetė jashtėdiellorė (1995)

    Astronomėt zviceranė, Michel Mayor dhe Didier Queloz, zbulojnė njė planet orbita e tė cilit ndodhet brenda yllit 51 Pegasi B, e ngjashme me diellin. Qė nga ajo ditė janė identifikuar rreth 200 planetė jashtė sistemit diellor, mes tė cilėve njėri konsiderohet “i banueshėm”.

    11. Interferenca me “RNA”-nė (1998)

    Biologėt Andrew Fire dhe Craig Mello zbulojnė se si “Rna”-ja mund tė interferojė nė mėnyrė selektive me gjenet. Njė zbulim qė mund tė ketė zhvillime tė jashtėzakonshme nė fushėn mjekėsore.

    12. Top Quark (1995)

    Shkencėtarė nga “Fermilab”, nė Shtetet e Bashkuara, zbulojnė “top quark”, njė pjesėz nėn-atomike e cila kėrkohej prej kohėsh. Konfirmimi pėr ekzistencėn e saj siguron baza solide pėr teoritė mė moderne tė strukturės sė materies.

    13. Zbulohet dinozauri primat (1992)

    Kėrkues kinezė dhe amerikanė zbulojnė fosilet e mbetura tė njė dinozauri primat. Njė konfirmim pėr teorinė qė thotė se zogjtė janė pasardhės tė dinozaurėve.

    14. Plutoni “ulet nė pozitė” (2006)

    Bashkimi Astronomik Ndėrkombėtar dekreton se Plutoni nuk klasifikohet mė si njė planet klasik, por si njė planet “nano”, njė kategori e re sė cilės, pėrveē Plutonit, i pėrkasin dhe tė gjitha trupat me njė dimension tė pėrcaktuar qė rrotullohen, ashtu si Neptuni.

    15. Qeliza tė qėndrueshme embrionale (1997)

    Njė skuadėr shkencėtarėt i Universitetit “Wisconsin” izolon pėr herė tė parė qeliza tė qėndrueshme embrionale njerėzore. Kėshtu hapet njė erė e re pėr mundėsitė terapeutike, po kėshtu edhe pėr debatet bio-etike.

    16. Ujė nė Mars (2000-2004)

    Sonda e “NASA Opportunity” gjen nė Mars gjurmė tė cilat nė epokat e hershme duhet tė kenė qenė ato tė kėnetave tė kripura, me siguri tė ngjashme me jetėn.

    17. Hominoidi mė antik (1994)

    Njė fosil etiopian i mbetur prej 4,4 miliona vitesh mė parė, “Ardipithecus ramidus”, zbulohet nga njė skuadėr i Universitetit tė Kalifornisė nė Berkeley, duke u kthyer nė pėrfaqėsuesin mė tė lashtė tė njohur nga specia njerėzore.

    18. Jo “krijimit” nė shkolla (2005)

    Gjykatėsi federal, Jones ndalon njė shkollė amerikane tė mėsojė se njė mendje inteligjente ka krijuar dhe projektuar jetėn.

    19. Zbulohet masa e neutrinit (1998)

    Kėrkues japonezė dhe amerikanė tregojnė se neutrini, njė pjesėz elementare me rėnie tė radioaktivitetit, pėrmban njė masė, duke ofruar elementė tė rinj pėr njė teori tė materies tė universit.

    20. Ndryshime dramatike klimatike (1982-85)

    Gjeologė dhe paleoklimatologė zbulojnė se gjatė 600 milionė vitet e fundit, janė verifikuar ndryshime edhe mė shumė dramatike nė temperaturė, me pasoja tė thella nė shirat e disa zonave tė planetit. Njė teori tjetėr thotė se modifikime tė ngjashme mund tė jenė provokuar nga aktivitete njerėzore.

    21. Shpėrtimi i neuroshkencave (1990-deri mė sot)

    “Dekada e trurit”, e filluar nė vitet ’90, nuk ka pėrfunduar nė vitin 2000, por vazhdon me pėrparime progresive nė eksplorimin e sistemit nervor qendror, falė mjeteve hetuese gjithnjė e mė tė sofistikuara.

    22. Teletransporti (1998)

    Kėrkuesit austriakė tė universitetit tė Vjenės, arritėn tė transferojnė nė njė distancė tė largėt njė foton, e cila ėshtė njė pjesėz e dritės.

    23. Biologjia Evolutive e Zhvillimit “Evo Devo” (1999)

    Lind njė degė e re e biologjisė: “Evo-Devo”, shkurtimi i “Biologjia Evolutive e Zhvillimit”, qė studion raportet mes zhvillimit embrional dhe evolucionin e specieve. Nga njėra anė, strukturat e jetės riformohen me ēdo lindje tė re organizmi me besnikėri tė lartė, por disa mutacione kanė modifikuar kėto plane tė zhvillimit trupor, duke prekur thellėsisht disa pėrparime tė rėndėsishme tė evolucionit.

    24. Mosha e epokės sė astronomisė diellore (1996)

    Fillon aktiviteti i “International Solar and Heliospheric Observatory (SOHO)”. Satelitėt vėzhgojnė yllin tonė, duke hapur erėn e sizmologjisė diellore dhe parashikimeve tė kohės hapėsinore.

    25. Zbulimi i “Hobbit” (2004)

    Njė skuadėr shkencėtarėsh indonezianė dhe australianė i habit paleontologėt, duke pohuar se kanė zbuluar mbetjet e tė ashtuquajturit “Homo floresiensis”, njė njeri i vogėl primitiv i 18 mijė viteve mė parė, me trurin e reduktuar, por i aftė tė pėrdorė mjetet pėr tė gjuajtur. Edhe sot, zbulimi mbetet mė i diskutuari.

    Marrė nga : http://www.zeriyt.com


    Me Rrespekt : ILMGAP

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Prof. Dr. Muhammed Mahmud Es-Sefjan (profesor i gjeografisė nė Universitetin Anju-Shens nė Kajro)

    NDIKIMI ISLAM NĖ SHKENCĖN E GJEOGRAFIS

    Gjeografia ka qenė disiplina e parė shkencore tė cilės arabėt dhe myslimanėt i kanė kushtuar rėndėsi tė posaēme. Nga lėmi i gjeografisė janė shkruar shumė vepra.
    Nuk dėshiroj kėtu tė flas pėr zhvillimin historik tė gjeografisė arabe, as pėr veprat e mėdha qė kanė shkruar gjeografėt arabė dhe myslimanė nė tė kaluarėn, nė tė cilat kanė begatuar trashigimin kulturor tė njerzimit nė kėtė disiplinė shkencore.
    Kėto vepra shkencore si dhe shumė instrumente tė navigacionit dhe harta gjeografike, i kanė shfrytėzuar lundruesit evropianė nė udhėtimet rreth botės, nė zbulimin dhe hulumtimin e pjesėve tė ndryshme tė planetit tonė.
    Gjeografia - nevojė pėr arabėt

    Interesimi i arabėve pėr gjeografi, nė masė tė madhe, ėshtė fryt i mesit nė tė cilėn kanė jetuar. Aktiviteti i tyre i parė ka qenė nė shkretėtirė. Ajo i ka detyruar tė mbledhin sa mė shumė shėnime (informata) gjeografike. Lėvizja nė shkretėtirė ka qenė shumė e vėshtėrsuar dhe gati e pamundur nė qoftė se nuk ka pasur shėnime tė duhura mbi yjet dhe trupat tjerė qiellorė tė cilėt arabėve i kanė shėrbyer si mjete tė vetme tė orientimit nė hapėsirė. Edhe si blegtorė ata kanė qenė tė detyruar tė njohin rrethin e afėrt dhe tė largėt qė tė mund tė gjejnė burime tė reja tė ujit dhe kullosa tė begatshme.
    Poezia paraislame arabe pėrfshin shumė fakte gjeografike dhe pėrshkruan shumė dukuri dhe ngjarje nė shkretėtirė dhe si e tillė ajo ėshtė bėrė njėra prej burimeve tė rėndėsishme tė gjeografisė arabe. Nė poezinė paraislame hasim nė shumė emra tė rrafshinave, burimeve, bjeshkėve, kodrave dhe vendeve historike. Vetėm njė shikim nė shtatė apo dhjetė "muallaka" vėrehet se sa rėndėsi arabėt i kanė kushtuar gjeografisė dhe rrethit nė tė cilėn kanė jejtuar. Kėto njohuri gjeografike janė pėrcjellė brez pas brezi. Tradita e poezisė ka qenė diē mė hyjnore tė cilės arabėt gjatė shekujve i kanė kushtuar rėndėsi tė madhe. Pėr kėtė arsye nuk duhet tė habitemi nėse gjejmė gjeografinė nė mes tė disciplinave shkencorė me tė cilat, zakonisht, janė marrė filozofėt. Al-Asmei (shek. VIII) ka qenė filozof i madh, por njėkohėsisht ka qenė edhe gjeograf i madh. Lidhja me gjeografinė ėshtė nbajtur deri nė kohėn e re. Kjo shifet edhe te Al-Zubejdi nė fjalorin e tij tė madh "Tagj al-ans".


    Islami zgjon interesimin pėr gjeografi


    Islami ėshtė paraqitė nė shekullin e shtatė dhe vetėm pas dy shekujve shteti islam ka pėrfshirė njė territor tė madh nė kontinentin e Azisė dhe Afrikės. Ky zgjerim i shtetit islam ka shtuar interesimin mė tė madh pėr gjeografinė e territoreve tė ēliruara. Ka qenė nevojė nga aspekti politik, administrativ dhe tregėtar tė njihen vendet e ēliruara, rrugėt dhe largėsia e disa regjioneve tė njė shteti kaq tė madh. Ndėrsa para kėsaj edhe haxhi, njėri nga shtyllat e islamit, ka paraqitė nevojėn e njohjes sė rrugėve tokėsore dhe detare deri nė Mekke dhe Medinė. Njėkohėsisht haxhi ka qenė edhe faktor shumė me rėndėsi pėr zgjėrimin e marrėdhėnieve dhe kėmbimin e mendimeve nė mes tė myslimanėve. Mekka u bė qendėr nė tė cilėn mblidheshin me dhjetra mijėra myslimanė tė kombeve tė ndryshme nga mbarė bota. Mes tyre ka pasė udhėpėrshkrues tė cilėt kanė shkruar udhėpėrshkrime me vlera tė pėrhershme.


    Arabėt dhe trashėgimi i vjetėr kulturor


    Me zgjerimin e shtetit islam myslimanėt kanė ardhė nė kontakt me kulturėn dhe civilizimin greko-romak, prej tė cilės, edhe pse ishte e bazuar nė idhujtari, kanė arritur tė veēojnė ato gjėra tė cilat nuk kanė qenė nė kundėrshtim me ideologjinė islame.
    Puna kėrkimoro-shkencore para paraqitjes sė islamit ishte nė rėnie tė vazhdueshme. Shkencėtarėt grekė dhe ata tė cilėt kanė pranuar filozofinė e tyre nuk kanė arritur tė kėnaqin filozofėt-teologė tė krishterė nė shekujt e parė tė krishterizmit. Arabėt me formimin e shtetit e kanė ringjallė filozofinė greke, shkencėn dhe kulturėn dhe kėshtu kanė vėnė lidhje nė mes tė kulturės sė vjetėr tė pasur dhe me tė ariturat e reja shkencore. Grekėt kanė qenė popull i qytetėruar dhe kulturuar, romakėt luftėtarė dhe pushtues, ndėrsa myslimanėt i kanė pasė qė tė dy vetitė. Kanė krijuar shtet tė madh i cili ka qenė i mbėshtetur nė themelet e larta dhe ligje e kulturė e cila nuk ka qenė e kėnaqur vetėm me atė lokale, por ka pranuar tė arriturat kulturore tė popujve tė cilėt paraprijnė nė historinė e njerėzimit. Me ēlirimin e Sirisė, arabėt kanė ardhur nė kontakt me krishterėt nestorianė, mbrojtėsit e njohurive tė vjetra, dhe prej tyre kanė marrė dhe pėrkthyer shumė vepra greke dhe njohuri tė popujve lindorė.
    Pas ēlirimit, kanė filluar punėn kėrkimore-shkencore. Hulitėt prej dinastisė Abbasite kanė meritė tė madhe pėr to. Ata kanė pėrkrahė kėtė punė kėrkimore-shkencore. Nė gjuhėn arabe kanė pėrkthyer veprat mė tė njohura dhe mė tė mėdha tė shkruara nė gjuhėt tjera. Nė kėtė kanė qenė tolerantė gjer nė kufi tė fundit. Kanė shfrytėzuar nga tė gjitha vendet e botės, pa marė parasysh pėrkatėsinė e tyre fetare dhe kombėtare. Kulminacionin e vet kjo punė shkencore e ka arritė nė kohėn e halifit Al-Me'mun. Flitet se pėrkthyesve peshėn e veprės sė pėrkthyer ua ka paguar me ari. Bizantinėt janė ēuditur me kėmbėguljen e myslimanėve qė nė kuadėr tė ndonjė kontrate t'iu ipet edhe ndonjė vepėr greke.
    Duke iu falėnderuar aktivitetit pėrkthyes tė myslimanėve, shumė dorėshkrime greke janė ruajtur nga shkatėrrimi, dhe pėrkthimi nė kėto suaza u bė njėsoj i rėndėsishėm sikurse edhe krijimtaria origjinale. Fati ka qenė qė shkenca greke ishte shumė e zhvilluar nė Siri kur e kanė ēliruar Arabėt, kėshtuqė pėrkthyesit gjerėsisht kanė sqaruar tekstet mė pak tė qarta greke dhe nė kėtė mėnyrė ua kanė lehtėsuar punėn shkencėtarėve tė perėndimit qė mė lehtė tė kuptojnė dhe tė thellohen.
    Nė kėtė mėnyrė myslimanėt kanė ruajtur ato vlera nė tė cilat sot mbėshtetet kultura dhe qytetytėrimi evropian, kanė ruajtur qytetėrimin dhe kulturėn greke, me kėtė edhe lidhjen nė mes tė kaluarės dhe sotmes sė Evropės.

    Arabėt dhe njohuritė gjeografike greke

    Njohuria gjeografike greke, kulminacionin e vet e ka arritur nė kohėn kur Ptolomeu ka shkruar veprėn e tij "Sistemi i madh matematikor i astronomisė" dhe "Hyrja nė gjeografi". Nuk do ta teprojmė nėse themi se zbulimet e vjetra gjeografike janė kryer me paraqitjen e kėtyre veprave. Prej kėsaj kohe dhe gjatė tėrė shekullit mesjetar, Evropa ka jetuar nė detin e errėsirės. Myslimanėt kanė ruajtur kulturėn e vjetėr greke tė cilėn e kanė trashėguar. Veprat e para qė kanė tėrhjeq vėmendjen e arabėve janė veprat e cekura tė Ptolomeut nga gjeografia.
    "Sistemin e madh matematikor tė astronomisė" nė gjuhėn arabe e ka pėrkthyer Al-Hagjagj ibn Jusuf bin Meta (786-835) me titullin "Al-Magest". Kėtė pėrkthim mė vonė e ka reviduar Ibn Kurra al-Hurani (834-901), pas tė cilit teksti nė gjuhėn greke ėshtė humbur, ndėrsa ka mbetur pėrkthimi nė gjuhėn arabe, tė cilėn nė shek. XII nė gjuhėn latine e ka pėrkthyer Zherardi nga Kremona (1175). Ky pėrkthim paraqet vetėm njė pjesė tė aktivitetit pėrkthyes tė Zherardit, e cila ėshtė e lidhur pėr tė gjitha disiplinat shkencore dhe shumė shkrime greke tė cilat janė pėrkthyer nė gjuhėn arabe[1].
    Vepra e dytė e Ptolomeut "Hyrja nė gjeografi" e cila nė mes tė myslimanėve ishte e njohur me titull "Gjeografia" ėshtė pėrkthyer disa herė, ndėrsa prej pėrkthimeve mė tė mira janė pėrkthimet e Subit inb Kurra-s dhe Muhammed ibn Musa al-Havarizmi (ka vdek mė 850). Kur e ka shkruar veprėn e vet tė njohur "Suret al-Erd" (Pėrshkrim i Tokės) nė dorė e ka pasur "Gjeografinė" e Ptolomeut, pėr tė cilėn Nollino, orientalist i njohur italian, thotė se nuk ekziston asnjė vepėr evropiane tė cilėn do ta krahasojmė me veprėn e Al-Havarizmit - me shkrimin mė tė vjetėr arab nga gjeografia, edhe pse Al-Havarizmi nė Evropė mė shumė ėshtė i njohur si matema-ticien se sa si gjeograf[2]. Sartoni, Al-Havarizmin e konsideron, duke pasur parasysh kohėn, rrethanat nė tė cilat ka jetuar dhe vepruar Al-Havarizmi, pėr matematicienin mė tė madh tė tė gjitha kohėve[3].


    Evropa dhe kontaktet e saja me shkencėn arabe


    Shkenca arabe ka rėndėsi botėrore. Ajo ka pasė sukses t’ua pėrcjellė trashėgimin e vjetėr kulturor tė Lindjes dhe Perėndimit popujve tė krishterė tė Evropės Perėndimore. Popujt europianė kanė ardhur nė kontakt me shkencėn arabe nė Siri gjatė luftėrave tė kryqėzatave, nė Sicili dhe nė shtetet arabo-evropiane nė Spanjė.
    Nė shekullin e pestė mysliman ose shek. XI e. r. filluan Luftėrat e Kryqėzatave. Kėtyre konfrontimeve Evropa ia mvesh petkun fetar dhe nė kėtė mėnyrė mundohet tė fėsheh qėllimet e saja kolonialiste. Luftėrat e Kryqėzatave kanė zgjatur gati dy shekuj me radhė. Pushtuesit europianė kanė menduar se nė vendet arabe do tė hasin nė njė popull primitiv dhe tė pakulturuar. Duke arritur nė kontakt me kulturėn dhe qytetėrimin arabo-islam ata kanė qenė tė detyruar ta nderrojnė kėtė mendim. Arabėt kanė qenė nė nivel tė njėjtė kulturor sikur edhe bizantinėt tė cilėt evropianėt i kanė marrė si shembull tė popullit kulturor dhe pėrparimtar. Pėr kėtė arsye luftėrat e kryqėzatave kanė marrė kahje tjetėr dhe janė shndėrruar nė kohė tė vjeljes kulturore pėrmes tė cilės Evropa ėshtė njohur me tė arriturat shkencore arabo-islame dhe popujve tjerė lindorė.
    Arabėt qysh nė shekullin e IX e kanė zotėruar Sicilinė. Mė vonė ata i kanė shtyrė normanėt. Normanėt kanė qenė adhurues tė mėdhenj tė shkencės dhe mendimit shkencor.
    Ata kanė pranuar kulturėn dhe qytetėriminin arabo-islam. Marrėdhėniet e mira nė mes tė krishterėve dhe myslimanėve nė ishull si dhe ekzistimi i gjuhės arabe pranė asaj latine i kanė kontribuar mė shumė bashkėpunimit shkencor nė mes tė dy popujve nė tė gjitha fushat e veprimtarisė njerėzore.
    Shembull tipik tė njė bashkėpunimi tė tillė kemi te Al-Idrizi, gjeografit dhe kartografit mė tė madh tė shekullit mesjetar i cili ka punuar nė oborrin e Rogjerit tė II (rreth 1095-1154), mbret i parė sicilian, djali i Rogjerit tė I, grof i Sicilisė nė Palermo tė Sicilisė. Pėrveē kėtyre dyve ka ekzistuar edhe qendra e tretė e kontaktit nė mes tė perėndimit me kulturėn dhe civilizimin arabo-islam. Ajo qendėr ka qenė Spanja arabe (Andaluzia). Spanjės i takon vendi i parė dhe mė meritor nė pėrcjelljen e kulturės dhe qytetėrimit arabo-islam nė Evropė. Perėndimi mė shumė ka ditur mbi Spanjėn se sa mbi Lindjen Arabe. Universitetet e Spanjės kanė qenė qendra tė cilat i kanė vizituar studentėt nga tė gjitha viset e Evropės.
    Nė tė njėjtėn kohė kur Luftėrat e Kryqėzatave kanė aritur kulminacionin e vet, nė shek. XII nė Spanjė me tė madhe kanė punuar shkollat pėrkthyese, posaēėrisht shkolla pėrkthyese e Toledos, e cila ka arritė tė pėrkthejė nė gjuhėn latine, gjuhė e shkencės nė tė gjitha viset e Europės, dhe tė tė folurit nė shumė vise tė Spanjės, veprat mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme arabo-islame. Nga kjo kohė fillon ndikimi kulturor dhe shkencor arabo-islam nė Evropė dhe mendimin nė evropian, i cili do tė zgjasė gati plot tre shekuj.
    Edhe pse shkolla pėrkthyese e Toledos nuk ka pasur dimenzionet e shkollės pėrkthyese tė Bagdadit, prapėseprapė ka pasė rol tė madh nė pėrhapjen e shkencės, kulturės dhe civilizimit arabo-islam nė Evropėn Perėndimore dhe tė Mesme.
    Edhe pse kjo vulė e madhe e krijimtarisė shkencore dhe kulturore, e cila ka filluar nė Egjipt, Babiloni, Asiri dhe Feniki, ėshtė udhėzuar nė Greqi e cila mė vonė ėshtė kthyer prapa nė formė tė kulturės dhe qytetėrimitit grek, tė cilėn arabėt e kanė pėrpunuar dhe plotėsuar me burime indiane dhe pastaj e kanė pėrshkruar nė veprat e veta shkencore, pastaj si tė tillė nėpėrmjet tė Afrikės kanė e transmetuar nė Spanjė, prej sė cilės pėrmes qendrave shkencore ėshtė shpėrndarė nė Francė, Gjermani, Itali, Angli dhe vende tė tjera tė Europės.


    Ndikimi i gjeografisė arabo-islame


    Nuk dėshirojmė kėtu tė flasim mbi kontributin e myslimanėve nė kėtė disciplinė shkencore, posaqėrisht nė gjeografinė deskriptive dhe astronomi, sepse mbi to janė shkruar me dhjetra libra nė shumė gjuhė[4], por dėshirojmė vetėm tė tregojmė dhe tė sqarojmė se si shkrimet arabo-islame kanė qenė bazė nė tė cilėn ėshtė mbėshtet renesansa europiane e kohės sė re. Shkencėtarėt arabo-islam pėrmes vėzhgimeve astonomike, shqyrtimit tė traditės dhe duke ndarė atė qė ėshtė e vėrtetė dhe shkencore nga jo e vėrteta.
    Ata ua kanė ndriēuar rrugėn lundruesve europian, tė cilėt, kanė pranuar nė tė arriturat e tyre, kanė vazhduar udhėtimin rreth botės nė zbulimin dhe hulumtimin e pjesėve tė pazbuluara tė planetit tonė.


    Zbulimet gjeografike


    Zbulimet gjeografike dhe udhėtimi nė pjesėt e pazbuluara tė botės kanė qenė pikėnisje e zgjimit europian. Kėto zbulime gjeografike nuk do tė pėrfundonin sikur europianėt tė mos kishin aritur deri te shkrimet gjeografike arabo-islame dhe instrumentet e navigacionit tė cilėt iu kanė lehtėsuar lundrimin nė detin e hapur. Myslimanėt kanė dhėnė kontributin e vet tė plotė nė zbulimin e pjesėve tė pazbuluara tė botės. Ata kanė njohur tėrė Europėn me pėrjashtim tė pjesėve veriore tė saj tė cilėt edhe vetė europianėt kanė zbuluar nė kohėn e re. Gjithashtu kanė njohur Azinė Jugore dhe Jugperėndimore, Afrikėn Veriore deri nė Ekuador, bile edhe ndėr te. Ata hollėsisht kanė pėrshkruar pjesėt pėr ta tė njohura tė botės. Al-Mesudi, pėr shembull, nė veprat e veta ka shkruar mbi erėrat sezonale nė oqeanin Indian dhe ndikimin e tyre nė lundrim.
    Al-Biruni ka konstatuar se India nė tė kaluarėn ka qenė gji detar tė cilin lumenjtė nga Himalajet e kanė mbushur me shtresa pjellore dhe kėshtu kanė shndėrruar nė tokė pjellore. Ai ka treguar edhe mbi tė ashtuquajtur kohėt e detit dhe ka skjaruar se ato lindin nėn ndikimin e forcės tėrheqėse tė Hėnės nė sipėrfaqe tė detit. Pėrveē kėsaj, gjeografėt mysliman kanė folur mbi gjeografinė ekonomike tė vendeve qė kanė njohur, mbi pasuritė nėntoksore, prodhimet bujqėsore, rrugėt, popullsinė, jetėn shoqėrore dhe sociale. Puna kėrkimore-shkencore sot ka vėrtetuar rėndėsinė e tė dhėnave (shėnimeve) tė cilat i kanė mbledhur gjeografėt arabo-islam mbi vendet e pazhvilluara. Kėto shėnime mbi vendet e pazhvilluara mė vonė kanė shfrytėzuar udhėpėrshkruesit dhe hulumtuesit europian nė periudhėn e zbulimeve tė mėdha gjeografike. Ėshtė konstatuar dhe vėrtetuar se Europa ka njohur Afrikėn dhe brendinė e saj vetėm pėrmes shėnimeve arabo-islame. Reliefi ka qenė pengesė pėr hulumtimin e brendisė sė saj, kėshtu qė aktiviteti i tyre ka qenė i kufizuar rreth brigjeve, ndėrsa tėrė pjesa veriore ka qenė e njohur myslimanve. Shėnimet e myslimanėve kanė qenė burimi i vetėm pėr gjeografinė e kėsaj pjese deri nė shek. XIX. Mjajfton tė cekim vetėm Az-Zejatin, i njohur nė Europė me emrin Leon i Afrikės[5] dhe veprėn e tij "Pėrshkrimi i Afikės" nė tė cilėn detalisht ka pėrshkruar pjesėn veriore tė Afrikės. Kėtė vepėr vetė Leoni ka pėrkthyer nė gjuhėn italiane derisa ka qenė nė shėrbim tė papės Leo X[6].


    Pėrktheu: Shyqri Xhibo inxh. dipl.

Tema tė Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. "Njė histori e deformuar nga serbėt”
    Nga RaPSouL nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 21:44
  3. Baza dialektore e gjuhės standarde
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  4. Histori me emra dhe emra pa histori
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 16:28
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •